“Duhet respekt për të mos u lënduar”: deklarata e koduar e Allegri i referohet disa lojtarëve

Në mbrëmje në Allianz Stadium do të zhvillohet ndeshja mes Juventus dhe Cremonese, e vlefshme për javën e 34 të Serie A. Një ndeshje thelbësore për bardhezinjtë, nga këndvështrimi i zonës Champions. E rëndësishme edhe për djemtë e teknikut Ballardini, -6 nga zona e shpëtimit. Në kampin bardhezi, mendja është në ndeshjen e kampionatit, pa menduar për gjysmëfinalen e kthimit të Europa League. Të paktën duke dëgjuar teknikun Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp.

Në konferencë tekniku Max Allegri ka prezantuar ndeshjen duke folur për pritshmëritë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre që ka luajtur mirë në fazën e dytë. Cremonese ka bërë tre pikë më shumë se të tjerët në luftën për shpëtim. Për më tepër, ata pësojnë pak dhe arrijnë të jenë shumë të rrezikshëm në kundërsulm”.

 

“Këto ndeshje janë të rrezikshme – vazhdoi trajneri i Juventusit – dhe ato duhet të luhen me respekt, përndryshe rrezikojmë të lëndohemi. Ndeshjet fitohen në fushë”. Më pas, për formacionin Allegri sqaroi: “Perin do të jetë në portë, Rabiot dhe Bremer janë mirë dhe të disponueshëm. Pogba po rritet në aspektin e gjendjes. Ai duhet të luajë për t’u përmirësuar më tej në këtë aspekt. Gjëja e rëndësishme është që ai është në dispozicion tani”.

https://twitter.com/i/status/1657415406175526912

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top