Dua Lipa feston sot ditëlindjen, kaq vjet mbushi ylli botëror

Sot, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston ditëlindjen e saj të 30-të.

E njohur si një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop, ajo ka arritur të ngjitet në majat e top-listave ndërkombëtare dhe të pushtojë skenat më prestigjioze, duke fituar zemrat e miliona fansave në mbarë botën.

Rrugëtimi i saj muzikor nisi që në moshë të hershme, kur publikonte këngë në YouTube, përpara se të nënshkruante kontratën e parë me një shtëpi diskografike. Albumi debutues “Dua Lipa” (2017) solli hite si “New Rules”, që shënoi një kthesë të madhe në karrierën e saj. Me “Future Nostalgia” (2020), ajo fitoi Grammy dhe u bë një nga artistet më me ndikim të dekadës së fundit, duke lënë gjurmë jo vetëm në muzikë, por edhe në modë e kulturë.

Në këtë ditë të veçantë, babai i saj, Dukagjin Lipa, publikoi një mesazh të ndjerë, ku shprehu krenarinë për arritjet e saj, por mbi të gjitha për zemrën dhe mirësinë e saj. “Sot nuk festojmë vetëm një përvjetor, por gruan e jashtëzakonshme që je bërë”, shkroi ai mes tjerash.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top