Drake: Pendohem që kam përmendur ish partneret në këngët e mia

Drake ka folur së fundmi për përmendjen e ish partnereve në këngët e tij.

Gjatë një paraqitjeje në episodin premierë të FUTUREMOODS të Moody Conversations me Lil Yachty, reperi u shpreh: “”Ndoshta mund të bëja pa, si për shembull, pa shqetësuar jetën e dikujt,” tha Drake për ish-et e tij.

Teksti i këngës nuk është kurrë me qëllim të keq, por kam pasur dikë që më tha një herë: “E di, nuk është domosdoshmërisht ajo që po thua për mua, është fakti që e ke thënë”, shtoi reperi i “Knife Talk”. ” Dhe nëse shpreh ndonjë formë të pakënaqësisë për mua dhe më përmend emrin në një këngë, pastaj krejt papritur më mbetet të marr pjesët e jetës sime që jam përpjekur t’i ndërtoj për veten time’”. “Kështu që unë jam përpjekur më të mirën për të mos e bërë këtë,” përfundoi Drake. “Por mua më pëlqen të jem i sinqertë edhe në muzikë.”

Gjatë karrierës së tij, Drake ka sugjeruar në këngët e tij se ka qenë në lidhje me personazhe të famshëm si Rihanna, Jennifer Lopez dhe SZA.Në vitin 2010, Drake përmendi një takim që kishte me Rihanna-n në këngën e tij “Firework”.”Kush mund të parashikonte se Lucky Strike do të të bënte të rrije me mua? Çfarë ndodhi mes nesh atë natë, më ka ngelur në mendje .”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top