Dua Lipa, në një romancë dashurie me ish partnerin e Rita Oras

Dua Lipa po përflitet së fundmi për një romancë dashurie. Të martën, këngëtarja u pa duke u larguar nga sfilata e Javës së Modës në Paris të Saint Laurent me Romain Gavras.

Të dy ishin veshur me të zeza ndërsa dolën dorë për dore nga eventi. Nuk ishte hera e parë që dyshja nxisin aludiem; Lipa dhe Gavras u panë duke lënë një festë në Londër së bashku muajin e kaluar.

“Ata u ulën pranë njëri-tjetrit. Dukeshin shumë të dashuruar, ai e bëri atë të qeshte disa herë!” tregoi një dëshmitar okular për ET. “Pas darkës, dolën jashtë restorantit dhe para se të largoheshin nga njëri-tjetri, ndanë një puthje. Ata ishin në botën e tyre të vogël.”

Megjithatë, muajin tjetër, Dua tha se ishte beqare në podkastin e saj. “Për mua ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, u shpreh ajo. “Është vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe të mendoj vetëm për veten time dhe të jesh si egoiste, gjë që nuk kam pasur kurrë mundësinë ta bëj. Por kur gjen dikë që të zbut dhe të qetëson vërtet… bën një ndryshim të madh!”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top