Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli, ka thirrur një mbledhje paraditen e sotme. Bëhet me dije se pas përfundimit të mbledhjes tre zëvendëskryetarët e bashkisë, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë së Vaut të Dejës.
Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.