Dumani në KLP: Ka korrupsion të lartë, por mungojnë kallëzimet nga institucionet

Kryetari i Strukturës së Posaçme anti-Korrupsion, Altin Dumani, para KLP-së po raporton për punën 12 mujore të institucionit që ai drejton.

Ai shprehu kritika për institucionet shtetërore, të cilat sipas tij kanë ulur rastet e referimeve.

Dumani: Vetëm në dy çështje kam ndërhyrë me udhëzime jo detyruese. Një diskutim shumë profesionist mes kolegësh. Mendimet janë të ndryshme. Është trajtuar me profesionalizëm nga ana e prokurorëve dje nga ana ime. Ka vijuar pa qejfmbetje se kjo është puna. Kur më është kërkuar ndihma jam përpjekur tiu përgjigjem nevojave.

Nga njëra anë ka raste të larta korrupsioni, nga ana tjetër nuk ka referime apo kallëzime nga institucionet. Kanë munguar, ka një rënie mbi 40% të kallëzimeve nga institucionet. Duhet të skanohen të gjitha dosjet, gjykata të ketë të njëjtin akses. Drejt asaj po shkohet por se kur… ne duhet të përgatitemi si institucion

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top