Dua Lipa anulon koncertin, tregon arsyen në Instagram

Dua Lipa ka njoftuar se ka anuluar një koncert të ardhshëm për shkak të problemeve potenciale me sigurinë. Këngëtarja 29 vjeçare duhej të performonte në Xhakartë, Indonezi më 9 nëntor si pjesë e turneut të saj “Radical Optimism” në Azi. Megjithatë, në një deklaratë të shpërndarë të premten, ajo konfirmoi se shfaqja e saj nuk do të mbaej dhe tha se “i dhemb” shumë për këtë, transmeton Gazeta Metro.

Ajo shkroi: “Jam e thyer për të treguar që nuk do të mund të performoj në Xhakartë këtë të shtunë, më 9 nëntor. Unë jam këtu në vendin tuaj të mrekullueshëm dhe e gatshme për të performuar, por është vendosur që nuk është e sigurt që performanca të vazhdojë për shkak të problemeve me sigurinë në skenë. Unë isha kaq e emocionuar për këtë natë, dhe më vjen shumë keq që nuk mund të performoj për ju të gjithë, sidomos pas kaq shumë kohësh që nga performanca ime e fundit në Xhakartë.”

Ajo shtoi se do të bëhen rimbursime nga pika ku bileta është blerë. “Ju dua të gjithëve dhe nuk mund të pres që të kthehem dhe të jem së bashku me ju në të njëjtën dhomë, duke kënduar dhe vallëzuar me zemër sa më shpejt që të jetë e mundur,” përfundoi Lipa.

Dua Lipa nisi turneun e saj të ri global për albumin e saj të fundit Radical Optimism në shtator të këtij viti. Pas një seti electrizues në Glastonbury, ajo shiti menjëherë dy netë radhazi në Wembley Stadium të Londrës, të cilat janë planifikuar për qershorin e vitit 2025. Lipa ka arritur një majë të re në karrierën e saj, me kërkesën nga adhuruesit në nivele rekord.

Pas shfaqjeve të saj në Azi, turneu i 2025-tës do të fillojë më 20 mars në Melburn, Australi, në Rod Laver Arena, dhe do të përfshijë performanca në qytete të tjera si Sidney, Aukland, Madrid, Hamburg, Paris, Amsterdam, Londër, Dublin. Më pas, Dua do të udhëtojë për në Toronto, Chicago, New York, Miami, Los Angeles dhe shumë qytete të tjera, për të përfunduar në Seattle më 16 tetor në Climate Pledge Arena.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top