Dua Lipa rrëfen sakrificat personale pas suksesit global

Dua Lipa ka folur hapur për sfidat e marrëdhënieve në distancë, duke ofruar këshilla për një fanse që ishte zhvendosur jashtë vendit për punë.

Këngëtarja e hitit “Levitating”, 30 vjeç, mori rolin e një këshillueseje në platformën e saj të stilit të jetesës, Service 95, ku u pyet si të “qëndrojmë të lidhur me njerëzit e dashur nga ana tjetër e botës”.

Dua ishte personi ideal për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, pasi sapo ka përfunduar turneun njëvjeçar “Radical Optimism”, gjatë të cilit udhëtoi nëpër botë dhe kaloi periudha të gjata larg të fejuarit të saj, Callum Turner, dhe familjes në Londër.

“Kjo është diçka me të cilën jam bërë mjaft e zonja ndër vite, sidomos gjatë sezoneve të turneve,” u shpreh ajo.

“Do ta nis me këtë: bëhet më e lehtë me kalimin e kohës, por nuk pushon kurrë së qeni e vështirë. Të jesh larg familjes është e dhimbshme. Nuk janë vetëm momentet e mëdha që humbet, por grumbullimi i çasteve të vogla që të bëjnë të ndihesh jashtë ritmit me njëri-tjetrin.”

Megjithatë, ajo e mbylli me një notë optimiste:
“Po, marrëdhëniet ndryshojnë me distancën, por dashuria jo. Madje, ndonjëherë mund të ndjehet edhe më e fortë kur nuk e shihni njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës.”

Dua foli gjithashtu edhe për ndarjet, pasi mori një letër nga një fanse, motra e së cilës kishte humbur vetëbesimin pas përfundimit të një lidhjeje. Artistja, e cila më parë ka qenë në lidhje me Anwar Hadid dhe Isaac Carew, tha:
“Ndarjet nuk janë kurrë të lehta. E di nga përvoja personale dhe është e dhimbshme të shohësh dikë që e do të lënduar.”

Ajo shtoi se ndonjëherë fjalët e mëdha motivuese nuk janë zgjidhja:
“Ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bësh është thjesht të jesh aty dhe të jesh i qëndrueshëm. Lëre të thotë ‘kjo më bën të ndihem keq’ pa u përpjekur ta rregullosh menjëherë apo ta kthesh në diçka pozitive. Ndarjet janë çorientuese dhe hapësira për ta ndjerë atë peshë mund të jetë shëruese.”

Dua dhe Callum nisën lidhjen në janar 2024 dhe konfirmuan fejesën në qershor të këtij viti, ndonëse u detyruan të kalonin kohë larg njëri-tjetrit për shkak të turneut botëror.

Turneu “Radical Optimism”, i emërtuar sipas albumit të saj të fundit, përfundoi në dhjetor në Mexico City, pas 92 koncerteve në Azi, Evropë, Amerikën e Veriiorë, Oqeani dhe Amerikën e Jugut. Sipas raportimeve, turneu ka arkëtuar mbi 112 milionë dollarë dhe ka shitur rreth 960 mijë bileta vetëm në 44 koncertet e para.

Pas përfundimit të turneut, çifti festoi me një pushim para Krishtlindjeve në Meksikë. Së fundmi, Callum ka folur publikisht për marrëdhënien e tyre, duke e quajtur Dua-n “gruan më të bukur në botë” dhe duke zbuluar se lidhja e tyre nisi pas disa “rastësive” të humbura, përpara se të takoheshin përfundimisht në festën e ditëlindjes së një miku të përbashkët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top