Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Prishtinë këtë verë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një postimi në Instagram, aty ku numëron rreth 87.4 milionë ndjekës.

Në kuadër të turneut dhe vendeve që do të mbajë koncerte është edhe Prishtina. “Shihemi në Sunny Hill Festival”-ka shkruar ndër të tjerash Dua. Sunny Hill është një festival ndërkombëtar i muzikës që zhvillohet çdo vit në Prishtinë.

I themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, festivali ka për qëllim promovimin e kulturës dhe muzikës shqiptare, si dhe ofrimin e mundësisë për artistët ndërkombëtarë të performojnë në Kosovë. Këtë vit do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top