Dua Lipa arrin të largohet nga LA në kohë, tregon për zjarret e tmerrshme atje

Dua Lipa është ndër yjet britanike që ka qenë e detyruar të largohet nga Los Angeles për shkak të zjarreve që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills.


Këngëtarja britaniko-shqiptare, 29 vjeç, bashkë me artistë të tjerë si James Bourne nga grupi Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam ‘Gatsby’ Blackwell nga TOWIE, janë evakuuar ndërkohë që zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të mëdha të qytetit, shkruan DailyMail.

 

Bilanci tragjik i viktimave ka arritur në 10, ndërsa rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar. Ndër të prekurit nga zjarret janë edhe emra të njohur si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilëve u janë djegur shtëpitë.

 

Dua Lipa, në një postim të fundit në Instagram, shprehu shqetësimin e saj për situatën, duke e përshkruar këtë periudhë si “ditë të frikshme”, por siguroi fansat se ajo është e sigurt dhe ka arritur të largohet nga qyteti.

“Absolutisht shkatërruese dhe të frikshme këto ditë në LA. Po mendoj për të gjithë miqtë dhe njerëzit që u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre”, shkroi Dua.

“Do të ndaj disa linqe për ata që duan të ndihmojnë dhe të dhurojnë për strehëzat që po strehojnë shumë njerëz të zhvendosur. Unë jam e sigurt dhe jam larguar nga qyteti. Dashuri për të gjithë ata që po përballen me këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top