Dosja 5D, GJKKO nuk pranon kërkesën e gjykimit të shkurtuar për të pandehurit

Gjykata e Posaçme, në seanca e parë për dosjen 5D vendosi të mos pranojë gjykimin e shkurtuar për të pandehurit pasi çështja nuk mund te zgjidhet në gjendjen që janë aktet. SPAK raportohet se ka kërkuar kohë për listën e dëshmitarëve dhe parashtrimin e provave.

Në 2 korrik të vitit të shkuar, SPAK i komunikoi akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Tre ish-drejtorët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas Spak, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”. Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit, ndërsa Tushes i përfundon pas tre muajsh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top