Dronët rus në hapësirën polake, ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski vizitë në Kiev

Ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslaw Sikorski ka arritur në Kiev më 12 shtator për bisedime të sigurisë, disa ditë pasi në hapësirën ajrore të Polonisë u futën dronë rusë, ngjarje që nxiti shqetësime se pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në shtete të tjera. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, publikoi fotografi të takimit të tij me homologun polak, në një stacion treni në Kiev.

“Në dritë të përshkallëzimit të terrorit të Rusisë kundër Ukrainës dhe provokimeve kundër Polonisë, ne qëndrojmë të bashkuar”, shkroi Sybiha në rrjetet sociale.

“Do të zhvillojmë bisedime të rëndësishme për sigurinë tonë të përbashkët, anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe për presionin ndaj Moskës”, shtoi ai.

Polonia dhe aleatët e saj të NATO-s rrëzuan dronë rusë që hynë në hapësirën ajrore polake të mërkurën, për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Moska ka mohuar se ka shënjestruar Poloninë./REL

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top