Dueli në distancë/ Rama dhe Berisha përplasen për integrimin në BE

Kryeministri dhe shefi i opozitës i kanë paraqitur pullikut dy versione krejt të kundërta për përparimin apo ngecjen e negociatave me Brukselin në një përplasje në distancë, kur i janë drejtuar publikut fiks në të njëjtën kohë.

Në një bashjkëbisedim me ndekësit e tij në Facebook, të shtunën paradite, Berisha e akuzoi rivalin e tij, se për hir të mos dorëzimit të imunitetit të Ballukut, shefi i qeverisë po bëhet pengesë për integrimin. Këtë mesazh që e kanë përcjellë nga Berlini edhe deputetët e opozitës Bardhi e Tabaku, që kanë pasur takime me anëtarë të qeverisë Gjermane, e përforcoi sot edhe Berisha i cili theksoi se mbrojtja e korrupsionit e ka detyruar BE-në të diferencojë Shqipërinë nga Mali i Zi. “Komisioni Europian e veçoi Shqipërinë nga Mali i Zi dhe Malin e Zi votoi për kalimin e kapitullit me vlerësime shumë pozitive, ndërsa Shqipëria mbeti në klasë” tha ai.

Ajo të cilës i referohet Berisha ka të bëjë me atë që njihet si raporti IBAR për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare të BE japin dritën jeshile nëse janë përmbushur kushtet që një vend kandidat të mbyllë kapitujt e negociatave.

BE ultimatum Ramës për Ballukun? Lëvizjet e fundit dhe një sms te Kryeministri

Nëse Komisioni Evropian ka paraqitur vlerësimin e tij pozitiv mbi përmbushjen e Raportit të Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme, duket se pas rastit Balluku disa vende anëtare nuk kanë qenë dakord të hapin dritën jeshile për Shqipërinë. “Tani u takon shteteve anëtare të bien dakord për një Qëndrim të përbashkët të BE-së për Grup Kapitullin 1, i cili do të përcaktojë piketat përmbyllëse në fushën e Shtetit të së Drejtës”, tha një zëdhënëse e KE-së, pasi Shqipëria dështoi dy herë me radhë në mbledhjet e datave 6 dhe 13 mars, të merrte një PO të qartë. Ndërsa Mali i Zi, i mbylli Kapitullin 21 që lidhet me “Rrjetet e transportit Europian” për vendin tonë u bënë pengesë një grup shtetesh me në krye Gjermaninë. Edhe diplomatë të lartë gjermanë në Tiranë gjatë bisedave me gazetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile, kanë bërë të qartë se “shkak për këtë u bë mosheqja e imunitetit të Ballukut dhe pengimi i SPAK-ut” , tha një prej bashkëbiseduesve me ta për Lapsi.al.

Natyrisht që kjo pengesë e re nuk është pritur mirë nga Edi Rama, i cili i bëri thirrje antarëve të asamblesë socialiste tu sqarojnë njerëzve spekullimet që bën “mërgata e qyqeve” dhe zhurmuesit e 700 tenxhereve mediatike.

Gjatë fjalës së tij në asamblenë e PS, të mbajtur në të njëjtën kohë që fliste Berisha, ai nuk u mor fare me vendimin e shteteve anëtare për mos mbyllur kapitujt me Shqipërinë. Ai i anashkaloi vendimet e marra në Bruksel në datat 6 dhe 13 mars, por u përgjigj kundër tyre me një parrullë: “negociatat e Shqipërisë nuk janë ndërprerë”.

I bindur se kjo ngjarje ka pasur një impakt publik kryeministri iu kërkoi ushtarëve të tij të sqarojnë njëerëzit se: “negociatat do ti mbyllim brenda mandatit tonë. Pasi nuk ka mergatë qyqesh në Bruksel apo Berlin që e ndal Shqipërinë”, këmbënguli ai duke ironizuar se ata ata që deri dje thoshin se negociatat nuk kanë mundësi të hapen, tani më fajësojnë mua “se ishim në prag por, unë i pengova”.

Në fakt, përtej ekzagjerimit që i bën Berisha, sikur negociatat janë bllokuar dhe injorimit që i bën Rama sikur ato po vijojnë normalisht, mosmiratimi i Raportit IBAR, për shkak të mbrojtjes së Ballukut, përbën tani për tani vetëm një ngadalësim të përkohshëm në procesin e negocimit.

Kundërpërgjigjja e Ramës/ Si reaguan ndërkombëtarët për imunitetin e Ballukut

Një ekspert i integrimit evropian shpjegoi për Lapsi.al se Raporti IBAR në negociatat për integrim në Bashkimi Evropian është një raport vlerësimi i përmbushjes së standardeve (benchmarks) nga një vend kandidat kur ai do të hapë një kapitull të caktuar të negociatave ose një grupim kapitujsh, dhe se ai merret në shqyrtim herë pas here. Sa më tepër që të refuzohet miratimi, aq më ngadalë avancon procesi” tha ai.

Në këtë fazë ndodhet edhe Shqipëria ndaj të cilës Mali i Zi shënoi një avantazh, i cili mund të rikuperohej shpejt nëse mazhoranca socialiste, që sot duartrokiste shefin, do të ndërgjegjësohet të mos pengojë SPAK, për të mbrojtur Ballukun.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top