Drita pikë në debutim, bie Shkëndija: Europa e Conference League plot supriza e gola

Europa League, Roma humb tri herë të njëjtin penallti dhe mundet nga Lille

E pabesueshme ajo që ndodhi në “Olimpico” në fundin e ndeshjes Roma-Lille 0-1, e vlefshme për javën e dytë të Europa League. Në minutën e 80-të, Romës i akordohet një penallti pas verifikimit me VAR, për një prekje me dorë në zonë nga Mandi. Te pika e bardhë shkon Dovbyk, i cili godet keq në të majtë të portierit Ozer dhe ky i fundit ia pret gjuajtjen. Por arbitri belg Lambrechts urdhëron përsëritjen e penalltisë. Një lojtar i Lille kishte hyrë në zonë përpara se Dovbyk të godiste. Ukrainasi shkon sërish te pika e bardhë, godet në të njëjtin drejtim si më parë dhe sërish portieri i Lille ia pret.

Por gjyqtari vendos që penalltia të përsëritet përsëri. Këtë herë, sepse portieri i Lille nuk kishte këmbët mbi vijën e portës në momentin e goditjes. Këtë herë te penalltia shkon Soulé. Por edhe argjentinasi nuk arrin të shënojë, pasi edhe atij i pritet penalltia!

Rezultatet e takimeve të sotme në Europa League:

AS Roma 0 – 1 Lille
Bologna 1 – 1 Freiburg
Brann 1 – 0 FC Utrecht
Celtic 0 – 2 SC Braga
FCSB 0 – 2 Young Boys
Fenerbahçe 2 – 1 Nice
Ludogorets Razgrad 0 – 2 Real Betis
Panathinaikos 1 – 2 Go Ahead Eagles
Viktoria Plzen 3 – 0 Malmo FF
Basel 2 – 0 VfB Stuttgart
Celta Vigo 3 – 1 PAOK FC
FC Porto 2 – 1 FK Crvena Zvezda
Feyenoord 0 – 2 Aston Villa
Genk 0 – 1 Ferencvaros
Lyon 2 – 0 FC Salzburg
Maccabi Tel Aviv 1 – 3 Dinamo Zagreb
Nottingham Forest 2 – 3 FC Midtjylland
Sturm Graz 2 – 1 Rangers

Rezultatet e takimeve të sotme në Conference League:

Kampionia e Kosovës, Drita, ka regjistruar një paraqitje dinjitoze, në ndeshjen e parë të turit të Ligës së Konferencës. Ndaj skuadrës finlandeze KuPS, Drita e mbylli duke barazuar 1-1 falë golit të Albert Dabiqajt në minutën e 80-të. Drita do të rikthehet në shtëpi, ku do të përballet me Omonoia FC.

Gjithashtu Shkëndija ka provuar për herë të parë emocionet e një ndeshje në grupet e Europës. Por Tetovarët u mposhtën në Madrid nga Rayo Vallecano me rezultatin 2-0. Lopez dhe Perez shënuan respektivisht në minutën e 28-të dhe 32-të, pas dy aksioneve model. Kështu nis ky rrugëtim për Shkëndijën, që ka një rrugë të gjatë përpara.

Lexo më tej: Derbi shqiptar në Conference: Drita sfidon Shkëndijën, Strakosha gjen Fiorentinën

AEK Larnaca 4 – 0 AZ Alkmaar
Aberdeen 2 – 3 Shakhtar Donetsk
Fiorentina 2 – 0 SK Sigma Olomouc
Legia Warszawa 0 – 1 Samsunspor
NK Celje 3 – 1 AEK Athens
Rakow Czestochowa 2 – 0 CS Universitatea Craiova
Shelbourne 0 – 0 BK Haecken
Slovan Bratislava 1 – 2 Strasbourg
Sparta Prague 4 – 1 Shamrock Rovers
Dynamo Kyiv 0 – 2 Crystal Palace
FC Noah 1 – 0 Rijeka
Jagiellonia Bialystok 1 – 0 Hamrun Spartans
KuPS 1 – 1 Drita
Lausanne 3 – 0 Breidablik
Lech Poznan 4 – 1 Rapid Wien
Omonia Nicosia 0 – 1 Mainz 05
Rayo Vallecano 2 – 0 KF Shkëndija

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top