Drejtori i ri i Policisë përsërit :Të mos ndalohen më makinat kot

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë një mesazh që është dëgjuar edhe herë të tjera, vetëm nga Edi Rama të paktën pesë herë, makinat të mos ndalohen pa shkak nëpër autostrada.

Gjatë takimeve me drejtuesit e Policisë Rrugore dhe të Rendit, ai kërkoi më shumë përdorim të teknologjisë, si radarët dhe dronët, për të shmangur abuzimet në terren.

“Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja. Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”.

Pra, premtimi është i njohur, më pak ndalime kot dhe më shumë kontrolle me teknologji. Mbetet për t’u parë nëse këtë herë, ndryshe nga herët e tjera, do të zbatohet realisht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top