Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa, ka ndarë detaje të rralla nga lidhja me të fejuarin Callum Turner, duke e përshkruar lidhjen e tyre si një dashuri të thellë dhe të ndjerë, transmeton Gazeta Metro.
Dua në një intervistë për Harper’s Bazaar US, tha: “E dua dashurinë. Është një gjë e bukur. Është një gjë vërtet frymëzuese. E gjen veten duke rënë kaq intensivisht gjatë gjithë kohës në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo cenueshmëri është kaq e frikshme, por ndihem shumë me fat që e ndiej. Kam kaluar shumë kohë duke u mbrojtur, por tani po e lëshoj dhe thjesht po e lejoj dashurinë.”
Dua dhe Callum e konfirmuan lidhjen në vitin 2024, ndërsa u fejuan gjatë krishtlindjeve të 2024-tës.
Ndërsa Dua planifikon ta bëj edhe dasmën.
“Nuk kam qenë kurrë dikush që ëndërron për një martesë, por papritmas mendoj, ‘Oh, çfarë do të vishja?’”, tha ajo, duke shtuar se është “e fiksuar” me unazën e saj të fejesës.
Tutje ajo pranoi se dëshiron të ketë fëmijë një ditë, por ende nuk e di se si amësia do të përshtatet me karrierën e saj.