Donnarumma pranon se rikthimi në ‘San Siro’ nuk ishte i lehtë

Gianluigi Donnarumma ka pranuar se nuk ishte i lehtë rikthimi në “San Siro”, kur Paris Saint-Germaini u përball me ish-skuadrën e tij, Milan, në kuadër të Ligës së Kampionëve javën e kaluar.

Portieri ishte larguar nga “Rossonerët” si lojtar i lirë në verën e vitit 2021, për t’iu bashkuar parisienëve.

Kjo lëvizje nuk u kishte pëlqyer aspak tifozëve të Milanit, që ende nuk e kanë falur italianin, transmeton Gazeta Express.

Që kur u transferua në Paris, Donnarumma kishte luajtur në “San Siro” me Kombëtaren e Italisë për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, kundër Spanjës, në tetor të vitit 2021.

Megjithatë, përballja e së martës së kaluar si anëtar i PSG-së ishte hera e parë që 24-vjeçari u kthye në “San Siro” të stërmbushur me tifozë të Milanit.

Ndaj tij pati një pritje armiqësore, me fishkëllima dhe brohoritje të vazhdueshme gjatë gjithë lojës. Ai gjithashtu u “mbulua” me para të rreme përpara fillimit të ndeshjes, pasi u quajt “Dollarumma” që nga transferimi i tij në “Parc des Princes”.

Duke folur në një ceremoni të “Hall of Fame” në Coverciano sonte, Donnarumma tha: “Nuk ishte e lehtë në tetor 2021 dhe nuk ishte e lehtë as tani”.

“Ju përpiqeni të mos shpërqendroheni në fushë dhe të jepni gjithçka për të ndihmuar ekipin tuaj. Pas ndeshjes prireni ta ndjeni më shumë dhe t’i lini emocionet tuaja, por në fushë përpiqeni të mos e lini të ndikojë tek ju. Jam rritur shumë në këtë drejtim”, shtoi Donnarumma.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top