“Duhet ta mbyllim sa më shpejt”: Laçi pa frena për kombëtaren, zvogëlon Poloninë

Kombëtarja shqiptare nis sot përgatitjet zyrtare për ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026. Qazim Laçi, në konferencën për media nga stadiumi “Air Albania”, nuk ka vënë limite për kuqezinjtë, pavarësisht kundërshtarit të fortë që për më tepër luan në shtëpi: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Edhe Polonia ka lojtarë me shumë cilësi. Nga ana jonë besoj që do të jetë një ndeshje që do të luhet në mesfushë. Do të mundohemi të stabilizojmë lojën në minutat e para. Nga minuta e parë duhet të futemi me mënyrën që ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt dhe në këtë mënyrë do të sulmojmë”.

Gjërat kanë ndryshuar shumë nga përballja e fundit me Poloninë, por kjo nuk do të thotë se objektivi nuk është i njëjtë. Fitorja ndaj Leëandoëski e të tjerëve është një motivim më shumë dhe dozë injektimi moral, por duhet bërë kujdes, duke qenë se në Varshavë, edhe në atë fushatë të suksessshme kualifikuese për në Europian, Polonia na mundi. “Po flasim për një ndeshje që vlen kualifikimi në Botëror. Të dyja ekipet e meritojnë të jenë atje. Detajet e vogla do të bëjnë diferencën, siç e thashë edhe më parë. Mënyra se si do të futemi në lojë do të tregojë shumë gjëra. Duhet të kemi parasysh që ndeshja mund të shkojë edhe në shtesë”.

Fakti që do të luajmë në shtëpinë e kundërshtarit nuk e bën më të vështirë se çështë misionin kualifikim. Laçi beson se fusha ku luhet ndeshja nuk ka shumë rëndësi, madje mund të jetë një stimul më shumë: “Kur ndeshja është në transfertë besoj që na jep një motivim më shumë. Ndoshta do të kemi pak tifozë në tribunë, por shumë tifozë nga e gjithë bota do të na ndjekin. Tifozët tanë janë motivimi më i madh. Ëndrra e çdo shqiptari është të shohim Shqipërinë tonë në Botëror. Ja ku erdhi momenti, jemi shumë afër. Tani duhet ta shfrytëzojmë këtë moment”.

A do ta ndërronte golin e Europianit me golin që do na dërgonte në Botëror? Laçi nuk ka asnjë hezitim: “Po patjetër, do e ndërroja. Kam bërë një Europian me ekipin Kombëtar, tani na mungon Botërori. Pavarësisht se ishte momenti më i bukur dhe është momenti më i bukur deri tani në karrierën time, deri kur të vijë momenti i Botërorit”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top