Dosja “Partizani”/ Elsa Ulliri caktohet gjyqtare e çështjes

Elsa Ulliri është caktuar nga shorti elektronik si kryesuesja e trupës gjykuese që do të gjykojë dosjes “Partizani”. Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë caktuar si dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese. Ndërkohë nga ky short janë përjashtuar gjyqtarja Flojera Davidhi dhe Irena Gjoka.

Të pandehur për këtë dosje janë kreu i PD-së, Sali Berisha për korrupsion pasiv, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenë dhe noterja. Më 30 maj, gjyqtarja Davidhi dorëzoi vendimin e zbardhur të seancës paraprake, që kaloi çështjen në gjyq, pas një zvarritjeje proceduriale që shkoi në shtatë muaj.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top