Dumani: Ka ende shumë punë për të çrrënjosur krimin e organizuar

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ishte i pranishëm sot në Konferencën e 8-të Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Ai tha se SPAK është krijuar për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin. Kryeprokurori shtoi më tej se Prokuroria e Posaçme, është një produkt i reformës në drejtësi dhe ka treguar se ushtron të drejtën ndaj çdo subjekti. Dumani u shpreh gjithashtu se ka ende shumë punë për të çrrënjosur krimin e organizua. Ai tha se përpjekjet për ndërtimin e shtetit të së drejtës mund të jenë të njëanshme pa ndihmën dhe bashkëpunimin e shumë institucioneve.

“Kënaqësi të gjendem këtu. Larmia e temave është tërheqëse, por qenia ime sot këtu është në vazhdën e takimeve të organizuara edhe në universitete të tjera për të vazhduar komunikimin tonë ndërinstitucional. Besimi dhe drejtësia janë elementë të rëndësishëm; pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci. Reforma në drejtësi u realizua me ndryshimet thelbësore kushtetuese. SPAK u krijua për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin. SPAK është një ndër produktet e reformës në drejtësi dhe ka treguar se ushtron të drejtën ndaj çdo subjekti, pavarësisht lidhjeve me botën e krimit të organizuar apo të objekteve të caktuara. Jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë ende për të çrrënjosur krimin e organizuar. Dëshiroj të theksoj se përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm nuk mund të jenë të njëanshme pa ndihmën e shumë institucioneve në bashkëpunim.”, u shpreh Dumani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top