Dosja 5D/ Drejtori i UKT, Elton Kacidhja mbi 3 orë në SPAK

Drejtori i UKT Elton Kacidhja është thirrur në prokurorinë e posaçme SPAK.

Emri i tij del në dosjen e 5D si lidhje e ngushtë e dy ish-drejtorëve Redi Molla dhe Mariglen Qato. Mësohet se, atij i është kërkuar që të paraqitet në SPAK me qëllim që t’i merren deklarimet në lidhje me hetimet që po bëhen në bashki.

Kacidhja është marrë në pyetje pas detyrave që Gjykata e Apelit, kishte lënë për prokurorët e SPAK.

Elton Kacidhja, është një prej drejtorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës, por del në komunikimet e aplikacionit “Whatsapp” me biznesmenin Nestor Muhametllari, pronari në letra i kompanisë “5D Konstruksion”.

Ndërsa pronarët faktikë të kësaj kompanie sipas SPAK janë Redi Molla dhe Mariglen Qato. dy ish- drejtorët që konsiderohen si njerëzit më të besuar të Erjon Veliaj.

Komunikimet mes tyre në rrjetin social “Whatsapp”, kanë zgjatur 3 vite, nga 2020 deri në 2023. “…Vazhdimisht ato lënë takime me njëri-tjetrin në zyrë apo edhe jashtë saj…” -thuhet në dosjen e SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top