Dr Dre nderohet me një yll në “Walk of Fame”

Dr. Dre u nderua së fundmi me një yll në Walk of Fame. Artistë duke përfshirë Eminem, 50 Cent, Snoop Dogg ishin të pranishëm për të nderuar artistin.

“Nuk do të ketë Snoop pa Dre. Së bashku krijuam magjinë në studio. Bashkëpunimet tona kanë lënë gjurmë në botën e muzikës.”

Karriera solo e Dr Dre filloi në vitin 1992 kur ai publikoi albumin e tij debutues solo The Chronic, i cili është certifikuar si platin i trefishtë nga RIAA. Artisti arriti në top 10 në Billboard 200 dhe fitoi një Grammy për performancën më të mirë rap solo.

Gjatë ceremonisë së së martës, Dr. Dre tha se ai u përqëndrua vetëm në pasionin e tij për hip hopin dhe pjesa tjetër pasoi.

Hitet më të mëdhenj të Dr.Dre përfshijnë “In Da Club” të 50 Cent, “Family Affair” të Mary J. Blige dhe “Crack A Bottle” të Eminem.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top