Dua Lipa shpërthen në akuza ndaj ministrave anglezë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore e lindur në Londër ka shpërthyer me akuza ndaj ministrave anglezë, për mënyrën sesi ata i kanë trajtuar emigrantët në ligjëratat dhe vendimet e tyre.

E revoltuar, Dua Lipa kritikon mënyrën “shkurtëpamëse” sesi ministrat britanikë i etiketojnë emigrantët. Ylli i muzikës tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka lënduar atë, teksa bëri thirrje për me shumë empati ndaj tyre.

“Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një bashkim kulturash. Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, kjo të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjemprehtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë”-tha Dua Lipan ë një intervistë për Sunday Times.

Dua Lipa bëri thirrje për më shumë ndjeshmëri ndaj tyre, që shkojnë në shtetin ishill për të fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë.

“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”– shtoi Dua Lipa.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top