Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i hekurudhave, Ergys Verdho, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku është thirrur në lidhje me çështjen hetimore.
SPAK e kishte thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me dosjen, por nuk jepen detaje të hollësishme nëse u pyet për Hekurudhat apo tenderët e ARRSH-së.
Vetë Verdho pasi doli nga Godina nuk dha prononcim për mediat, teksa u kap momenti i largimit nga institucioni.