Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar datat si dhe vendet ku do të promovojë albumin e saj më të ri “Radical Optimism”.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit të saj “Future Nostalgia”, artistja nga Kosova do të lansojë së shpejti albumin e saj më të ri.
Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”.
Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë.
Fituesja e tre çmimeve Grammy, është padyshim fenomen i muzikës në industrinë globale dhe albumi i saj më i ri mund të shënojë një epokë të re për të.
Nga tani, mund ta para-porositni albumin e saj në formë digjitale, derisa lansimi i përgjithshëm pritet së shpejti. /Telegrafi/
