Dumani dhe drejtori i antimafias italiane konferencë për operacionin

Kreu i SPAK, Altin Dumani do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 10:30 një konferencë për mediat lidhur me detajet e operacionit “Ura” që zhvillohet në Shqipëri dhe Itali.

I pranishëm në konferencë do të jetë edhe kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

Ndërkohë bëhet me dije se deri tani janë arrestuar tre persona në Durrës, Fier dhe Vlorë. Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh.

Raportohet se urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si “Visi i Pojës. Po ashtu urdhërarrest është caktuar edhe për një avokat në Durrës, Armand Tragaj, për një ish-unonjës policie, emri i të cilit ende nuk dihet dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. Operacioni dhe kontrollet në kuadër të tij vijojnë në disa qytete shqiptare dhe italiane.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top