Dua Lipa shkëlqen me bikini në plazhet e Australisë pas koncertit atje

Pas përfundimit të suksesshëm të turneut “Radical Optimism” në Australi, Dua Lipa festoi me një ditë relaksi në plazhin Coogee të Sydney.

 


E veshur me bikini të zeza minimaliste dhe pantallona të shkurtra xhins, 29-vjeçarja tregoi linjat e saj të tonifikuara, duke shijuar diellin australian në shoqërinë e ekipit të saj.

 

Këngëtarja kishte zgjedhur një stil të thjeshtë, por luksoz, duke e kombinuar veshjen me një çantë të re Chanel nga koleksioni i fundit dhe këpucë Tabi nga Maison Margiela, shkruan DailyMail.

 

Para se të uleshin për të marrë rreze, Dua dhe grupi bënë një shëtitje përgjatë bregut.

Ylli i popit pritet të udhëtojë drejt Zelandës së Re këtë javë, ku do të performojë në Auckland më 2 dhe 4 prill.

Gjatë qëndrimit të saj në Australi, ajo u pa edhe në momente të zakonshme, si p.sh. duke blerë ushqime në një supermarket lokal në Bondi, ku ra në sy unaza e saj e bukur e fejesës me diamant.

 

Dua vazhdon të kombinojë me finesë stilin e saj magjepsës me jetën e përditshme – një ikonë globale që di të shkëlqejë në çdo rrethanë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top