“Dukesh e vjetër”, Kylie shpërthen në lot pasi lexon komentet

Në një episod të ri të The Kardashians, Kylie Jenner emocionohet papritur për kritikat për pamjen e saj.

Në episodin e ri të sezonit 5, të titulluar “Baby Rocky”, Kylie kalon kohë me motrën e madhe Kendall Jenner dhe ato shprehen se ndjejnë se familja e tyre e famshme është sulmuar shpesh nga media dhe opinioni publik.

“Nëse do të flisnin në të njëjtën mënyrë që flasin për ne për ndonjë grua tjetër, njerëzit do ishin në mbrojtje të tyre gjatë gjithë ditës”, u shpreh Kendall. “Por për disa arsye, njerëzit mendojnë se ne jemi pa ndjenja.”

“Është një mrekulli që unë kam ende vetëbesim dhe munt të shikohem në pasqyrë dhe të mendoj se jam e bukur”, pranon Kylie, duke u thënë më vonë kamerave. “Pas 10 e më shumë vitesh që kam dëgjuar për [dukjen time], thjesht bëhet rraskapitëse”.

Megjithatë, teksa rrëfen se ka lexuar komentet e këqija për pamjen e saj në postimet në rrjetet sociale, ajo shpërthen në lot, duke pranuar: “Nuk kam qarë kurrë më parë për këtë, por më prek”.

“Është thjesht si, pse njerëzit mendojnë se është në rregull të flasin për mua?” ajo qan, ndërsa Kendall e përqafon.

“Njerëzit kanë folur për pamjen time që kur isha 12, 13 vjeçe. Para se të merrja mbushjen e buzëve, njerëzit flisnin për pamjen time”, rrëfen Jenner. “Dukesh e vjetër”, komenti që shoh nën çdo postim”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top