Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca ndaj Berishës dhe Malltezit

Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”. Bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet në datë 14 shkurt. Në gjykatën e posaçme është zhvilluar seanca për 40 minuta ku nga mbrojta e Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore, por më pas një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër.

Lidhur me çështjen, Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për “Pastrim Parash”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top