Duka nuk tradhëton Ceferinin për Super League: “Jemi me UEFA-n për meritokraci sportive”

FSHF pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Evropianë të Drejtësisë mbi çështjen “Super League Europiane”, është pozicionuar hapur. Institucioni që drejton futbollin dhe presidenti Armand Duka kanë folur me gjihën e Ceferin. Në një komunikatë për shtyp, Federata shpreh qëndrimin e palëkundur se ky vendim në thelbin e tij nuk autorizon apo lejon formimin e një Super League Europiane. Sipas tyre bëhet fjalë vetëm për një orientim për UEFA-n dhe FIFA-n për instalimin e politikave dhe vendosjen e qartë të kritereve në administrimin e sistemit të autorizimit të kompeticioneve futbollistike. Ato “duhet të jenë në konformitet të plotë me parimet e ligjit të BE-së mbi konkurrencën”.

Ajo çfarë vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka përcaktuar sot, janë në reflektim dhe në thelbin e përpjekjeve e këtyre dy viteve të fundit të UEFA-s dhe FIFA për të harmonizuar pikërisht sistemin e këtyre kritereve me ligjin e BE-së dhe besojmë se tashmë jemi në rrugën e duhur në përputhje me qasjen e këtij vendimi.

 

FSHF qëndron krah për krah UEFA-s, FIFA-s, ECA-s, FIFPro, Ligave Europiane apo edhe qeverive e institucioneve qeveritare europiane dhe përpjekjeve të tyre të pandalshme për zhvillimin e futbollit në mënyrë progresive, bazuar në parimet e konkurrencës së hapur, gjithëpërfshirës, meritokracisë sportive dhe solidaritetit të vërtetë. Në fakt, nuk mund të ishte ndryshe, duke patur parasysh raportin e presidentit Duka me Ceferin dhe postin që kreu i FSHF-së mban si zv/presdident i UEFA-s. Edhe në këtë rast Duka nuk i tradhëton pritshmëritë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top