Dua Lipa shpallet ‘artistja më e dëgjuar’ në Britani për herë të dytë

Dua Lipa është shpallur artistja më e dëgjuar në Britaninë e Bashkuar për herë të dytë në pesë vjet.

 


Këngët e saj u luajtën në radio, TV dhe vende publike më shumë se çdo artist tjetër në vitin 2024, ka zbuluar PPL (Phonographic Performance Limited).

 

Dua gjithashtu ishte më parë artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020.

 

Dua tha për çmimin: “Është një nder i vërtetë të emërohesh artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për herë të dytë.

“2024 ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë mbështetur muzikën time në radio, TV dhe në mjedise në mbarë vendin. Faleminderit gjithashtu PPL për vazhdimin e mbështetjes së artistëve dhe muzikës sonë.”

Ndërkohë, artistët tjerë më të dëgjuar pas Dua Lipës janë: Taylor Swift, Ed Sheeran, David Guetta, Coldplay, Calvin Harris, Ariana Grande e të tjerë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top