Draftraporti i eurodeputetit për Shqipërinë: Të sigurohet pavarësia e gjyqësorit

Draft raporti i eurodeputetit austriak për Shqipërinë, Andreas Schieder, në projekt rezolutë ndër të tjera theksohet se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në pjesën e raportit që i kushtohet shtetit të së drejtës, gjyqësorit dhe antikorrupsionit, Schieder mirëpret vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi, veçanërisht procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tij, ky proces ka ndikuar në rritjen e llogaridhënies dhe integritetit në sistemin gjyqësor.

Megjithatë, raporti evidenton probleme të vazhdueshme që lidhen me efikasitetin e gjykatave, stokun e çështjeve të prapambetura, mungesën e unifikimit të praktikës gjyqësore dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë mbi sistemin e drejtësisë.

Në projekt-rezolutë theksohet qartë se rruga drejt mbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027 do të varet nga zbatimi real dhe i qëndrueshëm i reformave kyçe.
Sipas draftit, prioritet mbeten: forcimi i shtetit të së drejtës;
lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
garantimi i funksionimit të plotë të institucioneve demokratike;
mbrojtja e lirisë së medias;
përshpejtimi i reformave socio-ekonomike.

Dokumenti nënvizon se progresi formal në procesin teknik të negociatave duhet të shoqërohet me rezultate konkrete në praktikë, në mënyrë që Shqipëria të avancojë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Draft-raporti pritet të diskutohet dhe votohet në strukturat përkatëse të Parlamentit Europian në muajt në vijim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top