Dosja “Partizani”/ Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka kërkuar këtë të martë revokim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj tij nga gjykata në lidhje me dosjen “Partizani”. Kjo nuk është hera e parë që Malltezi kërkon revokim të masës së sigurisë. Një tjetër kërkesë e tij e bërë më herët është rrëzuar më 24 janar të këtij viti nga Apeli i GJKKO-së.

Ndërkohë bëhet me dije se seanca e sotme për shqyrtimin e kërkesës së Malltezit ka nisur në orën 14:00 dhe në vijim pritet vendimi që do të marrë gjykata.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen “Partizani”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top