Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejdi Joti

Enkelejdi Joti ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.

Këshilli Drejtues i RTSH-së më 15 Nëntor 2021, zgjodhi me shtatë vota në krye të Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejd Jotin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top