Duka zbulon të ardhmen e pankinës së Kombëtares:”Ofertën e parë do ta marrë Sylvinho”

“Unë kam biseduar me trajnerin e ekipit menjëherë pasi jemi kthyer nga miqësorja torturuese me Ukrainën se të gjithë ishim të plagosur, ne më shumë se Ukraina, se ata nuk e kishin ndjerë sa ne”. Armand Duka, presidenti i FSHF-së ka dalë në një konferencë të rëndësishme për shtyp, duke prekur temat më të nxehta të futbollit ku bën pjesë e ardhmja e pankinës së Kombëtares.

Numri 1 i futbollit shqiptar ka treguar bisedimet e bëra me teknikun Sylvinho, që mbetet kandidatura kryesore: “E kam pyetur si e ndjen veten, nëse e udhëheq përsëri këtë skuadër – tha Duka -. E kam detyrim që të jem transparent dhe po i them bisedat siç i kemi bërë me trajnerin. Ai më ka pyetur “Si e mendon ti?”. Në këndvështrimin tim ke energji akoma i thashë. Ai do marrë kohë për ta menduar dhe për të më dhënë përgjigje. Nuk do të thotë që nëse thotë po, ne do të ofrojmë një kontratë të re. Por do të vendosim para ndeshjeve të qershorit nëse ne do vazhdojmë me trajnerin apo me një tjetër”.

Në një sqarim në lidhje me rinovimin e brazilianit deri në korrik, Duka ka dyshimet e tij. Sidoqoftë, dyshime që u krijuan vetëm sepse Shqipëria dështoi të shkonte në Botëror, përndryshe kjo do të kishte qenë një lëvizje intuitive e vlefshme: “Mbase kontrata duhej të ishte deri në mars në fund të play-off, por ne kishim rënë dakord që në nëntor e padyshim mund të kishte qenë ndryshe. Nuk mund të bënim kontratë deri në mars se do ishte demotivuese për skuadrën. I jepnim mesazh që nuk shkojmë në Botëror, ndaj kontrata e trajnerit është deri pasi të përfundojë Botërori”, tha Duka.

Trajner shqiptar? Njëherë dikush u tërhoq në momentin e fundit
A ka ardhur koha për një trajner shqiptar në krye të Kombëtares? Ndoshta është një nga dilemat që ndajnë tifozët dhe specialistët, por Duka ka treguar se e mendon vazhdimisht dhe se në një moment ishte gati të caktonte një shqiptar në krye të kuqezinjve: “I kam ofruar realisht të paktën një herë postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentet e fundit kur ishim në prag të finalizimit të kontratës, Besniku u tërhoq se i ofruan që të ishte trajneri i Anderlehtit. Më pas, në të gjitha rastet padyshim që e kam menduar dhe padyshim përsëri e mendoj, por do të shohim”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top