Drejtoresha e UNICEF: Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët

Rripi i Gazës është “vendi më i rrezikshëm” në botë për të qenë fëmijë, sipas drejtoreshës ekzekutiv të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

“Më shumë se 5,300 fëmijë palestinezë thuhet se janë vrarë në vetëm 46 ditë. Kjo është mbi 115 në ditë, çdo ditë, për javë dhe javë. Bazuar në këto shifra, fëmijët përbëjnë 40% të vdekjeve në Gaza. Kjo është e paprecedentë. Me fjalë të tjera, Rripi i Gazës është vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell në një video të mërkurën teksa iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton CNN. Ajo gjithashtu shtoi se UNICEF-i po merr raporte se “më shumë se 1200 fëmijë” mbeten nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara ose janë të pagjetur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top