Dosja “Partizani”/ Berisha nuk do të paraqitet në SPAK, do të përfaqësohet nga avokatët mbrojtës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet vetë fizikisht këtë të mërkurë në ambientet e SPAK. Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën Berishën përmes avokatëve mbrojtës se duhej të paraqitej për të firmosur zyrtarisht përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe marrjen e akteve të plota.

Ndërkohë sot raportohet se Berisha do të përfaqësohet në SPAK nga pala mbrojtëse pasi nuk do të paraqitet. Më pas, dosja e përpiluar nga Prokuroria e Posaçme do t’i dërgohet për gjykim GJKKO-së. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur për këtë çështje Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Më 11 shtator të këtij viti, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka njoftuar akuzat për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, të akuzuar për korrupsion lidhur me dosjen e ish-kompleksit Partizani. Berisha është në hetim për veprën penale të “korrupsionit pasiv” së bashku me Malltezin, i cili akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Berisha dhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top