Dosja “Partizani”/ Paraqitet në GJKKO ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku është thirrur të dëshmojë në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”.

Oketa është thirrur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në cilësinë e dëshmitarit për të dhënë sqarime mbi çështjen që lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Seanca gjyqësore është parashikuar të nisë në orën 10:00. Ish-ministri i Mbrojtjes, i cili ushtroi detyrën gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, pritet të japë dëshminë e tij në kuadër të hetimeve dhe procesit gjyqësor që po zhvillohet për këtë çështje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top