Dosja “Partizani”, sot seanca paraprake për Berishën

Në GJKKO do të zhvillohet sot seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të akuzuarit e tjerë të dosjes së kompleksit “Partizani”. Vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes do të shqyrtohet sot në GJKKO nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Më 24 tetor gjyqtarja Davidhi, pranoi kërkesën e mbrojtjes për ta shtyrë shqyrtimin me qëllim që t’i jepej kohë palës mbrojtëse për tu njohur me aktet. Megjithatë nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm apo jo në ketë seancë vetë Berisha.

Ky i fundit është marrë i pandehur nën akuzën e korrupsionit pasiv pasi dyshohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues, sipas akuzës, ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi. Nga ana tjetër, Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu për kë dosje, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa Andia Pustina, financierja që dyshohet se kreu të gjitha operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu është në akuzë për pastrim parash.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top