DONIKA, VAJZA ME VIOLINË ROMAN /Flamur Bucpapaj

Flamur Buçpapaj

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

ROMAN

Botimet Nacional

Tiranë, 2024

Autori: Flamur Bucpapaj
Titulli: DONIKA, VAJZA ME VIOLINË
Roman

Redaktore letrare: Sonila Muslia
Botues: Nacional

ISBN: 9789928396365
Email: [email protected]
Adresa: Rruga “A.Moisiu”, Blloku i mediave, ish-Kinostudioja “Shqipëria e re”, Tiranë.

*Të gjitha të drejtat janë të autorit.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Sot, data 7 shkurt, 1996…
U bë një vit nga rrëmbimi im, pranë teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Këto fjalë lexoi Ardjan Vusho, shkrimtar dhe gazetar i shquar, në ditarin e Donikës, gruas së tij. Vendosi ta lexojë ditarin, shkruar brenda një blloku të zi lëkure dhe me shumë fletë. Ishte shumë i tensionuar dhe i emocionuar. E kaluara, sado që përpiqemi ta harrojmë, na shfaqet kudo, si një fantazmë e ardhur nga ferri. Ne lindim për të vuajtur dhe ikim nga kjo botë, po kaq të vuajtur e të pakënaqur. E gjithë jeta jonë është vetëm një akt vuajtjeje për të qenë të lumtur. Ai hapi ditarin dhe duke iu dridhur duart, lexoi:
-“Jam Donika Malaj, Vajza me violinë. Jam ulur mbi krevatin tim të mjerë dhe po rihedh të gjitha shënimet dhe kujtimet e mia. Jam përsëri në një dhomë të vogël, shumë larg qendrës së Milanos, larg Duoma di Milano. Aty s’kam qenë kurrë, sepse s’dua t´i lutem më zotit, sepse asnjë mëshirë ai s’ka treguar për mua deri tani. Besimi që kam në zot, qëndron akoma tek unë. Megjithëse jam shumë dyshuese, prapë s’po e hedh poshtë atë ”. Pasi shtriu këmbët e mbledhura kryq mbi krevatin e saj gjithë pisllëk dhe jashtë çdo kushti jetese, ajo filloi të kujtohet për jetën e saj. Si në një film që e sheh në kinema, ajo tashmë është 26 vjeç, e martuar dhe e marrë peng, por akoma s’ka pasur mundësinë e arratisjes nga burgu i grupit që e rrëmbeu mu në qendër të Vlorës dhe e trafikoi atë në Itali.
Jashtë është vapë, veç një erë e lehtë fryn nga kodrat dhe bie pingul në dritaren e saj të shtëpisë së vjetër, vilë si të gjitha vilat e tjera të kësaj lagjeje të vjetër në Milano, të ndërtuar shumë kohë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

më parë e që tani kundërmonte e tëra era myk. Ishte veshur me rroba sportive. Flokët e gjata dhe kaçurrele i binin mbi fytyrë dhe pak mbi jastëk, të cilin lehtë-lehtë e mblodhi dhe e vuri pas koke, në mënyrë që të merrte pozicion të mirë e komod, për të shkruar historinë e saj aq të dhembshur. Ajo ishte e prangosur këmbë dhe duar, por kjo s´e pengonte aspak atë të gjente mundësinë e të shkruante ditarin e saj; të tregonte se çfarë i kishte ndodhur gjatë rrëmbimit. Dritarja e vogël e vilës ishte e hapur, duke lejuar erën t`i binte mbi flokë dhe t`ia shpupuriste ato pak e nga pak, ndërsa ajo vazhdimisht i rregullonte me dorë. Mori qëndrim pak më drejt dhe u përqëndrua te stilolapsi dhe blloku i ri me shumë fletë, të cilin mundi ta gjente në atë dhomë të braktisur, bllok me treqind fletë të bardha, që së shpejti do të mbusheshin me shkrimin e saj kaligrafik. Kohët ishin më të vështira se atëherë, kur ishin të varfër. Pluralizmi solli plagë shumë të rënda mbi popullin shqiptar,- mendoi ajo. Shumë vajza dhe gra si unë, janë në trotuaret e Italisë… Demokracia aq e shumëpritur solli zhgënjim, papunësi dhe varfëri ekstreme. Çdokush mbeti vetëm dhe pa përkrahje, si unë dhe si violina ime, e cila më pret mua t´i bie si dikur. Offf…!- psherëtiu ajo dhe bëri dorën bërryl, për të rregulluar flokët dhe për të fshirë ato pak djersë të vogla që ia përshkuan ballin. Ajo nuk kishte shumë vapë, por ishte efekti i tmerrit që po përjetonte çdo ditë dhe natë, në rrugët dhe hapësirën e këtij qyteti.
Milano qe qyteti që dikur e ëndërronte të luante në orkestrën e tij, më saktë te teatri’ “La Skala “, ku njerëzit të shijonin muzikën e saj, ulur në karriget me poliestër të kuqe, burra dhe zonja, ulur në anësoret me gjashtë katet e saj. Të gjithë ta shijonin muzikën e saj të bukur e me të gjitha vendet e rezervuara. Dhe kur të hapej perdja e kuqe, spikeri ta prezantonte violinisten nga Shqipëria- Tirana, Donika Malaaa, ku ajo dhe violina e saj t´i bënte të duatrokisnin sa më gjatë.
– Ehhh!- psherëtiu ajo,- sikur kjo të kishte ndodhur! Gjithçka ishte veç një ëndërr mbi dyshekun e saj të vjetër, që s’dihet kur ishte larë për herë të fundit. Marrëzia ose lufta brenda llojit nuk njeh kufij!- tha me vete ajo. -Varfëri dhe mejrim, baras urretje

Flamur BUÇPAPAJ

dhe vrasje për mbijetesë. Të vdesë njëri që të jetojë tjetri. Mbase janë ligje fizike ose natyre, që zoti i ka shpikur që në fillimet e njerëzimit, kështu që edhe ne duhet të luftojmë për mbijetesën tonë. Të vdesësh ose të jetosh përsëri edhe ca vite ose ca ditë më shumë në xhunglën e varfërisë dhe të mjerimit. Ky është ekuacioni në mes të vdekjes dhe luftës, për një jetesë më të mirë. Sot, çdo gjë është kthyer në betejë e kjo betejë nuk pyet më as për farefisni, as për vëllazëri. Të gjithë kundër të gjithëve!- nënqeshi ajo me ironi. – S’paska as patriot, as qytetari, as vëllazëri. Në vend që të duhemi si njerëz të një qyteti, që shumë shpejt të gjithë biem kushërinj, ne ushqehemi me gjakun e njëri-tjetrit. Por vëllai-ujk nga qyteti im, m´i bëri të gjitha të zezat: më rrëmbeu, më shiti si një skllave … Shqiptar është pra, nuk është i huaj. Edhe ata që më grabitën e më rrahën, janë shqiptarë si unë, bile ata janë patriotët e mi.
Njërit ia njoh familjen, por ai bëri sikur s’më njeh. Dashuria për para ua ka shteruar të gjitha mendimet dhe qenien njerëzore brenda trupit të tyre, aq sa mendoj që, sa keq që u rrëzua diktatura, sepse paskemi qenë njerëz me bisht, pa asnjë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Dikur, unë i doja shumë vlonjatët, i quaja vëllezër dhe motra. Sa herë i kam ndihmuar dhe inkujaruar për t´ia dalë mbanë punës që kishin nisur.
Kurrë s’më kishte shkuar mendja që një ditë do të më trafikonin bashkëqytetarët e mi, tashmë të kthyer në grupe kriminale, të kthyer në njerëz të pashpirtë, pra të fortë aq sa nuk pyesnin më as për ligje, as për hakmarrje. Vetëm duan të hanë gjithçka, të hanë me pangopësi e ta shëndoshin turpin e tyre të kobshëm. Ata, vëllezërit ujqër, me pangopësinë e tyre marramendëse kanë moton: “S`dua t´ia di kush je! Mjafton që ke mish në trup dhe kocka.” Ata kanë vetëm moton :“Çdo gjë e mirë vlen për treg!”- e të shesin. Ata të hanë për së gjalli , s’pyesin nëse do t`u ngecje në fyt apo jo, por t´i bluajnë kockat ngadalë dhe pa mëshirë, tamam si nëpër ato filmat më horror që sytë t´i kanë parë ndonjëherë.
Nxori stilolapsin nga nënkresa, mori bllokun që e kishte fshehur në zgavrat e murit të shtëpisë së vjetër, e hapi atë dhe në faqen e parë shkroi me germa të mëdha kryetitullin: “Zonja Donika,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Vajza me violinë. Histori dhe ngjarje që s’duhet të ndodhin…” Aaa,- foli nën zë ajo, – Zonja Donika… s’duhet të ndodhin…! Hëhëhë,- nënqeshi ajo me ironi me fjalën “ ZONJA”. Po po, na ishte dikur zonja Donika. Të gjithë e donin dhe e respektonin për talentin dhe notat dhjeta në shkollë. Ajo gjithmonë ka qenë e para kudo. Në të vërtetë, edhe në kohën e diktaturës, ashtu e thërrisnin: “Zonjusha yll “; “Zonjusha Donika” ; “Vajza me violinë”… Dikur kështu e thërrisnin të gjithë, që nga shkolla e mesme artistike e deri në Tiranë- Institut .
E hoqi mendjen pak nga e kaluara dhe filloi të shkruante duke i mëshuar stilolapsit, me forcë rëndese gati për ta thyer Edhe, pasi u drejtua pak mbi gjunjë, shkroi fjalët e para: Milano-qytet i mallkuar! Fjalë që iu bashkuan ngjyrës së bardhë të fletës së parë të bllokut me kapakë të zinj. Në fakt s´e di si kam ardhur deri këtu, se kam qenë nën efektin e qetësuesve, por di që si po ia kaloj dhe ç’më kanë bërë përdhunuesit e mi shqiptarë, bashkëqytetarët e mi që m´i bënë të gjitha të këqijat. Por ata s`e dinë që do ua marr gjakun dhe do ua pi dalë-nga-da-lëëë, deri saaaa… deri sa të ngopeeeem me hakmamrrjen time. Pastaj, foli prapë nën zë e u kujtua,- Me mua s`ia ka dalë askush të kapet deri sot. Të gjithë më njohin dhe më dinë që, përpos të tjerave, kam qenë njëra nga vajzat që u kam prirë Demonstratave të Studentëve të Dhjetorit. Vajza nga Tirana, e para që iu bashkua protestave atë natë; Vajza që i binte violinës para kordonëve të policisë komuniste, të cilët vinin të na shtypnin ose të na vrisnin, se s´i dihej çfarë urdhri kishin; Vajza që u priu çdo ditë studentëve nëpër sheshe, me violinën e saj dhe me gërshetat e gjatë e të verdhë, me trup si të një vrapueseje garash ose i punuar në studio skulptori, më e bukur se Dea e Butrintit, syblu, e gjatë 180 cm, me forma joshëse tamam si nëpër revistat e huaja, racë e pastër gjysmë maloke, e përzier shkodrane nga nëna dhe vlonjate nga babai. Ngriti kokën pak mbi letër e, pasi u mendua pak, e uli përsëri duke shtuar:
Ajo na ishte dikur,- nënqeshi me veten e saj. – S’ka më zonja Donika! Përfundim negativ, siç e donte sigurimi i shtetit për t`u hakmarrë nga ata që e rrëzuan pushtetin e tyre të gjatë dhe gjakatar. S’ka më koncerte, as violinë, as shëtitje në park.

Flamur BUÇPAPAJ

Ikuuu… çdo gjë avulloi! Në fund të fundit fizika thotë se çdo gjë
është e përkohshme, asgjë e lumtur nuk jeton gjatë. As bukuria
,as qytetërimi. Gjithçka që ka lindur, ikën në shkatërrim dhe mplaket. Graviteti vjetron e mplak çdo krijesë, çdo gjë. S’ka më jetë të përtejme! S’ka më si dikur që vetëm fluturoja! Ikën të gjitha!
-Zonja Donika,- tha ajo me ironi për veten e saj- këtë titull ta hoqën këta, kriminelët,- dhe tundi kokën në shenjë tmerri dhe etjeje për hakmarrje,. Gjithçka kishin për ta paguar një më një për ato që i kishin ndodhur. Kur erdha në jetë, erdha nga dashuria e nën bekimin e zotit, të bëja gjëra të mira për të gjithë, të jetonim të lumtur si unë edhe bashkëpatriotët e mi, por jeta ka ndarje, kështu është si në titullin e kësaj kënge. Jeta doli që është vetëm për të fortët e jo për të gjitha krijesat që vijnë në tokë.
Jeta qenka pise!- shkroi ajo. -Kështu më mirë të mos vinim në këtë botë të fëlliqur, ku grabitqarët menjëherë presin të të kafshojnë dhe të të kthejnë në ushqim për vete dhe bandën e tyre të babëzitur dhe të droguar. Dhe në mënyrë krejt të pavetëdijshme bëri një nënvizim, me një vijë të drejtë dhe me shkronja të mëdha. Mblodhi fletën, e bëri si top i vogël letre, pastaj e drejtoi prapë e u betua në heshtje: “S’do të iki nga kjo botë pa hakmarrje… Revansh!”- foli anglisht ajo.
Të gjithë do të paguajnë, do të luaj lojën më të fëlliqur që nga tigri e deri te gruaja e çmendur që s´e pranon kurrë jetën e trotuarit. Do të bëhem vdekja dhe helmi i tyre i ngadalshëm. Çdo njëri prej tyre do të paguaj, që nga fillimi e deri në fund… Edhe skafistët që më kanë transportuar nga deti në Pulja… Të gjithë do të dënohen! Njerëzit për mua s’janë kurrë më njësoj. Unë s`i dua më njerëzit! Të gjithë i urrej. E djeshmja iku, tani është e sotmja dhe ka vetëm hakmarrje, e asgjë s’është më si dikur: as dhimbja, as dashuria, asgjë s’është më njësoj!
Dhimbja heq gjithë molekulat që përmbajnë mirësi. Ajo ta shtresëzon trupin me plagë, që nuk shuhen kurrë. Dhimbja ta ndryshon përbërjen trupore e të kthen në bishë. Në këtë jetë do të hakmerrem, s’do të pres t´i dënojë zoti, sepse s’ka jetë paralele as në botën tjetër, joo… s’do të pres t´i zë. Do t´i zë një nga një

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

këtu! Në këtë qytet do të lahen të gjitha ato që më janë bërë mua.
KOHËRAT E MIRA

Babai i Donikës pat vdekur herët, duke e lënë shumë të vogël atë, ndërsa nëna e rriti dhe e shkolloi. Asaj iu kujtua çdo gjë nga fillimi. Pas vdekjes së babait, ato e lanë Shkodrën dhe u strehuan në Tiranë. Nëna gjeti punë si edukatore kopshti. Morën shtëpinë që u përkiste nga trashëgimia e babait të saj dhe vazhduan jetën në kryeqytet. Pastaj, dhe atë ua mori shteti e u dhanë një dhomë dhe një kuzhinë në “Uzinën e Traktorëve”, Tiranë. -Jetë e vështirë,- shkroi Donika në ditar, por le t`i quajmë kohëra të mira se vajza lind në shtëpinë e babait, rritet me diktatin e tij, e pastaj përshtatet me diktatin e burrit. Hahaha,- qeshi me vete ajo dhe, ndërkohë, iu kujtua përsëri burri i saj, Ardjan Vusho, gazetar korrespodent i Veriut në gazetën ‘’Jeta Sot’’, gazetë që ishte më kritikja ndaj padrejtësive, e cila më shumë u kushtonte përparësi njerëzve të punës, pra njerëzve të thjeshtë. Nuk ishte shumë e dhënë pas partisë dhe udhëheqësve. Ardjani ishte dhe është jeta e saj, dashuria e saj. – Ai do të më gjejë dhe do të më marrë që këtu, mbajeni mend!- shënoi ajo.- Ai është dy metra burrë, i fortë dhe shumë trim. Hakmarrja e tij do të jetë e pamëshirshme!- shtoi prapë ajo në shënime.
E ashtu, hipur mbi kujtimet e veta dhe të Ardjanit, shpresës së jetës së saj, nisi kujtimin e historisë së saj. Ajo nisi të shkruajë me germa të mëdha në bllokun e zi:
Ishte mëngjesi i shtatorit 1989,
Ajo po kthehej me tren nga Shkodra, ku kishte dhënë koncert me shoqet e Institutit të Arteve, koncert për violinë dhe orkestër, që u dha disa ditë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Ishte mëngjes dhe ajo së bashku me Mimozën, shoqen e saj të klasës dhe të dhomës, u ngritën herët nga dhoma, në katin e tretë te hotel “Rozafa”, morën violinat dhe violinçelin, i futën në kuti në mbajtëset e veta dhe zbritën ngadalë me ashensor në katin e parë. Pinë kafe dhe u nisën për në stacionin e trenit. Njëzet minuta larg nga hoteli në këmbë, ato arritën thuajse të parat në stacion, përshëndetën punonjësit e stacionit dhe me hap të ngadaltë u

Flamur BUÇPAPAJ

ngjitën shkallëve për në vagonin numër pesë, i cili ishte tërësisht i lirë.
Për çudi, sot s’paska shumë njerëz!- thanë ato me njëra-tjetrën. Ishalla s’do të këtë shumë njerëz!- foli Donika, e cila u mënjanua pak gjatë hipjes në tren dhe u mbështet te kutia e violinës, të cilën me zor e futi brenda nga dera e trenit, që s’ishte shumë e gjerë.
-Kujdes violinçelin!- iu drejtua ajo Mozës dhe u bë gati ta ndihmonte. Dhe kështu e kapën të dyja bashkë, dhe u futën brenda. Bënë disa hapa në korridorin e ngushtë të vagonit të tyre dhe thuajse të dyja me një mendje thanë: A futemi këtu? Dhe pas një pauze të shkurtër, Donika e miratoi më një lëvizje koke në shenjë pohimi. Në sfond ishin faturinat, që lëvizin ngado duke u bërë gati për punë dhe për nisje drejt Trianës. U ulën në një vend, thuajse me dy palë kolltuqe dhe me dyer që mbylleshin. Pra, vagoni s’ishte krejt për publikun e gjerë, por për persona “Vip” le të themi, pasi e shumta, pesë persona mund të uleshin në të dyja ndenjëset, që ishin përballë njëra-tjetrës. Kolltuqe të kuqe me meshin të veshur, jo me lëkurë, por që dukeshin bukur. Ato lanë violinën dhe violinçelin sipër mbajtëseve të trenit, pra në vendet jo brenda, por mbi to dhe duke qeshur, dhe duke bërë shaka, u ulën përballë njëra-tjetrës, në mënyrë që të dukej se i kanë zënë të dyja vendet dhe, kështu s’do të lejonin të ulej kush tjetër. Po të vinin udhëtarë të tjerë, do tù thonin: Janë të zëna shok! Dhe, natyrisht, ata do të vazhdonin të kërkonin vende në vagona të tjerë.
Ide e bukur!- foli Donika, ndërsa lëvizi pak në kolltukun e trenit dhe ktheu shikimin nga dritarja , në mënyrë që të shihte nëse do të vinin njerëz apo jo. Pas punë minutash dhe stacioni do mbushej plot me udhëtarë, të cilët e bënin çdo ditë ketë linjë. Mund të themi, që duke kaluar nga Mjeda, Lezha, Laçi etj. treni merrte me vete thuajse krejt Veriun e Shqipërisë. Në sfondin e zhurmshëm dëgjoheshin boritë e trenit, shakatë e faturinave dhe bilbilat që binin pa fund. Pas dhjetë minutash, kaluan disa djem studentë, më duket dhe kthyen kokën nga vajzat, të cilat i kishin zënë të dyja sediljet e trenit.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

S’folën me to, veç thanë: Yyy! Çfarë femre! – duke i
shoqëruar këto fjalë me fërshëllima ndërmejt dhëmbëve.
-Ku e marrin bukën këto ore?! -tha njëri dhe qeshi.
– S`e di për zotin, veç yll qenka,- tha tjetri edhe u zhdukën në hapësirën e ngushtë të vagonit, në kërkim të vendeve të lira.
-Hë, e degjove çfarë thanë?- qeshi Donika. -Për ty e kishin Moza. Ti je kaq e bukur, je yll!- Dhe tjetra qeshi pak si për të thënë “vertet jam unë”. -Haha,- qeshi Moza, duke e kthyer njësoj ironinë, duke puthitur pak kapakët e syrit dhe duke u dhënë me dorë flokëve që ia mbulonin pamjen. E uli dorën mbi mbajtëse, drejtoi trupin dhe, pasi kumçoi një pullë këmishe mbi gjoks, tha:
-Donika moj nëpërkë, kujt ia fut ti? Ata të panë vetëm ty.Ti je superylli i trenit, të Shkodrës po e po, por dhe e “Institutit të Arteve”, sy bojëqielli, e gjatë, gjoks numër 4, formim tipik iliro- shqiptar, siç thotë profesori i Historisë së Artit.
Haha, -qeshi Donika,- çfarë thua moj vajzë! Ulja grykën, e ke lart shënjestrën. Hahaha,- nënqeshi përsëri. -E kur qenkam kaq e bukur, pse, sot ma thua?! S’ma ke thënë ditë tjetër ylli,- ia ktheu Mimozës me të njëtin ton ironik si në fjalët e para. Je shumë vonë e dashur Moza,- shtoi Donika.- Ik moj varzë,- tha Moza Buna, shkodranja,- ti ke ngjarë nga dajat, nga ne d.m.th. se vlonjatët s’janë gjë, s’janë të bukur. Pastaj, pyet nanën tande se mos të ka ba me noj shkodran, se për zotin s’ka mundësi, ti kaq e gjatë dhe syblu …! Je krejt si na! -Hahaha,- qeshi ajo. Mozë, moj yll,- ia ktheu kjo, – ndërsa u kthye drejt saj.- Nëna ime ka qenë e bukur shumë dhe 70-të përqind fëmija i ngjan nënës. Hahaha,- qeshi Moza. S`i di këto. Të bëjmë ADN-në dhe ta gjejmë,- e ironizoi ajo. -Ka shkuar ajo punë me kohën,- iu përgjigj Donika,- Babai ka vdekur kur isha 4 vjeç dhe s´e mbaj mend fare, kështu që lodhu kot vajzë e mbarë,- përfundoi tregimin Donika.
-Ulu ,qetësohu,- ia ktheu Moza, -ia gjejmë mënyrën po të duam ne dhe ta tregojmë se e kujt je. – Hahaha,- qeshi ajo me ton pak me të lartë se herë tetër. -Po moj,- ia ktheu Donika. Hehe,- nënqeshi me ironi. -Si urdhëro,- shtoi ajo pas pak dhe pas një pauze të shkurtër. -Ulu vajzë në vendin tënd, se do ta zënë,- shtoi ajo pas heshtjes,- dhe lëri budallallëqet, se ku të shkon mendja

Flamur BUÇPAPAJ

ty…pupupu! Shumë e djallëzuar je Moza shkodranja,- përfundoi fjalinë Donika. Kështu e thërriste ajo shoqen e vet të ngushtë. Moza jetonte në konvikt, te godina 11, ndërsa Dona shkonte përditë te ajo, studionin bashkë dhe kalonin aq shumë kohë, saqë dhe Dona dukej si konviktore e kësaj godine.
Ishin të padashuruara me askënd, përveç me mësimet dhe veglat muzikore. Moza bënte ndonjë flirtim me sy, por Dona s’kishte rënë në dashuri asnjëherë . Ajo vetëm kishte studiuar dhe punuar pa fund në instrumentin e saj, violinën, pasi ajo, pas mbarimit të shkollës do të konkuronte për një vend në orkestrën e “Teatrit të Operas dhe Baletit”, ose diku tjetër në kryeqytet, por kurrë s’do të përfundonte mësuese muzike, pasi e urrente shumë atë profesion, sepse mësimdhënia e muzikës ishte kthyer në stres për shumë mësues, duke qenë se nxënësit nuk i kushtonin rëndësi si lëndë dhe bënin shumë zhurmë në orën e mësimit.
– Mos o zot!- foli nën zë ajo. – Ç’ke moj?- foli Moza dhe e ktheu fytyrën drejt saj, pasi për momentin po shikonte nga dritarja e trenit. -Hiç shoqe, s’dua të përfundoj mësuese tetëvjeçareje muzike, kaq ! Po jo moj,- ia ktheu tjetra,- ti je më e mira studente në Institut dhe me të gjitha dhjeta. Ti ose pedagoge violine, ose në opera e ke vendin e sigurtë. -Po po,- qeshi Donika,- aty mbahu! Sot vendos miku, biografia etj., por jo zotësia. Fëmijët e Komitetit Qendror dhe të vartësve të tyre janë kudo në poste të mira fare dhe në Ministri, edhe jashtë në shërbimin diplomatik,- shtoi ajo.
Dhe minierat i udhëheqin ato. Këtu të gjitha janë në udhëheqjen e komiteteve të partisë së rretheve. Është një rreth i mbyllur. Shqipëria është e këtyre motër,- tha ajo pak me ton të ngritur, ndërsa komçoi përsëri kopsën e këmishës dhe uli pak gjoksin me dorë, që të mos i dukej aq i madh, se do bënte përshtypje tek udhëtarët.
Moza hapi sytë pak më shumë se normalja nga fjalët e Donikës kundër regjimit. Ajo ishte shkodrane dhe normal që ishte kundër regjimit komunist. Ajo vetë vishej me xhinsa, me bluza të bukura dhe kapele. Tamam je si e orkestrës së Rait,- i thonin shoqet. Edhe ajo s`e mohonte. – Eee, po ashtu jam,- fliste duke qeshur.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Edhe sot ashtu ishte veshur, si një gardelinë që këndon mbi tel… deshi t`ia thoshte Dona, por e la me mendimin se do ta ngacmojë më vonë. -Yll je,- shtoi Donika duke i buzëqeshur shumë ëmbël shoqes së vet, të cilën e kishte si motër.
Meqenëse kjo s’kishte as vëlla, as motër, lidhja e saj me të ishte shumë e fortë. Dëgjo Mozë, se ma kujtove ti sot. Veç një herë kam folur me nënën dhe ajo me tregoi që dikur ka qenë e dashuruar me një shqiptar Kosove, kur ai pati ardhur në Shkodër duke u ikur reprezaljeve nga Jugosllavia. Më duket kanë qenë të lidhur bashkë,- shtoi Dona dhe nënqeshi pak.- Po pra,- ndërhyri Moza ,- dhe ti u ngjize nga dashuria e atij kingut nga Kosova, se ata janë të gjatë dhe syblu. -Haha ,- qeshi Moza,- e gjeta pse je kaq e bukur, kaq e gjatë dhe e zgjuar. Po, ti je gjenetiste, koqe,- foli pas pak Dona,- i gjen ti. -Nëna ime s`e ka tradhtuar kurrë babain. -Ejj trape,- shtoi prapë Dona. -Po po,- ia ktheu Moza,- ti i ke ruajtur ata. Po palosu në vendin tat, se po ta zënë. Lëri kërcënimet shoqe yll,- mbaroi frazën Moza,- se s’ma zë dot kush vendin mua. Dakord! -tha Dona. -Po, patjetër drejtore ,-ia ktheu Moza. Donika nuk foli më dhe ktheu shikimin nga dritarja, dhe menjëherë u përfshi në mendime duke rikrijuar atë skenë dashurie mes nënës së vet dhe burrit nga Kosova. -Pffff , budallaqe,- shtoi ajo më në fund duke qeshur në dretim të shoqes së saj, humoriste si krejt shkodranët.Treni vazhdonte të mbushej me njerëz. Rrëmuja, muhabetet e të tjerëve dhe bilbilat s’pushonin kurrë. Faturinot lajmëronin njëri-tjetrin për gadishmërinë në vagonat e tyre, ndërsa Donika kishte prerë biletat që në fillim. Ato kushtonin nga pesë lekë të reja, secila i nxori nga xhepi dhe i bëri gati t´ia tregonte faturinos, kur t´i kontrollonte. Ajo i nxori mbi banakun, që ishte në mes të dy kolltuqeve për udhëtarët, i vuri mbi dërrasen me xham të zi dhe me dorën e majtë i hekurosi ato, pasi ishin bërë lëmsh në xhepin e saj, se s´i kishte futur në kuletë, por në xhep.
-Boll, se i mbyte duke i hekurosur!- u dëgjua zëri i Mozës. Lëri aty se i shikon vetë konduktorja,- nënqeshi Moza. – Dona ngriti kokën lart, puliti sytë nga shoqja dhe pa fjalë shtesë, iu bind shoqes së vet, dhe i lëshoi aty si të kishte marrë urdhër. -Ja pra,

Flamur BUÇPAPAJ

ta plotësova dëshirën, dreq,- iu drejtua asaj. – Sikur po mbron të drejtat e njeriut bën këtu. – S`ka askush asnjë të drejtë,- ia ktheu Moza,- jo më biletat tona. -Taman,- folën të dyja përnjëherë,- se mos janë veç biletat tona të shtypura.
Këtu jemi të gjithë njësoj motër, si biletat e shtypura,- foli përsëri Dona, e cila ishte aq e ashpër me regjimin në fuqi, saqë kishte filluar të fliste hapur kundër edhe me shokët dhe shoqet e tjera të kursit dhe të godinës 11 në “Qytetin Studenti”, godinë kjo e cila ishte hapur kundër qeverisë dhe priste momentin për ta goditur këtë farë qeverie. Këtë e thoshin të gjitha gocat, sidomos kur hanin në mëngjes bukë me çaj ose marmelatë kavaje, siç e ironizonin studentët atë.
-Lëri biletat më!- shtoi Moza- Shiko sa është ora dhe mendo se kur do të nisemi, se mbetëm këtu moj shoqe,- shtoi prapë ajo. – Ora 7 pa një çerek, shoqe,- i ktheu përgjigjen Dona, pasi pa orën në dorën e saj. Ajo kishte një orë me bateri dy mijë lekëshe. Uli dorën poshtë në shenjë nervozizmi, si për të nënvlerësuar atë orë, se ora të tilla kishte plot që qarkullonin në ato vite, pra i kishte çdokush. Ajo s’donte ta shihte orën, sepse nuk i interesonte kurrë sa është ora dhe çfarë date është.
Ajo ia dinte historinë orës së saj. E dinte që ato ora kishin ardhur kontrabandë nga ata që dilnin jashtë Shqipërie me shërbime të ndryshme si psh.: sportistët etj.
Por ajo, për t´u siguruar, pa diellin që ishte ngritur një pëllëmbë mbi Tarabosh dhe që, sipas gjografisë së saj, përkonte me orën që ajo mbante në dorë. Dona ngriti përsëri dorën, që të mos ia vërbonte dielli sytë dhe e uli atë poshtë sapo ia tregoi orën shoqes, pastaj bëri disa hapa dhe u ul përsëri mbi sediljen e vet duke e ndërprerë bisedën me të. Vështronte nga xhamat e dhomës së tyre të vogël, se në fakt si dhomë e vogël dukej, me dy sedilje në mes … Mund të ishte dhe dhomë torturash ose vagoni i sigurimsave, s´i dihej, – mendoi ajo,- por si vagon i privelegjuar për ndonjë skenë dashurie mbase është apo për njerëz me pozitë,- mendoi sërish ajo. Pastaj tha: varja!- duke ironizuar pamjen ballore të kabinës së trenit të vjetër kinez.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Ç’ke?!- tha Moza. – Po pret ndonjë bukurosh të të thotë: “I keni vendet e lira shoqe?” -Pse jo, – ia ktheu Dona. – Mbase vjen një i bukur dhe shpëtoj, se më ke lodhur me fjalët “ veç ti s’ke të dashur, të gjitha shoqet tona kanë!” -Po pra, s’ke,- qeshi Moza,
– dhe do e gjesh këtu?! Hajde tru hajde!- përsëriti ajo me ironi.
-S`i dihet,- ia ktheu Dona. Zoti bën çudira. Të sjell lumturinë dhe dashurinë aty ku s`e pret. Filozofia e jetës na ka mësuar se çfarë sjell momenti, nuk e sjell moti. Apo jo, shoqe e dashur?- shtoi Dona syblu dhe ylli i trenit për sot, sepse po të bësh konkurs bukurie, sot kjo është Miss Treni. Miss është për zotin,- nënqeshi me vete Moza shkodranja. -E di çfarë po mendoj?- shtoi ajo pas pak. – Jo,- tha Dona,- ku ta di, s’jam telepatike që të ndërhyj në trurin e të tjerëve. -Jo jo, s’je, por po të tregoj se kam një parandjenjë; që ti do gjesh një yll sot, një partner si në ëndërra, ashtu siç je dhe vetë. -Mos moj,- ia ktheu kjo,- u bëre parashikuese fati sot shoqe. -Pse?- shtoi Moza,- filxhanin e kafesë nuk ta kam parë sa herë ëëë… apo harron ti se ju vlonjatët, sa mbaroni punë, ta shani kalin,- qeshi Moza.
-Ma marrsh të keqen!- ia ktheu Dona. -Unë vonjate jam, por,,, por përsëriti ajo,- jam dhe gjysmë shkodrane. -Po po, taman,- iu përgjigj Moza. -Ne na ke ngja krejt, edhe për bukuri. -Hehe,- qeshën të dyja me zë të lartë, duke e pranuar mendimin që u hodh në ajër.
-Pusho se ti lazdrohesh shpejt,- ia ktheu Moza në të folmen shkodrane,- e pastaj ma len fajin mua. – Ahah,- qeshi Dona. – Normal, ti je fajtore. Ti bën humor dhe ironi e pastaj e ha unë,- nënqeshi Dona.
-Edhe s’kam faj që qeshi, se ti je për estradë profesioniste moj shoqe. Kot ke ardhur për violinçel, të kishe konkuruar për aktore.
– Po pra, taman, edhe aty do kisha fituar,- iu përgjigj Moza. -e pastaj s`i dihet,- shtoi Moza esmerja,- mbase konkuroj për aktore në teatrin “Migjeni”, se jam muzikante dhe aktore e bukur!- ironizoi Moza.
-Po pra, konkuro se më lodhe,- shtoi Dona. Edhe shtoi: Vajzë s’ke asnjë shans ti të futesh aty. Duhet biografi, mik me sekretarin e parë etj. I ke këto?! Jo jo, s`i ke! Varja. Rri, mos u kruaj kot

Flamur BUÇPAPAJ

pra! -Kris bythën pra,- iu përgjigj Moza,- ti veç keq ndjell. -Jo moj shoqe jo, por kjo është e verteta lakuriqe,- tha Dona, e cila për një moment heshti e shikimin e hodhi jashtë dritareve të trenit, duke parë peizazhin me bukuritë e tij. E pastaj Moza theu heshtjen:
Hajde poshtë qeveria socialiste dhe komuniste bashkë!- shtoi Moza dhe përplasi këmbët në tokë. -Poshtë!- tha Dona dhe e takoi me grushtin e vet grushtin e shoqes, si për të thënë „çak“.
-Jemi për burg ne të dyja motër,- shtoi Moza shkodranja.
-Përse qenkemi për burg?- iu përgjigj Dona -Pse po tregojmë
drejt se ça bahet në këtë fshatin tonë Shqipëri?!
Sa milion jemi?!- pyti Dona. -Më duket se tre jemi. S`e di
mirë, se s’jam gjeografe.
-Po pra, e di që s’je, por bëra pytje retorike. Tre milion jemi edhe ia rrujmë leshin kapitalizmit dhe revizionimit. Sa herë shikoj Rai-n më vjen me qesh me pleqtë e politikës sonë e me fanarin ndriçues. -Hahahah,- qeshi Dona. -Ne jemi veç një fshat i madh. S`e rrun kush për ne se ça bajmë as ça hamë. Në botë, shoqe ka pluralizëm partiak dhe mendimi. Secili shan secilin dhe s’ia ndien hiç.
Ne bajmë sikur kritikojmë kaptialzimin. Edhe vetë këta të byrosë krejt shërbimet i bajnë në Paris ose Romë. Me vizita me ilaçe, me rroba, me të gjitha jashtë, ndërsa ne jetojmë në një varfëri ekstreme. Këta kanë vila në bllok moj shoqe. Kam kaluar afër një herë. Si në filma ishte. Ndryshon çdo gjë me ne.
-Këta bllokmenët edhe ngjyrën e fytyrës e kanë ndryshe nga ne,- shtoi Moza. -Se janë ushqyer mirë,- vazhdoi Moza,- jo si na, me qumësht pluhur dhe me marmelatë e çaj konvikti.
-Dhe ju ça hani në shtëpi? -Gjellë me presh. As patate s’ka më. Shiko dyqanet bosh. Edhe buka vjen me racion. Bukë msiri në fshat dhe me racion në qytet. Kanë siguruar bukën në vend këta plehëra!- shtoi Dona me ironi . -Hahahahah, sa kot, jemi popull komunist që hamë bar dhe burg Spaçi dhe parimet s`i shkelim. Pusho,- tha Moza,- se do të na dëgjojnë dhe i kemi gati vendet dhe në burgun e Spaçit a të Burrelit. -Do të ketë vende të lira për ne?! E pra shyqyr që paska.- Haha,- qeshën të dyja.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Po po, ke të drejtë shoqe, por me kapi inati dhe shpërtheva, se a e din që pardje ke folur shumë keq në orën e mësimit kundër partisë. Ishte pedagogu i mirë që s’të denoncoi Donikë,- tha Moza,- se më e vogla, përjashtim prej shkolle kishe hangër shoqe e bukur,- mbylli fjalën Moza shkodranja. -Kësaj askush s`i thërret në emër,- nenqeshi Dona. -Veç shkodranja, thonë krejt. Ku shkoi ajo shkodranja. Çohu në mësim Shkodra etj… etjj. -Moza, ti je deputete e Shkodrës më duket. -Jo moj, ça thu,- e nderpreu shoqja. -Po po, je, -tha Donika,-se ty të drejtohen krejt mileti, bile dhe profesorët me “Shkodra”. -Normal motër, jam e mirë, e bukur dhe e zgjuar,- ia ktheu ajo. -Mos ke zili ti Dona?! Dona po shikonte jashtë dhe s`u përgjigj, por pas një sekonde pauze foli: Moza je shumë e bukur! Kot s’të kam motër ty ore! Ndryshe s’do ishim kaq të afërta na të dyja apo jo?! -Normal, na ngjet gjaku, se më ke teze. -Hahaha,- qeshi Moza.
-Teze bie llafi,- foli Donika. – Po moj,- iu përgjigj Moza.
-S`i dihet, baba jem ka pa nanën tande si yll edhe kanë ba pak romanca. – Haha,- qeshi Donika, ndërsa para derës së kabinës së tyre kalonin njerëz herë pas here e nuk ndalonin. Pastaj, pas pak, në xhamin e kabinës së tyre trokiti lehtë një person i gjatë, syblu dhe me pamje shtangisti.
-Mirëmëngjes!- tha ky.
-Të lira i keni vendet e tjera? Apo po prisni shokët tuaj? Ardjani e futi vetëm gjysmën e këmbës brenda dhe kokën përgjysmë, dhe me duar mbajti derën e xhamtë të hyrjes. -Jooo,- iu përgjigjën të dyja si të hutuara. Dhe ashtu reaguan si në shenjë hutie të plotë sikur dikush u ka prerë rrugën papritur apo i ka zënë në befasi, nga një punë që po krynin pa leje. -Jo, lirë i kemi,- foli Donika. E para që e mori veten edhe sikur u përmend nga një sekuencë ëndrre apo realiteti që dikur i qe përshkruar në filxhanin e kafesë, ku i thanë që dashurinë do e gjesh në tren. Edhe ai do jetë burri yt i ardhshëm. Ajo, atëherë pati qeshur dhe s’i pati dhënë rëndësi, por tashi është një skenë reale pas lindjes se diellit dhe me plot dëshmitarë, që vërtetojnë atë që po ndodh.
-Hajde shok!- u përgjigj dhe Moza. Pas një heshtjeje të vogël,
ajo e mori veten, fshiu pak ballin sikur kishte djersë dhe e ftoi

Flamur BUÇPAPAJ

tjetrin të ulej përballë tyre. Donika dhe Moza u ulën bashkë, ndërsa ulësen përballë ia lanë shokut të tyre të paftuar të rrugës për në Tiranë.
-Aaa faleminderit!- ia ktheu Ardjani i cili kishte vetëm një çantë të vogël dhe një paketë cigare në dorë, dhe asnjë rrobë shtesë ose bagazh si i thonë. Ai u ul përballë, hapi pak dritaren e xhamtë të trenit , vuri paketën mbi mbajtësen e zezë që ishte në mes të dy ulëseve, pa bërë zë dhe u pozicionua në vendin e vet. Nxori nga xhepi i prapmë një gazetë dhe filloi ta lexonte pa folur fare më shumë ose duke mos iu prezantuar asnjërës prej bashkudhëtareve që kishte përballë. -Qenka budalla!- i bënë me shenja ato njëra- tjetrës. -Si t’ia bëjmë?- ia bënë me gishta të dorës përsëri me shenja, por shenja nga ato që i bëhen një njeriu që është jo në gjendje normale ose një njeriu të luajtur mendsh.
-Paska ik ky i shkreti, -haha,- nënqeshën ato të dyja, por pa rënë në sy të bashkudhëtarit të tyre. Ato vështruan me shumë kujdes trupin e tij. S´ishte një trup normal. Ai dukej shumë i madh dhe ato s’kishin parë asnjëherë njeri të këtyre përmasave.
Ishte flokëzi sterrë e me vetulla të zeza, pak esmer dhe syblu, afër dy metër e njëzet cm i gjatë. Ia kalonte çdo aktori, por dhe boksieri, si mund të themi. Ato e morën për hedhës disku ose çekiçi i skuadrave të Ministrisë së Brendshme. Këtë e vërtetuan ma shumë kur e panë nga afër dhe ai i plotësonte kriteret e një sportisti olimpik e aq ma shumë kur ia panë këmbën dyzet e pesa, me një palë atelete të bardha, të cilat dukeshin që i kishin ardhur nga jashtë, sepse ishin të një marke të njohur.
Ato mbetën pa fjalë dhe po prisnin që të nisej treni, i cili nuk vonoi dhe , ndërkohë, u dha sinjali i nisjes. Të gjithë bilbilat dhe konduktorët, edhe flamujt blu të nisjes u bënë gati dhe treni u nis. Zhurma e tij kaloi në eter dhe tymi i lokomotivës së tij u ngjit mbi çati, tek ndërtesat trikatëshe, të cilat ishin ndërtuar afër stacionit të trenit.
Natyrisht, po të shikosh nga treni, ishte bukur, por, po të jetosh në ato kooperativa ose ndërmarrje bujqësore, ishte një tmerr i vertetë komunist.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Treni la pas Shkodrën si qytet dhe po lëvizte si përditë fushës së ultësirës së këtij qyteti, për të shkuar në stacionin tjetër, i cili ishte në Lezhë.
Për çudi, në kabinën e tyre nuk erdhi askush tjetër.
-Me sa duket na morën për të sigurimit ose na dinë për vipa, ose… ,- shtoi Moza duke qeshur si gjithmonë, se ajo në fakt ironinë e kishte fjalinë e parë të çdo situate apo ngjarjeje që u ndodhte të dyjave. -Na kanë marrë për vipa pra, – foli më zë të vogël duke iu afruar te veshi Donikës. – Hë, ç’ke?- iu përgjigj ajo, – S’po cicëron ma? Të mbaruan fjalët ? A deshe shok rruge? Ja ku e ke,- i foli nën zë ajo.
-Jo mor,- tha ajo,- por s´ka pse të dëgjojë ai ose të tjerët se ça tham unë.
Apo jo shoqe?!
-Po po, lej fjalët,- tha Moza.
-T´u tha përshtyma, kur e pe…
-Ti je Moza ulkonja. Hëhëhë,
– qeshi me të vogël Donika, pasi mbaroi fjalimin afër kokës së saj.
-Rri mirë shoqe!
-foli me të vogël Moza.
Ky është taman për ty, dy metër e ca qenka dhe shkoni shumë bashkë, apo s’qenkeni syblu të dy. Si vëlla dhe motër dukeni për zotin.
-Rri mirë, lene humorin tashi, banu serioze,- ia ktheu Dona,- se kemi njerëz përballë dhe s’flasim ma la e pa la, si para një minute ose dhjetë minutash.
-Taman, rri serioze pra,- ia ktheu Moza,
– se ke burrin tënd përballë.
-Mbylle gojën, shtrigë! -foli Dona dhe shtrëngoi dhëmbët, sikur të thoshte „Ta kallëzoj unë ty!“. Hajt se të zë. Moza nuk foli më, iu bind urdhrit të shoqes së saj. Në mes të dy palëve që udhëtonin në të njëtën kabinë dhe me sedilje përballë nuk kishte asnjë bisedë dhe as premisë për të filluar një bashkëbisedim… Heshtja kaploi gjithë hapësirën përreth dhe veç bisedat e njerëzve

Flamur BUÇPAPAJ

dhe zhurma e lokomotivës që ecte mbi shina dëgjohej me shumicë në kabinën e tyre. Dielli ishte ngjitur mbi horizont dhe temperatura e ajrit jashtë sa vinte dhe ngrohej ose rritej.
Ishte shtator dhe vjeshta akoma s’ia kishte zënë vendin verës. Si të thuash po i ndërrojnë vendet duke qenë dakord në paqe dhe bashkëbisedim të ndërsjellë stinor, lëvizje që toka i bën sa herë rreth diellit prej miliona vjetësh.
Dhe s’ndalonte kurrë trajektoren e vet ekliptike pa gabuar fare në asnjë gradë rrotullimin, si të përcaktuar me dorë nga dikush. Po sikur rrotullimi të gabohej?- mendoi Dona.
– Sikur toka të ikte ne drejtim të paditur nga tërheqjet e planeteve të tjerë, në një trajektore të pacaktuar ose drejt hapësirës pa fund. Çfarë do ndodhte? Hyri thellë në mendime ajo, ndërsa bashkudhëtari vetëm lëxonte gazetën dhe s’ndihej fare, ndërsa Moza u fik për disa momete, se zakonisht punon si radio e prishur dhe vetëm flet gjatë gjithë kohës. Ajo, Donika habitej ku e merrte gjithë atë energji ajo vajzë, mendonte me vete gjithmonë Dona dhe gjithmonë përfundonte duke qeshur me vete: S’ka si Moza, vajzë e mirë e dashur, por dhe shumë e zgjuar dhe me rezultate të mira në mësime. E dua këtë vajzë. Taman vajzë Shkodre, me shumë pozivitet dhe ambicie për jetën dhe karrierën artistike. Edhe shumë serioze, dhe ambicioze.
Ajo vajzë e njeh dhe politikën shumë mirë. Ndjek me vëmedje krejt politikën botërore, natyrisht nëpërmjet Rai-t, stacion që dilte në gjithë Shkodrën, por dhe në Tiranë, ai stacion ishte dritarja e vetme që na lidhte me botën dhe kapitalizimin, siç dhe thoshin komunistat në atë kohë.
Ajo do të bëjë karrierë,- mendoi me vete Dona.- Ishalla s’bëhet komuniste, se hajde duroje ma këtë tip të llastuar që vetë flet dhe vetë vulos.
-Hahaha,- qeshi ajo.
-Ç´pate moj shoqe?- foli Moza.
– T´u kujtua ndonjëri? Shih ç’ke përballë – Lej kujtimet,- ia ktheu prapë Moza. -Shshsht!- ia bëri me shenjë ajo,- se po na dëgjon dhe kujton se ça jemi na. Jemi vajza …A kupton? S’na merr për serioze tjetri. Ooo kokëmadhe, mbaroi së foluri Dona,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

por me zë të ulët. Ato të dyja mbajtën gojën me dorë, sepse s’donin të dëgjohej e qeshura e tyre, por Ardjani i dëgjoi të qeshurat dhe fjalët nën zë të kolegëve përballë.
La gazetën mbi mbajtëse të trenit dhe foli: Tjeta shoqe! Ne s’bëmë prezantim, por dhe unë nuk fola për të mos u keqkuptuar nga ju, si me thënë po shfrytëzoj rastin që t´ju ngacmoj ose të futem në bisedë…
Atëherë, jam Ardjan Vusho, me origjinë nga baba jam pejan, nga Kosova, ndërsa nana s´e di kush është, se jam rritur në shpinë e fëmijës. Në fillim në një rreth, pastaj në Shkodër. Pra, jam gjysmë shkodran ose shkodran prej Puke,- qeshi ai.
Vajzat s’folën, por vetëm qeshën pak dhe pasi morën miratimin e njëra- tjetrës thanë: – Përshëndetje! Ne jemi Moza dhe Dona, shkodrane dhe gjysshkodrane,- plotësoi Dona. Të dyja morën një si qëndrim gaditu ose u mbështetën në sediljen e trenit në vijë të drejtë. – Si jeni? Mirë?- iu drejtua ai të dyjave, ndërsa mori paketën e cigareve dhe e vuri në xhepin e kemishës së bardhë me krahë të gjatë, e cila dukej sikur kishte mbështjellë një gjigand, jo një njeri. Çoi dorën mbi flokët e zinj dhe të rritura, ua dha një rregullim me dorën e madhe me gishta si të ariut, e uli atë mbi mbajtëse dhe foli: Jeni instrumentiste të teatrit „Migjeni“? Jooo,- thanë ato. Bëmë një koncert treditor dhe po largohemi. Ashtu?- tha Ardjani dhe vuri pak dorën duke e mbështetur mbi pantallonat bluxhinsa që i kishte mbushur plot me këmbët e tij si kolona, të cilat mbajnë një peshë shumë të madhe mbi shpinë. Pas një sekonde, foli Dona: Unë pra jam Dona,- foli prapë ajo. Jemi studente në Istitutin e Arteve, në vit të tretë, violinë dhe violinçel . Kjo, shoqja. – Moza quhem,- shtoi ajo duke nënqeshur jo pak dhe duke skërmitur dhëmbët.
_Përshëndetje Moza,- foli prapë ky, taman sikur tashi ishin takur nga fillimi dhe jo një orë rrugë bashkë. Ai hoqi gazetën “Puna” nga dora dhe duke e palosur tri copash, e futi në xhepin e pasmë të pantallonave. Pasi u rregullua përsëri në pozicionin e vet të uljes tha: Këto sipër janë violina apo jo shoqe? -shtoi ky.
Jo, vetëm njëra,- iu përgjigj Dona. -Tjetra është violinçel. Ajo e madhja,- shtoi Ardjani. Po, taman e madhja. Asaj i bie unë,- shtoi

Flamur BUÇPAPAJ

Moza si me krenari. Ti me trup ma të vogël i bie një instrumenti të madh, bukuri!- shtoi Ardjani,- qenkeni çift simpatik. Po,- tha ajo,- si ti. -Çfarë si unë?!- tha Ardjani. -Simpatik qenke more shok gjigand,- i tha Moza duke shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë fjalët.
-Aaa, shumë faleminderit për komplimentin!- iu përgjigj
Ardjani. -S’ma thonë shpesh këtë fjalë,- shtoi ai.
-Ja, ta thashë unë,- foli Moza. -Gjithmonë ka një herë të parë,-
shtoi Dona.
-Po ju, jeni violinistja?- foli Ardjani dhe iu drejtua duke e parë drejt e në sy. -Qenke syblu si unë moj vajzë,- qeshi ky pak si me thënë “e habitshme se njerëzit me sy blu janë të paktë në Evropë, por jo në Shqipëri”,- mendoi ai dhe uli pak kokën. -Jemi racë arjane shok,- shtoi Dona, e cila vazhdoi fjalimin. Kot s´na la të qetë Hitleri, s’na ngacmoi. Po,- tha Ardjani.- na ka quajtur vëllezër arjanë. -Haha,- qeshi Moza. Medet që ikën gjermanët dhe ne përfunduam nën pushtimin ruso -sllav. Gjermanët na deshtën, na quajtën popuj vëllezër,- shtoi ajo. -Por, mbase vëllezër me babain tonë,- tha Moza, gjithmonë me ironi dhe duke bërë humor. -Qesh ti vajzë,- shtoi Ardjani serioz, por fatkeqësia jonë si popull është humbja e Gjermanisë në luftë, sepse ne përfunduam nën pushtetin sllav. Si ne atje dhe ju këtu… -Dhe ju kush?- foli Dona.
-Dhe vëllezërit kosovarë,- shtoi ai me ironi.
Jo, thashë kush foli,- Dona. -Pse, ç’ke moj vajzë?- shtoi Ardjani- Je gjë komuniste apo anëtare partie?! -Jooo, larg qoftë!- ia ktheu ajo. -Jo, thashë mos je dhe ndërroja vend,- ironizoi ai.
-Jo jo, rri. S’jam as kam ndërmend kurrë të bëhem komuniste,- përfundoi së foluri ajo. Ato e panë me habi Ardjanin, se kishin frikë për të folur hapur kundër regjimit. Pastaj e pyetën si më siklet:
-Po ju, çfarë punoni shok? S’na u prezantove?- thanë të dyja njëzëri.
-Punëtor jam, punoj në minerë, po nxirret bakër në Koman. Aty po bëjmë shpime me sonda, pastaj do vijë miniera dhe do filloj punë. -Pra je me gjeologjinë?- shtoi Dona. -Ëë, si të them të dyja bashkë. -Je gjeometër?- folën vajzat. -Jo ore,- ia ktheu

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Ardjani. -Një copë gjimnaz kam mbaruar me pesa, s’ma pret truri ma shumë se kaq. -Haha,- qeshën vajzat. -Juve s’dukeni si punëtor, por hajt po e hamë për momentin. Ama, për momentin,- shtoi Moza. -Ti duhet të jesh krytarja e grupit,- i tha ai me ironi,- ose ti je shefja me saktë. -Eee, edhe jam. Ka gja të keqe?- shtoi ajo dhe tundi kokën, me një lloj ironie brenda.
-Jo, por dukesh ma e forta e grupit ti, si ta them në gjuhë popullore,- qeshi ai.
-Ma e forta është shoqja ime ore djalë, 180 cm femër apo nuk
shiko!
-Po, shikoj një femër shumë të bukur,- tha ky,- dhe shumë të heshtur, jo si ty që s’ke pushuar gjithë rrugës. -Pse ore shok, ne na ke përgjuar duke folur?!- tha kjo me pyetje pa përgjigje. -Jooo, por zëri dëgjohet, sado që flisni me zë të ulët moj shoqe koncertiste.
-Jam studente,- tha kjo. -Studente pra, dakord. -Ja përshembull,- tha ky,- shoqja jote s’flet shumë, por mendon shumë. Apo kështu me duket mua?!-Taaman. Si e gjete?- ndërhyri Dona, që deri tashi vetëm kishte dëgjuar ngacmimet e ndërsjella të Mozës dhe Ardjanit, të cilët sa u njohën. S’ia përtojnë njëri-tjetrit fjalët therëse e ironike.
-Mirë pse s’tregon të vërtetën? Ti s’je punëtor,- tha Dona.- Shiko, duart e tua ngjasojnë me tonat. S’kanë pikë vrarje as përdorim lopate, as kazme etj.
Mos je gjë eksperte kriminalistike shoqe?!- foli Ardjani. – Jooo ore shok, por kjo duket hapur. Pastaj ç´e ke këtë tip pasaporte të kuqe?- dale njëherë,- zgjati dorën Dona, pa leje edhe ia nxori nga xhepi i këmishës fletëhyrjen e gazetarit. …Eee, shiko shok që na gënjeve. Ti s’je punëtor, por gazetar. -Epo,- tha Ardjani,- punëtor jam dhe atje,- tha ai duke qeshur dhe duke u munduar ta justifikojë gënjeshtrën e vet të paqëllimshme. Ai po i shihte vajzat me shumë habi, sidomos Donikën e bukur s´ia hiqte dot sytë, se si i thonë fjalës “edhe orteku i vogël nis, por bëhet stuhi”. Pastaj, heshtjen e vogël e theu Donika:
Po, punëtor je, por je i punësuar në gazetë more shok dhe kjo ndryshon shumë.
-Po, ndryshon, por në fund të fundit i punësuar quhem dhe atje

Flamur BUÇPAPAJ

apo jo?- tha Ardjani.
I punësuar po, quhesh se tek ne s’ka pronë private, s’ka si të jesh pronar, por quhesh punëtor- gazetar. -Hahaha,- qeshi Dona dhe ia zgjati kartën e njohjes. Na, merre fletëhyrjen -jeni simpatik djalë, por mos na genjeni ma gjatë rrugës, dakord?! -Dakord!- ia ktheu Ardjani,- s´e përsëris ma. -Le të shpresojmë,- folën të dyja bashkë. – Le të shpresojmë shok i mirë dhe gazetar. – Po pse paska gazetar kaq të madh dhe si boksier? Habitemi. S´e kishim hasur ndonjëherë tjetër një tip të tillë,- tha Moza. Por çdo gjë ka një fillim,- tha Ardjani dhe qeshi pak me ironi me hutimin e tyre.
-Po po, taman ashtu është. Po na thuaj, kot për muhabet ta dimë, a keni bërë ndonjë reportazh apo çfarë po bëni në rrethin tonë Ardjan?- tha Dona. -Po po, unë jam korrespodent për Veriun, meqë po flasim seriozisht,- iu përgjigj Ardjani.
Mbuloj krejt Veriun, qendrën e kam në Shkodër. Kam një dhomë në qytet pas Degës së Brendshme. Aty fle, aty rri dhe gatuaj ndojëherë,- qeshi ai.
-Bravo shok! Gjithë kohën rri në Shkodër apo jo?- tha Dona,
-Jo jo, tri ditë atje, tri ditë në redaksi-Tiranë. Pas gazetës
„Bashkimi“ i kemi zyrat, nëse keni qenë.
-Jo s’kemi qenë,- thanë vajzat,- veç „Zëri-n e Popullit“ e dimë. Kaq, s’dimë gazetë tjetër,- thanë ato si të zëna në faj.- Ee, nejse,- shtoi ky,- s’ka gja. Do i mësoni dhe gazetat tjera se ju keni lidhje me artin, bile jeni artiste të mirëfillta derisa bëni koncert tek ne, këtu në Shkodër. Ato ulën kokën se u pëlqeu që i quajti artiste, por dhe që i vlerësoi për zanatin e tyre sepse jo çdokush ua pëlqente te tillë zanat, me të cilin, po nuk zure vend në ndonjë orkestër, përfundoje mësuese muzike fshati, në ndojë rreth të largët. Edhe mendoje vetë një jetë te tillë. E pra,- shtoi ai,- mos u mërzisni sepse keni zgjedhur zanat shumë të bukur. Mbase ndonjë ditë do t´ju shikoj në okestrën e Rtv-shqiptar ose në opera
. S’i dihet,- mbaroi së foluri ai, ndërsa ato ngritën kokën me habi duke mos folur vetëm duke dëgjuar ligjeratën e tij.
Shiko,- tha Dona,- ne jemi studente të shkëlqyera dhe për momentin kaq dimë të bëjmë. Të ardhmen s´e di askush, por që do të pregatitemi fort për të. S’do të lejojmë askënd të na marrë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

nëpër këmbë dhe të na humbë dijen dhe mundin që kemi bërë dhe do të bëjmë për këtë zanat. E dimë që ka vështirësi, sepse askush s´të vlerëson për talentin që ke, por vetëm miku dhe biografia e mirë bën punë tek ne, po ne do t´ia dalim.
Po po, mirë, e di këtë,- ia ktheu Ardjani ,- “Po e mbështes fjalën tuaj që te ne s’ka vend pune me merita. Edhe ju e dini. Sapo ma thatë, apo jo? -Po po,- u përgjigjën të dyja.- E dimë, por ne do provojmë të fitojmë. S’kemi ça të bëjmë. -Hahaha,- qeshi ky. Normal, provojeni, këmbëngulni dhe do të fitoni, por si fillim diplomohuni mirë dhe pastaj keni dhe arsye pse të kërkoni vende në orkestra të mira apo ku ta di unë,- qeshi ai.
Pse qesh? i tha Dona,- apo s’të dukemi që ne dy vajza të shkojmë atje ku duam.
S’ta mbushim syrin, se na shikon kështu, të shkujdesura dhe po bëjmë shaka.
Apo jo shoku gazetar?- i folën të dyja si përherë, me të njëjtin mendim. Ato të dyja deshën ta shajnë për ironinë që ai bëri me to, por i bënë me shenjë njëra-tjetrës: Lëre, varja! -Ai e kuptoi që vajzat u mërzitën dhe foli:
-Jooo moj vajza,- tha ky, -por duke ditur që çfarë ju pret, qesha me realitetin, jo me ju. -Ëë!- thanë ato,- kjo po, qëndron, se ne kujtuam që po qesh me ne sepse s´ta mbushëm mendjen. Ne dimë që në ligjin e përleshjes, mes ma të fortëve, fiton ma i forti fare, “ligji xhunglës “,- shtoi Dona. -Taman,- tha ky,- kështu është ndërtuar jeta moj vajza: Luftë, konkurrencë dhe fund i lumtur ose në gropë të zezë, në varr dmth. Ne jetojmë në këtë shoqëri socialiste që thotë se ka barazi për të gjithë. Në fakt ndodh e kundërta. Të gjithë të paaftët janë vënë në poste të mira kudo në Shqipëri. Këtu pabarazia është për fushe. Duke bërë kështu, ne jemi të fundit kudo. E kemi shkatërruar atdheun. Socializmi ka sjellë vetëm dështim në të gjitha fushat. Ne shqiptarët s’kemi bërë asgjë për tokën tonë. E dini apo jo?!
Historia e këtyre që vetëm gënjejnë është e pavërtetë. Gjysma e trojeve tona kanë mbetur te fqinjët dhe këtyre as nuk ua ndjen hiç, po varja, mos më merrni për provokator. Ma mir po e la fjalën. Ato heshtën dhe pas pak menduan me vete: Ky djalë

Flamur BUÇPAPAJ

s’është provokator, por qenka kundër këtij regjimi më keq se ne.
-Nejse,- thanë ato,- kalojmë në temë tjetër. Dmth ta shtyjmë rrugën, meqë ju jeni intektual,- thanë vajzat.
-Më duket se ju keni botuar këto ditë një vëllim me tregime apo jo? Po gaboj?!- tha Dona. -Se tashi po i bie në të emrit tuaj për zotin,- shtoi ajo. -E kam parë në Televizionin Shqiptar librin tuaj para disa ditësh. Eee, tashi po të njoh. Ju keni botuar shumë libra dhe keni shkruar dhe shumë tekste këngësh për festivalin e Rtsh-së!- thanë ato të dyja përnjëherë. -A të gjetëm? Të njohëm. Ëë, dhe shtireni si punëtor! Bravo! Për pak e hëngrëm. -Hahaha,- qeshën të dyja dhe takuan duart në formë „çaku“. -Plase këtu Dona,- tha Moza. – E gjetëm këtë enigmë.
-Hahaha,- qeshi Ardjani. -E gjetët më në fund. Bravo, dhjetë për sot…
-Po jo ore shok, ti dukesh që s’je punëtor. S’ke asnjë të dhënë të tillë. -Hahaha,- qeshi ai. -Mbase, mbase, por i punësuar jam. – Po praa,- thanë ato,- por je gazetar shtypi, shkrimtar shumë i mirë bile. Sidomos gazeta “Drita” ka shkruajtur shumë artikuj të mirë pro librave tuaj. Apo jo?- vazhduan të flisnin gocat.
– Ashtu është,- u përgjigj ai.
Po më habisini vajza… Edhe gazetën „Drita“ e keni lexuar
dhe e lexoni!?
-Po,- thanë ato. -Ne lexojmë dhe mësojmë në “Bibliotekën Kombëtare” gati çdo ditë. S’jemi thjesht intrumentiste. Jemi dhe dashamirëse të poezisë dhe të prozës. Lexojmë thuajse çdo botim që ka dalë dhe del. Lexojmë romane të huaja ma shumë, por edhe të shkrimtarëve tanë, veçse janë shumë të dobët edhe me imitim rus,- shtuan ato.
-Bravo!- u habit gazetari. -Më habitët. Muzikante që lexojnë kaq shumë s’kisha parë ndonjëherë për nderë!- tha ky. – Po ja që na gjete ne,- thanë të dyja njëzëri.
-Do të bësh një shkrim për ne te gazeta jote? -Te gazeta ime jo, se s’ka kronika të tilla, por koncertin që keni bërë më thoni përmbajtjen dhe do ta botoj te kronikat kulturore, dhe pastaj do t´ju bëj një portret te gazeta “Drita”. – Vërtet?!- thanë ato?-Apo bën shaka treni? S’ke me ça e shtyn kohën.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Kujdes vajza, unë rrallë bëj shaka. Dhe sidomos me dy muzikante shumë të bukura. E sidomos, me këtë simotrën time që me ngjaka shumë,- iu kthye Donikës. -Po,- tha Moza,
-ngjasoni shumë. Jeni gja fis dhe s´e dini? -haha qeshi ajo. -Jo, s’ka mundësi,- tha Ardjani,- por në përgjithësi ne verioret ngjajmë me njëri-tjetrin, sepse në thelb jemi e njëjta racë. Kemi doke dhe zakone të njëjta e shumë gjëra të tjera… Ato s’folën, por iu nënshtruan pohimit të kolegut të sediljes përballë, dmth gazetarit të veriut.
-Po shkoni në Tiranë, për të dorëzuar ndonjë shkrim apo jo?- i tha Dona.
-Po, çdo javë çoj shkrimet në qendër dhe marr udhëzimet për shkrimet e tjera. -Edhe shkrimet kritike ti i ban?- thanëato njëherazi.
-Po, ne jemi si tip gazetë-revistë humoristike që ironizojmë burokracitë e vogla deri te një drejtor ndërmarrje dhe kaq. Më larg s’na lejojnë, se po të ishte për mua deri në Byro Politike do të kritikoja. Do tí demaskoja këta plehëra dhe hajdutë të pashpirtë.
-Qenke për burg dmth,- i thanë ato duke qeshur. -Pse për burg moj shoqe? -iu përgjigj ky. – A s’është realiteti ky që po them? Ato s’folën, por pranuan në heshtje tregimin e tij, duke e lënë shakanë që e thanë në fillim.
-Këtu ka rrezik për zi urie moj shoqe. Shkoni në fshatra dhe shikoni mjerimin tipik komunist: “Bar hamë dhe parimet s´i shkelim“!- thanë të tre, thuajse njësoj me një zë.
-Hajde shoqe, se u bamë tre sot kundër qeverisë: Poshtë
qeveria!- tha Dona,- se na çmendët. -Hahaha,- qeshën të tre.
-S’ka ma poshtë që ka ra,-tha Moza.
Rrezikojmë bukën e gojës, pimë çaj përditë dhe marmalatë në konvikt.
-Hala ka marmalatë,- tha Ardjani, -po ore, njësoj është. S’ka ndryshuar asgjë vëlla,- thanë ato. Vazhdon agonia, ndërsa u kutjuan dhe e pyetën:
– Po ju çfarë keni mbaruar? -Ama, trego drejt këtë herë, se u bamë grup apo jo? Treni vazhdonte ecjen mbi shinat e hekurta, të cilat dukej që do quheshin shinat e dashurisë së re. Ardjani heshti pak dhe pasi i pa në sy tha:

Flamur BUÇPAPAJ

-Drejt do foli për zotin. Kam mbaruar Institutin Pedagogjik në
Shkodër, dega Histori -gjeografi. -Si?! S’keni mbaruar letërsi ju?!
-u habitën ato.
-Jo pra,- tha ky, – dhe atë ua di për nder se s’do më lejonin fare për me shku në shkollë të lartë. Ata e dinë që jam i biri i një kosovari antikomunist, i dinë të gjitha biografitë shoqe,- tha ky.
-Ka degë kuadri dhe organizatë partie. Pupupuu, të gjitha i dinë!
-Pavarësisht se je rritur në jetimore?!- thanë vajzat. – Po pra po. Ata dinë biografinë shtat breza e këtej. S’po me gjejnë mua! – Hahaha, qorrat!- shanë vajzat. -Si ishte Instiuti Shkodrës?- pyeti Dona. -Po ja,- tha ky, – japin mësim aty mësues ose pedagogë komunistë, ndërsa për dije, kuptohet… të nivelit të dytë. Pedagogë që vetëm lexonin dhe pyesnin për mësimet përmendsh. Asgjë tjetër.
Mund të them që ishte një organizatë partie, jo katedër historie,- qeshi ky.
-Sidomos ishte një qeros i Historisë së mesjetës. Një komunist tipik i pamëshirë, spiun sigurimi, veshi dhe syri i partisë. Kishte spiunuar dhe kolegët e tij duke i futur në burg. -Qenka i tmerrshëm,- thanë vjazat. -Si quhej?- pyetën ato. -Tanolo Saqellari,- më duket,- tha ky, -se ia kam harruar emrin. Tanolo Saqellari, ortodoks komunist,- tha Ardjani,- sepse komunizmi nga ortodoksët na erdhi. Rusët e poshtër na morën shpirtin. Fatekeqësia jonë janë ata dhe do të jenë, se komunizmi i ka i rrënjët e gjata shoqe. -Ja ku po ua them se do dhe njëqind vjet me e zhdukë këtë farë të keqe,- foli hapur gazetari më në fund. -Uaa!- thanë ato,- Ardjan, po na dëgjojnë faturinot dhe na denoncojnë.
-Po, lesh…- tha ky.- Varja, le të dëgjojnë. Ky regjim s´e ka të gjatë. E di dhe bufi! Ra muri i Berlinit! -E lëshoi Gorbaçovi,- thanë vajzat. Ndërsa ky yni, jo. Pisi!- shtuan ato. -Ky është si pedagogu i Historisë së mesjetës,- nënqeshi gazetari. -Ai e dinte që unë jam shkrimtar. Edhe që kam botuar libra që në vit të parë të shkollës së lartë. E dinte që s’do bëhesha kurrë mësues historie, asnjëherë, por ma shumë më spiunonte dhe më bënte padrejtësi. Ai më pat keqtrajtuar. Më ngeli se nuk i isha bindur atij dhe sigurimit për asgjë. Kur kishim provim, mbaj mend që në vit të

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dytë pata qëndruar tri ditë në biruca e Shkodrës. Në mes te natës më detyroi ai pis me dhanë provim. -Ça u ba- thanë gocat. -Hiç, pavarësisht që kisha marrë me shkrim notë të mirë. Ai s’m´u nda. Më detyroi me pytje banale t´i kundërvihem dhe ta shaj keq. Ata tipa janë mjeshtër të irritimit dhe të heqjes së trurit të viktimës së tyre. Mësime që i marrin nga sigurimi, medeomos. Vajzat nuk pritën, por pyetën:
-Çfarë note të vuri? – Normal, -tha ky,- nga tetë që e meritoja, më vuri dysh sepse i shkova sipas skenarit. Ai e dinte që unë jam gjaknxehtë. Më provokoi dhe e hëngra karremin, por ai s’ka ku shkon. Do ta zë se s’ban ndonjë ditë….
Lëre! -thanë vajzat,- Lëre atë cofëtinë. Vdes fill ai qelbësirë.
-Po po, -tha ky. -E kisha harruar, por ma kujtuat ju. -Ai më nënqeshte pas syve, ma thoshin shokët. Pyeste: Ku është ai gazetari i famshëm, -kur unë s’isha në leksion. Si s´e kam rraf s´e di, por s´e kam zanë kund natën vetëm, se do e kisha copëtuar.
-Hahaha,- qeshën ato. -Ma mirë vëlla, ke shpëtu nga kurthi i tij dhe sot je numër një në Shqipëri, shkrimtari ma i shitur, mund të themi me plot gojën. Dhe jo si këta që propagandon partia, si shkrimtarët më të mirë. -I kam lexuar,- tha Dona këta shkrimtarët e mëdhenj, tanët dmth. si na i servirin këta. Grupi i sigurimit të Komitetit Qendror,- shtoi Ardjani. -Po dhe …pyeti prapë ai,- si ju duken? -Kot fare,- tha Dona,- kopjojnë shkrimtarët socialistë Rus. Po t´i lexosh në rusisht, s’dihet cilët janë, këta apo ata. -Di rusisht ti Dona?- e pyeti gazetari. -Po, di shumë gjuhë: anglisht
,italisht shkëlqyer dhe rusisht mësoj në shkollë. -Bravo përzotin! Ma paske kaluar dhe mua,- tha Ardjani. -Unë veç anglisht dhe italisht di. Të dyja i kam mbrojtur me nota të mira. -Uaa, sa mirë!- thanë vajzat- Bravo! Po si student s’pake qenë djalë i mirë. -Jo!- tha ky.- Unë i di krejt lëndët e atij fakultetit, por jo që i doja. Dmth kam mësuar me kalu, jo me u ba mësues. E kuptoni? Aty më çuan dhe u detyrova ta mbaroj, por unë doja Gjuhë- Letërsi ose Gjuhë të Huaj etj….
E dini ju se në Shkodër krejt studentët me biografi të keqe i çonin. -Haha,- qeshën gocat. -Mos na e shaj Shkodrën! -Jo s´e shaj, por ky është realiteti. Unë isha me të gjitha dhjeta në

Flamur BUÇPAPAJ

gjimnaz.Të them të drejtën historinë askush s´e mësonte atje. Gjeografinë pak e lexonim. Ishim fokusuar në lëndët kryesore dhe këto na dukeshin si kalim kohe dhe zbavitje. Kam qenë ma i miri në fizikë dhe astronomi. Ju s’ju mbushet mendja, e di,- tha ai. – Jojojo,- thanë ato- Dakord, s’ka gjë, të besojmë- Kur të vijë koha do ta vërtetoj me fakte që s’po gënjej,- shtoi Ardjani me një pamje shumë serioze dhe siguri në vetvete.
Jo, të besojmë,- thanë gocat, të cilat ishin shumë të hutuara nga historia që tregonte shkrimatri ose gazetari i trenit tonë.
-Shiko,- thyen heshtjen ato,- ne s´e besojmë akoma, që ti kaq i famshëm e je ulur me ne. Si tek teksti i këngës sate e festivalit, kur vjen pranvera „Një tren për në Tiranë“ . Për pak ato heshtën, por pas një pauze të shkurtër ato thanë: Na pëlqen shumë ajo këngë që flet për dashurinë në një tren për në Tiranë.
Çdo ditë e këndojmë këngën tuaj.- Ju ka pëlqyer?- pyeti ky. Poo, shumë! Duket që ka dorë profesionisti brenda,- tha Dona. Pastaj vazhdoi e tha: Më habite more djalë, more gazetar shkrimtar. Si me qenë ti mësues historie! Hahaha, qesharake! Mendoje,- thanë vajzat- gjithë ky talent të përfundonte mësues fshati. Hahaha!- qeshën ato.
-E mos e shiko tashi,- tha ky. -Unë kam qenë student që s´u jam nënshtruar rregullave. Kam qenë shumë herë në polici. Bile dhe natën e provimit të gjeomorfologjisë kam qenë i ndaluar në rajonin policisë, Shkodër. Qesharake!- shtoi ky. -Llogarit pas qëndrimit në izolim tri ditë, të detyrojnë të shkosh në provim në orët e vona të natës. Ato hapën sytë. -Po kush ta bëri këtë?- thanë vajzat njëzëri.
-Epo ai pisi pedagog me siguri, sepse u zumë keq dhe, pavarësisht që kisha marrë notë shumë të mirë me shkrim, më vuri dysh në librezë. Akoma e kam ruajtur atë notë. Do e botoj ma vonë.
-Hahaha,- qeshën ato. -Të paska pasë shumë inat. -Ai ishte komunist dhe zbatonte rregullat strikt. Sulmonte ata që kishin shkelur ligjin e kohës, që nga flokët e gjata dhe të gjithë ata studentë që ndiqnin modën . Edhe kush e kundërshtonte, e hante keq. -Hehe!- nënqeshi Ardjani,- çfarë mode bënim ne ore… Ne pabuksa dhe të varfër, dhe pa mbështetje. Aq ma shumë unë që jam jetim. Çfarë mund t´i bëja unë regjimit?! Çfarë mode ndiqja

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

unë me pantallona doku dyqind lekësh! -Hahaha,- qeshën ato.
-Ti qenke kundër pushtetit vëlla gazetar! -Pak a shumë,- tha ky. Ky regjim duhet të bjerë, mjaft më! Po rrezikojmë krizë buke. Uli dorën poshtë nga mjekra në drejtim të xhepave dhe krujti pak kokën, rregulloi flokët e në fund tha:
-Shoh dyqanet, shoh varfërinë. Jemi ma keq se në Afrikë. A kuptoni ?…Dikush duhet të sakrifikojë në këtë rrugë, ama të tjerët shpëtojnë. -Po, e vërtetë,- thanë vajzat. – Është situatë shumë e rëndë… dhe ata që duhet t´ia nisin kësaj pune, jemi ne, studentët e Universitetit të Tiranës, të Shkodrës … – shtuan ato në përgjigje të fjalës së Ardjanit. -Po të isha prapë student,- tha Ardjani,- do t´ ia kisha nisur direkt demonstratës në qendër të Shkodrës, sepse e urrej këtë rend komunist që është vendosur tek ne. Ma shpifin me rezultate fiktive e të gënjeshtërta. Asgjë nuk prodhojmë dhe asgjë nuk hamë,- përfundoi Ardjani. Ai uli shikimin përtokë dhe pa sërish dyshemenë e trenit. Ashtu kaluan pesë minuta. Pastaj mori frymëzim dhe pa vajzat në sy. Edhe ato folën që të dyja përnjëherazi.
-Uaaa, qenke armik!- thanë me shaka të dyja vajzat. Donika ngriti kokën dhe pa Mozën në shenjë aprovimi. Çfarë armiku i bukur! Ky qenka shumë i bukur, i gjatë dhe shumë i zgjuar. Taman burrë!- thanë ato me shenja. Atyre të dyjave u pëlqeu gazetari, por Dona ia preu shkurt: Është imi!- bëri me shenjë Donika. -Po, dakord,- iu përgjigj me të njëjtën shenjë Moza. Dmth e gëzofsh! Hahaha,- qeshi ajo.
-Ç’keni?! -thaArdjani. -Pse qeshni?! -Jo, kot,- tha Moza. Ndërsa treni ecte me shpejtësi përmes fushave dhe kodrave të vogla të terrenit gëlqeror dhe sedimentar të ultësirës perëndimore, terren ky i formuar në kuaternar, si rezultat i diferencës së amplitudës së lëvizjeve diferencuese horizontale të tokës, iu kujtua leksioni i gjeomorfologjisë Ardjanit, sepse ky i dinte shumë mirë të gjitha mësimet, por pak shfaqej në këto lëndë, sepse synimi ishte thjesht ta mbarone si shkollë edhe të bëhej gazetar. Dhe …u bë gazetari ma i mirë në Shqipëri. Donte t´i takonte ata pedagogët që flisnin dikur pas shpine, dikur… dhe t’u thoshte: “Ja që u bëra ma i famshmi në Shqipëri! Edhe u bëra gazetar”

Flamur BUÇPAPAJ

Ndërkohë që ky po mendonte të kalurën, mendimet ia ndërpreu studentja përballë, vajza me violinë që s`ia ndante sytë atij. E shikonte drejt dhe pandërprerje.
-Shiko,- tha Dona,- ndërsa ngriti kokën dhe mori një si qëndrim drejt -Ti na pëlqen ne. U bamë shokë me shikim të parë,- foli ajo. -“Rasti- mbreti i zotit”, kot nuk thonë. Qenke dhe i bukur, gazetar! Kot, të të pyes: Ke të dashur apo je i martuar?
-Pse pyet?- tha ky dhe bëri me shenjë duke mbyllur syrin e majtë.
Mos vallë të interesova?!
-Hahaha,- qeshi ajo. – Pse jo more djalë?! Kush s’të don ty?! Krejt vajzat që të shikojnë. -Ahaha,- qeshi ky. -Prandaj jam beqar dhe s’kam të dashur. Edhe tundi kokën në shenjë pohimi. -Vërtet s`ke?! Foli me habi ajo.
-Jo pra, s’kam. S´i besoj kujt kollaj dhe e dyta s’jam kurrë në një vend, por duke ikur me shërbime, kudo që ka nevojë gazeta.
-Aaa!- shtoi Dona me habi. -Dmth qenke i lirë. Sa mirë! -E shikon
Moza?- iu drejtua asaj,- e zura më duket,- tha kjo si me shaka.
-Shakaja, gjysma e së vërtetës, violiniste!- tha ky. – Po po, ashtu është, por, por… dhe ti qenke shumë e bukur,- ia ktheu Ardjani dhe vazhdoi: “Si ka mundësi që i kemi të dy sytë blu?!”- shtoi prapë ky. -Vërtet ngjasojmë shumë Donikë,- i tha ky. -E pra, si vëlla e motër dukeni,- shtoi Moza shkodranja. -Mos o zot!- shtoi prapë ajo,- se mbeti Dona pa gja…! Ahaha,- qeshi ajo. -Jo ore, s’jemi gja,- tha Dona me seriozitet. Dhe e dyta, vajzë e mbarë, edhe në romane dashuritë e mëdha lindin gjatë rrugës në tren. Apo jo more shokë?! -iu drejtua të dyve ajo.
Si e shpjegon ti Moza?- vazhdoi ajo e mori një qëndrim duke u mbështetur në sediljen e trenit. -Njerëz që s´i njohim fare, takohemi në tren dhe papritur flasim çdo gjë për vete e për të tjerët. Hapemi fare, si para psikologut. Si me pas qenë shumë kohë bashkë e të njohur?!
-Si e shpjegon pra, se më duket ti re në dashuri,-i tha ajo në vesh Donës. -Mbylle moj budallaqe!- tha Dona,- se po të dëgjon gazetari, trape! -Hahaha,- qeshi prapë Moza dhe ndërroi temë. -Ju keni shkruar shumë për dashurinë Ardjan,- tha Moza,- dhe s’keni asnjë vjershë për partinë?!- nënqeshi ajo përsëri.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Kam pasur fat shoqe,- tha ky,- se lufta e këtyre e klasave, herë-herë e humb vigjilencën dhe ulet, kështu që botova librin e pare, pa shkuar akoma në shkollë të lartë. Zura dhe vend të parë në Republikë, në konkursin e revistës “Nëntori”, dhe kjo më hapi rrugë si me thanë për të shkuar në shkollë të lartë, pavarësisht biografisë. Shans!- tha ky, ndërsa uli vështrimin poshtë në dysheme. Këtë e kishte ves që ta bënte gjithmonë, si për të marrë një mendim ndihmës… Por që të gjithë e dinë që jam me biografi të keqe dhe, prandaj më sollën në “Institutin Pedagogjik”, sepse unë mbarova me të gjitha dhjeta gjimnazin. Jam ma i miri në fizikë dhe në astronomi. Pra, pas gjuhë-letërsisë, dua ma shumë astro-fizikën. -Ahahaaa,- qeshën ato. -Vërtetë!?- Po, thamë pra s´do të rrej ma gja tjetër sot. U bamë bashkë sot. E me ju fola hapur. S`e di si më ndodhi sot, por më zbërthyet si kurrë ma parë,- shtoi ky, ndërsa komçoi pullën e këmishës afër gjoksit dhe mori pamje serioze. Por të kesh një bukuri të tillë si ju afër dhe të mos flasësh, është e pamundur për zotin!- tha ky. -Vërtet?
-thanë të dyja njëzëri. -Po po vallai, sidomos kjo Dona qenka për kopertinë reviste,- nënqeshi ky. Vërtet!?- thanë ato. E si do ta titulloje kopertinën?- tha Moza me një fill të dukshëm ironie. Ky, pasi mendoi pak, tha: Po ja,“Vajza me violinë, Zonja Donika”, -iu përgjigj ky të dyjave.
-Vërtet?- thanë ato. -Po po,- shtoi ky,- shumë e bukur shoqja jote. Është dhe talente,- ndërpreu Moza. -Ajo kompozon bukur, i kemi çuar këngët e saj në Festival, por s’na i pranuan se s’kemi mik. -Ou! Qenke kompozitore ti zonjusha Donikë!!! – iu drejtua, duke e parë drejt në sy. Dona e pa me habi Ardjanin dhe iu përgjigj:
-Po po. Jam dhe poete,- tha kjo,- por ama, askush s’mi ka pranuar kompozimet e mia kurrë, asnjëherë! -Ashtu?! -u bë serioz Ardjani. -Mirë, unë do shkruaj tekstin në këtë festival dhe ti muzikën, dhe shikoje e pranojnë apo jo?!
Ajo hapi sytë aq shumë saqë iu duk ëndërr, ëndërr treni, por pastaj lëkundi kokën dhe pa që ishte duke udhëtuar vërtet, edhe që para kish shkrimtarin ma të dëgjuar të kohës, dhe… se kishte rënë në dashuri më të, dhe, se përveç t´tjerash, ishte shumë i bukur dhe verior. Edhe ky poo. -Aq ma mirë për mua!- tha kjo.

Flamur BUÇPAPAJ

-Qenka kosovar. A thua ma solli zoti mua?! Si në përralla! Ose siç më kanë thanë në fall,-tha kjo me vete. -Shohim… Më duket se po,- iu përgjigj vetes ajo.
Ç’ke?- tha Moza. -Të zuri më duket. -Hahaha,- qeshi kjo. S’kam pi gja joo. Shkodranja e kuptoi që shoqja ka rënë në dashuri dhe doli pak jashtë kabine, duke i lënë vetëm ata të dy.
-Ku po ik?- tha Ardjani.
-Ja, jashtë në korridor, të shikoj peizazhin nga kjo anë,- iu përgjigj Moza. – Ëë, mirë vajzë e mbarë,- tha ky dhe e kuptoi që ajo po i le vetëm qëllimisht. Dona i tha: -Vërtet e kam, bëjmë një bashkëpunim bashkë për festival. E dyta, njihemi mirë bashkë, sepse vërtet s’më ka ndodhur kurrë që të afrohem me një njeri kështu si me ty… Mos jemi vëlla e motër,- shtoi kjo,- sepse ngjajmë shumë. -Ku i dihet,- tha Ardjani me ironi. -Baba im ka parë nënën tënde të bukur dhe fap….- Ahaha!- qeshi ajo. -Vërtet nëna ka mbetur e ve që kur kam lindur unë, se vdiq babai dhe ikëm nga Shkodra, që nga ajo kohë e u vendosëm në Tiranë, kështu që babi yt mbase e ka njohur nënën time, por ajo ka qenë e dashuruar me babin tim. Vetëm po e ka njohur para babit tim,- qeshi ajo. Pastaj, iu përgjigj ironisë:
-Mbase ore janë njohur më përpara, ku i dihet kësaj pune!
-Nëna ka qëndruar shumë vite në Shkodër dhe s´i dihet,- ia ktheu edhe ajo me po aq ironi. -Ahaha,- qeshën të dy. -Ishalla s’është lidhje gjaku kjo! Po jo ore,- tha Ardjani,- i lëmë këto. Ata heshtën për pak momente, ndërsa në sfond, si për çudi dëgjohej kënga e vëllait që dashuroi motrën pa e ditur që e kish motër dhe vajza që mallkonte të ëmën se si e la të dashurojë vëllanë e saj dhe nuk i tregoi. Këngës ia kishte ngritur tonin faturinoja dhe me magnetofonin e vogël sillej nëpër korridoret e kabinave, duke parë me vërejtje çdo gjë.
Ata të dy pushuan për një çast, pastaj shtuan? -Ironike është kjo jetë, por ne s’ka pse na ndodh një ironi e tillë fati. -Aha,- qeshën të dy. -S’mund të ndodhë jo! Edhe përplasen duart me “çak” si për të thënë: “Jo dhe jo!”. Pastaj, Ardjani shtoi:
-Unë kam lindur në jetimore, siç ua thashë dhe në fillim. Babi im, thonë që është Kosovar, d.m.th., me biografi të keqe,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

antikomunist… dhe nëna, nga Shkodra. Por, në maternitet, më ka sjellë një grua me ngjyrë, e quajtur Jasemin. Ajo më kishte ushqyer me gji një vit dhe, kur ka parë që s’më mbante dot, më ka dorëzuar në jetimore. Kaq di unë. Por do shkoj dhe ta gjej origjinën. Nënën time të vertetë dhe do të sqaroj çdo gjë, se unë jam rritur si fëmijë i partisë. Kupton? Jam njeriu i ri, zonjushë.
-Ahaha,- qeshën të dy. -Si kujtohen komunistët me thënë njeriu i ri,- u tallën ato.
– Ç’keni që qeshni?- tha Moza, e cila erdhi dhe u ul në vendin e saj. -Hë, mbaruat punë? U lidhët bashkë apo jo? Çfarë lidhjeje po thua?!- thanë të dy me habi.- Leni pordhët. Ju gati sa s´po putheni bashkë, por edhe po e shqyeni njëri-tjetrin me sy. Hajt për hajër pra!- shtoi Moza. -Unë, i nderuar shkrimtar, ta jap për nuse shoqen time Donika, yllin e botës. Unazat i blini ma vonë dhe me kaq mbaroi. Ata u shkrinë se qeshuri.
-U krye pra,- shtuan të dy dhe nuk e refuzuan shakanë e Mo zës.
– Po ne sa u njohëm,- tha Ardjani.- Direkt në martesë.
-Po,- tha Moza. -Zoti është i madh. Po të mos ishte ai, njerëzit e këqinj do t´i shfarosnin njerëzit e mirë dhe s’do kishte asgjë të mirë në këtë botë. As rend, as qetësi, as dashuri dhe besim tek krijuesi. Zoti,- shtoi Moza,- krijoi frymën, shpirtin dhe trupin tonë. Të gjitha bashkë janë mbledhur vetëm për ne. Të na japin jetën pra. Ju s´e dini se trinia është trupi, shpirti dhe fryma e shenjtë. Ardjani hapi sytë. -Ti qenke për te Kisha e Laçit moj zonjushë. Me gjithë këto njohuri që paske, kot s´e hap një qendër bamirësie. Ardjani çoi kokën lart dhe e pa në sy Mozën e për ta ironizuar pak më shumë e shoqëroi fjalën me një buzëqeshje.
-Ndodh,- tha ajo,- që në një bisedë si kjo e jona në tren, të dalin në pah shumë gjëra të reja për një gazetar, dhe të gjinden njerëz që të tjerët s´i njohin publikisht, por ama janë shumë të zgjuar.

-Ti më habit. Qenke filozofe! Pse ke shkuar në „Institutin e Arteve“ kot?! Të kishe shkuar për filozofi ose ku ta di unë!- përfundoi fjalën ai i habitur me njohuritë e saj. -Sepse „Instituti i Arteve“ është i vetmi ku ka më pak ideologji komuniste brenda,-

Flamur BUÇPAPAJ

iu përgjigj kjo. -Kudo, fakultetet e tjera janë të mbushura me ideologji komuniste. Na e shpifën jetën këta vëlla! Nuk mund të vazhdohet kështu ma!
-Po!- tha Ardjani.- Kam, shpresë se do bjerë takimi Regan -Gorbacov. I ka dhënë fund epokës komuniste. Mbajeni mend këtë. Jemi apo nuk jemi bashkë. A do të ndodhë kjo që thashë, apo jo. Ato hapën sytë.
– Vërtet?- thane ato.- Po ore po. Ka mbaru komunizmi …Por komunistat do mbretërojnë gjatë. S’do e lënë këtë vend të qetë kurrë! Mos harroni çfarë ju thashë, se nuk ua them ma. Ato hapën sytë si në një leksion dhe s‘folën, veç pas pak shtuan: -Të lutemi Ardjan, mos fol me zë të lartë! Se mos na spiunojnë këta të paudhët!
-Varja,- tha ky. -S’kam ma frikë. Gjynah që s’jam ma student, se do t´më kishin njohur këta. Po s`e kisha djegur komunizmin e këtyre bashkë me statujat e tyre të vdekura: Lenin -Stalin -Enver.
-Qenka kulak,- nënqeshën këto, të bindura përfundimisht se s’është provakator.
-Po edhe jam kulak,- shtoi ky. – Ose mbase kam qenë, por jam nacionalist! Këtë e di mirë. E dua Shqipërinë në Evropë dhe si gjithë Evropa! E dua Kosovën, Çamërinë dhe çdo pjesë të Shqipërisë natyrale! Ky komunisti ynë asgjë nuk bëri, veç na shtypi ne. Ushtrinë e përdori për paradë dhe për vete, për t´na frikësuar ne, dhe jo për çlirim të tokave shqiptare. -Po Nato?- thanë ato. – Do të ndërhynte Nato dhe do të na pushtonte?!- shtuan ato si të hutuara. -Po të hapnim konflikt?!- Joo s’është e vërtetë!- tha ky. -Ata do na kishin çliruar dhe jo pushtuar. Oo vajza! E di, i keni nga ideologjia komuniste këto frikëra, pör NATO e urren komunizmin, BRSS… etj. Ajo është ëndrra jonë: „Të jemi atje bashkë me të një ditë!“ -Dakord!- thanë ato të habitura përsëri për fjalët e bashkudhëtarit të tyre. -Po si do të ndodhë?! A ka gjasa të pëmbysen këta?! -thanë vajzat.
Do përmbyset kjo klikë gangsterësh dhe grupesh kriminale komuniste,- tha ky,- dhe do shkojmë një ditë në NATO. Mbajeni mend vajza,- mbaroi ky fjalimin -Përzotin ti duhet të japësh leksion te ne,- qeshën ato.- Jo me të vertetë na habite. Na dhe njohuri që s´i dinim…. Ato panë njëra-tjetrën dhe u bindën se ky

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

njeri nuk është spiun, por dijetar që e do lirinë, ndaj po e shikonin me shumë habi. Ai e kuptoi dhe tha:
-S’keni si i dini. S’keni ku i mësoni, përveç se të shikoni TV -të e huaja dhe vërtetojeni çfarë them unë. -Po po vërtet,- thanë ato si të shushatura e të trembura nga leksioni i guximtë i Ardjanit, shokut të tyre të ri. Po të mos ishte shkrimtar kaq i dëgjuar edhe kaq bindës në fjalët e tij, çdokush do e kishte marrë për provokator, por të dyja ranë dakord me përfundimin se ai është njeri i pastër. Vështruan njëra-tjetrën dhe me një pohim të pashpallur i besuan me zemër atij dhe e hoqën idenë që ky është spiun sigurimi.
Treni vetëm ecte mbi shina me shpejtësi. Parimi i relativitetit ishte më real se gjithmonë. Koha që po kalonin së bashku me gazetarin dukej që po ikte si pa u ndjerë. Ato i thanë që banojnë te “Godina Njëmbëdhjetë” në“Qytet Studenti”. Ato ia treguan edhe ia përshkruan gjithë rrugën dhe adresën e tyre. Ia treguan me hollësi dhe kohën kur janë në institut, kur mbarojnë mësimin etj
Moza ishte konviktore, ndërsa Dona vinte çdo ditë te ajo dhe studionin bashkë.
Dyshja ma simpatike e shkollës së lartë dhe e bulevardit
„Dëshmorët e Kombit“, aq simpatike saqë dhe regjsorët më të njohur i kishin ftuar për role në filma, por këto duan vetëm të mbarojnë studimet dhe pastaj të fillojnë karrierën, sidomos në fushën e muzikës. Vajzat me violinë quheshin kudo dhe Donika quhej misi i “Institutit të Arteve”, studentja më e talentuar ndër vite që ka patur kjo akedemi,- i shpjegoi Moza Ardjanit për shoqen e vet.
Dashuritë e mëdha lindin me njerëz që s´i njohim, me njerëz me zemër të madhe që janë kundër regjimeve shtypëse dhe mashtruese, kundër shteteve që sundohen nga diktatorë e që kanë shtypur popullin e vet dhe që tashi, kanë fund të shpejtë. Pra dashuritë e mëdha i falë zoti! I bekon qielli dhe Zoti nëpërmjet dy krijesave mashkull -femër e i vë në jetë ato. Fryma e qiellit të shenjtë është dashuria. Filozofia e dashurisë është jeta që vazhdon nga brezi në brez. Të gjithë lindin nga dashuria. Nga dashuria ripërtërihet jeta,- përfundoi mendimin Ardjani, sepse

Flamur BUÇPAPAJ

kjo teori dashurie i vërteton të gjitha teoritë filozofike të jetës në vazhdimësi. Të gjitha kanë lindur nga dashuria! Edhe bota, edhe galaktikat edhe të gjitha! Por tani, nga teoria që ai ka lexuar apo mësuar, po e provon vetë këtë. Ai ka rënë në dashuri pra me një vajzë që e njohu në tren dhe se ngjasonte shumë me të, si nga sytë, hunda, gjatësia e trupit, ngjyra e lëkurës së bardhë dhe pak esmere, i kishin të dy njësoj të gjitha këto. Kjo vajzë ua kalon artisteve të mëdha të revistave botërore!- tha ky. -Si mund të mos e dashuroj këtë?! Njeri i kompletuar, me moral edhe me bukuri të rallë, me shkollë të lartë po. Dhe gjysmë veriore po!- qeshi ai pak me teorinë nacionaliste: “Merre gruan nga fshati yt!” Mirë e kanë pasur shpikësit e kësaj teorie!- qeshi ai. -D.m.th. martohu me atë që njeh mirë, se ndryshe vjen ndarja dhe divorci. Pra, kur përqafon dashurinë, ajo është ëndërr, lojë,- Iu kujtua kënga kosovare „Lumturi dhe pakëz drojë“, -iu përgjigj po vetë ritmit të këngës së kënduar vite më parë.
-Pfff! Rashë dhe unë në dashuri më në fund!- tha ky dhe ngriti kokën nga dremitja e mendimeve, por jo e syve. Çfarë e kishte përshkruar gjatë udhëtimit në këtë tren me këto dy vajza muzikante, të cilat kanë disa minuta që mendojnë dhe nuk flasin fare. Mbase kanë frikë që do i spiunoj,- tha me vete ky dhe e ndeju të rëndësishme edhe një herë t´ua shpjegojë, se ai është vertet kundër regjimit dhe se ato janë shoqet e tij më të mira që zoti ia kishte sjellë si dhuratë. -Paska zot!- tha ky. -Pse?- thanë ato,- tani e mësove?! -Po po,- tha ky,- Zoti është ai që ju solli ju në tren. Ekzistoka pra. Ai është shkaku që ju njoha unë. Vërtet e ke?!- tha Donika, shumë e habitur me fjalët e tij, saqë hapi pak ma shumë sytë. Po, vërtet, o bjondinë, o yll bote!- shtoi Ardjani, duke buzëqeshur. Pastaj tha: Jo, nuk e them me shaka, nuk bëj shaka, dakord! Por është e vërtetë, çdo fjalë që thashë është serioze,-mbaroi së foluri ky. Ajo hapi sytë nga fjala yll dhe s´i besoi vetes që po flet me të vërtetë me këtë shkrimtar të madh e që u njohën në këtë tren.
-Shiko Ardjan!- ia ktheu kjo.- Edhe unë të pëlqej ty, je shumë i bukur!- përfundoi Donika fjalën, si me iu përgjigj replikës. Po pastaj,- vazhdoi ajo,- ku ka ndonjë femër që s’të pëlqen ty o

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË
shkrimtar i bukur,- mbaroi fjalën Donika me shumë etuziazëm. Efekti domino i lidhjes reciproke dha rezultat. E pastaj, ky për ta zbutur disi situatën tha si me shaka: “S’jam aq i bukur zonjush, por kam zemër të mirë dhe jam njeri i sinqertë!”- përfundoi fjalën ai. Pastaj shtoi prapë fjalë të tjera duke iu drejtuar në fytyrë:
E ke parë veten në pasqyrë sa e bukur je Donika apo Dona? Si të duash ti të them. -Dona!- tha kjo.- Ee Dona. Pra jeni shumë e bukur dhe do të vij t´ju takoj sa herë që jam në Tiranë, nëse më pranoni.
-Uaaa, sa bukur!- thanë ato. -Mbaje fjalën shkrimtar!- thanë të dyja përnjëherë. Po ore,- tha ky,- s’ka shqiptar Kosove që s´e mban fjalën. Do e shikoni që po dhe që s´e lë këtë vajzën e bukur vetëm dhe pa e takuar. Edhe sikur lufta të jetë në kufirin me Serbinë, do e kaloj atë kufij e do vij sikur e gjithë ushtria serbe të jetë aty, s´e kam problem, do t´i kaloj edhe do vij,- përsëriti ky.
-Ishalla,- thanë ato,- e mban fjalën! Nëse zoti më jep frymë, më len në këtë trup dhe në këtë jetë,- tha ky,- po, do të vij! -Patjetër që do t´jetosh,- thanë ato. -Do zoti dhe për ne të jesh mirë!- iu lutën qiellit ato. Në sfond lindi edhe po endet një dashuri e re dhe shumë qiellore. Qielli gjithmonë dërgon në tokë shenja jete dhe mirësjelljeje, por dhe shembuj nga zoti që njerëzit të duhen mes tyre.
Treni po ecte më ngadalë, si duket po i vinte fundi udhëtimit plot leksione dhe urrejte për partinë dhe dashuri për njëri-tjetrin. Filozofia e këtij udhtimi qëndron te psikika e personazheve, të druajtur nga sigurimi, të zhgënjyer nga jeta dhe varfëria e nga kontrolli i rreptë komunist. Truri i tyre është mbushur me ideologji fallso, e cila është në kundërshtim me subkoshiencën e tyre që e njeh mirë realitetin. Ato e mësojnë përmendsh se jeta këtu është një realitet i frikshëm dhe i pashpresë. Ato e dinë përmendsh, si një formulë në lëndën e fizikës, frikën nga sigurimi dhe dënimin në burgjet politike, kështu që ata duan të jenë larg, sa më larg nga kjo tokë e pisët staliniste; duan të rrëzojnë qeverinë; s’duan të jetojnë më në izolim dhe varfëri. Qielli është vendi i tyre dhe i shpirtit të tyre. Ato duan të ikin jo vetëm larg, por dhe lart si dy zogj, të cilët kalojnë kontinente për të gjetur vendin që u përket, atë vend ku ka diell dhe pranverë. Ato duan të fluturojnë se fluturimi të sjell liri e liria i sjell të gjitha gëzimet. Ata duan të fluturojnë në perëndim e të jenë së bashku

Flamur BUÇPAPAJ
me diellin, ku sa më lart ngrihesh nga toka, ma i sigurtë je. Atje ku të mbarojë koha dhe graviteti e vrimat e zeza të përthithin çdo kriminel dhe diktator. Të bëhet një seleksionim natyror, ku e mira të fitojë mbi të keqen; ta shkatërrojë edhe këtë vend të vogël që të çan trapin!- përfundoi imagjinatën e tij Ardjani. Ta -Le ta përpijë dhe këtë vendin tonë që na ka bërë skllevër të ideologjisë orotodokse, sllave dhe masonike. Udhëheqësit tanë gjithmonë na kanë bërë skllevër të disa njerëzve të sëmurë si Marksi, mafia dhe sigurimi me shokë, por s’kemi ku të shkojmë. S’kemi ku jetojmë tjetër! Kështu na ra hise të jetojmë mes vuajtjesh,- përfunduan mendimin ato.
Edhe udhëtimi i tyre me tren mbaroi si pa u ndjerë. Tashi, duhet të ndahemi, por… shikoni!- tha ky. -Ky është numri i punës në gazetë, ndërsa ky tjetri i godinës ose shtëpisë ku unë fle gjumë në Shkodër. Më telefononi kur të doni! Ato hapën sytë, i morën numrat dhe ngadalë i futën në çantën e tyre.
-Po ju, keni numër telefoni?- tha ky. – Te konvikti po,- thanë ato. -Është numri i centralit telefonik të akademisë. I bie këtij dhe na kërkon ne. E njëjta gjë dhe në konvikt. Ata shkëmbyen numrat me njëri-tjetrin dhe, për të qenë të sigurt fare, i përsëritën prapë, duke i shkruar në një copë letër të bardhë për t´i mbajtur mend në mënyrë të sigurtë numrat e tij e të mos i harronin më kurrë. Mbase do e mbanin mend gjithë jetës këtë takim në tren, i cili u solli dashurinë dhe bashkëshortin e Donikës, Vajzës me violinë. Gjithmonë fati dhe vdekja janë pranë lekurës së njerëzve, si hije që i përndjekin gjithë jetën e tyre e që bashkëjetojnë me ta. Fati dhe dashuria janë një. Fatin duhet ta kërkosh. Njeriu që rri në hije, nuk lëshon hije. Njeriu duhet ta kërkojë fatin dhe ta bëjë vetë atë, të jetojë me të, ashtu si graviteti, forca e rëndesës dhe relativiteti e rrotullimi i tokës rreth diellit, të cilët janë bashkë deri në fund, deri në apokalips. Të gjitha teoritë bashkohen në përfundimin, se zoti sjell fatin dhe dashurinë. Ti njeri, kërkoji ato!
S’ka më teori boshe të mosekzistencës së fatit dhe dashurisë së vërtetë deri në vdekje. Ato janë bashkë gjithmonë, deri në fund! – Ardjani ua bëri me dorë i përqafoi të dyja dhe tha:
-Ma mirë t´i kemi të shkruar numrat, se fatin e shkruajmë ne. Mjafton të kemi mendimin njësoj. Hahaha,- qeshi ky. – Mirë,-

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

thanë ato dhe miratuan fjalën e tij me tundje koke. -Ma mirë do bëhet ,- tha Ardjani që dakordësoi me mendimin e tyre përmes mimikës së tij. Të gjitha mendimet e tyre sot përmblidhen në teorinë e dashurisë me shikim të parë, të cilën fati ose zoti e solli në tren. -Shiko, po afrohet fundi i udhëtimit dhe vërtet doja të zgjaste shumë ky udhëtim, por ja që po mbaron,- tha ky. -Koha shkon. Asgjë s’është si ma parë. Lëvizja është e pandalshme. Çdo ditë lindin tërheqje mes gjallesave dhe planeteve. Gjithçka lind nga fillimi, si dielli që lind çdo ditë e perëndon në darkë. Si treni që mbaroi rrugën, ashtu edhe komunizmi do të mbarojë. Ciao! Ju dua!- mbaroi ky fjalën.
Sa keq që mbaroi dita kaq shpejt! S’ka diell! S´ka jetë! Jeta është një hije që mbaron shpejt. S’ka hije që të ndjekë vetveten. Ka veç hënë me forcën e saj tërheqëse mbi dete e kudo në tokë. Gjithçka është e përkohshme. Vetëm për vdekje të ndryshme ka kohë të ndryshme.
Ardjani i kryqëzoi mendimet filozofike me personazhet e reja që njohu në tren. Ishte i dashuruar kokë e këmbë , po aq shumë ishte i emocionuar dhe trupi po dridhej nga ndjenja për Donën. Ama, s’ia tha hapur që e do, por u duk hapur dashuria e ndërsjellë. Dhe një ekucion i tillë s’ka nevojë për vërtetim. Të dyja të panjohurat u barazuan në fund baras me një. -Por, ah, ta hajë dreqi ta hajë!- tha ky me vete,- Si nuk fola hapur! Por pak a shumë ia thashë apo jo?! – pyeti veten si i zënë në faj ky.
Varet çfarë ka kuptuar nga komplimentet e mia?- tha ky me vete. – Vrite zot, kur dua dhe unë të kem të dashur! Pupupu!- ironizoi veten ky. -Ama për luftë, zënka dhe filozofi jam njësh…! Njësh?! -Lesh je, lesh!- tha me vete ky. Pastaj vazhdoi mendimin me vete: Bëhu trim dhe kërkoi takim vajzës, se ajo të do! Duket hapur dashuria e saj. Ajo, thuajse e tha hapur mendimin e saj për mua. Që më do dmth?! Edhe unë dua. E dua shumë…!- shtoi ky. -Si do ia bëj pa këtë vajzë, nëse më ik nga duart?!-Pupupupu! Larg qoftë! Ec merru me mua të varfërin pastaj! Do të qaj gjithë jetën,- përfundoi mendimin me veten ky, ndërkohë që iu kujtua që duhet të ndahej. Mblodhi veten dhe tha:
-Atëherë, po i vjen fundi udhëtimit! –

Flamur BUÇPAPAJ

Po!- thanë të dyja palët. E pohuan dhe vajzat me violinë të njëjtin
mendim.
– Po, -tha ky ,- dhe s´e ndjemë fare rrugën. A t´ju ndihmoj me veglat muzikore? – shtoi përsëri. Më duken të rënda dhe me zor i mbani. -A i mbani dot?!
-I mbajmë ore,- thanë ato. -Na ndihmo sa të dalim, se ka shumë njerëz dhe shtyhen si kopetë që dalin nga vatha. -Po, vërtet,- qeshën të tre. -Po po, është e vërtetë,- tha Ardjani.
-Dalim bashkë njëherë dhe pastaj secili në rrugë të vet. Pastaj,
ciao!- shtoi prapë ky.
-Pse në rrugë të vet secili ?- tha Dona. -S’do shifemi ma?
-Kush tha që s’do shifemi ma?! Thashë se unë kam redaksinë afër Stacionit të Trenit, pas “Zërit të Popullit” dhe s’na bie të bëjmë bashkë shumë rrugë. Kuptoni? Do shihemi,- foli përsëri ky. -Do shihemi sa do ju dalë për hundësh. -Hahaha,- qeshën gocat. -Atë duam ne, të na dalësh nga hundët more djalë! Hajde, ti veç hajde dhe ne s’kemi asnjë ankim për vështirësitë në punë,- shtoi Dona.
Treni ndaloi në stacion. Ky tren mbart mijëra dashuri,- tha me vete Ardjani. -Mbart dhe vuajtje, dhe varfëri; mbart akuza kundër regjimit; mbart dhe sigurimsa që shqyejnë këdo që ka mendim ndryshe. Sa keq që mbaroi udhëtimi në këtë tren që është fati im!- mendoi Ardjani. S’ka pse të ketë kaq shumë njerëz të këqinj! Apo harrova shumica njerëzve janë të këqinj. Janë si piranjat që hanë mishin e njëri -tjetrit. Vëllezër ujqër! Zot ruaji këto dy vajza, sidomos Donën! -Hahaha,- qeshi ky. -Edhe unë veç për vete mendoj. Jam pak egoist më duket, por do më kalojë. Asnjehërë s’kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për ty, o zoti im!- edhe qeshi pak me veten.
-Ç’ke?!- thanë vajzat. -Hiç, po mendoj çfarë njerëzish kishte
ky tren. Sa të mirë dhe sa të këqinj. Po bëja bilancin, si i thonë.
-Varja loçke,- tha Dona me dialekt kosovar -Ne jemi disa pika uji në oqeanin e madh që ka krijuar zoti dhe them se ka bërë mirë që na ka bërë të vdekshëm, se jemi shumë të poshtër. Ia kalojmë çdo kafshe mishngrënëse. Për zotin jemi të pamëshirshëm. Servilë e të pafytyrë! Taman makiavelist,- shtoi ajo. -Mjeti justifikon

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

qëllimin. A e keni lexuar Makiavelin?- pyeti Ardjani me habi.
-Po,- thanë ato,- por edhe disa shprehje na i kanë mësuar në marksizëm, pra kundër tij e gjithë filozofëve të shekujve të kaluar. Këtu te ne gjithçka është kokëposhtë dhe e interpretuar nën ideologjinë komuniste dhe mësimet e partisë. Gjithë këto njerëz vetëm hanë bukë dhe rrinë të shtypur, se s’kanë zhvillim as kulturor, as shkencor. Ama, të gjithë kanë në duar votën e tyre që ua japin këtyre plehërave, d.m.th. shkurt mendimi pak ndahen nga kafshët.
-Taman,- qeshën të tre. -Të fëlliqur jemi , prandaj duhet seleksionim. Jo çdokush të lind dhe të ndotë shoqërinë me krijesa të ndyra. Ja, përshembull këta të gjithë janë komunistë dhe s’duan t´ia dinë për ne, që duam liri, barazi dhe zhvillim. Këta janë shumicë dhe kanë të njëjtën vlerë me votën tonë, kundër apo pro. A kupto pse flas kështu? – Po po, vërtet,- thanë vajzat, – vend i qelbur me njerëz të qelbur, me spiunë dhe palaço,- shtuan me mllef ato.
Duam vetë ne që të jetojmë kështu, sepse po të ngrihemi, do vritemi dhjetë mijë veta, por të tjerët do të fitojnë lirinë. Siç the dhe ti Ardjan,- shtuan ato. -Po të ngrihemi të gjithë e mos të na mashtrojë heshtja e atij që i është bërë padrejtësi thotë zoti. Se po u ngritëm të gjithë jetë a vdekje, ndërhyn NATO direkt. E pshurr ushtrinë e këtyre. Për shtatë minuta i thyen NATO këta!- tha Ardjani plot zëmërim. Shtatë minuta?!- thanë vajzat. -Po po, më pak bile,- tha ky.
-Ishalla!- thanë vajzat.- Fjala jote, në vesh të perëndisë! Edhe vjen ajo ditë!- folën të dyja njëzëri.
-Që do ndodhë përmbysja, do ndodhë, jam i sigurtë!- tha ky. -Por më çmend ideja pse po vonon dhe e lëmë këtë njeri të poshtër në pushtet. Gjoja demokrat, por është buçe, dyftyrësh. Ai, nën petkun e liberalit vret njerëz në kufi, internon dhe sakaton çdokënd që del hapur kundër sistemit të tij primitiv e njëpartiak. Partia në komandë dhe populli që hanë bar!- Qesharake kjo! Si e ka lënë Amerika këtë pushtet s´e di. Këta përëndimorët nganjëherë sakrifikojnë demokracinë për hir të stabilitetit. Po këta s´i pranon kurrë Amerika ore! As Evropa s’ka për t´i pranuar

Flamur BUÇPAPAJ

këta. Ajo ka faj, por,- shtoi ai,- tani do e rregullojnë fajin e tyre shekullor. S’kanë si e pranojnë një Kore komuniste në zemër të Evropës. Është çështje kohe dhe do i shembë këta pleq rrugaçë. Evropa s´i do socialistët. Edhe kurrë s’do i pranojë në gjirin e vet. Çdo ditë që këta jetojnë dhe janë në pushtet, do të thotë dëm për Shqipërinë. Socializmi është diktatura masonike e ortdokse, e themeluar në parime satanike, dhe ku secili të vrasë secilin, prandaj duhen rrëzuar me çdo kusht.
-Nejse vajza,- ju lodha me filozofi dhe armiqësi kundër komunizmit, por kështu kam qenë gjithmonë dhe s´jam sot. Kur të njiheni me shokët e mi, do ta shikoni që jam i njëjti si me ju. Ju konsideroj njerëz të afërt. Bile shumë më të afërt se askënd.
-Faliminderit!- thanë ato dhe vunë dorën në zemër në shenjë
mirënjohjeje.
-Atëherë ikim. Këtu ndahet rruga jonë për sot d.m.th. dhe shumë shpejt do vij t’ju takoj në Institut ose konvikt. Si ta bëjë zoti mbarë.
Mbaje fjalën!- tha Dona. -Çfarë këshille!- tha ky. -Kush është ai që s’do të të takojë ty, moj zonjush e bukur. -Edhe ti je i bukur Ardjan!- tha kjo hapur,- dhe kam shumë simpati për ty. Qenke dhe ma i bukur se në kopertinën e librave dhe në televizion. Dhe qenkeni njeri që e njihni realitetin shumë mirë dhe jo mendjemadh komunist. -Haha,- qeshi Ardjani. -Përpara bukurisë sate dhe mendjes suaj të hollë çdokush përulet. Faleminderit vajza! Qofshi mirë!-tha ky dhe i përqafoi lehtë, ndërsa Donën e shtrëngoi pas vetes. Do të të gjej shumë shpejt zonjusha me violinë, Donika. Shiko dhe mbaje mend Vajza me violinë: „Je më e bukur se Donika e Skënderbeut!“ -shtoi ky.
Ajo mbeti në krahët e tij dhe s’desh të shkëputej. I vinte ta puthte në buzë dashurinë e saj, të cilën e gjeti në tren dhe e vendosi në zemër, aty ku asgjë nuk shuhet as nuk harrohet. Dashuria e parë është si simfonia e luleve në pranverë, që ia shkundin petalet ngadalë dhe duke farfuritur, po kaq ngadalë, bien në tokë. Ato që bien në pranverë herët, pa ditur për gravitetin dhe forcën e rëndesës apo rrotullimin e tokës rreth diellit në eklpisin e vet, ato janë petalet e zotit! Ashtu janë ato të dyja!

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Ajo e shtrëngoi prapë dhe e puthi në faqe! Ik dashuri,-i tha ajo,- se do të të puth në buzë, por…, por jemi në stacion të trenit dhe po e la me kaq. -Hahaha,- qeshi ky. Më puth, s’ka gja! Jam i joti ore! U vendos!- i tha me zë të lartë. E përsëriti prapë, ndërsa po ikte. Të Dua Donika! Mos harroo!!!… Ai iku më kokën e rënduar nga dashuria e tij dhe pyetjes se kur do ta kem nuse këtë vajzë. Ndërsa u ndanë, mori motorin që kishte lënë të parkuar në parkingun e trenit dhe, pasi e ndezi, iku. Mbrapa la disa shtëllunga tymi dhe zërin i marshit të parë që kërciti pak, por dhe mbushi hapësirën e ajrit mes tyre. Ai iku dhe i ra borisë në shenjë përshëndetje – Do vij t´ju takoj! -Mos harroni! Dashuritë e mëdha lindin me shikim të parë dhe në trenat e mëngjesit,- shtoi ky. -Hahaha,- qeshën vajzat, duke e pranuar fjalën e tij , pa bërë opozitë fare. -Pra, janë të së njëjtit mendim. -Ua!- tha Dona,-Rashë në dashuri me një shkrimtar antikomunist, që u konkretizua në trenin për Tiranë. Kjo qe rastësia më e madhe e shekullit dhe që askush s´e dinte që ai, Ardjani, shkrimtari i ri dhe më i miri i kohës, e urrente kaq me shpirt komunizmin dhe socializmin e korruptuar të sigurimit të shtetit dhe mafies komuniste, mafies së pashpirt që e ka katandisur kështu vendin e vet. S’ka askund në botë si kjo,- thoshte përditë ai. Dhe se po të hapen portat, asnjë shqiptar nuk jeton më në Shqipëri. Dona dhe Moza mësuan sot një gjë të fshehtë të këtij njeriu të madh: Urretjen për komunizmin dhe dashurinë për Donikën.
S’ka faj!- tha Donika. -Komunizmi i këtyre është inkuzicion. Filozofia e këtyre është e qartë: Varfëri dhe sundim! Këta varfëruan të pasurit, i vranë dhe internuan, dhe të varfrit i lanë në mjerim. Çfarë partie e majtë është kjo?! Duhet revolucion, qoftë dhe me armë. Vdesim disa, por të tjerët fitojnë lirinë dhe Evropën. Ne jemi popull Evropian, popull që ka themeluar krishtërimin dhe qytetërimin. S’kemi asnjë lidhje me rusët e kuq dhe masonët komunistë!- fliste gjithmonë Ardjani jo vetëm me vajzat gjatë
rrugës, por dhe me shefin dhe të tjerë persona të besuar.
Ai gati po çmendej nga mendimi që s’po dilte i pari kundër, ndërsa mendja i shkonte që ai të hidhej i pari në demonstratë, qoftë dhe i vetëm para ambasadave të huaja.

Flamur BUÇPAPAJ

Kjo Shqipëri duhet bërë me çdo çmim dhe kusht. S’do i lëmë perversët komunistë dhe homoseksualë të na pinë gjakun ma shumë. Liria ka çmim dhe se çmimin e saj do e paguajmë me gjak. Varet kur do plasë, po që do të plasë, kjo s’do mend. Jam i sigurtë që Amerika ka një plan dhe së shpejti do na shpëtojë.
Zoti është i madh. Ai është trupi shpirti dhe fryma jonë. Ne jemi të përkohshëm, por në eter kemi lirinë ,që po na buzëqesh…Si Jezu Krishti që sakrifikoi për ne në Golgotë, ne do të sakrifikojmë për lirinë. Ajo ështe oksigjeni ynë. Liria është Evropa dhe zhvillimi. Në liri do lindin femijët tanë. Në liri do bëjmë shtet dhe demokraci, prandaj duhen shkruar trakte kundër këtyre. Duhet të kërkojmë lirimin e të burgosurve politikë; anëtarsim në Kartën e të Drejtave të Njeriut; Helsinikit. A thua ndodhin ndonjë ditë këto?! Mos vallë kam problem me trunin këto ditë?! Jam fiksuar kundër këtyre plehërave, këtyre imoralëve dhe homoseksualeve masonikë komunistë.
-Ç’po them kështu?!- tha Ardjani,- Sikur po mbaj fjalim dhe sikur po vjen dikush pas meje. Askush nuk po lëviz. Të gjithë i ka shtypur sigurimi. E ka copëtuar klasën e inteltualëve dhe të të shkolluarve. Jashtë ka bërë varre, vdekje dhe gjithçka, prandaj është vështirë me u ngrit dikush. Përfundimi ka qenë negativ për të gjithë që dolën kundër. Njerëz frikacakë! Frika është si hija që të përndjek kudo, por kur s’ka diell s’ka hije. E dini apo jo? Prandaj frika për jetën, mbyt çdo mendim tjetër alternativ. Pastaj tha: Po po! Të gjithë po të ngriheshin nuk do vdisnin ose dënoheshin. Unë me shumë të tjerë, po të bashkoheshim, bënim revolucion. Ata kanë frikë, u dhimbset jeta. Kjo është normale, por unë s’kam frikë. E kështu i bie që s’kam punë me frikacakët. Ata që janë frikacakë dhe kodoshë, janë në grupim tjetër. Këta njerëz hynë ose bëjnë pjesë në prehistori, kur ishim me bisht si majmuna të bardhë e kërcenim mbi pemë. Është normale të ketë frikë njeriu me logjikë, por e ardhmja është me guximtarët dhe heronjtë. S’ka gja, unë i justifioj disa për frikën. Frika ka dalë nga xheneti,- thotë populli. por disa që kanë si bindje që jetojmë të lumtur, sidomos punëtorët më habisin, kur shkoj për reportazhe. Asnjë nuk flet. Vetëm gënjejnë sikur kanë realizur normat dhe

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

punojnë për vitin 2020. Ahaha, shaka e madhe kjo. Ata të gjithë kanë bukë me domate turshi me vete. Se për pak harrova, kanë dhe presh Barbullushi me hangër dhe ndonjë vezë.
Bukë misri e ndonjëri veç me sheqer, se dhe sheqeri kushton tetë lekë.
E çfarë makinerish kanë?! Vriti zot! Makineri primitive që punohen nga njerëz primitivë. Punojnë për vitin e largët që s´e kanë idenë çdo jetë dhe si do jetë . Veç lus zotin të bien komunistat,- tha ky,- e këto do i shfaqim si skeçe për vitin e Ri. Ndërsa iu afrua redaksisë dykatëshe të gazetës së tij, i la mendimet në ajër dhe tha: Kjo është gazeta që gjoja është më e hapura për kritika kundër regjimit. Hahaha,- S’është e vërtetë ore! Kritika shkon…! Shkon,-përsëriti ky,- deri te kritika e drejtorit të ndërmamrjes. Kaq! Sikur ata e kanë fajin për atë çfarë ka ndodhur dhe ndodh në Shqipërinë staliniste.
Iu afrua aborrit të redaksisë dhe me hap të ngadaltë, parkoi motorin në cepin e një hapësire boshe, të ashtuquajturës vilë dykatëshe, të konfiskuar ndonjë borgjezi të shpronësuar dhe e lidhi me zinxhirë motorin, në menyrë që të mos ia vidhte njeri, sepse këto ditë janë shtuar shumë vjedhjet e motorave dhe biçikletave. Bile dhe rrobat e varura nëper tela për t´u tharë i vidhnin. Ngjiti shkallët ngadalë, si nëpër gjumë, me mendimin dhe fytyrën e Donës përpara. Po të bënim një krahasim, dilte si një pranverë që sfidon dimrin në ditët e fundit të jetës së tij, ku në sfond ka fytyrën e gruas së bukur bjondinë, vajzës me violinë, që ia vodhi telat e zemrës që në takimin e parë. E gërshetuar kjo me luftën kundër socializmit bëhen dy ëndrra që duhen realizuar. Ai ishte magjepsur nga ajo. Eee…!- tha me shaka ai.
– Njerëzit që kanë rënë në dashuri dallohen nga ecja e ngadaltë dhe përhumbja e syve. Ahaha,- qeshi pak ai, sepse iu kujtua një thënie e një shkrimtari: “Ata që dashurohen, jetojnë në univers paralel me kohën tonë ose me ´Rrugën e Qumështit´ të galaktikës sonë”. Ata janë pluhuri kozmik që formoi galatikat. Janë nebulat e kontinentformit. Janë ajri dhe përplasja e parë e neutroneve, që sollën zjarrin e parë, i cili formoi diellin dhe planetet e tjera. Zoti çoi pluhur dhe energji, pastaj shkëmbinj, dhe pastaj

Flamur BUÇPAPAJ

ujë duke urdhëruar: Bëhu! Ashtu bëri dhe dashurinë time. Ai e krijoi botën time të dashurisë. Ai urdhëroi bërjen e çdo gjëje nga hiçi, pra ai lindi dhe krijoi çdo gjë në këtë dashuri. Ashtu pra ai mundësoi dhe bëri madhështinë që dhe ne të jemi të dashur. Ne jemi njerëzit e dashuruar që ai krijoi; Jemi paraleli i zotit të gjithësisë; Ujë në shkretëtirë dhe ajër në boshllëk; Jemi ata engjëjt, që sollëm atmosferën e tokës, e ajo është vija ndarëse që mbron jetën nga vdekja. Ne jemi nga planeti Dashuria, që krijoi botën. E ndërsa të bashkuar si engjëjt në përjetësi, mposhtim urrejtjen që po e shkatërron çdo gjë. Na sjellim jetë dhe dashuri mbi tokën e plagosur nga urretja e luftërat. Kështu ai mbylli mendimet për dashurinë e tij dhe ndihmën që i dha zoti për ta realizuar atë. Pas kësaj përhumbjeje platonike, ai u kujtua që po shkon në punë. Ndaloi pak, veshi xhaketën e zezë, rregulloi flokët dhe i ra derës së kryeredaktorit, Shokut Qemal Deti, njeri i mirë, afër pensionit, por dhe humorist i mirë. Bën shumë shaka. Njeriun shumë të mirë dhe jo ideologjik e kanë lënë në punë kaq gjatë e s´e kanë hequr nga puna, sepse është afër pensionit, por jo që e duan. Ai e di këtë dhe është liberal me ne,- qeshi Ardjani.
-Hajde shok!- tha zëri i tij i trashë prej babushi. -Hajde biro!
Nga Shkodra po vjen bir?- i tha ky. -Po babush,- ia ktheu Ardjani.
-Kryva punën që me the. Kam bërë shkrimin. Do e shtyp me makinë shkrimi, pastaj ta dorëzoj. -Jo,- tha ky,- bjere ta shof kështu i herë. Pasi u përshëndetën si gjithmonë, shefi foli:
-Sillna ndoj kafe!- urdhëroi sekretaren dhe këtij i zgjati një gotë ujë ta pinte. -S’kam etje shef,- tha ky. -Pije, është i pastër. Nga Dajti e kam mbushur vetë dje, se shkova me familjen. Mora aeron e gazetës me vete dhe u kënaqëm. -Bukur është relievi jonë babush, por duhet punuar dhe lulëzuar,- shtoi ai duke qeshur. E pra, taman si thua ti profesor,- iu kthye ky. Punë e kryer!- iu përgjigj me ironi Ardjani. -Ma jep shkrimin dhe lej llafet!- tha kryeredaktori. -Dhe mos më merr me të mira. E dyta, do të pyes se mos ke bërë ndonjë gabim, që je kaq i mirë sot dhe i urtë,- qeshi shefi. – Dhe mos flasim këtu gjëra pa lidhje, se do na çosh në burg, se po fillove ti me fol bir, yyy…!- foli shefi,- ndërsa Ardjani qeshi me të madhe. -Ashtu është shef: Ma mirë mos të

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

filloj të flas. Do t´tregoj ma vonë gjithçka. -Ma jep shkrimin,- tha shefi,- e lej llafet, se duhet ta botojmë sonte. Shyqyr që erdhe se po presin ata lart reportazhin tat, të rrejnë d.m.th. Të raportojnë nga miniera e re e bakrit në Koman.- Hahaha,- qeshi shefi. Pastaj pyeti:- Ka dalë gja aty apo rrena?. -Rrejnë shef, asgja,,, s’ka bakër aty, po varja. Ashtu duan, ashtu të bëjnë.
Unë kam bërë shkrimin, siç the ti. Me hov revlucionar me realizime yyy… shumë ma sipër se plani! Çdo gjë në rregull. Pothuajse e njëjtë me fabrikën e cigareve Shkodër dhe fabrikën e telave. -Hahaha,- qeshi shefi. -Mua s’më duhet realiteti bir, më duhet ajo që duan këta. Jemi fanar ndriçimi i proletarëve.Të parët në botë! Dhe shprehja jote Ardjan që i fundos d.m.th. „Të parët nga fundi“ Hahaha,- ç’je ti more djalë!- shtoi shefi. -Ma mbylle arsyetimin. Fjali e thjeshtë. Në fund ka pikë.
-Hahaha,- qeshën të dy. Shumë shkrim të keq ke more bir: si këmbë pulash, ama je profesionist. E ke ndërtuar skicën, sikur me të vërtetë ashtu ka ndodhur. Kot s’je ma i miri shkrimtar i ri sot. Ti je koqe,- shtoi shefi …-por detyra ime është të të shpëtoj pa rënë në burg. Do të rraf, po fole kundër me çdo njeri që shikon. A kupton se po shkon në burg dhe më dhimbsesh. Je si djali im. Dakord budalla?!-shtoi shefi. -Muri i këtyre është aq i fortë saqë ta thyen kokën, ty dhe gjithë shkrimtarëve së bashku. Po rri urtë, qepe! Mua më ke pranë dhe do të shpëtoj, veçse mos fol si trap, kur të vijë sekretarja, se ajo more djalë është komuniste dogmatike dhe të sipunion direkt. Dhe s’ka faj. Po fole, kam zotin dëshmitar, se po fole gjë kundër, do të të rraf.
-Djalë i keq jam, shef. Jam djalë jetimorjeje shef. Si do bëhesha i mire?!- Taman s’ke si të jesh i mirë. E gjete!- tha shefi,- por qepe, se po vjen ajo leshja që s’po e heq dot, se ka miqësi të fortë në Komitetin e Partisë, se do e kisha përcjellë me kohë. Ngela gjithë kohën duke thënë parulla të partisë, citate komuniste, se ajo ngrys vetullat po s`the fjalë të mira për partinë çdo ditë. Vraje zot, ku kam përfundur!- shtoi shefi, ndërsa shfletonte fletë formati të bardha të shkruar nga gazetari i tij rebel.
Antikomunist dhe shumë i dashur për të dhe popullin kudo, Ardjani sot ishte i urtë dhe i dashur, sikur mbi të kishte rënë një meteor dashurie.
-Zoti e shpëtoftë këtë djalë trim!- tha me vete shefi, duke

Flamur BUÇPAPAJ

shfletuar me shumë vëmendje fletët, që të mos i shpëtojë ndonjë gabim ideologjik e pastaj t´i fundoste të gjithë në burg. -Falë zotit, kemi shpëtuar deri tani, por në ankth dhe absurd lindin vepra të mira,- tha shefi me vete. -Ankthi, frika dhe shplarja e truve bëjnë që viktima të mos reagojë për atë që i është bërë dhe që po i bëhet. Pra, këta njerëz dashurojnë dhunuesin e tyre dhe atë qe po i zhvat çdo ditë, dhe po i mbyt në propagandë false, që as qentë s´e besojnë se këta manipulues votash, blerjesh dhe detyrimi me forcë, ata së bashku dy palët po u bëjnë dëmin ma të madh shekullor shqiptarëve, aq sa as pushtuesit s’ua kanë bërë aq keq. E mbaj mend atë shprehjen “Në fund betejat i fitojnë njerëzit fals , sepse janë shumë dinakë!”.
Por në fundin e fundit e fitojnë njerëzit e ndershëm,- shtoi Ardjani,- sepse qëndrojnë shumë me durim dhe drejtësi. Unë,- tha shefi,- po të kisha qenë njeri negativ dhe spiun, do e kisha spiunuar më kohë këtë njeri, i cili po sakrifikon shumë me këto që thotë dhe bën.
Por, jam i sigurtë që sigurimi i është qepur pas dhe mendoj të kontrolloj zyrën time se mos kanë vënë ndonjë çimkë përgjimi, sepse këta janë pisa dhe spiunimi vjen andej nga s`e pret. Nga njeriu ma i ‘’dashur’’, ai që të takon shpeshherë, të vjen në shtëpi, lokal, rrugë etj, sepse ai është i programuar të të bëjë të flasësh keq, të shash partinë etj. Në fillim të ndjekin bashkëpunëtorët. Pastaj, vjen dosja 2A ose 2B. Varet se çfarë faze janë hetimet për ty. Ai po përsëriste gjithë provat që ia kanë bërë dikur atij, ndërsa shfletonte fletët e shkruara nga Ardjani, duke parë fort të gjitha shkronjat dhe kuptimet e tyre që të mos i shpëtonte ndonjë gjë, të cilën ma vonë sigurimi ta përdorte si provë kundër shkrimtarit dhe gazetarit të tij. S’kam ç’të bëj,- tha ai me vete. E dua këtë njeri më shumë se njerëzit e mi. Është malësor tipik, i dashur, i drejtë dhe njëri i talentuar. Taman e meriton të bëhet prift ose murg, sepse i ka gjitha cilësitë e tyre. Asnjë mize nuk i bën keq dhe i dhimbset çdokush. Edhe njerëzit e ligj bile. Lene!- thotë Ardjani,- se ia kthe zoti, e ma shpjegon që karma është ligji i pashkruar i hakmarrjes në këtë botë.- Këtë e thotë përditë Ardjani im. Hakmerret zoti!

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Hëë,- ngriti kokën shefi,- asnjë gabim s’paska bërë. Shyqyr që të kam pritur vetë, mos me ia lanë në dorë kësaj sipunes, se kisha shumë frikë ideologjike nga ky djalë i çmendur mos do të bëjë gabime ideologjike e pastaj t´i thotë burgut “hapu!”, siç bën çdo ditë dhe natë ky djalë i çmendur.
Një ditë më është ankuar shefi i shtëpisë së oficerëve në Shkodër, ku ha bukë ky bolja Ardjan,- iu kujtua këtij. -Po po, më ka thënë shefi i Shtëpisë së Oficerëve që ka qenë shok ushtrie me mua e mes të tjerash më bëri me dije se Ardjani, gazetari yt flet kundër partisë me personelin e klubit dhe me oficerët tanë. Mbaje afër, mësoje të mos flasë se kam frikë se do ta padisin. S’kam ça me ba shoku kryeredaktor,- i kish thanë ai,- lidhe atë trapin dhe të mos folë më se na çau dërrasat. Ne e dimë realitetin, po s`i ka mbetë këtij të na rregullojë. Edhe mbaje mend,- kishte thënë ai,- nga unë s’do t´i vijë kurrë e keqja vëlla! Haajt ciao!- kishte mbyll telfonin shefi i Shtëpisë së Oficerëve, Shkodër. Shefi përpunonte në kokë dënimet ose përjashtimet që mund t`i bënte partia gazetarit të tij. Në rastin më të mirë do e përjashtonin nga puna, por në rast se lufta e klasave është në kulmin e saj, ai dënohet dhe direkt në burg e ke. Ah medet!- tha shefi me vete,- Çfarë të bëj s´e di, por di që këtë bole do ta shpëtoj. Se si dhe në çfarë mënyre s`e di, po hajt se do bahet mirë,- ngushëlloi veten shefi i gazetës.
-Shiko Ardjan,- tha ky,- pasi u zgjua nga gjumi letargjik i mendimeve të këqija që bluante në kokë. Pasi mori fletët e shkruara nga gazetari i vet, i sistemoi dhe një herë, mori qëndrim drejt dhe foli: “Shoku Ardjan, shkrimi i reportazhit është i saktë, si nga ana e përmbjatjes, ashtu dhe e formës. Skica jote është plot gjallëri dhe optimizëm për jetën e re socialiste që po ndërton partia jonë.” Ëhë!- u dëgjua zëri i tij në eterin në mes të dyve, dhomës së shefit, tavolinave dhe dollapeve plot dosje te tij. Shefi bëri me shenjë nga dera për të lajmëruar gazetarin e tij se po vjen sekretarja dhe daktilografistja e gazetës, prandaj lëshoi rrezikun: Kujdes! Ardjani e kuptoi dhe nuk foli, veç futi duart në xhepat e pantallonave prej doku, ngjyrë të verdhë, panatallona tub të modës së fundit, por që s’kushtonin as treqind lekë të vjetra. Ra

Flamur BUÇPAPAJ

dera dhe në dhomë u fut sekretarja e gazetës. – Mirëdita shoku Ardjan!- tha ajo. – Mirëdita përsëri shef!- iu drejtua shefit të gazetës.
Ajo ishte rreth të dyzetave, e veshur uniformë me kostum të zi dhe fund të zi. Ajo të linte përshtypjen e një njeriu zemërzi ose të keq. Në kokë kishte disa thinja që së bashku me kurrizin pak të kthyer tregonin qartë moshën e saj. Mirëdita shefe!- ia ktheu Ardjani, ndërsa hoqi duart nga xhepat, rregulloi këmishën që i kishte ra mbi pantallona dhe u përkul pak, sikur ajo të ishte pronarja e gazetës dhe jo shef Qemali, që është edhe shefi i saj. Ajo e pa e hutuar pak, e pastaj foli me pak ironi: Sa dritë paska marrë sot gazeta jonë!
-Shyqyr që erdhe shpejt se po të prisnim me na sjellë shkrimin nga Puka-Komani d.m.th. -E solla shefe,- tha ky me të njëjtën ironi dhe drejtoi trupin si me thanë “Madam ligësia!” e shiko që jemi në barazim për momnetin?! -Bravo!- tha sekretarja dhe në mënyrë instiktive zgjati dorën e bardhë drejt fletëve të shkruara nga Ardjani dhe që ishin peng në dorë e shefit të vet. -Ta shikoj pak i tha ajo shefit, ndërsa në eter mbeti dora e saj e zbardhur si me qënë kufomë drejt vdekjes, ose e … Ma mirë le të themi, fytyrën si kufomë. Shefi nuk foli për një moment, vetëm e pa dhe, pas një pauze të shkurtër, tha:
-Shoqe sekretare, detyrën e kontrollit e kam unë, në të gjitha anët si artistike dhe politike. D.m.th.- vazhdoi ai duke zgjatur zërin,- që domethënë se unë mbaj përgjegjësi për çdo gjë që ndodh në këtë gazetë. Të paktën deri sa të dal në pension, që do dhe dy vite e pak. -Hëhëhë!- qeshi ajo,- Shoku kryredaktor, mos më keqkuptoni, s´e kisha në atë kuptim që thua ti,- belbëzoi sekretarja.- E di që jeni ju shefi dhe partia ta ka besuar ty atë detyrë, por unë desha të të ndihmoja Të shkurtoja punë ty dhe të kalonim direkt në daktilografim. Mos më keqkuptoni shoku shef!- foli ajo si nëpër dhëmbë,- por s’është nevoja që ju të dini çfarë jam unë këtu. Meqë doli muhabeti kështu jam sekretare partie dhe anëtare e “Byrosë së Partisë së Rrethit Tiranë” apo harruat shoku shef?!
Ajo mori drejtqëndrim, uli dorën poshtë dhe drejtoi sytë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

drejt Ardjanit, si për t´i thënë “Unë jam shefja këtu!” dhe se politika e partisë që është kryesorja zbatohet nëpërmjet saj dhe jo kryeredaktorit që tashmë ishte afër pensionimit.
-Joo,-s’ka gja shoqe,- tha shefi.- Ju do e shikoni edhe gjatë daktilografimit. Normal që ju jeni përfaqësuese e partisë këtu dhe ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë së bashku prej shumë vitesh. Apo jo?! Po mos më keqkupto të lutem, sepse kontrolloj anën artistike dhe politike të gazetarit tim, prej të cilit, në rastin e mirë dhe të keq unë e pësoj i dyti dhe jo ti shoqe. Përgjegjësia morale dhe politike, por dhe të gjitha përgjegjësitë bien mbi mua.
-Dakord!- ia ktheu sekretarja.- Kot mos ta zgjasim këtë muhabet! Partia na i ka ndarë detyrat dhe ne vetëm do i shërbejmë partisë dhe popullit në frontin që na kanë caktuar. -Hajde pra,- tha ajo,- shoku Ardjan, të shkojmë te zyra ime dhe të fillojmë punën e daktilografimit. Ardjani vështroi shefin si për të marrë leje nga ai për veprimet e mëtejshme dhe që të mos kishte hatërmbetje në këtë betejë mes vartësve të vet të rëndësishëm. Ajo ishte e pashkollë. Gjimnazin kish mbaruar dhe gjashtë muaj kurs partie tek “Shkolla e Partisë” Laprakë, dhe na bën rreshtore ne kjo pordhace!- tha me vete Ardjani, ndërsa shikimin e kishte nga shefi dhe pa urdhërin e tij nuk bëri asnjë centimetër rrugë, për t`iu bashkuar asaj apo urdhrit të saj. Ai ktheu kokën përsëri nga shefi, por këtë herë drejtpërdrejt, sikur të priste urdhërin e tij se nga të mbajë. Të qëndrojë në zyrë apo të shkojë pas sekretares? Në zyrë ra pak heshtja. Shefi uli kokën një here, lëshoi një si ofshamë në kuptimin se s’kemi çfarë të bëjmë se kjo na ra hise dhe, pas një sekonde ose dy, tha: -Shoku Ardjan, shkoni pas sekretares sonë në dhomën e daktilografimit dhe kryejeni punën tuaj! Ardjani hapi sytë nga urdhri i tij, por s’deshi ta kundërshtonte në sy të saj, se s`e kishte vetëm shef, por dhe si baba. Ai bëri përsëri me shenjë duke ulur kokën dhe shikimin përcjellës: “ D.m.th. ik pra, mos na çaj trapin me të! “. Edhe Ardjani lëvizi kokën në shenjë pohimi “ d.m.th. e kuptova”, dhe mori kthesën nga tavolina e shefit, për të dalë nga dera pas sekretares. Ajo ngeli si e habitur nga reagimi i shefit sepse s´i kishte ndodhur kurrë një reagim i tillë revoltues nga shefi i saj. Ai po plaket,- tha sekretarja pasi

Flamur BUÇPAPAJ

Ardjani dhe ajo u futën të dy në zyrën e saj. E ardhmja në këtë gazetë na takon neve, të rinjëve, apo jo Shoku gazetar?!- tha kjo. Edhe pasi u ul në karrigën e vet, e rregulloi atë duke vënë një jastëk si tip sfungjeri që t´ia mbronte të ndenjurat e saj të mëdha. Mori qëndrim drejt para makinës së shkrimit dhe tha:
-S´e kuptova sot shefin. Ishte i acaruar. I ke bërë gjë ti Ardjan apo çfarë ka shefi sot?! -Jooo!- ia ktheu Ardjani.- Asgjë s’kam folë ma shumë se për punë, kaq. -Jo për ideal- tha kjo,- ai ka diçka! -Asgja shefe!- i tha ky ,- s´ka gja ai, po hajt ta mbarojmë punën dhe të iki unë se do të kthehem në Shkodër sonte. -Shiko shoku gazetar,- tha ajo,- shefi duhet ta dijë se partia jam unë këtu, se Partia udhëheq kudo, klasa punëtore është në drejtim kudo, prandaj s’është nevoja t’ia kujtoj. Deri më sot ai s’ka pasur asnjë kundërshtim me mua. Ëë! Si e shpjegon këtë revoltë sot shoku gazetar!?
-Shefe,- tha ky.- Mbylli derën, mënjanoi pak flokët me dorë, iu afrua te tavolina e u përkul sipër saj dhe tha: Shefe Sekretare Partie! E para, s’është ky problemi im se kush jeni i pari dhe i dyti këtu; Së dyti detyrat janë të ndara me ligj; Së treti Ai është komandanti këtu, por në mbledhjen e organizatë së partisë mund ta thërrasësh ti e t´i japësh detyra. E ku ta di unë çfarë bëni atje… see këtu,- zgjati zërin ai,- shef është ai dhe unë do i bindem atij deri ditën e fundit. Sa për ju, ju jeni partia dhe normal ju kam respektuar dhe ju jam bindur. Apo jo shefe?!- zgjati zërin ky, pasi iku nga përballja fytyrë me fytyrë me shefen. U zmbraps dy metër dhe shtoi:
-E mira është të mbarojmë shkrimin, se po pret udhëheqja dhe ti lëmë kush komandon, se unë jam i fundit këtu dhe s’kam asnjë kompetencë! -Haha,- qeshi ajo,- S’ke kompetenca, por do marrësh, se pas daljes në pension të tij do të të rekomandoj në parti pikërisht ty si shef. -Aaa, faleminderit!- tha ky. – Njëherë kemi shef, pastaj të vijë dita dhe flasim, dakord shefe?! Hajt, se për ideal u vendos kjo punë.Ta lëmë shefin të punojë. -Ëë,- i tha ky me gjysmëironi,- filloja punës ose ma len mua se e bëj unë,- foli prapë ky,- dhe ti ik në kafe. -Jooo!- tha ajo. -Gjërat qenkan bërë serioze këtu. Do ta kryej punën time! -Dakord shefe, yll

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

bote!- i tha ky si me përkëdheli,- veç mbaroje. -Shefi tha se kam shkruar çdo gjë në rregull, veç futju punës ta mbyllim se do kthehem prapë në Shkodër. Të luteeeeem!- zgjati zërin ky. -E ke motorin?- pyeti ajo Ardjanin. – Po shefe, e kam. -S´e ke aksidentu ma? -Jooo, moj shefe. Dhe atëherë s´e kisha fajin unë. Apo jo?! Se mos harron Shefe!- tha ai me shaka.- Policia rrugore me nxori të pafajshëm, apo jo?!- Po, por kujdes me atë motor, aman!- shtoi ajo,- se është shumë e rrezikshme të udhëtosh me të. -Unë ja kam marrë dorën shefe,- shtoi ai.- Ku do ti, të çoj unë -Ëë?! – Jo ore,- tha ajo.- Kujtojnë se çfarë jemi bashkë. Na marrin për të dashur, pastaj ku të mbytem unë…! -Për të dashur!?- pyeti ky me habi. Ardjani tundi kokën pak, pastaj foli:- Jo moj shefe s’të akuzon kush ty për atë punë. Pastaj, do thonë,- vazhdoi Ardjani,- ku ia var kjo këtij pabuksit! Gjithë ky yll që je ti!…- dhe tundi kokën në shenjë pohimi. -Ëë, e bukur dukem Ardjan?- tha kjo. -Po moj shefe. Lum burri që të ka! -ia preu shkurt shpresat për ndonjë kuptim tjetër ky. Ajo ngriti kokën dhe ndërroi muhabet. -Ne të dy s’do udhëtojmë kurrë bashkë Ardjan,- shtoi ajo dhe së dyti, kujdes kokën, për këtë e kam. -Dhe së treti,- tha ky,- u mbyll çështja. Si të thuash ti do bëhet shefe. Ajo qeshi dhe futi fletët e bardha në makinën e shkrimit dhe u bë gati të shkruajë, ndërsa ngriti prapë kokën dhe foli: -S`jam mirë Ardjan sot, më bëri përshtypje shefi, s’më ka qortuar kurrë gjithë këto vite bashkë. Dikur bile, e kam adhuruar në heshtje, ndërsa sot foli keq. Unë s’jam në garë me të,- tha kjo. – I dua të mirën, si atij dhe ty, por normal që ma shumë dua partinë dhe udhëheqësin tonë. -Debatet,- tha ky,- janë të mira për organizatën tonë shefe. Shefi s’ta ka thanë me të keq,- vazhdoi ky. Ai të kujtoi një të drejtë kushtetuese ose ligjore, d.m.th. ta kujtoi se kush është shefi ? Dhe kush është ai që jep dhe merr urdhra këtu, apo jo?!- Po ore tha ajo. Pse sot? Pse pas kaq shumë vitesh me tha një fjalë të tillë? Hajde e merre vesh!- shtoi ajo. -Shiko yll bote,- e mori me të mira ky,- filloje shkrimin. Pasi ta mbarojmë, do të të qeras dhe aty marrim dhe shefin. E diskutojmë ma gjatë se ju jeni si një familje bashkë, shoqe e dashur dhe s’ju shkon grindja për gjëra koti apo jo?
-Taman,-tha ajo,- por do ta sqaroj vetëm për vetëm me të. –

Flamur BUÇPAPAJ

Ee mirë, bëni një sqarim tek për tek pra. Hahaha,- qeshi ky me ironinë e vet. -Ore maskara,- shtoi ajo duke qeshur,- s´e kisha në atë kuptim. E kisha në kuptimin për të sqaruar atë. Dakord budalla?! -Aha, qeshi ky,- sqaroje pra ç’pret?- E mirë,- tha ajo si për t`i shkuar pas avazit. -Do ta sqaroj vetëm, meqë do ti. Bile, vetëm fare meqë thua ti
Do ti kështu, kështu do të bëj. Dakord?!
-Jooo, s’dua unë,- tha ky,- ju e dini. Ti je njëra palë dhe babushi pala tjetër.
Hajt për hajër!- u tall ky. -Dasëm ishalla!- Po po,- tha kjo,
– s’është si thua ti. Ai gati më nxori nga zyra sot ose i ke bërë ndonjë gjë ti Ardjan, se ti nuk rri pa bërë zarare more bir,- shtoi kjo.
-Joo shefe, asgja s`kam ba unë. S´e kam kundërshtuar kurrë atë. Ti e di që atij s’ia bëj fjalën dysh kurrë, sa të jem gjallë. Do ta dua dhe ta respektoj babushin, se pa të unë nuk do isha askushi shefe, se ai më mori në punë, më mbështeti kudo dhe ai është faktori numër një që unë u bëra ai që jam sot, prandaj po më tha ” Hidhu!”, hidhem tashi nga shkallët,- shtoi ky. Mirë,- tha kjo,- lëri poezitë tashi, s’po të kërkoj gja, por vetëm që s’me foli mirë sot dhe më tregoi derën. Mirë pra. -Ore!- tha ky ,- pini kafe bashkë, sqarohuni dhe kaq, pikë. Fjali e thjeshtë,- shtoi Ardjani,- në fund ka pikë. E ka vendosur „Kongresi i Drejtshkrimit“,- qeshi
ky.
-Po po, boll ma, na lodhe me teoritë e tua mbi galaktikat! Hahaha,- qeshi ajo.- Fillo njëherë nga budallëqet e tua astronomike. -Joo shefe,- tha ky,- s’kam kohë sot. Aq më shumë që sot kam takuar një femër. Yyyy!- shtoi ky. -Hë,- tha ajo,- trego! E bukur është pak të them, shumë e bukur o shefe, por ti mos i trego shefit. Dakord? -Joo,- tha kjo,- s’tregoj. -Hë, ç´keni bërë bashkë? Ëë… U lidhët?!
-Jo shefe, por më pelqeu. -Mirë,- tha kjo,- por kujdes biografinë, mos u lidh, pa parë se kë ka në fis. Mos ka të dënuar politikë; Mos ka daja, halla të arratisur ose ballistë…! Shikoja biografinë njëherë, pastaj vepro dhe dashuro! Dakord more teveqel?-shtoi ajo.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Shefe,- tha ky,- të dua, por mos më shaj! -Eee pra, më do shumë ti.. E di sa… Ti do shefin dhe kaq. Lëri ato me mua djalë i keq!-qeshi ajo.
-E mirë,- pra shtoi ky,- të dua pas shefit, je dakord? -Tashi
,tashi po!- tha ajo. – I pari për ty është ai dhe uli kokën poshtë si për të vulosur mendimin që u tha në ajër. -Tamam shefe, e ke gjetur, por jepu duarve ose lëshoma mua ta mbaroj shkrimin. – Jo ore, thashë që jo, do e mbaroj unë dhe pikë. Dhe, se mos kujtojnë të tjerët që unë rri kot këtu, s’bëj asnjë punë…
-Gojët e liga nuk mbyllen shefe! Ti e di. – Po,- tha kjo,- por ti je kryellafazani, e di këtë? – E di,- tha ky dhe iu afrua për ta ledhatuar pak. -Shefe, ti je komuniste njëshe! E meriton si titull!
-Dakord jam,- tha ajo, – por ti s’je komunist Ardjan. -Unëë?! Posi ore, ose jo,- tha ky,- por e para je ti, shefi i dyti, unë i fundit. Ma vonë, në radhë vijnë të tjerët. -Haha,- qeshi ajo, -s`je njeri i keq ti Ardjan! Për ideal s`je!- shtoi ajo,- dhe filloi daktilografimin. Pastaj, foli prapë Ardjani: Shefe, o yll bote, hë si thua, mbarojmë punën dhe pastaj ikim për ta festuar mbarimin?! Po do ti, do të të qeras me çfarë të duash.
-Joo,- tha ajo. – Mua s’ma lejon partia të festoj, por ti ik ku të duash ore. -Të iki?- tha ky,- dhe u ba gati me dalë. -Jo tashi ore, se mbase më duhesh për ndonjë fjalë ose shprehje që duhet rregulluar,- tha kjo. -Po pra,- e ndërpreu ky,- taman për këtë po rri. -Pse, s’të rrihet me mua ty?!- ironizoi ajo. – Ëë Ardjan. – Po jo në atë kuptim shefe. Qenke zgjuar keq sot, ylli ynë,- shtoi ky. – Jo more, s’jam zgjuar keq, po dua të të mësoj ty se si të jesh udhëheqës… Si të mos gabosh kurrë vijën e partisë sonë të lavdishme.
-Të rrojë partia shefe!- tha ky dhe përplasi duart. -Tamam,- shtoi kjo. -Të rrojë në shekuj! Ne të varfrit veç mirë kemi, pasi një borgjez s’do më kishte marrë kurrë në punë mua dhe kurrë s’do linin klasën punëtore të udhëhiqte vendin. Proletarët kanë veç krahët e tyre të punës, që këta të poshtër kapitalistë i shfrytëzojnë pa mëshirë. Shiko Ardjan,- tha ajo,- shikoj që keni shkruar shumë mirë. Të paktën këto faqe që kalova.
Ajo u kënaq nga shkrimi i gazetarit të tyre dhe, për të vulosur

Flamur BUÇPAPAJ

epërsinë e saj në këtë gazetë, tha:- Shiko djalë, ti e do shumë shefin tonë dhe ai ty. -Natyrisht, të gjithë e duam,- tha ky dhe mori qëndrim serioz, duke bërë një hap para nga ku ishte dritarja. Iu afrua përsëri tryezës së punës së shefes sekretare.
-Shefe,- tha ky duke e parë drejt në sy,- a mund ta di ku doni të dilni, se s’po kuptoj fare,- dhe iu afrua pak ma shumë trupit të saj. Uli pak kokën, sepse ky ishte shumë i gjatë dhe kjo e shkurtër dhe shtoi: -Shefe, fol hapur, pra ke ndonjë problem me shefin tim? Apo ke me mua se s’po të kuptoj se sot je krejt ironi dhe nerva.
Jooo,- tha ajo dhe e shkëputi shikimin nga makina e shkrimit, i dha pak me dorë për ta dërguar përsëri në fillim, për të filluar kapitull tjetër ose faqe tjetër, dhe shtoi:
-S’kam asgjë më të djalë,- tha kjo. -E dua dhe e vlerësoj shumë. Ka bërë shumë për ne dhe ju,- tha ajo, ndërsa i vuri duart mbi tastierë dhe shikimin drejt tij. Ora ishte rreth dymbëdhjetë dhe ajri po ngrohej më shumë se orët e tjera. Pavarësisht se ishte fund vere ose fillim vjeshte, s’dallohej lehtë kalimi nga njëra sitinë te tjetra.
Pak a shumë stinët po ia dorëzonin stafetën njëra-tjetrës. Filloi pak vapë dhe Ardjani hapi dritaren e zyrës dhe pastaj tha:- Shefe, unë ju dua të gjithëve këtu, ju kam si familje, sepse unë jam jetim dhe veç ju ju kam. Shefi im, i joni d.m.th. më ka bërë ky që jam sot. E dua shumë dhe e vlerësoj si një baba të vërtetë.
Marrëdhënien me të e quaj si birësim për mua; e quaj si baba dhe se asnjë njeri s´e lejoj që ta ngacmojë dhe ta nënvlerësojë atë! -Shiko djalë,- tha shefja sekretare,- unë jam komuniste dhe sekretare partie e zonës. Ti e di apo jo?- Po si s´e di,- tundi kokën Ardjani. -E di shumë mirë shefe. Është kënaqësi që të kam shefe biles.
Dhe se unë të dua shumë,- i tha ky, -por mos u xhelozo, se e dua më shumë babin tim shef. -Hahahaha,- qeshi ajo.- S’jam xheloze për këtë. E di që e doni shumë shefin. E di por, – përsëriti ajo,- çdo gjë bëhet si them unë dhe asgjë s’bëhet pa lejen time! Shefi e di mirë këtë. S’është nevoja t`ia kujtoj besoj!- tha ajo me gjysmë toni kërcënues apo ironik ndaj kryeredaktorit dhe

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

shefit të madh. -Unë,- vazhdoi ajo,- e kam mbrojtur gjithmonë në çdo mbledhje partie atë njeri. Kam dhënë informacione shumë të mira për të. Natyrisht, që ai punon shumë mirë dhe s’ka pasur nevojë për ndihmë; natyrisht ai ka zbatuar vijën e partisë me ne të gjithë. Gazeta jonë është pak si me thanë kritike ndaj ngjarjeve, burokracisë dhe burokratëve, ndaj fenomeneve negative që shfaqen në gjirin tonë, por që s’përbëjnë faj politik. Pra, njerëz që s’janë armiq të partisë, por janë burokratizuar dhe u ka hyrë vetja në qejf si me thanë. Është delikate të drejtosh një gazetë ose një revistë të tillë, ku nëpërmjet humorit dhe satirës godet fenomenet negative të shoqërisë sonë socialiste dhe është e vështirë të mos biesh në gabime ideologjike dhe të tejkalosh vijën e kritikës, ndaj kemi qenë bashkë gjithmonë. E kemi parë më shumë vëmendje çdo shkrim, karikaturë etj. apo shkrim humoristik ndaj fenomeneve të ndryshme që ndodhin çdo ditë tek ne.
E di ti Ardjan,- shtoi ajo,- se gjithmonë e kam ndihmuar dhe kam firmosur çdo numër që ka dalë. Kam firmosur duke e ditur se jemi nën kontroll politik dhe ideologjik. Edhe kam bërë mirë, si për vete dhe për ju, se ndonjëherë gabojmë pa qëllim dhe ia fusim kot duke kritikuar ndonjë drejtor pa të drejtë. Pra, edhe falë meje kemi kontrolluar dy herë dhe tri herë çdo shkrim dhe informacion që na ka ardhur. Për të gjitha kam ndihmuar unë apo jo? Kam bërë punë sa tre vetë, jo veç për vete, por dhe për shefin tonë të madh… dhe ai s’duhet ta harrojë ndihmën time si person, po aq dhe si sekretare partie . Shkurt llafi, Partia jam unë këtu, i dashur Ardjan!- përfundoi së foluri ajo. Ai po e shikonte me shumë habi dhe me shumë kuriozitet. S´e kishte parë ndonjëherë sekretaren të mbajë fjalim të tillë. Ajo zakonisht nuk fliste as në mbledhje. Jepte me shkrim porositë e partisë dhe çdo gjë zbatohej siç thoshte partia, d.m.th. ajo, shefja. -Asnjëherë s’të kam pa të mërzitur si sot, – i tha ai. -Shiko, ti je shefja jonë ideologjike! Je dhe yll bote! Ne të duam siç je, por të duam se s’na ke lanë me ra në gabime ideologjike, apo me ra në përsëritje dhe në vetëkënaqësi.
-Vërtet?!- tha ajo.- Këtë mendim ke për mua Ardjan?! Uaa, sa më emocionove shpirt!- tha kjo. -Të isha beqare, do të të puthja, por sot do të të puth në faqe. Ajo u ngrit dhe e puthi Arjanin në faqe

Flamur BUÇPAPAJ

dhe u ul përsëri në karrigen e vet, përballë tavolinës së zyrës së saj, jo shumë të madhe, por të bukur.
Shefe, faleminderit,- shtoi ky,- por mos u zini bashkë me shefin. Diskutoni bashkë çdo gjë. Janë kohë të liga, s’kemi pse ta sulmojmë njëri-tjetrin. Duhet të jemi bashkë dhe për shefin që kemi ndihem krenar, por natyrisht dhe për ty krenar jam, më kupto!- dhe ia lëmoi pak kokën, si për ta sjellë në formën e mëparshme.
Ajo uli kokën dhe filloi të shkruajë përsëri, ndërsa i ra një pikë loti nga syri. Ngriti dorën e majtë, e fshiu atë dhe filloi përsëri të përplasë shkronjat e tastierës së makinës së shkrimit. Ishte shumë e hidhëruar sot dhe e mërzitur me fjalët e shefit të madh. Befas, Ardjani po e shikonte. Ka dy mundësi,- tha ky me vete. E para kjo është budallaqe pa shkollë; dhe e dyta, kjo ka rënë në dashuri me shefin tonë, me babushin. Hahaha,- nënqeshi në heshtje ky.- Hajde babush hajde, me dashnore tashi në pleqni. Joo,- tha ky përsëri më vete, -ka plot raste, kur sekretaret bien në dashuri me shefat e tyre. Ato, në heshtje, gjithmonë rrinë e presin në admirim shefin e tyre. Pra, e duan në heshtje, ama e duan vërtet ma shumë se askush. Ka raste kur këto bëhen edhe vrasëse të viktimës së tyre që dashurojnë.
Shpresoj që të mos jetë dashuri ose jo dashuri vrastare,- nënqeshi ai dhe, ndërkohë shikonte me habi dhe me hollësi pamjen e shefes së tij, sekretares së Partisë.
Pra, nëse dashuria kthehet në urretje, viktimën e presin shumë pasoja. Nëse femrat që dashurojnë kanë pushtet dhe forcë, ata që s`i binden dashurisë së tyre kanë përfundim negativ. Kam lexuar shumë herë se femrat me pushtet janë të pamëshirshme ndaj çdokujt dhe se janë shumë shpirtkëqija. I terrorizojnë vartësit dhe viktimat e tyre nëpunësa.
D.m.th, do zoti, kjo të mos bëhet shefja jonë, se kjo na bën zbor. Do t`i them shefit tonë. -Shoku shef, mos ta ngacmosh më këtë tipen, se me këto që shikoj sot ajo ta ban të keqen kur të duash. Më është dukur njeri budalla, njeri pa shkollë dhe i padjallëzuar, sekretare ma, daktilografiste, dhe s´e paskam ditur se çfarë fshihet pas urtësisë së shtirur të shefes sonë. Ajo paska qenë dhe

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

partia, dhe sigurimi këtu. Pa shikooo!- zgjati fjalën Ardjani. Bëri përsëri tre hapa prapa dhe shkoi prapë pranë dritares, ndërsa ajo punonte pa e ngritur kokën nga makina e shkrimit. -Ardjan,-tha ajo,- shyqyr që unë e kuptoj shkrimin tënd, se shumë të dobët e ke. Më ngjan se s’ke bërë abetare fare. Mësuesi i fillores duket që të ka mbajtur me hatër. – Ëë, jooo shefe, asgjë nuk është vërtetë! Ka qenë mësues shumë i rreptë,- ia ktheu direkt ky replikën. Dhe unë kam qenë nxënësi ma i mirë i tij. Deri vonë ai mburrej me mua përpara nxënësve dhe mësuesve të tjerë. Unë kam qenë ma i miri kudo shefe.
Edhe në gjimnaz, pavarësisht biografisë jo të mirë times, që as vetë s´e di pse,- shtoi ky,- kam qenë në tabelë nderi. Bile , mësuesi i fizikës, një pis nga fshtrat e Koplikut, më vinte nota të këqija, pavarësisht që dija shumë ma shumë se ai. Ai pis duhet të ketë qenë dhe sigurims. Ashtu mashtronte partinë e në fund doli njeri me biografi të keqe. Dhe unë mendoj shefe, se ai punonte për armikun. Shumë keq sillej me ne e nën petkun e Partisë,- shtoi ky.
– Ai njeri negativ, bënte armiqësira dhe shkaktonte pakënaqësira te kushdo. Dhe, vetë ai hapi sytë e gati s’po u besonte fjalëve të veta, të cilat i renditi për mësuesin e fizikës me tre-vjeçare, përfunduar në „Institutin Pegdagogjik“, të cilin mbase s´e kishte mbaruar fare ose e kishte mbaruar që në kohë të qepës dhe tani e kishin vënë mësues në gjimnaz. Çfarë humori shefe, e kupton?! Ai s´po u besonte fjalëve që nxori në eter. Ato fjalë që tha për ish-mësuesin e tij. S’ishte tipi i tij t´i shante të tjerët. Dhe aq ma shumë t´i akuzonte për biografi të keqe. -Hahaha,- qeshi më vete Ardjani,- fundja shkrimtar jam, lejohet subjektivizmi i personazheve të mia. I vë si të dua ta zhvillojnë ngjarjen. Në fakt mësuesi ishte bashkëpunëtor sigurimi. E dinim krejt dhe ruheshim. Po me mua e pat kap aq keq derisa e hoqën. Ishte njeri negativ. Ai gjithmonë më bënte keq dhe më vendoste katra kot, derisa iku fare dhe s´e di ku e çuan pastaj… Në fshatin e vet më duket… si të them shefe,- u zgjua ky nga gjumi letargjik i kujtesës dhe tha: – Shefe, ai ishte manipulator dhe armik. Keqpërdoronte besimin që i kishte dhënë partia. Mendimi im ky, se sa iku ai, unë mora dhjeta në fzikë dhe falë tij ose kacafytjes me

Flamur BUÇPAPAJ

të, jam ma i miri edhe sot në fzikë. -Vërtet?!-tha shefja dhe ngriti kokën. -Ardjan, ka ndonjëherë ose disa herë që unë s’të kuptoj mirë ty. Je me ne, Partinë tonë, apo jo? Pse kam idenë, se nuk na do shumë ne komunistëve?- shtoi kjo. -Ç’thua moj shefe?!- tha ky. Unë të dua ty, partinë dhe popullin. -Lëri shakatë,- tha kjo.
-Hajde ma sqaro ç’ke shkuajtur këtu, se i ke shkronjat si këmbët e pulës.- Hahaha,- qeshën të dy. Ai iu afrua, ia shpjegoi fjalinë, bile e përpunoi ma bukur dhe asaj i pëlqeu e puna u rregullua. Në dukje kishte harmoni dhe mirëkuptim mes dy personave të së njëjtës gazetë, por kundërshtarë politikë. E pra, kot nuk thonë se të kundërtat tërhiqen. Çdo gjë po shkonte shumë mirë. Shkrimin po e mbaron dhe situatën po e qetëson Ardjani. Më shumë e bëri për shefin, sepse për vete ai as nuk do i fliste kurrë, por mund të themi që u arrit paqe.
Mes dy bashkëpunëtorëve, njëri komunist, tjetri me zor priste të binte ky pushtet.
Njëri hiqej sikur do partinë, tjetra e donte vërtet. Si një çift i dashuruar ose i martuar, ku njëri bën sikur e do tjetrin dhe tjetri e do vërtet atë. Në fakt, asnjë dashuri nuk ekziston vërtet mes dy njerëzve të një lloji. Lufta brenda racës njerëzore është e pamëshirshme, prandaj zoti e ka bërë të vdekshme racën njerëzore se, po të mos të ishte selksionimi, numri i monstrave do ishte pa mbarim. Askush nuk do askënd! Të gjithë e duan për interes njëri-tjetrin. Në fakt kështu është Adn-ja jonë, e mbushur me pabesi dhe tradhëti të ndërsjella,- mendoi me vete Ardjani. Ja, shiko unë rri përpara kësaj budallaqeje shtatshkurtër dhe jap llogari. Rri, se ajo është partia dhe se ajo më fundos mua dhe shefin. Çdo gjë pastaj shkon mbrapsh si jeta, puna dhe dashuria njerëzore,- shtoi ky.
Vend kotësish. Vend i prapambetur që thotë se ka kaluar në komunizëm dhe ironizon varfërinë dhe moszhvillimin total që ka sjellë përgjatë gjithë viteve të sundimit të kësaj partie në pushtet. S’ke kujt t’ia shpjegosh. As shefit s’ban me i fol hapur. Dhe ai ka raste, që flet kot. Jep disa detaje krahasuar me përpara çlirimin, e harron që kemi qenë vendi ma i pasur në ari dhe argjend e për numër popullsie në Evropë D.m.th. pas Luftës së Dytë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Botërore. Sa hyri partia e këtyre në pushtet, filloi shtetëzimin. Filloi të varfërojë të pasurit dhe të rrjepë të varfërit, ashtu si në revolucionin e Tetorit bolshevik ose te Komuna e Parisit, ku filluan të ekzekutoheshin armiqtë ideologjikë, njësoj si në listat e Maratit, ideatorit të revulucionit të parë komunar. Tashi, varja!- tha ky. -S’kam përse bëj replikë më me këtë. Zgjohu Ardjan!- i tha vetes.- Duhet të durosh dhe mos të lër mendja, se dhe pak e do t`i vijë fundi këtij regjimi. Do të fillojnë revoltat kundër këtij farë regjimi pa moral, fe dhe ide. Ai ishte fiksuar në një pikë, te këndi i zyrës së shefes dhe as qërpikët s’po i rrihte më. Aq i tendosur ishte duke fiksuar mendimin e vet në eterin e mendjes.
…Se fundi këtij regjimi do të jetë i shpejtë dhe, pas një pauze, pas ëndërrimit, tha:
-Po shefe! Çdo gjë që thoni ju është e drejtë!- dhe i drejtoi
sytë nga ajo,
pasi kishte kohë që po shikonte nga dritarja bulevardin, që të çonte në stacion të trenit dhe gjithë kohën po bënte rezymenë e trazirave dhe të revoltave imagjinare kundër regjimit. Gjithashtu mendoi dhe për Donën, vajzën që njohu në tren. E imagjinoi duk e u prirë demonstratave antikomuniste. Gjithmonë ka një fillim!- tha ky. Edhe revoltat edhe një dashuri e imja. Edhe unë do të bëj si krejt raca njerëzore, si qenie me ndërgjegje, do të martohem, megjithëse kurrë s’u kam besuar femrave as dashurisë me to. Por, ja që më ndodhi edhe mua. Takova dashurinë. Të gjithë ata që më njohin mirë, do thonin, po ta dinin: S`ka mundësi kjo! Çfarë i ndodhi këtij mosbesuesit ma të madh ndaj femrave?! Ja që ndodhi apokalipsi. Toka ndaloi rrotullimin. Ai, Ardjan Vusho, takoi dashurinë e tij të parë dhe të fundit. Ai, që në thelb ishte mosbesuesi më i madh në dashuri; ai që urrente femrat. Në të gjitha konceptet, që ai bënte dhe ribënte, dilte në përfundim që dashuria për të nuk ekzistonte dhe, se çdo gjë është interes, dhe para ose përfitime nga njëra palë në dëm të tjetrës. Nga njëri çift te tjetri. Asnjëherë s’ka çifte që duhen vërtet!- thoshte përditë ai, deri sa takoi Donën. Ai thoshte: -Njerëzit të duan për pozitë ose për të ardhur në qytet, ose kryeqytet,- përsëriste ai. Njerëzit janë krijesa të ndyra. Jashtëqitja tyre e tregon sa të ndyrë janë.

Flamur BUÇPAPAJ

Jashtqitjes së asnjë kafshe s´i vjen era si asaj të njeriut. Nuk është se njeriu ha çdo gjë, por vetë njeriu është i ndyrë. Ma i ndyrë se derrat, se të paktën ata s’kanë tru. Njeriu sa lindi dhe u rrit, u mor me pabesira dhe tradhëtira. Menjëherë vrau vëllanë për pasuri e për pushtet; menjëherë vrau në këmbim të pasurisë; vrau për të mbajtur pushtetin. Njeriu, përfundimisht,- thoshte ai,- është kafsha ma e keqe, ma e pabesë dhe ma mosmirënjohëse.
Vret ,manipulon, vret të pafajshëm, kundërshtarë politikë etj., vetëm se ata mendojnë ndryshe. Menjëherë, sa vjen në pushtet, njeriu bëhet i lig, i pashpirt, vrasës, kriminel.
Njerëzit janë më keq se ujqërit… Janë krijesa, që mirë që s`e kanë jetën e gjatë se do të kishin fëlliqur planetin, prandaj zoti ua ka bërë me limit jetëgjatësinë, se hanë çdo gjë. Edhe njëri-tjetrin… Mish njeriu hanë, sa nuk ngopen. Si korbat në përralla. Korbi është ma mirënjohës ndaj të zotit dhe plakut të përrallave që bashkë me të hëngrën dhinë e plakës dhe i mbytën pulën e vetme që e kshte si vajzën e vetme. Plaka ishte personazhi pozitiv, përmes së cilës zoti u mundua t´u japë shembuj mirësie njerëzve, por ku merr vesh njeriu ose biri i njeriut! Ai vazhdoi poshtërsinë dhe e trashëgoi atë. Njeriu s’është përmirësuar kurrë. Ai as Zotin s´e njeh. E mohon atë.
Njeriu ynë është një qenie jo vetëm komuniste, por i lindur me gen pabesie dhe falsiteti. Më keq jemi ne shqiptarët, popull i prapambetur e me shumë rrugaçë që udhëheqin jo vetëm politikën, por edhe ekonominë, letërsinë, artin dhe sportin.
Askund nuk fitojmë në lojërat me ndërkombëtarët, sepse jemi fals. Nuk marrin ata që meritojnë, por ata me biografi të mirë, ata që paguajnë, marrin poste dhe bëhen çdo gjë, veç brenda janë bosh. Nivelimi i trurit të tyre është baraz me atë të grabitqarëve të pyllit të humbur. Ee…,- tha ky,- mjaft ëndërrova dhe filozofova. Nëse ka mbaruar punë kjo budallaqja, duhet të iki në Shkodër, se zoti ka indentifikuar kaq shumë njerëz të këqinj dhe po merret me ta ai, prandaj vonon me u hakmarrë me tanët, ngaqë radha është kaq e gjatë sa e këtyre tanëve. Ta shofim kur ju vjen radha e ndëshkimit.
Tek medonte këto, u dëgjua zëri i shefes: -Mbarova! E shyqyr!-

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

ia ktheu ky, ndërsa nxori duart nga xhepat dhe ia toki asaj në shenjë falenderimi. -E kryem,- tha ajo. -Në fakt ke shkruar bukur! Edhe për partinë ke lënë të nënkuptohet shumë bukur, se ajo është ideatorja e të gjitha gjërave të mira në jetën tonë. Pra, nga ana politike besoj e ke mirë,- tha kjo. -Për më shumë do e kontrollojë shefi, po unë dakord jam, si nga ana ideologjike, ashtu dhe nga ana artistike, ti je ma i miri. S’të korrigjojmë dot ne!- tha shefja duke qeshur pak. Unë bëj ç`do partia shefe,- i tha ky në mënyrë gjysmëironike. -Po pra,- tha ajo,- Partia të mori nga jetimorja, të çoi në shkollë të mesme dhe në të lartën, pavarësisht biografisë qe ti e di, por që s’ke faj realisht, që ti s’ke njoft as babain, as nënën, prandaj partia ka vepruar drejt me ty. Dhe ja ku je, në majë të vendit, duke botuar, duke punuar dhe bërë jetën tënde shumë mirë. Ardjani u mendua pak, deshi të fliste keq me një përgjigje shumë therëse, por pastaj u kujtua se s’ia vlen më këtë dhe tha: -Po shefe. Unë e dua partinë dhe juve si staf drejtues. Ju jeni çdo gjë për mua – Ama,- shtoi ky,- shyqyr që kemi një parti të tillë, që s’bën luftë klasash te bijtë e vet. E di si më ka shkuar në mendje një ditë?- shtoi shefja. -Çfarë?- tha ky me habi. -Unë si sekretare organizate partie, t`i propozoj qendrës, që ti të jesh kandidat partie. Si thua Ardjan? shtoi kjo.
-Ëë shefe,- iu përgjigj ky, pas një heshtjeje të shkurtër. -E para, ti e di biografinë time dhe, e dyta, po ju the të më anëtarësojnë, do bëjnë një hetim të plotë edhe mbas atij hetimi, më heqin dhe nga puna. D.m.th. e mësojnë mirë historinë time. E treta shefe, unë pothuajse në prodhim jetoj, gati çdo ditë nëpër kantiere jam. Dhe e katërta e më kryesorja është që, partinë e kam në zemër, s’ka nevojë për testë.
-E di Ardjan, se ti mund të ishe bërë jurist shumë i mirë, sepse
e mbrojte shkëlqyer veten. Bravo djali!- shtoi kjo.
-Po shefe, të kam ngjarë ty. Ti je shumë e zgjuar dhe shumë njeri i besuar për partinë tonë. Ne të duam dhe të respektojmë të gjithë. -Edhe shefi më do?! – pyeti ajo, e habitur nga fjalët e Ardjanit. -Po pra, ai të ka krah të djathtë në aspektin politik, që ne të mos bëjmë gabime ideologjike, duke ditur dhe se çfarë ne botojmë sepse edhe mund të gabojmë në kritika etj. -Vërtet e

Flamur BUÇPAPAJ

ke Ardjan?- tha ajo e habitur. -Ee, vërtet!- iu përgjigj direkt ai.
-Shefi ose baba im të do shumë. Nuk bëhet fjalë në të kundërtën. Dakord shefe?! -Uaa sa mirë! Më gëzove bir, tha ajo. -Ti Ardjan je njeri i mirë dhe shumë i çuditshëm. Shpeshherë të kam menduar. Si ia bën me ngrënë, me u la, rrobat etj. Të duhet një nuse bir,- shtoi kjo. -Do e shikojmë dhe këtë çështje,- tha ky. -Ti do jesh kryetarja në dasmën time. -Dakord,- tha ajo,- me shumë dëshirë. Ke ndonjërën?- pyeti ajo,- apo të prezantoj unë me një kushërirën time?! Është me shkollë të lartë. -Po shefe,- e ndërpreu ky,- kam ra në dashuri me njërën.Si të them, është yll i bukur dhe shumë e zgjuar. Është studente akoma shefe. Do të ta prezantoj, nëse ajo më pranon përfundimisht. Ama, mos ke frikë. Është me biografi të mirë. -E shyqyr!- shtoi shefja, e habitur nga ato që po dëgjonte nga Ardjani. -Si ka ndodhur kjo?- shtoi shefja.- Ti deri sot s’ke thënë gjë. -S’kam thënë shefe, sepse s’doja njeri. Femrat, ti e di si janë. Dhe ti e di që unë i njoh mirë. Shumë pak ka të mira, të denja dhe që meritojnë të shtohen. Shefe!- tha ky,- Mos ma merr për keq sepse kështu jam unë. S’kam çështje ideologjike, por shoh sa divorcohen, sa tradhtojnë etj. Kjo vjen nga vendimi i nxituar për t`u martuar me njëri-tjetrin. Kur s`e njeh mirë kë ke përballë, pse dashuro femrën apo burrin e panjohur?! Të gjitha këto bëjnë që ata pastaj marrin vendim e gabuar për t`u martuar. Kupto shefe?! Dhe si në rastin tim, e ha fëmija. Mbetet jetim ose prehë e të këqinjëve. – E di,- tha shefja. – S’ke faj. Ke bërë jëtë të rëndë pa prind etj. por ishte partia ajo që të erdhi në ndihmë, të ndihmoi, të edukoi,- përsëriti për të disatën herë ajo.
-S’bëhet fjalë këtu për partinë shefe,- tha ky. -Bëhet fjalë për papërgjegjësinë e çifteve për t`u martuar e që pastaj vendosin për t`u divorcuar, pa pyetur aspak për fëmijët që kanë, duke i lënë në mes të katër rrugëve. Unë po mbroj fëmijët, që u ka ndodhur siç më ka ndodhur mua ose si unë shefe që ngela në jetimore. S’dua të ketë të tjerë që vuajnë si unë. Dua të ketë dashuri dhe jo ndarje. A më kupton? Dhe se ndarja vjen nga papërgjegjësia e prindërve për t`u lidhur në martesë. Këtu është defekti. Jo më deshi, jo s’më deshi etj. Pallavra shefe! Ngjarja shqyrtohet në themel shefe. Kush është shkaku dhe cila doli pasoja. Pra, vendimet e

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

nxituara të femrave në përgjithësi, pastaj vjen faji i burrave, të cilët janë njësoj fajtorë, them unë,- shtoi ky. -Nuk bëj dallime seksiste shefe. Mos më keqkupto! Pastaj, shtoi tërë nervozizëm:
-Për raste të tilla duhet ligje shumë të ashpra, të përshtatura për njerëz të papërgjegjshëm që lindin krijesa njerëzore dhe i lënë ato në rrugë. S’duan t’ia dinë më, njësoj si kafshët që lindin nëntë këlyshë dhe pastaj varja, të jetojë kusht të dojë, të tjerët t`i seleksinojë natyra. Jo shefe! Duhet ligj i ashpër juridik! T`i ndalojnë të pandërgjegjshmit të lindin dhe mos t`i lënë shoqërisë plagë të pambyllura kurrë. Jetimi kurrë nuk bëhet mirë shefe! Mbaje mend nga unë. Persekutimi i pakuptueshëm e ndjek kudo përgjatë gjithë jetës. Ligj i pashkruar shefe. Kështu që do të mendohem mirë para se të martohem. Do e njoh mirë dhe shumë mirë personin, që do lind me të fëmijë, se kjo është e ardhmja jo vetëm imja, por dhe pasardhësve të mi. Njohja, shefe, është proces shumë i vështirë, nuk ka njohje sipërfaqësore ose shqisore. As me biografi shefe. Do të tregoj pak filozofi, para se të iki, shefe. Mos u mërzit, dhjetë minuta dhe ika.
Jo,- tha kjo.- Fol, më le gojëhapur! Askush s`të kundërshton ty more bandit, -tha kjo me shaka. -Prit shefe,- tha ky.- Mos më shpërqëdro, të lutem! Pra jemi te njohja. Njohja, shefe, s’ka fund. Njohja është kimike, pra te përbërja qelizore. Pastaj vjen studimi në gjenetikë. Kujt i ngjet femra që ti do dhe do lindë pasardhësit e tu. Cilën gjenetikë ka marrë: nga nëna apo nga babai? Janë shabllone teoritë e njohjes shefe, prandaj kam frikë unë; prandaj duhet nëna, racë e mirë fare. Askush s`e di kujt i ngjet fëmija im, nga katërmbëdhjetë breza e këtej. Vjen dhe të del në derë shefe raca e keqe. Njohja është e pafund nuk mund të njihet asgjë përfundimisht shefe. Njohja është studim ne themel të atomit ose substancës organike që është ngjizur në çastin e krijimit. Pra, s`ka fund njohja Duhen dy ditë t`i vërtetoj këto që them. Do thuash ti, që praktika, qëndrimi i gjatë me një person, të bën të njohësh si është: i mirë, i keq, imoral apo me moral të mirë. Jam dakord shefe,- tha ky,- që praktika është nëna e dijes, por jo vetë dija. Dija s`ka fund. Askush s’është i ditur! Them “ka mësuar shumë” për ndonjë profesor apo zbulues, por do të

Flamur BUÇPAPAJ

shtoja unë,- tha ky,- askush nuk është dija përfundimtare! Më thoni ju ose shkencëtarët, që e ndanë atomin, që shpikën armën kimike, që gjetën peshën specifike të elektroneve dhe neutroneve që i shpërbën ato dhe krijuan bombën atomike, ata janë më të zgjuarit?! Jo shefe! Këto gjëra shkencore i gjetën shefe, por nuk gjetën kush i lindi këto dhe si erdhi bota deri këtu? Me çfarë ligji? Kush i krijoi të gjitha substancat qiellore ose organike? Kanë nëna që i kanë lindur?! Janë nënat ato që pastaj lindin të bijat?! E kupton zinxhirin atomik ose qelizor të formimit të parë?! Kush është nëna e madhe shefe??? Ajo që krijo çdo gjë kaq saktësisht????? S`e dimë apo jo! Dhe ne kemi zbuluar shumë pak ose pak fare nga njohja e natyrës që na rrethon, pra zinxhirin tërësor të formimit ndëruniversal, dhe se jemi shumë analfabetë në këtë drejtim. P.sh.: Si shpjegohet që toka, për miliarda vjet, bën të njëjtën trajektore eklipsisodale rreth diellit?! S`e ndryshon asnjë gradë. ËË, shefe?! Se po të ishte ndryshe, Toka do të ikte në drejtim të paditur, sa më larg diellit ose do e kishin përpirë vrimat e zeza ose antimaterja. Jo vetëm tokën e diellin, shefe, por krejt galaktikën e Rrugës së Qumështit. Ëëë shefe, s’ka fund njohja. Ne jemi krijesa të vogla ose gabime të universit, shefe, se po të na kishte krijuar dikush i mirë nuk do ishim kaq negativë dhe kaq të pabesë… apo jo shefe?!- iu drejtua asaj.
– Ardjan, më habite more djalë! Asgja nuk kuptova ça më the. S’jam fizikante unë bir. Po ti, nga i di këto more!? Me habite…!- shtoi kjo. -I di shefe, se jam djali juaj. Ju jeni të zgjuar dhe më keni edukuar mirë që unë di kaq shumë ose studioj shumë,- e iu afrua pak, si me e marrë me të mira atë.
-Partia na ndriçon shefe, apo jo?!- foli ky gjysmë vërtetë dhe gjysmëironi. Edhe pse tallej, ky ia tha gjithë dashuri fjalët për partinë. E kështu, ajo i mori për të vërteta. Po Ardjan,- tha kjo.- Partia na ndriçon në rrugën tonë. Bile, ty të ka ndriçuar ma shumë që ke bërë gjithë këto studime. Mund t`i quaj shkencore,- shtoi ajo,- se sa herë takohemi bashkë, ti gjithmonë, për shpikjet e tua në fizikë më flet. Po shkruaji more bir, hdhi në letër, se mbase fiton çmimin “Nobel” në fizikë, se në letërsi i ke arritur majat. Ardjani e pa me habi atë. -Nuk qenka kaq budallaqe sa

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

duket. Edhe pashkollsat kanë mend,- iu kujtua këtij, po ma shumë janë të djallëzuar e shpirtkëqinj,- shtoi, po prapë ky, me vete.- E shefe,- iu përgjigj ky,- Sot qenke me të mira, sot të dua ty shefe! A kupto se qenke gjithë mjaltë sot ti! Ëë! -E në mendje iu kujtua thënia e një shoku të tij:
-Injoranca në drejtim e ka marrë në qafë këtë vend! Klasa punëtore nuk di me udhëheqë, s’di nga ka arritur Marksi në këtë përfundimin, që duhet të udhëheqë revolucionin klasa punëtore. Vetë ka qenë me shkollë të lartë -Hahaha,- qeshi ky.
-Klasa punëtore di të punojë mirë në specialitetin e vet. Kaq di klasa punëtore! Të tjerat janë pallavra, thonë turqit. Në drejtim duhet njeri me shkollë, me vizion zhvillimi dhe konkurrence, jo vetëm me veten, por dhe me fqinjët. Njeri që lexon të rejat e fundit, studion ekonominë e tregut dhe atë hibride të Kinës. Kush është ma mirë, ne apo ato? Si mundet me u zgjidh ky drejtim ekonomik te ne? Ku na çon kjo rrugë vetizolimi dhe bllokade nga të gjithë? A mund të përballojmë ne me një ekonomi kaq të vogël tregun e brendshëm? Se tregu ynë ka çdo gjë mungesë. S’ka as fruta e perime; s’ka qumësht as djathë; s’ka asgjë për shkak të kolektivizimit ose të sëmundjes së një njeriu të çmendur që shikon ëndrra natën dhe na vret ditën. -Shefe,- foli më në fund ky,- të lodha shumë. Ma bëj hallall! A të shkojmë te shefi lart dhe t`ia çojmë shkrimin? Apo të ik unë dhe ia dorëzon ti? Hë, si thua?
-Joo,- tha kjo. -Ti do t`ia çosh! Mbase mua s’do të më shikojë më. -Joo ore,- ia ktheu ky.- Ai të don ty. Ti je partia këtu shefe dhe s’je njeri i keq. Në fund të fundit të gjithë e duam partinë apo jo?
-Poo,- tha kjo,- Mos të fillojmë prapë nga fillimi.- Ajo, Partia d.m.th., është çdo gjë që ne kemi. Po,- vazhdoi Ardjani me një lloj gjysmëironie, por asaj i pëlqente fjalimi dhe pse e kuptonte që ky tallej. Edhe ky ironiku prapë vazhdoi: Partia është dielli ajri, uji, shiu që bie nga lart dhe vadit fushat. Partia është dhe oksigjen,- shtoi ky. -Ça të duash ti është partia shefe!- mbaroi së foluri ky dhe e puthi pak në kokë. -Se mos je duke bërë shaka Ardjan?- pyeti ajo me habi,- se je gjysmëshkodran ti, e shkodranët vetëm humor dinë të bëjnë. S’merret vesh ku e kanë me të vertetë apo jo. -Haha,- qeshi ky. -Unë jam djalë partie shefe.

Flamur BUÇPAPAJ

Jam jetim. Jam rritur me mësimet e saj. Partisë d.m.th. S’kam ku shkoj pa ia ditur për nder, a më kupton? Ai mori qëndrim si me thënë gatitu, kur përmendi partinë. Pastaj tha: Ajo m´i dha të gjitha shefe.- Po,- tha shefja,- dija për nder asaj edhe neve se të kemi si çunin tonë dhe, se ne do të të detyrojmë të bëhesh me familje. Do të ndihmojmë kudo në jetesë, të kena si djalin tonë dhe, se suksesi yt ka qenë dhe suksesi ynë, jo vetëm se je kolegu ynë, por se je dhe djali ynë!- vazhdoi shefja, duke e parë drejt e në sy Ardjanin dhe duke e shoqëruar edhe me gishtin tregues si në mbledhje. Pastaj vazhdoi:
-Ne jemi krenarë për ty dhe famën tënde! Edhe gazeta jonë është krenare për ty vëlla Ardjan,- shtoi kjo. Ardjani hapi sytë aq shumë saqë s’po u besonte syve dhe veshevë nga dashuria e shefes së partisë në gazetë për të. Mirë pra shefe, je yll bote,- ia ktheu ky. -Shkojmë te shefi, t’ia dorëzojmë shkrimin e unë të iki në Shkodër, se kam një reportazh tek ndërmarrja bujqësore “Bajzë”,- tha ky, – e mos na bërtet shefi. S’du të prishem me të. E di ti marrëdhënin time me të. E mirë,- e ndërpreu shefja,- Ik ti dhe siç e lamë. Të fala shefit! Unë po iki të pi një kafe.- Nëse do, e pimë bashkë. Nëse do. S’do, ika unë,- tha ajo. Po ore,- tha ky,- por më pret shefi. A kupton? Aaa,- tha ajo.- Mirë! Nëse s’ke kohë, nisu vëlla. Kryje punën një herë. Unë, në kafe jam. Pasi bëri dy hapa me dalë nga zyra e saj, tha:- Shefi të do! E shoqëroi me një sarkazëm, e veshur disi me një si të qeshur.
-Shiko Ardjan, fol mirë te shefi! Mos më shaj! Dakord, se je pak kopil ti! Hëhë,-qeshi ajo. -Joo shefe, për nder unë të dua ty,- i tha ky- E di që më do, por fol mirë aty. Ka pak ftohje me mua ai. Pyete larg e larg, pa ra në në sy, çfarë ka ndodhur. Dakord, biri im i bukur?- shtoi ajo.
Hajde, ik tashi lart e më përfaqëso mirë! -Dakord?- dhe tundi pak kokën.- I them këto, sepse ne kemi marrëdhënie shumë të mira bashkë. Dhe e dyta, ti nuk shan pas shpine, se je malësor. Edhe e treta je në anën time, se ne këtu jemi si një familje. U bënë kaq shumë vite bashkë e kurrë s’jemi grindur as sharë. Apo jo Ardjan? -shtoi ajo,- por ka një gjë,- tha ajo,- që s’më pëlqen e po ta them hapur sot. -Çfarë?- tha ky?

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Se ti, bën shumë humor Ardjan dhe, nuk kuptohesh kur flet seriozisht,- shpjegoi ajo. Je gjysmëshkodran, pra me këtë justifikohesh. Edhe pra, doli që jemi humorista ne shefe e mos u mërzit me mua, se shkodranët janë ma të mirët për humor,- tha ai. Pastaj shtoi: Hajt, tung loçke!- Ia bëri me dorë.- Se po iki te shefi,- mbaroi së foluri ai. Ardjani u nis për te shefi me fletët e shkruara bukur dhe me elegancë nga shefja, e cila nuk ishte krejt e paditur siç kujtonte ky. Kishte njohuri bazike më shumë se një njeri me shkollë të mesme. Ajo ishte e brymosur e shumë ideologjike, por këtë pjesë e dimë krejt, por s`e dinim që ajo ka lexuar dikur edhe romane. Ka dashur të shkojë në shkollë të lartë etj si këto. Ama duket se puna në gazetë i ka bërë mirë,- tha ky me vete. -Edhe pse ajo është një strikte në vijën e partisë dhe s’të fal, e dua atë,- tha me vete ky. Qëndrimi i saj klasor na ndihmon shumë,- i tha shefi Ardjanit. -Kjo na ndihmon mos të na dënojnë për agjitacion e propagandë dhe për marrje nëpër gojë të kuadrove të shtetit. A kupton more bir?!- thoshte vazhdimisht shefi.- Se jo pak herë, kjo gazetë tip reviste, kritikonte drejtora ndërmarrjesh dhe ndonjë kyetar komiteti. Deri këtu arrinte forca e tyre, por më lart nuk guxonin, se i priste Spaçi. Edhe nga drejtorat duhet pas frikë, se kanë shumë miq në Komitetin Qendror e i kemi shumë frikë,- thoshte shefi gjithmonë. – Ankesat e tyre s’kanë të numëruar kundër kësaj gazete.
Këta, si redaksi, shumë herë ishin në tehun e briskut si i thonë, sepse shumë Kritika, pamflete e karikatura kishin botuar për të paaftët, burokratët dhe servilat etj. Kishin bërë që njerëzit të armiqësoheshin me të. -Kemi krijuar shumë armiq biri im,- tha shefi si gjithmonë,- por kjo gazetë i është vënë kundër së keqes në shoqëri. Nuk e themi për justifikim. Ne jemi munduar për mirë, por siç thotë shprehja, “Shpesh gjuetarët kthehen në gjah!” për shkak të taktikave të gabuara në gjueti ose kurtheve që iu pregatit kundërshtari, I cili është ma i zgjuar. Ndërsa, ajo shefja na duhet,- tha shefi. -Mbaje mirë me të se këtu partia është ajo. Shumë herë më ka shpëtuar, se ka shumë njohje, por edhe se ka dhunti kundër grackave. Dhelpër është ajo biri im. Ne do jemi të bashkuar, por dhe të zgjuar se ndryshe e hangrëm dhe gracka të pret.

Flamur BUÇPAPAJ

– Ëëë,- tundi kokën Ardjani,- Ciaoo shef! Të dua Babush!
-tha ai me përkëdheli. Meqë mbarova punën me sukses e ti je i kënaqur, po iki. Mbase shkoj nga Instituti i Arteve, por s’do rri më shumë në Tiranë, se do pi kafe aty e pastaj e shumta do iki drejt e në punë në Shkodër. Tollona benzini më dhe. Je njësh shef, prandaj dhe unë do ta shpërblej me punë. Krejt punët do t`i kryej, veç ti me dalë mirë kudo, se këta janë plehëra babush. Rast presin, të të hedhin. Unë këtë e di, por s’do u lamë shkas kurrsesi.
-Shiko, duaje pak atë shefen poshtë, sekretaren. Ka nevojë për interesimin tënd. E kupto babush?!- ia tha ky me ironi. -Të do pak më duket. Dashuri e sinqertë!- dhe qeshi me të madhe. -Boll ore kopil,- i tha ky. -Ajo s’do njeri. Është copë mishi me dy sy.
-Joo! E ke gabim, kështu kam kujtuar dhe unë dikur, sepse s’kam biseduar kurrë me të. Tashi që fola dy orë me të, e kuptova. -Ë, është kokë ajo shef! Kujdes mos e nënvlerëso! Është dhe partia këtu e kupto?! Merre me të mira. S’të gjen gja! -edhe e ledhatoi pak shefin e tij tek koka e pastaj tha: Hajt tung babë, se ika! Kështu e ledhatonte sa herë shefin, kur punonte mirë. Edhe ai s`e kritikonte, kishin marrëdhënie fikse si babë e bir. Skena klasike e marrëdhënies së tyre…Vetëm dashuri e asnjëherë urretje!
Ardjani iku me hap të ngadaltë dhe i zhytur në mendime. Asgjë nuk bëhet vetë-vetiu!- tha ai me vete. -Çdo gjë lind nga dikush. Edhe e mira lind nga e mira. Ja për shembull shefi më trajto si çunin e vet e unë bëhem copash për të. Çdo gjë lind nga dikush tjetër. Dita sjell natën dhe çdo gjë rrotullohet. Po përse e keqja triumfon gjithmonë?! Ja, përshembull, unë pajtova ata të dy sot, se shefja e shemb babushin tim po të dojë. Ajo është partia këtu. Po të dojë i bën shumë keq.
E keqja ka lindur me botën dhe e ka mundur botën kudo, jo më mos me na mund mua dhe shefin. Yyy,- shtoi ky,- na mbyti e keqja. Ky është përfundimi im që s’do vërtetim,- mendoi ai.
Ja përshembull, ka që e duan edhe shtrigën ose të keqen. Partia na ka mbyllur, izoluar, na ka sjellë gjithë fatkeqësitë dhe populli e do. Hajde shpjegoje këtë tashi!
Ky populli i varfër e do partinë, e cila i bën keq çdo ditë e këtyre s’u bën përshtypje fare. Si mund të jem vetëm unë kundër

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

ose një grup i vogël njerëzish, që duam ndryshim, duam Evropën e zhvillimin si gjithë popujt e tjerë. S’bën pra! Jemi pak ose shumë pak. Çfarë mund të bëjmë vetëm ne?! Fatkeqësi,- tha ai,- që kemi mbetur popull islamik akoma si turqit perandorakë, me ato karakteristika: të varfër, vëllavrasës dhe të dhjerë, por krenarë. Tamam ashtu siç thoshte Konica në vitin 1901.
Po ta shikosh me vëmendje, të gjithë popujt islamikë sot janë të prapambetur. Kanë regjimet moniste, s’kanë zhvillim. Mjerë ne që s’duam perëndimin dhe jetën moderne, ku vota është në themel të çdo gjëje. Dhe qarkullimi i elitave që sjellin ndryshim, që është themeli i zhvillimit. Pa këto zhvillime, kurrë s’do të ketë komb shqiptar dhe bashkimi i trojeve nuk do të ndodhë kurrë nën regjimin komunist që është tek ne, se ata s`e duan Shqipërinë etnike. Edhe sepse këta janë shërbëtorët e serbëve. Ata i sollën në pushtet e ata i kanë krijuar si parti.
Ai arriti të motori i vet, e ndezi atë, por jo me hovin e dikurshëm. Ishte bërë komplet melankolik. S’dallohej: ka rënë në dashuri apo e ka humbur atë? Sado i bukur është perëndimi i diellit, prapë do ketë errësirë pas tij,- mendoi ai. Sado që ka ditë, s´vonon e vjen dhe errësira, dhe nata. E bukura jeton pak. Çdo gjë përmbyset. Vjen e keqja. Ajo është antimaterja jonë. Vrimat e zeza të jetës gllabërojnë çdo gjë. E mira ka jetën e shkurtër e s’di si ta shpjegoj këtë situatë,- tha ai, – por çdo gjë vjen me vonesë. Asgjë s’vjen në kohë. Taman si ajo kënga… Ai ishte nën pushtetin e melankolisë dhe të urretjes.
Edhe pse ishte mirë me shefin dhe me punën, e urrente këtë pushtet të pakufizuar për të shtypur një popull evropian si ne shqiptarët. E urrente pushtetin e gjithmonë thoshte, jo pa ironi, se pushteti është një mendjemadhësi që tregon kufijtë tanë antinjerëzorë. Tregon anën e përbindshme tonën. Hakmarrjen ndaj të tjerëve që janë të pambrojtur. Të njerëzve që s’kanë bythë të hakmerren ballë për ballë, por që hakmerren duke vepruar pas shpine. Kështu bëjnë shqiptarët e pushtetshëm. E përdorin shtetin me bë keq, me u hakmarrë, me interrnu e me vra etj? Ata harrojnë se pushteti është taman si hija jote.Të vjen nga pas ashtu si hakmarrja. Hakmarrja dhe hija janë një më duket dhe iu kujtua

Flamur BUÇPAPAJ

ajo shprehja që “Edhe hija jote, të braktisë kur s’ka diell!”. Eh, sa keq!- foli më vete ai,- Ramë në një vend kaq të mjerë si Shqipëria. Këtu lindëm, në Shqipëri , ku njerëzit s’kanë kufij hakmarrjeje. Sot je i mirë e nesër je armik i partisë. Asgjë s’ka kufij këtu.
As etja për hakmarrje s’ka kufij. Ne njerëzit e Shqipërisë jemi krijesa të liga që në thelb kemi hakmarrjen, ligësinë dhe pabesinë. Dhe të gjitha i duam për vete. S’na dhemb jeta e tjetrit, as familja e tjetrit. S’na dhemb fatkeqësia që u shkaktojmë të tjerëve.
Ai u zgjua nga gjumi i ëndrrave me sy hapur. Qëndroi pak si me marrë ajër të pastër edhe shkundi kokën sa majtas-djathtas. Ai ishte njeri që ëndërronte për një jetë të mirë, jo vetëm të vetën, por të krejt shqiptarëve. -Sa keq,- shqiptoi ai,- që s`e dinë, që po jetojmë si kafshët! U shkund pak, si për të thënë „mbaroi seria e filmit“ e iu afrua motorit të tij. E ndezi atë dhe bëri një kthesë të vogël. E drejtoi pak nga dalja e vilës, që quhej redaksi dhe, pasi vuri kokoren mbrojtëse në kokë, futi marrshin e parë dhe u nis. Në ajër mbeti pak zagushi e tym marmite. Era e benzinës u përhap në ajër, se ishte shtator. Frynte pak, por jo shumë erë. E ajo i mori shtëllungat e tymit, të lëna pa zot e i shpërndau ngado. Lamtumirë redaksi!- tha ai me ironi dhe u nis duke e rritur shpejtësinë, sapo doli në rrugën kyesore, afër satcionit të trenit, që të nisej për në Shkodër, sepse urdhri i shefit ishte të bënte një tjetër shkrim për inagurimin e Fermës së tipit të lartë atje.
-Dhe patjetër që ne duhet të jemi të parët që do ta botojmë!- ishte urdhri i shefit të tij. -Ne të parët ngado, – Hahaha,- qeshi ai. Pastaj iu kujtua shefja e muhabeti me të. Shefja jonë komuniste paska ndjenja dhe i paska mbetur hatri, pse i ka bërtit shefi i madh! Hajde gjeje tashi! Hahaha,- qeshi prapë ky!
Bota rrotullohet! Çdokush ka hasmin e vet ose konkurrentin e vet. Askush, asnjë gjallesë nuk jeton e qetë. Lufta për mbijetesë është kudo. I forti e mund të dobëtin.
Kafsha më e madhe dhe më e fortë ha atë më të dobtën. Shyqyr që lepujt shtohen me shumicë, se do ishin zhdukur si specie, se të gjithë i sulmojnë dhe i hanë ato. Ashtu dhe peshqit e vegjël s’janë të mbrojtur. Po të mos shtoheshin me shumicë, do të zhdukeshin. Edhe ne s’jemi të mbrojtur. Raca jonë është

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

në kulmin e fundit të ekzistencës. Shpejt do vijë përmbytja. Të dobëtit janë drejt zhdukjes. Të fortit i vrasin, u rrëmbejnë pasurinë etj. Një grup njerëzish rrëmbejnë çdo gjë. Ne të tjerët rrimë dhe punojmë për ta. Ata kanë çdo gjë, ndërsa ne asgjë. Ne, veç krahët e punës! Ata sundojnë, se ne jemi të dobët, të përçarë dhe një popull spiun e servil, të poshtër, popull i nënshtruar…! S’ka më heronj, as prijësa, çdo gjë e kontrollon sigurimi. Jeta jonë është e mbyllur. Rreth vicioz pa dalje. Ne jemi primitivë, dhe një popull primitiv s’ka lidera. Ka veç shtypësa dhe të shtypur. Kështu mbeti populli ynë: i rrudhur, i zbythur, se vramë njërin- tjetrin e s’kemi qenë kurrë bashkë. E pastaj themi “pse tokat tona më të mira i morën fqinjët?”. Përgjigjja është gati: Se ishin ma të fortë më të zhvilluar dhe se Krishtërimi doli një superfuqi dhe mbyti botën tonë të gënjeshtërt dhe dembele myslymane. Shikoje atdheun tonë: s’ka pyje; s’ka gjelbërim; s’ka shtëpi të bukura; s’ka rrugë të bukura; s’ka asgjë. Sa të kalosh kufijtë tanë, lulëzon çdo gjë. S`i kanë prerë pyjet, i kanë mbrojtur ato. Kanë ruajtur mjedisin dhe qytetari përmes votës zgjedh atë ma të mirin. Këtu voton populli, votat i numëron partia e me pak fjalë thelbi është spiunimi. Është urrejtja për komshiun ose vëllanë. Tipare këto të trashëguara nga perandoria turke, sepse ata na bënë këta që jemi: popull barinjsh dhe i pazhvilluar, pra popull i nënshtruar. -Haha,- qeshi ky me vete, ndërsa motori ecte rrugës së asfaltit, drejt Laçit. Ai s`e kuptoi fare se si erdhi kaq shpejt. Në mendje kishte dy gjëra: Luftën ndaj komunizmit dhe Donën ose Donikën, vajzën e bukur me violinë, të cilën e dashuronte pa fund.
Ai dikur s’besonte kurrë te femrat dhe i shikonte ato si krijesa të liga e që dashurojnë veç për interes, por edhe atë vetë e kishte lindur një femër, pavarësisht që e la në rrugë. Duke urryer femrat, ai shpesh harronte se ato sjellin vazhdimësinë tonë. S’kishte besim te femrat, jo vetëm se e ëma e kishte braktisur, por dhe se vetë ato, si krijesa i shihte si tradhëtare dhe pa shumë vlerë. Ai harronte se çdo gjë lind nga një femër. Edhe dashuria, edhe pabesia, vazhdimësia, pra s’janë të gjitha njësoj. Ato sjellin dhe zhgënjim dhe tradhëti.Të gjitha i sjellin, them unë. Në fund të fundit zoti e ka bërë kështu,- mendoi ai.- Zoti di përmendsh çdo

Flamur BUÇPAPAJ

gjë që ka ndodhur dhe do të ndodhë, sepse në fund të fundit ai cakton gjithçka. Ai i përcakton të mirët dhe të këqinjtë, i modelon racat sipas aftësive. Ai i njeh edhe ateistët, por i falë sepse s`e dinë çfarë po bëjnë; I njeh dhe Darvinistët, por i falë; Komunistët i njeh mirë, edhe të gjithëve u jep fund negativ. Ata vrasin njëri- tjetrin për pushtet. S’kanë familje të shëndoshë. Janë antikrisht edhe të pamëshirshëm.
Janë gjithmonë të përfshirë në dënimin, që zoti u jep për ligësitë e tyre dhe pabesitë e tyre. Siç thashë, e keqja në fund ndëshkohet. Edhe këta në fund do të ndëshkohen shumë rëndë. Jo vetëm këta, por dhe brezat e tyre që do të vijnë pas
do të kenë vdekje të vështirë, duke lënguar në krevat me mijëra ditë. Karma do hakmerret dhe do t´ua bëjë sikur ata na e bënë neve. Çdo gjë përsëritet, siç ua ke bërë ti të tjerëve, ashtu do të ta bëjë zoti ty! Ose do ta shtyjë atë që i bëre keq të ta bëjë dhe ai të njëtën punë. Në fund të gjithë i merr vdekja. Të gjithë do ikin. Askush të mos mendojë se nuk do të ndëshkohet për ato që ka bërë. Këta, as varri s’do t´i pranojë. Ne, të gjithë jemi të përkohshëm, por do të jetojë vepra jonë dhe puna jonë e mirë. Emri nuk harrohet, po qe femër si Donika, racë e pastër dhe njeri i zotit. Edhe po qe burrë, prapë nuk harrohesh, po luftove për atdhe, familje dhe shoqëri.
Zoti ka bërë llogaritje në mënyrë kompjuterike për çdo gjë. Ka llogaritur edhe vesën e mëngjesit; edhe diellin që e than përnjëherë; stinët, lulet në maj dhe dimrin me dëborë. Zoti na krijoi; na dha frymë dhe oksigjen; na solli në planetin që vetë ai e krijoi dhe na e përshtati atë për jetën, që pastaj do të sillte në të. Solli ujë, ajër dhe diell; solli dritë, por dhe errësirë dhe verbëri. Askush nuk ikën pa u ndëshkuar me një formë apo tjetër. Secilit i jepet haku në këtë jetë ose në jetën tjetër, nëse ka jetë të përtejme. Atë e di zoti. Zoti është era në fushën, ku s’ka asnjë barrierë dhe shpërndahet ngado; zoti është si era, që fryn në një arë me grurë ose mbi det e ti i shikon me dashuri. Sa bukur duken ato! E kuptoni se valët të shkaktuara nga zoti çojnë erën e bëjnë lëvizje ngado dhe kudo.
E bën që ajo të krijojë melodinë më të bukur kur fryn.Taman

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

si valle me simfoni. Ky është zoti,- mendoi ai. -Haha,- qeshi ai me vete. -Thua të jem i saktë? A thua vallet simfonike i ka miratuar zoti, se janë shumë të bukura. S`e di jo. Kam qenë shumë i dobët në muzikë. Vetëm unë s’dija të këndoja në klasë. As s`i lexoja notat në pentagrame. Solfezhin e dija. Hahaha,- qeshi prapë me vete ai. E kujt i shkonte në mendje kjo punë?! Dhe në dashuri rashë! Zoti e baftë mirë! Pranoj dhe them me zë të lartë: Ai më ka sjellë krijesën ma të mire, e cila e ka emrin Dona; femrën më të bukur; më me moral të hekurt. E fortë! E besës dhe shumë e bukur! Por, dhe antikomuniste. A mos vallë jemi motër e vëlla? Se kemi shumë ngjashmëri, jo vëtëm në pamje, por dhe në karakter. Jemi dy anët e një monedhe, veç unë, s’jam muzikant! -Ahaha,- qeshi prapë ky. S’do të thotë gja që s’jemi njësoj, se unë s’di muzikë. Di ajo për të dy,- ia ktheu përgjigjen vetes. Pastaj unë kam një muzikant simfonik që e dua shumë. Vagner quhet. Të gjitha preludet e tij, përfshirë dhe operat ia kam në kasetë. Hë pra, s’jam aq kot sa dukem …!
Ajri i shtatorit po i bënte mirë. Ai nuk ecte shpejt, por as ngadalë. Në murin e kujtimve iu kujtua nëna. Kush do të jetë ajo ?! Po babai, kush është në të vërtetë?! Sepse në jetimore si kanë thënë shumë gjëra. “Je bir i Partisë!”, kaq shpjegim i kanë dhënë përherë. Pastaj i thanë që babai i tij ishte antikomunist dhe pasi ka qëndruar disa vite në Shkodër, ishte burgosur dhe pas lirimit kishte ikur përsëri në Kosovë, d.m.th.: Jugosllavi. Nejse, asgja s’dihet saktë se kë kam nënë të vërtetë, bile dhe baba. Po e gjeta do i bëj ADN-në -Hahaha,- qeshi prapë ai. Sa shumë dyshime kam dhe unë! U bëftë ma e mira! Rëndësi ka që kam gjetur Donikën, vajzën e ëndrrave të mia, që vetë zoti ma solli në trenin për Tiranë Megjithëse në atë udhëtim romantik duhet të kishte edhe shi, edhe lule, edhe diell, që të thante ujin në petalet e luleve. Realisht, s’kishte asgjë romantike atë ditë, përveç të përditshmet e udhëtimit me tren. Ashtu deshi zoti, por unë bëj pyetjen: A e solli vetë zoti për mua këtë vajzë? Por, unë di se asgjë s’ka rastësore në unviersin e krijuar nga zoti. Të gjitha janë planifikim i tij. Dhe se ne jemi lojtarët e asaj që ai urdhëron. Askush s’mund t´i ikë fatit të vet. Fati im, i caktuar për mua,

Flamur BUÇPAPAJ

është Dona. Atë s`e leshoj më, sikur nata të bëhet ditë dhe dielli të bëhet zjarr. Unë do jem në yje e do bie në tokë dhe do ta marr atë, e do nisim udhëtimin në galaktikat e tjera. Të dy bashkë, me Donikën përherë. Dhe s’do ta lëshoj më. E dua atë vajzë! Do ia them direkt sa ta takoj, se e dua. Do ia shpreh dashurinë! Nuk do ndrydhem ma! Do lë anash çdo burokraci mirësjelljeje dhe do t`i them: Të dua vajzë e bukur e trenit për në Tiranë! Të dua, sepse vetë zoti të solli në atë tren të hekurt, me dashurinë time brenda. Vetë zoti më solli dashurinë ndaj një femre, sepse e kisha humbur që nga braktisja, nga nëna në jetimore. Unë çdo ditë e thërrisja “Nënë”; Çdo herë prisja në hyrje të jetimores të më vinte nëna. Taman si te ajo kënga: “Dua nënën ta takoj!”.
Ajo nuk erdhi asnjëherë Ajo s’ka pse të vijë më te unë. S’kam nënë dhe s’kam lindur nga një nënë, dhe s’me ka bërë një femër. Jam krijesë, nodshta mitike… apo edhe unë kam lindur nga dashuria vallë?! Po përse ajo që lindka nga dashuria, u dashka të përfundojë në jetimore! Përgjigjja e saktë është: Ajo që lind nga dashuria duhet t`i ngjajë dashurisë dhe së ardhmes së çiftit. Unë kam lindur nga dashuria e një çifti , mbase të papërgjegjshëm, sepse njeriu mendohet kur do të sjellë dikë në jetë. Duhet të ishin koshientë, që dashuria e tyre do të jetojë gjatë, pastaj të lindin fëmijë. Të mendojnë për atë që po sjellin në jetë, që mos ta lënë në rrugë, si kafshët krijesën e tyre. Kafshët i duan për një kohë këlyshët e tyre,- iu kujtua atij. S`i lënë në rrugë ato!- u kujtua prapë ai, por pasi rriten, i lënë në rrugën e vet të mbijetesës. As kafshët s`i harrojnë shpejt këlyshët e tyre. Janë më mirë se njerëzit, që gjoja kanë tru. Njerëzit pa tru ose pashkollsa ia lënë natyrës mbijetesën e krijesës së vet. E lindin dhe e braktisin pa të keq. Ata s’meritojnë të jenë prindër, por janë përbindësha me fytyrë njeriu. Kur them përbindësha, dua të nënkuptohet që ata janë natyra më e keqe e racës së quajtur njeri. Të pashpirt dhe kafshë. Mbetje të së kaluarës arkaike. Si nuk pyesin njëherë se sa mund të mbijetojë një krijesë e vogël e lënë në duart e një endacakeje ose në mes të një rruge, i mbeshtjellë me një batanije dhe me një milion vuajtje gjithë jetën. Mirë mua që me erdhi një grua endacake…

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Që më gjeti dhe me çoi në jetimore, se do kisha vdekur. Ajo më mori, më mbajti pak ditë e, pasi s’ia kishte dalë të më mbante, sepse s’kishte të ardhura ekonomike, ajo ishte më e përgjegjshme se nëna ime e vertëtë. Më çoi në jetimore. Edhe është regjistruar si nëna ime e vërtetë. Ka shkruar emrin e vet në certifikatën time. Asaj bravo! Ajo meriton të quhet nëna ime, por sa keq e njëkohësisht dhe sa mirë ,se unë s’kam një nënë të vërtetë. Dikur po e doja shumë nënën time, si çdo krijesë e vogël thërrisja nënë dhe unë. E kam pritur deri në klasën e tetë, se mbase do të vinte një ditë në jetimore. Gjithë bota do të bëhej imja. Pastaj, dashuria për nënën m`u kthye në urretje. Kam qarë miliona ditë për nënën time. Sa herë qaj përsëri kur dëgjoj këngën “Dua dhe unë një nënë!”; “Dua nënën time ta shikoj!”. Lotët i ranë mbi kokoren që mbante në kokë, sepse po udhëtonte me motor. Uli shpejtësinë dhe mbajti gjithmonë anën e vet të rrugës, sepse e kishte kapur melankolia për nënën dhe njëkohësisht dashuria për Donën. Sepse edhe ai gjeti dashurinë tek një femër, për të cilat vërtet nuk kishte respekt. Që nga braktisja që i bëri nëna e vet, ai s’u dashurua kurrë me një femër. Motori ecte rrugës për në Shkodër. Ai s’po e kuptonte ku është sepse as kishte parë anash, as mbrapa, as majtas -djathtas, por vetëm para, sepse e dinte se do të ecte deri sa të shfaqej qyteti i vet, nëse mund ta quante të vetin ky atë qytet. Aty kish shkuar në jetimore; Aty mbaroi gjimnazin dhe sa herë që kalon aty i kujtohen ata, mësuesit komunistë, që e torturonin duke i vënë nota të ulëta. Më e keqja i kujtohej mësuesi i letërsisë dhe gjuhës shqipe, i cili mundohej të mos i vinte dhjetë, ndërsa nxënësve shumë të dobët u vinte dhjeta. -Hahaha,- qeshte sa herë Ardjani me vete. Gjithkush është bërë mësues në këtë socializmin e këtyre. Ai s´e harron kurrë rrugën që bënte në këmbë për të shkuar në shkollë, se shkolla ishte shumë larg nga vendstrehimi i tij. Ecte edhe një orë në këmbë, se s’kishte lekë për autobus. Edhe vuajtje të tjera që normal s’duhet t`i kalojë një nxënës. Aty, në kushte të tilla, duhej të ishe super nxënës që të dilje me nota të mira. Në një sistem biografik, asgjë s’mund të mbijetonte pa lejen e sekretarit të partisë, kështu që ai s`u trajtua me bursë, për shkak të biografisë së tij. Ai habitej: Si ka mundësi

Flamur BUÇPAPAJ

që të gjithë sekretarët e partisë ishin njësoj dhe të pashkolluar. Të gjithë njerëz të këqinj, shpirtzinj dhe me vese morale e njerëzore shumë negative. Pa pa pa,- qeshi ky me vete. Edhe unë jam ters. Të gjithë njerëzit ma negativë të botës, unë i takoj dhe më bie të përleshëm me ta ose të bashkëpunoj. Si ka mundësi kështu?! Si një mallkim kozmik më duket mua,- thoshte me vete përherë ai. Veç mua më ndodh kështu, apo bota është komplet negative?! Pastaj iu kujtua thënia e shefit të vet. Lloj i tillë njerëzish s’duhet të shumohet. Ata janë kudo. Ata do i sjellin gjithmonë të keqen shoqërisë sonë dhe jo vetëm ata, por dhe krijesat e tyre do bëjnë njësoj. Do t’ju ngjanë atyre edhe shoqëria do e pësojë gjithmonë nga ata; Do shumëfishohet e keqja. Ata s’meritojnë të shumohen. Të shuhen si racë!- thotë shefi im. – Nuk ka dukuri morale këtu! Morali bie nën subjektin që e zbaton, d.m.th. njeri u i lig pjell njerëz të ligj, vrasës ,hajdutë ,imoralë etj. Trashëgimia është lloj gjenetik që shpjegohet edhe me ADN-në e tyre. Inferioriteti i racave është real. Ka racë të mirë dhe të keqe. Edhe populli thotë qartë: Dardha bie nën dardhë. Marrëzia nuk është diçka e rrallë te njerëzit. Ajo është kolektive. Marrëzia e tyre e ka emrin “Luftë klasash”, ku të pashkolluarit në pushtet zhdukin racën superiore që i ka mundur në luftë e tashi, i vret përditë me pushtetin e proletariatit.
Këtë sistem solli Rusia Sovjetike këtu, por këta punëtorët paskan qenë shumë hakmarrës me punëdhënësit e tyre shqiptarë. Pra, përfundimisht, jemi popull barbar dhe kjo shpjegohet jo vetëm për shkak të sistemit, sepse ne këtë sistem meritojmë, por për shkak të lejimit të shumimit të njerëzve të poshtër homoseksualë ,intrigantë sadistë, pra njerëz të sëmurë.
Shkencërisht vërtetohet se sëmundja ndikon në sjellje dhe në tru, të bën shumë negativ ose të drejton drejt ligësive të sëmura e të pamoralshme. Në fakt nuk ekziston morali. Ai vetëm intepretohet e thuhet në parulla “ Të jemi të moralshëm” etj. Sidomos feja dhe partia bëjnë shumë punë teorike mbi moralin e vetë s’kanë moral fare. Po sa moral ka kjo parti? -Hahaha,- qeshi ai. -Zoti është gjallë, s’ka problem që ka lejuar këtë farë njerëzimi të sundojë mbi ne. Hakmarrja e tij do të vijë së shpejti,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

por siç kam thënë dhe them: aq shumë njerëz të këqinj ka, saqë i duhet kohë e madhe në dispozicion të kujtohet e të merret me ne dhe partinë tonë. Pra, rreshti i njerëzve të këqinj është aq i madh, saqë radha për të më vjen vone. S’do mend që zoti jeton dhe kujdeset për krijesat e veta. Ndryshe do çonte një përmbytje dhe do na zhdukte, siç zhduku dinozaurët. Zoti na mbron edhe na krijoi neve. Por krijoi dhe këta të kuqtë, pasanikë që morën pushtetin me dhunë, që duke u fshehur te marksizmi i tyre arkaik, tashi janë kthyer si një ekip i vogël pasanikësh, të mbyllur brenda bllokut e s’duan t`ia dinë më për asgjë, ndërsa ne jemi skllevërit e tyre. Ne jemi cofëtina për ta. Skllevërit s’kanë moral, thonë ata. Ata kanë vetëm bindje dhe përulje. Skllevërit nuk meritojnë fat tjetër, veçse në burgun tonë stalinist. Ky është mendimi i tyre për ne, ndërsa unë mendoj se na ka ndëshkuar zoti.
Se s’ka asnjë mundësi që këta të jenë në pushtet. Të gjithë e shohim dhe e dimë çfarë po bëjnë këta në këtë atdhe. Çfarë po i bëjnë Shqipërisë. Askush s’flet “Pse duhet të flas vetëm unë?!- I bëj pytje vetes sa herë. -Unë që jam i punësuar nga kjo parti. Më kanë gjetur në rrugë dhe më kanë bërë të famshëm. Pse vetëm unë jam kundër?! E unë duhet të kryqëzohem njësoj si te kryqëzimi i krishtit? Përse?! Ai ishte i fundit që sakrifikoi për ne, ndaj shpesh kam menduar: Përse t`i shpëtojmë këta njerëz? Këta e meritojnë kështu? Krishti ishte i fundit që sakrifikoi për ne. Po unë, përse të sakrifikoj për njerëzit? Po cili ishte kuptimi i kryqëzimit të tij ose i imi? E para, ai ju tha njerëzve: Kujdes nga njerëzit e pabesë, që i keni kudo! Edhe familja juaj është bërë spiune e sigurimit. As asaj mos i besoni, se Juda është kudo. Kini kujdes njerëz të mirë! E dyta: Krishti vërtetoi që njerëzit janë drejt fundit të ekzistencës së tyre; se zoti s’do i falë më. E çfarë dua unë?! Dua t`i shpëtoj, them përherë me veten, kur i harroj ligësirat e tyre, sepse ata kanë ikur nga rruga e zotit, kanë shembur kishat. Janë, jo vetëm të shthurur, por dhe kafshëria e tyre ndaj njëri -tjetrit ka arritur kulmin. Ai, Krishti u mundua të na shpëtojë duke na falur edhe pak ditë jetë dhe na dha mundësi të përmirësohemi. Ai pranoi të kryqëzohej vetë dhe mos ta linte zotin të shfaroste njerëzimin e lig, por unë s’pranoj asnjë sakrificë për këtë tip populli. Ai i

Flamur BUÇPAPAJ

donte njerëzit e në kulmin e shthurjes së tyre totale u mundua t’u kujtojë që të përmirësohen.
Ky është morali i tij. Po sa të krishterë ka sot pas atij? S`e di dhe s`e kuptoj. Në teori janë 4 miliardë njerëz, që e përfaqësojnë këtë fe, por pak e meritojnë lirinë dhe mësimet e tij,- përsëriti ai me vete. Sa zunë mësim nga sakrifica e tij? Shumë pak! Nejse, zoti ekziston. Ai po merret përditë me ne, por ne jemi shumë mëkatarë dhe s´i del koha të ndëshkojë të gjithë keqbërësit përnjëherë.
D.m.th. ka radhë edhe për ndëshkim. Në fakt hakmarrja më e mirë është ajo e shpejta, e shërbyer si një limonadë e ftohtë nga frigoriferi. Ai që bën keq, duhet të ndëshkohet. S’ka pse njeriu që bën keq, që vret, pret dhe dhunon të falet. Edhe atij duhet t`i ndodhë njësoj ndëshkimi. Si atij, dhe familjes së tij. Ndëshkimi duhet të jetë njëlloj. Pjella e keqe,- thotë populli,- gjithmonë shkakton probleme sociale. Shiko këta në pushtet, pjellën e keqe, çfarë po bëjnë.
Këta burgosin, internojnë deri në brez të shtatë. Të gjithë i bëjnë armiq e i nisin në internim, si kafshët. Shqiptari sillet ma keq se serbi në Kosovë. Këta e zhdukën klasën nacionaliste. S’ka më përfaqësues të tyre. Kanë vdekur ose internuar të gjithë. A s’është ky një selksionim racor?! Njësoj si Holokausti, nacionalistët dhe ballistët s’duhet të kenë pasardhës. Kjo është motoja e tyre. Ky është genocid i pastër, i lindur nga teoricientët komunistë. Zhdukja është faktori përfundimtar i armiqve të tyre ideologjikë. Dhe në fakt, edhe po të vijë koha jonë, do të jetë vështirë krijimi i klasës së re nacionaliste ose balliste, se këta kanë zhdukur çdo gjë. S’kanë lënë asnjë pasardhës, drejtpërdrejt të tyre. Në këtë tokë, që quhet Shqipëri, ku prapë pushtetin do e marrin klasa e tyre, gjoja antikomuniste, prapë do e hamë ne. Hahaha,- qeshi ky.
-Kjo Shqipëria jonë e vogël është e komunistëve dhe e jugorëve. Kështu është në realitet. Veriu për këta nuk ekziston. E kanë lënë në mjerim të plotë. Dhe këta komunistët tanë kanë bërë studime si e si ta marrin pushtetin pas shembjes së socializmit e janë njohur me mësimet e Katovicës. Prapë kanë me e marrë pushtetin. Veçse do u hedhin hi syve perëndimorëve. Këta janë talentë të mashtrimit. Do bëjnë sikur ka demokraci e do i

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

korruptojnë, sepse në të vërtetë ata korruptohen lehtë e s’janë të interesuar për ne. Gjithmonë na kanë shitur e me qindra herë. Njëherë na lanë nën perandorinë turke. Pastaj atë ruse. Tashi në socializëm. Ne jemi si para të vogla kusuri. Si një plaçkë tregu. Na marrin si kompensim e i thonë Serbisë dhe Greqisë, se në fakt ne jemi popull vëllavrasës. Jemi të përçarë. Asnjë udhëheqës s`e ka dashur bashkimin. Sidomos komunistëve, u ka interesuar vetëm pushteti personal njëpartiak, rehatia e tyre dhe e familjeve të tyre, jashtë çdo norme morale dhe shoqërore.
Një pjesë e shtypin shumicën dhe sigurojnë pushtetin edhe për njëqind vjet të tjera, nëpërmjet metodave ruse e kgb-së, së përshtatur në sigurim.
Nuk është se këta janë të zgjuar. Thjesht kanë kopjuar dinakëritë sllave,të cilët gjithmonë i kanë sjellë vrasje, pushtime dhe genocid popullit tonë shqiptar. Kudo që ka qenë betejat për toka dhe shtrirje, ata i kanë fituar me ne sepse kanë gjetur përballë një popull të paarmatosur të paorganizuar dhe larg qytetërimit. Këto s’janë fjalë të mira për veten tonë, por që ishin studime të sakta e s’ka çfarë të bëjë askush. Ma mirë të kritikojmë veten dhe të përmirësohemi, se sa te jemi robër të sllavëve. Ai po ecte ngadalë me motor. Ma shumë mendonte se ecte, tek iu afrua Shkodrës. U zgjua nga mendimet teorike të tij dhe kujtoi që jeton këtu, në këtë realitet pa moral. Ai erdhi para dhomës së vet, parkoi motorin para dritares së dhomës, sepse në këtë kohë kishte filluar vjedhja masive e biçikletave dhe motorëve dhe se kujdesi për të ishte i nevojshëm. Ai do pushonte pak ose disa orë. Pastaj do të lidhej në telefon me qendrën për udhëzimet e mëtejshme, për të realizuar reportazhin për ndërmarrjen e re bujqësore, që do të inagurohej nesër. Hapi derën e dhomës së tij të vogël. Në fakt, ajo ishte afër qendrës. Përballë kishte Komisariatin e Policisë, ndërsa në të majtë ishte Konvikti i Vajzave të Shkollës Pedagogjike. Ato shpesh ia bënin zgjimin me gjimnastikën e mëngjesit dhe me rrëmujën që bënin çdo ditë, para nisjes për në shkollë.
S’kishte ç’t´u thoshte, sepse ashtu bëjnë konviktorët. Janë të varfër, por të lumtur Ata s`e dinë se ç`i pret pas mbarimit të shkollës apo fillimit të jetës.

Flamur BUÇPAPAJ

Për ata, tani çdo gjë fluturon dhe vetëm dashuria ekziston. Në çdo mësim psikologjie truri i të riut nuk ka qeliza aq shumë sa të perceptojë realitetin e moshës, d.m.th. ambienti ,pushteti, me çfarë parash i mbajnë prindërit etj.
Pak nga këta e dinë që jeta është shumë e vështirë dhe se prindërit sakrifikojnë shumë për ta. Hapi derën e dhomës së tij të vogël, katër me tre metra. Një tavolinë mesi dy karrige dhe krevati i tij i parregulluar me tri batanije të leshta dhe një pambuku, të shpërndara në rrëmujë sipër dyshekut prej pambuku tekstil Berati. – Aha,- qeshi ai. Taman mjerim quhet ky. Kam dhe një kanë me ujë. Raftin e librave, që s’po e quaj. Kjo është pasuri,- qeshi ai, ndërsa në dollapin e rrobave kishte shumë këmisha të palara dhe pantallona të zhubrosura, që prisnin radhën e larjes, mbase në ndonjë pastrim kimik.
Ai s’kishte as frigorifer dhe asgjë. Hante ushqim të gatshëm ose darkë te „Shtëpia Oficerëve“, përballë kinemasë ‘’Republika’’. Ndonjëherë hante drekë te restorant ‘’Shkodra’’ në pjacë ose gati duke shkuar tek „Instituti Pedagogjik“. Kur erdhi në „Fakultetin e Historisë dhe Gjeografisë“, ai qe restoranti i parë ku u ushqye. Mbaj mend që kishte një personel shumë të dashur dhe mikpritës dhe që gatuante e shërbente mirë. Aty pastaj bënin dhe mbrëmjet muzikore që organizonte klasa e tij. Ma vonë bëhej e njëjta gjë për të gjithë anëtarët e rretheve të tjera, që ishin studentë këtu. Edhe ata bënin mbrëmje muzikore këtu. Natyrisht, të ndarë nga të tjerët.
D.m.th. studentët e të njëjtit rreth, që studionin në institut, bashkoheshin, pavarësisht çfarë fakulteti ishin, festonin së bashku. Ata i organizonte Ardjani. Fliste bukur dhe recitonte bukur, por nuk vallëzonte bukur. Kjo e pengonte atë shpesh për të kërcyer. Shpesh zgjidhte ndonjë shoqe që s’ia vinte re kërcimin e tij të keq dhe vallëzonin së bashku, pa bërë fjalë. – Çfarë kohe!- qeshi ai.- Kohë e bukur pa dhimbje dhe kokëçarje se çfarë do të ndodhë nesër. Koha kalon shpejt dhe të gjithë kujtohemi që s´e kemi jetuar jetën. Shpejt do jemi dhe ne si të tjerët: shërbëtorë të regjimit. Natyrisht, këtë herë të diplomuar; do i jemi nënshtruar regjimit; do jemi bërë kuadro partie… etj.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Kushedi sa nga shokët tanë ish-studenta janë bërë drejtorë ose komunista. Ai u shtri në krevat, ashtu pa u zhveshur, ose pa veshur kostumin sportiv. Mendoi që të dilte përsëri apo të ndryshonte mendim e të flinte pak, pra kishte mendime kontradiktore, jo vetëm për jetën, por dhe se ç´do bënte sot në orët në vazhdim. Ai u shtri mbi krevatin me sustë, e cila kërciti pak nga pesha e rëndë e tij. Ashtu, mbi batanije nënqeshi: Vetëm unë s’kam as shtëpi, as familje. S’kam asgjë, por jam jetimi ma me fat, se të tjerët kanë përfunduar në rrugë ose në burgje. Ah, jetë e poshtër! -shfryu ky. -Jeta e dhënë nga dikush që s`e njeh. Varja,- tha ky.- Edhe unë bëj kot pyetje vetes. Ç´do bëj ose si do ia bëj për të dalë në jetë? Jetimit dhe fukarait s`i hapet rruga lehtë. Ai do vuajë gjithmonë. E ka të vështirë të shkëputet nga varfëria dhe ajo që e ka përndjekur. Jetimi ka lindur i pafat, por unë s’do jem i tillë,- pëshpëriti ai, gati me zë të lartë. Unë do ndërtoj familje! Do dua Vajzën me violinë, Donikën, e cila i doli para, si me porosi nga zoti. Asgjë nuk ndodh rastësisht! Çdo gjë e ka shkruar zoti. Ditën, datën dhe orën kur do ndodhi çdo gjë. Mua zoti më solli një krijesë të bukur edhe s’do ta humbas për asnjë arsye. Do t’ia shfaq dashurinë direkt sa ta takoj. S’kam pse ta fsheh ma. Unë e dua Donikën. S’ka asnjë lloj pengese të ma marrë atë. Unë do jem bashkëshorti i saj dhe bashkë do mplakemi. Dashuri deri në mbarim të jetës sonë.
Ai qeshi me mplakjen. I dukej e largët ajo ditë dhe që s´i pelqen me u plakë aspak,
por dhe ai do i nënshtrohet ligjit të forcës së rëndesës dhe ligjeve të tjera fizikë , që shkatojnë mplakjen, sepse ai e di mirë që pesha dhe rëndesa shkaktojnë rudhje qelizash, d.m.th. ulin aktivitetin e tyrë riprodheus e do mplakesh. Dhe unë do rrudhem. Sa keq! Pupupu… Jeta ikën shpejt. Si një lumë i qetë.E ne ikim andej nga kemi ardhur,- qeshi ky.
Shtriu këmbët sipër telave të krevatit të tij me sustë teli dhe anësore metalike, siç ishte moda e krevateve në atë kohë, e pastaj mendoi: Si do më kalojë koha tashi që rashë në dashuri?- përsëriti lehtë ky. -Tashi unë s’rri dot pa atë. Ça më gjeti mua! Isha rehat, veç punë- dhomë dhe anasjelltë. Dashuria për mua ishte vetëm

Flamur BUÇPAPAJ

puna dhe librat. Biblioteka është dhe shtëpia ime kryesore. Kaq di unë. Jeta tashi po më emocionon vërtet. Kam rënë në dashuri. Jam i vetëdijshëm, ç’po bëj. Do vijë fejesa, martesa e menjëherë mendoi: po krushqit e mi kush do jenë? Ëëë?
Unë s’kam askënd,- tha ai. -S`kam as vëlla, as motër, por as mama. Unë s’kam pasur kurrë njeri timin. Jam fëmijë partie,- Hahahaha,- qeshi ky. -Unë jam njeriu i ri i partisë.
Kështu më kanë thënë çdo herë, pavarësisht që babain e paskam pasur antikomunist, mua më fali partia, sepse ajo më ka rritur dhe unë jam ba i devotshëm për të. Shumë qesharake kjo! A ngjan pak me nazizmin kjo teori? Edhe Hitleri përzgjidhte fëmijë pa prindër dhe i bënte eses. Kjo metodë është kopjuar dhe nga komunistët, sidomos nga Çaushesku, ku i detyronte prindërit të lindnin fëmijë për partinë. Ora po shkonte dhe dreka po afronte. Ai duhet të shkonte të hante ose të flinte gjumë dhe të dilte në darkë. Dhe ashtu bëri, i zhytur në muzgun e kujtimeve dhe hamendësive, ai fjeti gjumë. Jashtë konviktorët vinin dhe shkonin.
Edhe zogjtë vinin shumë shpesh tek dritarja e tij, në katin e parë. Ai me zor e kishte gjetur këtë dhomë, pasi askush s´e pat ndihmuar të sistemohej ma mirë.
E kishte dhomë fjetje dhe zyrë. Sipas tij shumë e kishte, sepse ai s’donte asnjë mëshirë dhe asnjë privilegj nga këta njerëz që meritonin çdo dënim në këtë botë të vjetër e të mbushur me pabesi. Ashtu, i pambuluar fjeti gjumë. Ëndrrat e tij duhet të bëheshin realitet, sepse kjo gjendje nuk mund të lejohej të vazhdonte më tej. Jam i detyruar,- thoshte me vete ai, të dal i pari kundër ketij regjimi sepse s’ka klasë opozitare. S’ka opozitarë, sepse të gjithë i zhduku Enveri.
Me një genocid të pastër etnik vrau gjithë familjet nacionaliste. Njerëzit e shkolluar jashtë i hoqi nga puna, i persekutoi dhe gjatë gjithë periudhës i vrau me grafik duke seleksionuar çdo vit ma të mirët.
Fiks si gestapo, me të njëjtat metoda shfarosi kundërshtarin politik, në atë menyrë që as për njëqind vjet nuk do bëhen ma këto parti politike për të konkurruar Partinë e Punës.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Prandaj, në mungesë të rezistencës dhe faktorëve opozitarë duhet të dilte ai.
Duhej të gjente lidhje me zërin e Amerikës dhe të gjitha grupet opozitare të fjetura, sidomos priftërinjtë që kanë shpëtuar nga pushkatimi etj.
Ai fjeti gjumë aq thellë saqë të mos e dëgjonte zhurmën e konviktoreve të shkollës përballë. Ai do të flinte pa ndërprerje, por u zgjua lau sytë dhe qafën, u fshi me peshqir, drejtoi pak me dorë flokët e pastaj i lagi me ujë rrudhat në pantallonat e tij dok të hollë e të verdhë, të qepur sipas modës së fundit, pra tub. Ato i pat qepur tek një rrobaqepëse me biografi të keqe. Ajo ishte ma e mira e qytetit, edhe pse ishte me biografi të keqe. Vargu i njerëzve që shkonin të ajo ishte i madh. Ajo quhej Drane. Kishte vëllezër të arratisur. Edhe babain në burg poltik e kishte. Ajo, asnjëherë s`iu nënshtrua regjimit. Ishte shumë e talentuar në fushën e saj. Edhe klientët s`i mungonin kurrë.
Ai u ngrit dhe doli jashtë. Mbëmja po binte. Dita kishte ikur në zenitin e rrotullimit të tokës rreth vetes së saj. Çdo darkë ose drekë, ai hante ushqim te shtëpia e oficerëve. Edhe ketë drekë do hante atje, por e mori gjumi. Në darkë ai mori byrek me vete dhe i la sipër tavolinës se shkrimit. Ndërsa binte mbrëmja, ai u kujtua se nuk ishte lidhur me Donën e me siguri ajo do kishte pritur që ky ta telefononte sapo të mbërritne në Shkodër.
Duhej ta bënte, por ky u harrua pas rutinës së vet edhe bëri vetëm punët e gazetës. E harroi fare telefonatën me vajzat me violinë…Ai u ngrit direkt dhe veshi bluzën, dhe një xhaketë të lehtë dhe u nis tek PTT-ja, në qendër të qytetit, përballë kafes së madhe. Ajo ishte ndërtesa pesëkatëshe, ngjitur me lulishte ‘’Një Maji ‘’. Ai shpejtoi hapin sepse dhe mund të mbyllej PTT- ja dhe vaj halli, medet ç’do bënin vajzat, sidomos Dona. Ky do dënohe se ishte kujtuar shumë vonë për të e për këtë dhe shpejtoi hapat. Nxori duart nga xhepat, zgjati hapin dhe nxitoi edhe më. – Përshëndetje!- u dëgjua zëri i Ardjanit. – Përshëndetje shok,- tha punonjësja e centralit telefonik. -Çfarë kërkon shok?- tha ajo?
-Dua një lidhje me Tiranën. A bën? -tha ky. -Po shok,- tha ajo.
-Je me fat se s’kemi lajmëthirrje me Tiranën në këtë moment.

Flamur BUÇPAPAJ

-Ashtu?- tha ai.- Shumë bukur! Ndërsa u drejtua për të pritur përgjigjen se në cilën kabinë duhej të futej për të telefonuar. Ai po priste përgjigjen nga gruaja pas kabinës së xhamtë, një centraliste tipike komuniste, në moshë mesatare e cila doli e lexuar dhe e njofti direkt Ardjanin. – Aaa, ju jeni poeti i madh i kombit, shoku Ardjan? Patjetër që për ju do kryhet puna direkt,-tha ajo, duke buzëqeshur me dashamirësi. Ndërkohë, mori në dorë një letër, shkruajti diçka, pastaj ngriti dorezën e telefonit, foli me centralin dhe pastaj iu përgjigj : -Shoku Ardjan, kabina gjashtë për ju është gati me Tiranën. – Faleminderit shoqe,- ia ktheu ky, ndërsa shpejtoi hapin të hapte derën për t`u lidhur me godinën njëmbëdhjetë të “Qytetit Studenti”. Ai s’vonoi dhe formoi numrin e godinës njëmbëdhjetë. Aty doli kujdestari i godinës që u përgjigj duke bërtitur me zë të lartë: -Urdhëro! -tha ai. Ky i ktheu pergjigjen e thirrjes së tij: -Jam Ardjan Vusho, gazetar. Dua të flas me Moza Bunën. A ban ta thërrasësh? -Iu drejtua ky me mirësjellje. -Po,- tha kujdesatari i godinës,- patjetër shoku gazetar. Ai u ngrit shpejt nga tavolina, ku po shkruante e shkoi të dhoma e Mozës, e cila nuk vonoi dhe ra në katin e parë, ku ishte telefoni. Hapi derën e xhamtë të kabinës së kujdestarit, ngriti dorezën e telefonit dhe foli: -Urdhëro shef!
-Ardjani jam,- tha ky. – Po po, e di,- ia ktheu Moza. -Si je? A je mirë? Kam qenë shumë i zënë Moza. Gjithë ditën në punë e s’kam pasur mundësi t’ju telefonoj. -Bëri përpjekje të shfajësohej ai dirket. Shiko Moza,- tha ky, ndërsa ngriti bluzën edhe pak më sipër qafës. Mblodhi zinxhirin, pastaj, sikur po bëhej gati për fjalim, foli: -Të lutem më justifiko! Kam shumë punë dhe detyra. As gjumë s’po fle dot. A kupton? -Mirë Ardjan, e kuptoj detyrën që ke,- tha ajo, pa e qortuar. Pastaj shtoi: -Me mua e ke të lehtë, por Dona është mërzitur shumë. Tha që aq ishte dhe ti s’do telefonoje më. Takimi ynë ishte veç një rrugë e bukur me tren. Kaq ishte,- i kishte thënë e prerë ajo Mozës, kur Ardjani s’u duk më deri në darkë. Mos e presim ma,- kishte përfunduar së foluri Dona shumë e mërzitur. -E dija,- tha Ardjani,- që kështu do fliste, sepse një takim në tren ishte dhe çdokush mund të hamendësojë për të vërtetën. -Ajo ka rënë në dashuri me ty Ardjan,- ia preu

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

shkurt Moza.- S’ka asgja të keqe,- ia ktheu ky.- Edhe unë kam rënë në dashuri me të.
-Aaa,- ia ktheu si me habi Moza.- Hahaha,- qeshi pastaj ajo. E dija që po. E do dhe ti. Qenka punë e kryer d.m.th. Ne kishim frikë që është dashuri e njëanshme. Ëëë, shyqyr pra. Qenkemi shqetësuar kot ne d.m.th. E pastaj shtoi: Dona nuk është këtu. Ka ikur herët në shtëpinë e vet. Jam vetëm unë. -S’ka gja,- tha ky.
-Mirë që je dhe ti. Unë të them ty që ti t`i thuash që telefonova dhe se një gjë është e sigurtë nga ana ime: Unë e Dua Donën! Thuja dhe ti. Mos harro shoqe të lutem,- përsëriti fjalët ky . -Po po, do ia them nesër direkt. Shyqyr që edhe ju e doni atë. Ajo ishte në shumë merak për ty. Donte të dinte: E do edhe ti apo jo? Dhe enigma u zgjidh,- tha ajo, duke qeshur, ndërsa iu dha lart flokëve që ia zunë ballin. Ajo u çlirua nga pesha e shoqes së saj, e cila ishte në tension: A e do Ardjani apo jo? Edhe Moza ishte shumë e bukur, e gjatë dhe elegante. Kombinim i mirë i bukurisë shkodrane. -Nesër herët do ia them shef,- tha ajo. – Pa merak. D.m.th. kam leje të tregoj,- ia ktheu kjo me shaka. – Poo, patjetër Moza. Të lutem, lej shaktë se e kam seriozisht. E dua dhe e dua përjetë. Kam gjetur nusen o Moza!- gati sa nuk thirri ai.- Kam gjetur dashurinë time! E kupton?! -Po e kuptoj,- tha kjo.- Dona do gëzohet shumë. Të gjitha fjalët do ia tregoj unë. Pa merak.
-Mirë pra,- tha Ardjani,-Natën dhe të puth. Je shoqe dhe motër e mirë! Faleminderit shef!- tha kjo, ndërsa uli dorën në tavolinën e kujdestarit. Ai i tha me shaka: Bravo Moza! Paske gjetur njeri të rëndësishëm me u fejuuuar ëëë,- shtoi ai fjalën. -Ëëë! Jooo, -tha kjo shkurt. Je gabim. S’të punoi mirë veshi ty.
S’jam unë. Është Dona, shoqja ime që ka rënë në dashuri me të. Ëë,- tha ky.- Ajo që vjen te ti çdo ditë? -Po,- tha Moza. -Ajo.- ëëë,- tha ky. Dona është yll i bukur ore. Po gazetari është i bukur?
-Është Ardjan Vusho ore,- ia ktheu kjo. -Aa, ai i famshmi! Ëë, urime, e paskeni kapur veten! Ahaha,- qeshi ai. -Mirë, ika. Natën kujdestar,- i tha kjo.
Natën!- ia ktheu ky duke tundur kokën nga lajmi i mirë për
konviktoret e veta.
Ardjani iku me hap të ngadaltë. I ra nga teatri ‘’Migjeni’’.

Flamur BUÇPAPAJ

Shkoi deri te stadiumi dhe konvikti i djemve në ‘’Zdrale’’. Akoma i dukej vetja konviktor, sepse aty ka qëndruar katër vjet. Ai ishte konvikti i famshëm dhe i tmerrshëm i ‘’Zdrales’’. Aty ku s’ka as drita, as ujë dhe as ngrohje, vec dashuri për partinë,- qeshi ai.
Bëri një xhiro të plotë dhe u kthye për në dhomë. Dhomën që e kishte përballë kinema ‘’Republika’’ ose pesë minuta larg qendrës së qytetit. Ngjitur ishin shtëpia e oficerëve dhe Dega e Brendshme e qytetit. Të gjithë i rrinin gaditur para tij, për shkak se kujtonin që ky është komunist dhe ka lidhje lart, ngaqë ishte gazetar dhe kritikonte pa mëshirë të gjithë ata që bënin keq ose shtireshin sikur punonin.
Kjo, dhe për shkak të gazetës së vet që kishte natyrë kritike dhe satirike ndaj disa fenomeneve që shfaqeshin në shoqërinë socialiste.
Edhe ky qeshte me vete. Ajo ishte gjoja kritikë, por nuk godiste fenomenet që vinin nga lart, nga udhëheqja e lartë, por ato që vinin nga disa drejtora të parëndësishëm periferie. Nejse,- tha ky, ndërsa mori kthesën për në dhomë. I ra nga hotel ‘’Rozafa‘’. Nuk u fut brenda, veç përshëndeti disa gazetarë që kishin ardhur nga Tirana dhe iku.
Në qytet ra mbrëmja. Ishte mbrëmje ndryshe, pak e freskët, por ishte e bukur. Mbrëmjet në Shkodër nuk janë shumë të ngrohta as në vjeshtë, sepse fryn veriu nga kodrat e Rrencit, ne lindje dhe Tepes në jug, nga majat përballë, sepse s’ka asnjë pengesë përpara e godet direkt qytetin. Nga veriu dhe veri- perëndimi shtrihet fusha e mbishkodrës. Edhe ato sjellin erëra të ftohta në dimër dhe në verë, janë fundi i ultësirës. Përtej tyre fillojnë Alpet e Shqipërisë, përkatësisht Jezerca dhe Radohima.
Nejse tha ai ,-s’do bëj za. Do iki sonte të fle gjumë sepse s’kam ç’të bëj më jashtë. As televizor s’kam në dhomë. Asgja s’kam? Hahaha qeshi ky,- taman jam proletar. Kam veç libra, por … s’ka gja,- U kujtua ky dhe foli me vete.- Kam libra shumë, por tashi do marr dhe grua e do bëj një jetë të vertëtë e të bukur e femijët e mi do të kenë nënë dhe babë, të cilët do jenë bashkë gjithmonë deri në vdekje. S’do përsëritet më historia ime,- tha ky,- ku në mes fatkeqësive të tjera, bëja dy orë rrugë në këmbë, dimër e verë, për

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

të shkuar në shkollë. Shko dhe hajde, duke u kthyer në jetimore çdo natë apo ditë, i lodhur dhe i rraskapitur. Normal, asnjë nxënës s’do mësonte mirë, sepse s’kishte asnjë orë kohë për të studiuar dhe bërë mësimet si shokët e tij të qytetit. Atij iu kujtua përsëri, që e përjashtuan nga Shkolla Ushtarake në Tiranë për shkak të biografisë e u kthye përsëri në gojën e komunisteve të katundit të poshtër. Ai e pat përjetuar shumë rëndë atë përjashtim para shkollës’’ Skenderbej’’ ku i thanë: “Ti s`e meriton yllin e kuq në kapelën tënde! Hiqe dhe dorëzoje!” Ai, nga ai moment, u bë kundërshtar i regjimit dhe priste momentin e vet të hakmarrjes kundër komunistëve socialistë. Ai mbylli sytë nga dhimbja, kur iu kujtua koha e kaluar dhe vuajtja që i shkaktuan ata të partisë së shkollës duke e përjashtuar. U kthye në gjimnaz, i cili ishte shumë larg jetimores. U regjistrua aty, por i mbushur me urretje dhe zjarr hakmarrjeje ndaj regjimit. Aty, ai qe betuar se do ta shkelte me këmbë atë regjim, sapo t`i vinte dita ose ora e hakmarrjes.
Armiku ma i keq është ai që s’flet dhe pret në heshtje për të të ngulur thikën. Nga ai ruhu!- thotë populli. Ardjani priste në heshtje hakmarrjen dhe betimin për t`u bërë më i famshmi me çdo kusht, i lutej zotit përherë e zoti po e realizonte deshirën çdo ditë dhe natë. Ai vetëm punonte dhe shkruante, duke mos lënë shkak për asnjë mangësi në punë. Në heshtje ziente hakmarrjen e vet dhe qeshte dhe ironizonte çdo ditë partinë dhe udhëheqjen e saj, për ato që po i bënte vendit çdo ditë arrinte në konkluzion që kjo parti po i bënte një dëm të madh njëqind- vjeçar Shqipërisë.
Ai, me hap të ngadaltë, iu afrua dhomës së vet, e hapi derën e llamarinës me çelës kinez, hoqi këpucët dhe u shtri direkt në krevatin me susta, të cilat ia kthyen përgjigjen, duke lëshuar një zhurmë mbytëse nga pesha dhe koha e largët në të cilën ishin prodhuar. Ai kishte tri batanije leshi kafe dhe një batanije pambuku. Çarçafët i lante çdo muaj në pastrim kimik, se veç dy palë kishte. Jetonte si në konvikt ose në kushte migjeniane. Kështu e cilësonte jetën ai në Shkodër.
Lahej me ujë duke e nxehur me ngrohëse, tamam si në konvikt. S`kishte ujë të ngrohtë as ngrohje. Dhomë studentash, bile më e keqe është, -thoshte sa herë ai.

Flamur BUÇPAPAJ

Jam prapë konviktor,- qeshte me vete ai. Si gjithmonë i kujtohej që jetimit, gjithmonë i dalin rreziqe përpara dhe, s’ishte e lehtë të shkëputej nga varfëria e trashëguar. Fatin do e përmbysë!- thoshte shpesh ai. Kishte botuar gjithë ato libra dhe s’kishte marrë pothuajse asnjë lek nga krijimtaria e tij, kështu që s’ia vlente të botonte më, por betimi që do dalë i pari… s`e linte kurrë rehat. Gjithmonë ai ishte në krye të punës dhe krijimtarisë. Ishte betuar se do jetë i pari kudo. Armiqtë do i tallte me punë dhe do i ironizonte në gazetë, por pa dalë shumë hapur, se i vinin prangat. D.m.th. unë jam armik në heshtje, -ia kujtonte vetes e qeshte. -Armik i dashuruar. Po,- foli prapë ai. -Dua Donën. Kjo s’është marrëzi e s’jam në ëndërr. Ajo dashuri ka rënë nga qielli për mua, sepse s’ka mundësi që unë të dua dikënd ,-dhe ai qeshi me të madhe.- Unë jam dashuruar me femrën më të bukur të qytetit, ose qyteteve. – Ahaha, si ka mundësi që unë më në fund dua dikënd?!- I bënte pyetje vetes dhe zotit ai, duke iu drejtuar qiellit e duke iu lutur që ai të ketë mëshirë për të.
Zoti e mundësoi, e gjitha është vepra e tij. Ai ma solli fatin të dera, më dha shenja jete dhe unë do të jetoj; do të bëj familje si gjithë të tjerët; edhe unë do bëhem baba dhe zoti do më mundësojë hakmarrjen time ndaj të pafeve dhe komunistëve internacionalistë. Ai u ngrit e hoqi rrobat, ngriti batanijet dhe u fut poshtë tyre. As darkë nuk hëngri. Zorrët po i gërricnin pak. Bile tensioni i kishte rënë nga të pangrënët. Kështu bënte ai shumë herë: harrohej në punë dhe nuk hante për dy ditë gati. Normal që pinte kafe dhe ndonjë gotë raki vendi , kur e qerasnin nëpër kantiere, por zakonisht ai nuk pinte kurrë as raki,as verë. Ishte si bektashi mund të themi, se ata nuk pinë raki, se ne verioret jemi sekt halveti si dervishët. Ee, dervishët e shuajnë fare shishen e rakisë dhe vazhdojnë të vallëzojnë rreth e rrotull dhomës, në formë rrethi, duke bërë ilahi.
Kjo ka ngelur nga dervishët ahenxhi të Truqisë ose repartet e dervishëve, që përdornin sulltanët në rrethime. Shumë gjëra i kemi nga turqit. Si ka mundësi që s`i kemi hequr akoma?! Kemi ngelur mbrapa, jo vetëm me Turqinë anadollake, po dëmin më të madh na e ka bërë ky regjimi stalinist rus,- tha ky,- pra komunizmi ose

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

socializmi i këtyre me fytyrë njeriu. S’ka më keq se socializmi,- nënqeshi ky. Turqit, të paktën lejonin fenë dhe pronën private, ndërsa këta s’lejojnë as pula. Hahaha,- qeshi me të madhe ky.
-Regjim të tillë as nuk kam parë e, as nuk kam lexuar kurrë. Nejse, si thonë turqit,- shtoi fjalimin ky vetë më vete. Ç’po bën Dona, thua? Apo mendon për mua? Apo jo. A është e dashuruar vërtetë me mua dhe ajo si unë??
A t`u besoj fjalëve të Mozës vallë? Si do ia bëj pa të, nëse ajo s’më do. Sa keq do ishte!- shtoi ky. Tashi kam rënë në dashuri dhe s’rri dot më pa Donën. Pa ajër rri, dhe pa bukë. Poo dhe pa ujë rri, por pa dashuri jo. Ajo që ndodh nga dashuria nuk mund të shpjegohet në asnjë moment shkence, as laboratori astronomik… Dashuria është përtej çdo gjëje. Ajo triumfoka mbi të keqen dhe e bëka të mirë. Ajo urtëson ujkun dhe ariun, i bën të dashur e të qetë. As ujku, që të do, nuk të ha; as ariu, që ti ke rritur në kopsht zoologjik, nuk të sulmon. E pra kjo është dashuria. Se ai nuk harron që e ke ushqyer dhe e ke mbajtur me dashuri shumë kohë. S’të ngacmon, por të përqafon. Ky është shpjegimi i dashurisë. Edhe kafshët kanë dashuri. Edhe ato na duan siç i duam ne. Jeta qiellore e ka emrin dashuri. Edhe Krishti u kryqëzua nga dashuria për ne; edhe nata bie për ne, që të dashurojmë e të lindim fëmijë dhe të trashëgohemi pastaj. Zoti është ai që e shpiki dashurinë
,për të mundur urrejtjen. Ai bëri seksin e kundërt femrën që ne ta duam si nëna e pjellorisë dhe trashëgimisë. Mitra e saj është mitra e lindjes sonë dhe ashtu, në mënyrë të përsëritur, lindin breza të tjerë. Çdo femër, do bëhet nënë, me urdhrin e zotit, që kështu të rilind shoqëria dhe njerëzimi. Një brez vdes për t`i lënë rrugë brezit të ri.
Zoti ka e llogaritur në mënyrë të përpiktë çdo gjë. Llogaritje matematike, them unë. Ashtu siç ka bërë vdekjen, ka shpikur edhe dashurinë. Nga dashuria lindim dhe në vdekje shkojmë të gjithë. Ky është ligj i pashkruar nga shkencëtarët. Ashtu si këndthyerja e dritës mbi rrafshin e tokës, e cila i përshtatet formës së relievit, kudo uniformë. Pra çdo gjë ndriçohet si në male dhe fusha, në mënyrë të njëtrajtshme, pavarësisht nga lartësia mbi nivelin e detit. Rrezet përthyhen, bëjnë kënde ose rrathë. Ato lëvizin

Flamur BUÇPAPAJ

me shpejtësinë e dritës, kudo njësoj, ndërsa ne nuk e kuptojmë, pavarësisht rrotullimit të tokës ose ngritjes në hapësirë dhe kohë, siç e kam shkruar dhe unë,- tha Rrd= mc20ndvg.nl.
Zoti na mundësoi të jemi gjallesa galaktike,- tha ai,- si Dona, që më duket e mbinatyrshme, se s’ka mundësi të jetë kaq e bukur dhe kaq diellore.
Ajo mund të jetë galaksia e pazbuluar e Nasas. Mbase është aliene, -Hahaha,- qeshi ky,- E di që s’jemi vetëm ne në këtë jetë. Ka planete të tjera si toka dhe se s’ka asnjë mundësi të jemi vetëm ne. Se jeta formohet kudo që ka ujë dritë, ngrohje dhe And-në, të cilën e mbjell zoti ose krijuesi ynë. Jeta s’ka lindur në tokë, ajo ka ardhur në tokë, mbase dhe nga makina e së ardhmes; mbase ka ardhur bashkë me diellin. Gjithçka shpjegohet me shkencën e së ardhmes.
Edhe këndthyrja e rrezeve i kishte bërë përshtypje gjithmonë Ardjanit. E ardhmja shkencore po vjen dhe ajo do të shpjegojë gjithçka saktësisht, si për ne dhe për gjallesat tjera. Ai shpesh shkruante formula fizike dhe i çonte në universitet në Tiranë. Ata habiteshin me njohuritë e tij mbi fizikën dhe, me shumë dashuri, e ftonin në konferencat e tyre shkencore, duke e trajtuar atë si të barabartë me ta.
Ky donte të ndiqte universitetin e dytë për fizikë, por kërkesave të shumta të tij, asnjëherë s`u erdhi përgjigje dhe, në fund, e la fare. Nuk iu tha më.
Kur të hapet Shqipëria, do t`i çoj në Stokholm shpikjet e mia,- mendonte ai, -dhe do të fitoj çmimin’’ Nobel’. Jo vetëm me letërsi, por dhe me shpikjet e mia në fizikën kuantike.
Betohem që po! Ee, -qeshte me veten. Ndonjëherë i bënte teste vetes, se mos është çmendur dhe qeshte me vete përsëri e përgjigjej: Jo, s’jam çmendur. Kam urdhrat e zotit për t`i zabtuar,- qeshte ai, duke arritur në përfundim, se zoti e ka pajisur me shumë njohuri dhe, se atij i vinin lajmet shkencore në orën katër të mëngjesit, sikur dikush ia dërgonte me postë elektronike. Gjithmonë atij i dilte gjumi në atë orë e në kokë i vinin njohuri ose formula, që as vetë kurrë s`i kishte menduar. Ai i mbante mend dhe i shkruante çdo mëngjes ato që i dilnin në ëndërr.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Mbase galaktika po e mëson për ndonjë ngjarje, që do të ndodhë ose vetë zoti po i dërgon njohuri të tilla. Hajde gjeje një dukuri të tillë.
Zoti është i madh! tha Ardjani dhe u bë gati të flinte. Ëndrrat e tij ishin të mbuluara nga misteri shkencor dhe dashuria për Donën, vajzën me violinë.
Ai fjeti duke menduar për të. Të nesërmen do të shkonte në kantier ose në fermën e re që po ngrihej në periferi të qytetit. Do bënte reportazhin dhe do ta çonte po atë ditë në Tiranë urgjent, në mënyrë që gazeta e tij ta botonte e para lajmin. Kështu bënte përherë ai. Ai dilte i pari kudo, jo vetëm këtë rast që do e bënte pa asnjë problem. Ai ishte si rrezet e diellit, që mbulojnë tokën në mënyrë konstante dhe uniforme në të njëjtën kohë. Ai ishte shumë i zoti, ishte si fotonët që mbulonin çdo gjë, pa ditur mbi kë bien dhe çfarë formojnë. Ai ishte misteri i gjallesave në tokë? Ai ishte njeriu i mirë që zoti formoi ndonjëherë në tokë. Zoti i çoi atij kockën, mishin, gjakun dhe trurin e i tha “lind”. Ai lindi në rrugë, e u la aty. Hoqi vështirësi, por tani është i pari kudo. Çdo gjë është e llogaritur saktësisht nga zoti e ai është një krijesë kaq perfekte e zotit, sa askush e asnjë laborator shkecor s`e bën dot. Ai ka lindur me diellin dhe planetet e tjera. Zoti i ka sjellë të gjitha mirësitë tek ai e i ka bërë në mënyrë shkencore, me saktësi milimetrike dhe sjellje të limituar. Ky është njeriu i mirë, Ardjan Vusho.
Gjumi e mori atë menjëherë, pa e lënë të vuaj, sepse ai ishte lodhur gjithë ditën. Mbylli sytë dhe u shtrua në botën tjetër, asaj të ëndrrave.
Bota e ëndrrave është bota, ku shpesh njerëzit fluturojnë në të pamundurën reale,- thotë ai. -Ata bëjnë realitet gjëra, që në ëndërr s’do ju shkonte mendja t`i bënin në jetën e tyre reale. Mbase ëndrrat janë bota e qetë e jona, ku askush s’na rrëzon dot ose s’na i mbyll dot shtigjet për te lumturia, sepse në fund zgjohemi nga ëndrrat e këqija e shpëtojmë, por dhe ëndrrat e mira zgjatin pak. Gjithçka te ne është Fund i Palumtur.
Edhe në ëndërr lumturia zgjat pak në këtë vend. Asgjë e bukur nuk jeton gjatë këtu. Çdo gjë shkon në vjetrim dhe shkatërrim.

Flamur BUÇPAPAJ

Asgjë e bukur nuk zgjat. Lindja nënkupton se po të mbarojnë ditët e jetës, çdo ditëlindje afrohesh një vit ma shumë vdekjes sate. Njerëzit kot që festojnë ditëlindjet. Ato vetëm sa tregojnë që po plakemi, po ikim nga erdhëm. Sa të lindim, fillojmë të mplakemi.
Çdo gjë nis numërohet dhe mbaron me vdekje. Ligj fizike i pashkruar. Fundi ynë është negativ, si i jetës sonë ashtu dhe i perandorive e i qytetërimeve. Çdo gjë ka fund. Asgjë s’është e lumtur përgjithmonë. Gjithçka është e përkohshme, si vetë ne, si vetë dita dhe nata që lindin dhe vdesin përditë. Që shtatë miliardë vjet i njëjti proces. Ato ditë-netët veç ikin dhe vijnë. S’duan t’ia dinë se kush lindi apo vdiq. Ato vazhdojnë ritualin, për të cilin janë krijuar. S`e dinë çfarë je: Udhëheqës, perandor apo mbret. Ato të përpijnë e të kthejnë në transformim nga një gjendje në një gjendje tjetër. E ne nuk nuk humbim, vetëm transformohemi e harrohemi. Bëhemi dhe e gurë të tokës, ku shkelëm e jetuam e në fund bindemi që asgjë s’ka të përjetshme. Kur vdesim ne, të gjitha vdesin. Edhe toka, dhe dielli vdesin. Atë ditë ose natë, ku është fundi ynë, ne s’na intereson se ç’ndodh mbrapa, sepse jemi të harruar e askush s’na kujton më. Rrallë na kujtojnë njerëzit e familjes. Në fillim, vitet e para, vijnë na sjellin lule te varri, pastaj vazhdojnë ritualin e vet të jetës e harrojnë që të gjithë kthehen në banesën e përjetshme. Ky është ligji i gjithësisë së përjetshme. Vdes një jetë dhe lind një tjetër jetë. Asgjë nuk ka lindur pa vdekur dikush tjetër. Janë proporcionale lindjet dhe vdekjet, nga babai te i biri dhe shpirti i tyre. Shpirti është enrgji, që me vdekjen shuhet dhe nuk ik askund. Shuhet si korenti që e lë pa drita shtëpinë e mbase ekziston edhe shpirti që endet në hapësirë. Shumë thonë që ai qëndron afër teje, në formë tjetër. Mbase si kompensim, duke u endur në hapësirë si burim energjie, sepse ti i dhe tokës trupin tënd. Ajo s’të afron asgjë ma në kompensim. Vetëm mbase shpirtin ta lë të lirë për të harruar vdekjen. Ama vdekjen e kemi hak të gjithë, sepse jemi mekatarë, prandaj harrohemi e mbi varrin tënd dalin barërat, bimët edhe lulet ndonjëherë. Varet kjo nga tretja, por aty rilind jeta tjetër, në një formë tjetër. Lind mbase një filiz i ri e na shpëton shpirti ynë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

mëkatar. Mbase bëhemi një insekt që ushqehet nga trupi ynë dhe i ripërtërijmë jetën dikujt. Çdo gjë është uniforme, nga jeta në vdekje. Mëkatarë dhe jomëkatarë, të gjithë ikim nuk kthehemi ma, por kështu mund të rilindim dhe ne duke ushqyer jetët e tjera, prandaj krijesat mbi tokë janë të përkohshme sepse ato vdesin dhe ushqejnë jetën tjetër, që lind mbase nga ato ose në format e tjera tonat të pasvdekjes. Jeta dhe vdekja janë një riciklim J=vd dhe anasjelltas. Çdo gjë është e llogaritur saktë.
Lindin fëmijët, vdesin baballarët e kështu një rreth ciklik. Gjithë gjallesat përfshihen dhe jo vetëm ne riciklohemi me të rinj, por gjithçka që ekziston riciklohet. Jetë dhe vdekje janë bashkë kurdoherë, në gjithë ciklin, për sa toka të jetojë bashkë me diellin.
Askush nuk i mbijetoi vdekjes. Të gjithë vdiqën dhe po nga ata rilindi jeta.
Lindën fëmijë. Edhe ata u mplakën e kështu më radhë, njëri ikën, tjetri vjen. Ata bëhen prindër, lindin pasardhës dhe vdesin, formë ciklike jete kjo lindja e vdekja është koha ciklike e rritjes dhe mplakjes së çdo gjëje Pra, çdo interval kohe që është i përcaktuar për krijimin tonë deri në fund, quhet jetë. Koha nga lindja deri në varrezë quhet cikël i një jete.
Ardjani u zgjua herët, u la dhe u bë gati për të ikur në kantier. Ëndrrat e kishin mbytur gjithë natën, por për çudi, sot nuk mbante mend asgjë.
Gjumi i rëndë ia kishte kapluar qenien e tij. Mbase, koka e tij, sonte kishte patur nevojë për pushim, dhe jo për luftë shkencore që bën çdo ditë e natë në jetën e tij. Pasi u rruajt para pasqyrës së vogël, te çesmja në fund të dhomës, nënqeshi veten. S’dihet çfarë jam unë,- tha për vete ai. Gjithkund më shkon mendja dhe dua të di gjithçka.
U fshi mirë me peshqirë, u vesh u mbath si i thonë dhe hapi derën për të marrë motorin të garazhdi i hotel ‘’Rozafës’’, për të ikur në fshat ose në fermë, siç mund ta quajmë tashi. Dielli kishte lindur dhe rrezet e tij ngrohnin pak sepse qe herët në mëngjes dhe se Shkodra ka klimë të ftohtë në mëngjes dhe darkë. Kjo dhe për shkak se Alpet në largësi ajrore janë shumë afër me qytetin.

Flamur BUÇPAPAJ

Shkodra ishte qyteti i tij i lindjes, edhe atë qytet e donte shumë. Jo se mbaroi shkollën aty, por se kishte lidhje shpirtërore. Të gjitha i ndodhën aty. Edhe dashurinë e gjeti aty, sepse Dona është gjysmëshkodrane. -Hahaha,-qeshi me vete ai. -Të gjitha i kam gjetur këtu: edhe jetën, edhe shkollën … Gjithçka në Shkodër!
Si ka mundësi që nuk shkëputem dot nga ky qytet unë?! Ëëë??? Edhe lindjen, edhe shkollën, tashi dhe nusen e gjeta këtu. Ose rrugës së hekurt të trenit të këtij qyteti. Sa shumë dashuri lindin në këtë qytet. Sa shumë njerëz janë njohur në rrugën e gjatë të
trenave të këtij qyteti!
Trenat i ka lindur zoti,- tha ky duke qeshur.- Trenat i bekoftë
zoti! foli me zë ky.
Në tren për në Tiranë gjeta Donën, dashurinë time qiellore. Ai i la mendimet e shkoi të garazhi hotelit të ‘’Rozafës’’. Aty linte çdo takim ai. Të gjitha i linte aty.
Aty linte gjithmonë edhe motorrin. Ishte një dashuri e pashpallur në këtë hotel. Kjo, dhe për shkakun se përgjegjësi i hotelit ishte gazetar vullnetar. E kishte shumë mik. Ai njeri ishte i talentuar. Bënte dy punë, por bënte dhe kronika të bukura sportive. Edhe Ardjani ishte tifoz i Vllaznisë së Shkodrës në futboll. E kjo e lidhte dhe më shumë Shkodrën me Ardjanin, sepse gjithë veriu atë skuadër kishte në kategorinë e parë. Ee, të gjithë e donin. Të gjithë veriorët bënin tifozllëk për të. -Ajo ishte e vetmja krenari e jona,- thonin të gjithë veriorët.
E diela vinte shpejt. Ardjani sa herë ishte në qytet, shkonte në stadium dhe bënte tifozllëk pët të. Kjo skuadër është e vetmja krenari e jona,- thoshte ai,- por s`e lënë të dalë kampion, se partia s´e do.
Do vetëm ato skuadrat e veta të sigurimit dhe të ushtrisë. Këtu çdo gjë është fals-o,- thoshte shpesh ai me shokët dhe vet. Kjo është partia e mashtrimit dhe e varfërisë! – thoshte shpesh me vete ai. Kudo është mashtrim dhe falsitet! Mori motorin e u nis drejt e për në fermë. La mbrapa të gjitha hamendjet dhe mendimet mbi qytetin e iku, sepse do zinte radhë afër tribunës, me pa ma pastër se ç’po bëhet në atë tubim komunist.
Si gjithmonë partia do dilte e para dhe ne më të lumturit

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

e botës. Kjo dihet,- tha ai, -por jeta jonë,- është një vajtim i pafundëm, vajtim i një kori të zi vajtuesish që duartrokasin, por që brenda kanë veç vaj dhe zi. Të gjithë qeshin në sipërfaqe, por brenda kanë vdekje dhe urrejte për partinë e vdekjes dhe të urrejtes popullore.
Jemi të përkohshëm e harrojmë që nuk po jetojmë fare. Po jetojmë nën një arkivol komunist në rrethim telash me gjemba, duke ndërtuar socializmin. Krenarë por të dhier!- thoshin përditë shkodranët. Ardjani qeshte përditë më këtë shprehje.
Në një vend të vogël, një i sëmurë mendor bën rolin e të madhit dhe superfuqisë. Shaka pa kripë kjo. Ne jemi asgjë. Sa një lagje e Romës jemi e bëjmë të fortin, ndërkohë që këtu s’ka asgjë veç propagandë. Socialistët janë shumë të zotët në propaganda,- thoshte gjithmonë ai.- Janë mjeshtra të propagandës.
Ata luajnë bukur rolin e viktimave e të shtypurve nga pronarët dhe kapitalizimi.
Janë tipik mashtrues makiavelistë. Janë pashkollsa, por të djallëzuar dhe dështimin e tyre dhe të jetës së tyre ia faturojnë të tjerëve dhe shoqrisë.Të gjithë socialistët janë dështimi i shoqërisë sonë. Ata që s’kanë mbaruar as tetëvjeçaren e duan të marrin frenat e jetës sonë në dorë. Klasa punëtore që është zantçie. Në shumicën e rasteve dinë të punojnë në kovaçhane, tezgjah etj. Nuk është me udhëheqë askënd. Këtu e merr pushtetin pashkollsi dhe na udhëheq. Pupupupu,- thoshte ai. Ata janë duke vrarë gjobitur dhe asgjësuar klasën tjetër të të pasurëve ose ish- të pasurve, duke i masakruar ata edhe me formën ma racore dhe gjentike; duke u vrarë dhe pasardhësit. Shkurt janë racistë dhe vrasës të pamëshirshëm. Socializmi është një utopi vdekjeprurëse; një pushtet banditësh të pamoralë dhe të pashkollë; socializmi është forma ma e keqe e diktaturës së pakicës mbi shumicën; Socializëm, do të thotë varfëri , do të thotë asgjë s’është e jotja, do të thotë ne të punojmë që ata të jetojnë në kurrizin tonë. Komunizmi është si epidemia e gripit spanjoll, që vrau miliona njerëz.
………………………………………………………………
…………………………………………………………….

Flamur BUÇPAPAJ

Ai fjeti gjumë, ashtu mbi krevatin e tij të parregulluar. As nuk shkoi për darkë te hoteli i oficerëve, as nuk doli në byrektore për të marrë ndonjë byrek.
Gjumi i vuajtjeve dhe i ndjenjave ia kaploi qënien e tij prej njeriu.Truri i të cilit fluturonte edhe te liria ,por dhe te dashuria e tij për Donën, Vajzën me violinë.
E nesërmja erdhi shpejt. Relativiteti i kohës së pritjes dhe kohës së mërzisë kanë ndryshim të madh. Kur do të shkosh te Dona, rruga të duket shumë e gjatë dhe s’mbaron kurrë, ndërsa kur je më të, minutat, orët dhe ditët kalojnë pa u ndjerë. Siç e ka thënë Ajshtanji: „Koha pranë personit të dashur nuk matet.“ Ajo ikën shpejt. Ai u zgjua herët, bëri ritualin njerëzor të pastrimit dhe rregullimit të dhomës së tij dhe iku në kantier, të bënte reportazh. Rruga nuk ishte e gjatë dhe shumë shpejt iku në qendër të kooperativës që po shndërrohej në fermë. Natyrisht kishte parulla për partinë dhe komunizmin. Edhe fshatarët, të gëzuar ishin mbledhur në qendër të saj. Shkolla e mesme bujqësore kishte ndezur autopolantët dhe po këndonte këngë festive për partinë.
Flamujt e kuq të revolucionit ishin ngado, sidomos mbi lapidarin e madh kushtuar të rënëve, në betejat kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Gjithçka perceptonte bukur në ritualin e njëjtë të mashtrimit kolektiv dhe falsitetit të asaj partie false. Që të gjitha realizimet në çdo fushë i raportonte me përqindje të lartë realizimi, por në fakt ishte mashtrimi i ri i çastit, hipur mbi mashtrimet e vjetra të realizimit të detyrave. Në fakt, kjo fermë i shpëtonte fshatarët, sepse do të rritej dita e punës, do blinin bukë gruri dhe shumë gjëra të tjera me mirë se në kooperativë, ku ekzistenca matej me norma të larta që paguheshin shumë pak. Buka e misrit ishte si në legjenda: e pangrënshme dhe e ftohtë. Atë nuk e hanin as derrat! Kështu, Ardjani iu afrua qendrës së festës, u ul në një stol druri dhe po priste fillimin e koncertit realizues të të mirave të partisë. Nxori bllokun e zi, të trashë me kapak lëkure; nxori dhe stilolapsin dhe filloi të shkruajë. Në fillim ai shkroi orën, datën dhe ditën e nisjes së punës së fermës së re. Pastaj përshkroi me shkrim entuziazmin e njerëzve për partinë dhe dihej, përshkrimi i flamujve të kuq, këngëve për partinë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dhe entuziazmin e fashtarëve për fermën e re. Ai po shkruante kokulur, kur dikush i thirri: O shoku gazetar! Herën e parë s`e dëgjoi nga zhurma e qendrës së zërit, ndërsa ai ndjeu një dorë mbi supe. Atëherë ktheu kokën. Përshëndetje!-ia ktheu Ardjani duke ia dhënë dorën shokut përballë. Përshëndetje!- tha ky. -E di që s’me njeh. Jam Ujka, sekretari i partisë së fshatit. Kam varësi tetë organizata bazë, d.m.th. rreth njëmijë veta i mbulojmë ne si parti. Aaa, shumë bukur,- ia ktheu ky.- Gëzohem shef! Të rrojë partia!- ia ktheu ky. Njëkohësisht edhe Ardjani me të njëjtat fjalë. Shiko,- i tha sekretari,- të pres pas mbarimit të festës. Je shkrimtar i madh! Të kemi lexuar si familje. Edhe fëmijët e mi i lexojnë shumë librat e tu. Jemi krenarë që je shkodran! -Jo,- tha ky.- S’jam shkodran. Jam kosovar nga Peja me origjinë nga babai, ndërsa nënën,… thonë se ishte nga Shkodra. -Aaaa,- foli tjetri, i habitur, duke çuar dorën te koka dhe te flokët e veta, të rëna gati tullac. -Më habite!- shtoi ai. -Ju s`i keni prindërit?! -shtoi prapë ai.- Jooo,- tha Ardjani. -Jam rritur në jetimore, këtu në Shkodër, prandaj njerëzit kujtojnë se jam shkodran. -Ëë, mirë,- ia ktheu tjetri.- Je rritur këtu, d.m.th. je gjysmëshkodran. -Ashtu po,- ia ktheu Ardjani. -Këtu kam kalur gjithë jetën deri tashi.
-Aaa, bukur,- iu përgjigj sekretari, ndërsa ia vuri dorën mbi shpatull dhe po e shikonte me habi dhe kuriozitet shkrimtarin e madh, emrin e të cilit televizioni dhe gazetat e jepnin çdo ditë. E beson?- tha sekretari.- Do të çoj te shpia ime. Duan autograf fëmijët e mi nga ti. S’kanë me e besu që ti je shoku im dhe ke ardhur këtu në festë. Po,- tha ky.- Pajtetër që do u jap autograf. Edhe unë jam i lumtur të takoj fëmijët e tu. -Mësojnë ata shef?- e pyteti ky.- Pooo, po,- tha shefi Janë ma të mirët. Jemi të varfër, por të ndershëm shoku Ardjan,- ia ktheu ai.
S’ka gja. Rëndësi ka që janë mirë me mësime. Diploma është gjithçka në jetë shef!- i tha ky,- Diploma është pasuria më e madhe që babai ia lë fëmijës.
Ashtu është,- tha shefi. T-ashi po iki e ti shijoje festën Ardjan. Shkruaj mirë për mua Ardjaaan!- i tha ai si me shaka. Tashi, partia na ka ndihmuar shumë me fermën, e them që do ndikojë për mirë shumë në jetën e fashtarëve,- shtoi sekretari i partisë. Besoj që do

Flamur BUÇPAPAJ

zgjidhë shumë gjëra për mirë,- shtoi ai. -Tashi do punojmë ma
shumë dhe do fitojmë ma shumë.
-Pooo, patjetër!- ia ktheu ky me pak ironi dhe pak bezdi, sepse kur përmendej partia dhe udhëheqja, këtij i neveriteshin edhe fjalët, edhe sheshi. Edhe koha, edhe vendi i dukej burg. Gjithçka kur flitej për partinë, atij i shkaktonte mëllef. Këta të mjerë s`e kuptojnë që burimi i fatkeqësisë është partia -Po hajt, s’kam çfarë të bëj. Siç thotë shefi im, s`i bihet murit me kokë! Këtu s’ka një si Aleksandër Solzhenistin, shkrimtari i madh nobelist, që s’iu tremb diktaturës sovjetike dhe përshkroi aq bukur ruajtjen e shpirtit njerëzor në kushtet e totalitarizmit. Ai tha hapur që kanceri i njerëzimit është Komunizmi Sovjetik dhe që Socializmi i tyre është fals. Unë s’jam një shkrimtar i tillë,- tha ai me vete.
-Mua më pushkatojnë brenda njëzet e katër orësh,- qeshi ky me vete. -Këtu s’ka lojëra. Të marrin dhe të bëjnë mish për derra.
Ky, as komunizëm s’është. Vraje zot!- tha duke ironizuar thëniet e veta. Zoti ka ikur me pushime, sepse s’ka mundësi mos t`i shikojë gjithë këto barbari, në këtë copë toke, që quhet Shqipëri!- ironizoi prapë ky. Nejse,… dhe uli kokën për të përshëndetur sekretarin e partisë, i cili duhej të ikte dhe të organizonte festën, sepse pritej të vinin njerëz nga Byroja Politike dhe Komiteti Qëndror. Ishte një festë fals, por që thoshte “Rrini mirë, se ju shtypim si të tjerët!”. Shkodra ishte qytet, që s’kishte parë kurrë gjatë jetës së vet barbare, të tillë si këta komunistat, megjithëse kishte kaluar shumë pushtues, që nga romakët e deri të gjermanët. Barbari të tillë, më negative dhe antinjerëzore, s’ka pa. Asnjë klasë politike s’ia ban popullit të vet një barbari të tillë!- thoshte përditë me vete ai. As pushtuesit turq ose mongol të ishin, nuk sillen kështu me popullin e vet, që i mban me çdo gjë. Punojnë si skllevër e paguhen pesë lekë. Nejse…! Ai iku.
-Do shihemi pas festës shkrimtar,- tha ai duke ia trokitur dorën të dora e tij. Fëmijëve të mi s’do u besohet që ke ardhur këtu. Do jemi të lumtur sot, do e mbajmë mend gjatë takimin me ty. Hajt, të rrojë partia!- tha ai dhe iku. Ndërsa ai po ikte, në grumbullin e njerëzve që po shtoheshin, ai pa foto të udhëheqësit që mbaheshin në duar nga pionierë dhe nxënës, të shpërndarë kudo në qendrën

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

e kooperativës që po bëhej fermë. Ai qeshi pak, ndërsa ia bëri me dorë sekretarit:- Ik, ik ti,- tha ky. -Pa merak, do i takoj fëmijët e tu. Ik, organizo festën! – Aa,mirë.- U kënaq ai duke bërtitur nga larg: Je i madh Ardjan! Për ideal po!. .. Ik shef,- i tha ky, -shiko punën” në kuptimin që “ik se na çave…….”, ndërsa ia bëri me dorë dhe grusht, për të kënaqur ato fjalë, që po thoshte shefi i partisë së kooperativës. Popull idiot është ky që i këndon asaj që ia ka nxirë jetën. -Ahaha,- qeshi ky. -Këtu është si në filma me horror, kjo skenë është absurde.
As Hiçkoku s’do realizonte kaq bukur skena tilla mashtrimi dhe përbuzjeje klasore si këta. Ora po shkonte nëntë. Populli u mblodh. Tribuna e drunjtë u mbush plot me njerëz nga partia në qendër. Fjalimet zgjatën mbi dy orë. Në fund ky mori të gjitha shënimet. Mori dhe të dhënat nga shefi i kooperativës dhe, siç e patën lënë, do priste sekretarin t`ia bënte qokën që i kishte premtuar. Të shkonte te familja e tij, jo shumë larg qendrës dhe të takonte fëmijët e tij që, sipas shefit, ishin të varfër, por më të mirët në mësime dhe më të ndershmit e vendit. Aa, të gjeta,- bërtiti sekretari i partisë. -Sot është ditë e lumtur,- tha ai.-E para: u bëmë me fermë; e dyta: të takova ty. Do gëzohen shumë fëmijët e mi. Ata t´i kanë lexuar gjithë librat. Bile, në orë letrare, çuni im ka recituar poezitë e tua edhe ka bërë analizën letrare të veprës sate. Bravo!- tha Ardjani.-Jam shumë i lumtur për nderë! E pastaj shtoi: -Shef unë s’kam shumë kohë në dispozicion. Ti e di që kam shumë punë e hajde ikim, të mos vonojmë. Mos t`i lëmë të presin fëmijët. Dhe, e dyta, kam për të nisur lajmin në Tiranë. S’kam shumë kohë me e mbaru si shkrim. S´e di a kupto shef,- i tha ky atij.
-Po po, e di. Hajde ikim,- i tha ai me një entuziazëm të madh.
-Motorin lëre këtu, para zyrave tona, lëre te lapidari, s`ta ngacmon
njeri. Lëre pa merak!- i tha ai prerë.
Këtu çdo gjë e kontrolloj unë. Hajt, lëre pa merak ore burrë!- tha ai, ndërsa e çoi dorën te kostumi i zi që i jepte ma shumë autoritet e të cilin e ruante nga dita e dasmës e deri sot. Për çdo ceremoni atë përdorte. Atë kishte, laj e thaj.
Kushtonte gjashtë mijë lekë një kostum dhe pakkush kishte

Flamur BUÇPAPAJ

lekë për një kostum të tillë. Edhe këpucët njëherë ne vit i blinin se kushtonin shtrenjtë. Bile një palë rronte edhe dy vjet. Kuptohet, duke e riparuar herë pas here te këpucari.
Kështu shkonte jeta në këtë kooperativë dhe në këtë tip shteti, që askund s’ia gjeje të ngjashmin. Ata u nisën pasi lanë motorin në qendër. Sekretari para dhe Ardjani pas tij. Shkuan në shtëpinë e tij. Ajo ishte një shtëpi e vogël njëkatëshe. Dy dhoma e një guzhinë, e mbuluar me tjegulla të kuqe dhe të linte përshtypjen, që është ndërtuar nga koha e tërmetit, se atëherë u bënë shtëpi të tilla nga shteti. Ai e ngacmoi: -Shtëpi tërmeti është kjo shef?
-Poo. Si e gjete?- iu përgjigj sekretari me shumë habi, ndërsa nisi të ngjiste i pari shkallët e betonta të shtëpisë së vet.
Ne na u prish shtëpia gjatë tërmetit Ardjan,- tha ky, por partia na ndërtoi një të re dhe ma të bukur se jona. Na erdhi pak keq që s’jemi atje në ish-trojet tona, por edhe këtu, në vijën e verdhë, nuk jemi keq. Këtu më caktoi partia dhe këtu jetoj, gati njëzet vjet u bënë vëlla,- shtoi ai. -Eee shumë mirë,- ia ktheu ky. -A keni hapësirë banimi për të gjithë?- e pyeti ky.- Mos pyt shumë,- ia ktheu sekretari. Shikoje vetë. E pas pak, qeshi ky. -Aa,- shtoi Ardjani,-ja ta shohim dhe shtoi hapin për t`u futur brenda, ndërsa shefi i hapi derën e drunjtë të hyrjes së vet. Në shtëpi, në korridorin e saj, ishin rreshtuar familja e tij. Si duket, e prsinin takimin dhe ishin bërë gati për çdo gjë.
Përshëndetje!- tha ky duke ua bërë me dorë krejtve. Ata ishin tre femijë, çuna. Më i madhi gjashtëmbëdhjetë e deri te i vogli tetë vjeç. Mua më ka vdekur gruaja,- tha shefi.- I kam rritur vetë deri këtu fëmijët e mi. S`u martova më. Nuk duhen përzier fëmijët,- tha shefi.- S’është gja e mirë. Pastaj të ndjerën e doja shumë e nuk përzihem ma kurrë me asnjë femër tjetër. Dashuri e përjetshme!- tha shefi si me gjysmë zëri, të përzier me pak vajtim ose melankoli për ditët e kaluara.
E kështu pra ia prezantoj fëmijët e tij, ndërsa e ftoi të ulet në tavolinën e mesit që ishte shtruar për të. Kishte disa meze, pak mish dhe pjata me kos dhe bukë misri. Rakia dukej e ndërmarrjes shtetërore, raki kumbulle. -Ëë,- tha ky.- Kjo raki prodhohet këtu apo në Shkodër?- pyeti Ardjani. -Joo ore, në Shkodër,- iu përgjigj

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

shefi e ia hapi tapën, ndërsa të gjithë u ulën në karrige të drujta dhe në tavolinën e mbuluar me perde popullore, të qendisura me dorë, e cila të kujton pajën e nuseve veriore kur martoheshin.
Është nga koha e dasmës kjo mbulesë shkrimtar,- tha shefi.
-Aaa,- u habit ky. -Shumë e bukur për zotin!- dhe uli dorën mbi tavolinë për ta prekur me dorë. S’ka më gjëra të tilla,- shtoi Ardjani. -Po vdes edhe artizanati. Fabrikat na prishën prodhimin popullor shef,-mbaroi së foluri Ardjani.
Shefi mbushi gotat me raki dhe uroj “gëzuar” Ardjanin, shkrimtarin dhe gazetarin e madh të atdheut. Pa folur shumë dhe pa u kthyer përgjigje lavdërimeve të tij, i tha: Ky është Jahja?- e kishte për djalin e madh. -Po,- tha sekretari. -Ky të do shumë ty dhe të lexon përditë. Do që të bëhet si ti! Kështu u thotë të gjithëve. Është lumturi e madhe, për të dhe për ne, që të kemi këtu sot,- shtoi ai.
-Faleminderit shumë,- u emocionua ky. -Partia na mundësoi edhe këtë ditë të lumtur,- shtoi Ardjani. -Po po,- iu përgjigj sekretari. -Ashtu është. Ne të jemi mirënjohës ty dhe partisë,- tha ai. -Besoj se do dalë në gazetë familja ime,- tha duke qeshur sekretari. -Po po, patjetër, do shkruaj për ju,- ia ktheu Ardjani,- patjetër,- e u bëri një foto me apratin e tij fotografik.
-Paske familje të bukur dhe të talentuar, sidomos Jahjaj, nëse ka poezi të m`i japë të ia botoj te “Zëri i Rinisë” nesër. Vërtetë?!- hapi sytë ai dhe babai i tij. -Po pra po. Nuk gënjej unë. Po thashë “Po!”, e bëj. -Uuu, faleminderit!- tha sekretari. -Për ideal ti do jesh njeri i mirë dhe komunist i mirë se s’ka mundësi, që ne të të duam kaq shumë.
Ai nënkuptoi që je njeri i zotit, por e ndërroi në fund fjalën“i partisë”,- tha ai.
Ardjani qeshi dhe e kuptoi nëntekstin, por s’bëri zë. Patjetër unë shkruaj shumë për të varfrit, për njerëzit që kanë nevojë për partinë tonë e që dikush u ka bërë padrejtësi. Ky është edhe misioni i gazetarisë, i punës sonë,- shtoi Ardjani.
Jam i lumtur!- tha Jahja. Jam shumë i lumtur që të takova!- dhe i zgjati fletoren e shkrimeve të veta, për t`i lënë një autograf në të. E di Ardjan,- tha ai,- nesër gjithë shkolla jonë ka me pa

Flamur BUÇPAPAJ

që ti më ke lënë autograf. Gjithë shkolla s’do e besojë se ti ke qenë tek ne. Kaq të habitur e të lumtur janë njerëzit, se s’ua merr mendja që ti do vije këtu. Bile, ata ma shumë të shikonin dhe të adhuronin ty sesa udhëheqësit, që kishin ardhur aty. Të gjithë thonin: Ja Ardjan Vusho, shkrimtari i madh! Askush s’u besonte syve që vërtet ke ardhur për inagurimin e fermës së re. Të gjithë të duan ty shkrimtar,- i tha sekretari. Partia na mundësoi të takohemi dhe ne me ty. Jam i lumtur! Për ideal po. Ndërsa Jahjaj i takoi dorën në shenjë falenderimi.
Ardjani e falenderoi atë dhe babain e tij, por iu dhimbsën të dy. Varfëria e asaj shtëpie të atij fshati ishte ekstreme. Vend që kishte vetëm kos për të ngrënë, drekë-darkë dhe mëngjes. E shyqyr që kishte dhe kos, sepse i ishin tufëzuar bagëtitë dhe kolektivizuar tokat. Varfëria u shtua shumë pas kësaj, sepse prodhimi shtetëror ishte një dështim total i partisë. Njerëzit po shkonin në prag urie dhe vdekje kolektive.
Ai pa rrobat e vjetra, të palosura mbi dollap, jorganë dhe dyshekë të vjetër, dhe disa batanije leshi të kohës së vjetër. Arkaike ishte çdo gjë në atë shtëpi. Asgjë s’ishte e lumtur dhe as e re në atë shtëpi.
As bukës së misrit, askush s`i gëzohej, se ajo nuk hahej, ishte cilësi shumë e dobët dhe paguhej shtrenjtë. Furra e kooperativës e bënte me normë pjekjen e bukës. Çdo shtëpi kishte numër të caktuar bukësh për frymë edhe nuk lejohej të hante më shumë, veç ato që ia kishte programuar partia. Ai shikonte shpesh rrotull në dhomat e tjera dhe asnjëra s’ishte për së mbari, ose nuk kishte orendi shtëpiake të reja të kohës, në të cilën po jetojmë. Kur sekretari i partisë jetonte kaq keq, merre me mend se si jetojnë fshatarët e tjerë.
Mjerimi socialist kishte kapur përdore çdo qënie të këtij komuniteti. Asgjë nuk e fshihte këtë realitet. Ardjani u mërzit shumë. Ai bëri disa foto nga festa dhe nga punëtorët e lumtur të fermës së re . Po ashtu bëri foto me sekretarin e ndershëm dhe të varfër të partisë, për të cilën shkruajti me germa të mëdha: “Partia paska një njeri, që i shërben ndershmërisë dhe punës”. Duhet të iki,-tha ky.- Ju falenderoj që më pritët. U kënaqa shumë me ju.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Sidomos me ty Jaho! Uroj të bëhesh shkrimtar dhe njeri i madh! E përqafoi atë dhe të voglin. Ju la nga njëqind lekë të vjetra në dorë e mori rrugën për te motori, me ikë në Shkodër.
Ata dolën nga shtëpia.Turma e madhe e njerëzve s’po e linte të ikte. Sekretari ia hapi rrugën. Ardjani ishte i emocionuar shumë. Ai, për herë të parë, e pa që njerëzit e donin shumë. Njerëzit kanë nevojë për një udhëheqës,- shtoi me vete ai, ndërsa i hipi motorit dhe la prapa fshatin e bukur që u bë fermë. La dhe mjerimin që donte të bërtiste dhe të protestonte; la prapa partinë, që kishte falimentuar dhe mbante pushtetin për inerci. -Kjo parti ka marrë fund,-tha me vete i gëzuar, por ikja e saj ka për t`u shoqëruar me kaos ekonomik dhe politik. Komunistët do lënë prapë tokën e shkretuar prapa. Asgjë pas atyre s’duhet të jetojë. Ky është parimi i tyre i pashkruar. Si masonikët ose shoqëritë sekrete mafioze, që dënojnë dhe vrasin pas shpine gjithë kundërshtarët e tyre. Ai mori motorin dhe iku për në qytet. Shkoi pa vonesë në dhomën e tij dhe menjëherë skicoi shënimet që kishte marrë në fermë.
Ndërtoi skeletin e reportazhit, përzgjodhi foto që do i botonte në gazetë. Çdo gjë e bëri gati dhe e la mbi tavolinën e tij të drunjtë. S’ishte vetëm ai në një dhomë të mjeruar. Ai s`kishte shumë shokë si vetja. Atij iu kujtua shtëpia e varfër e sekretarit, që jetonte në kushte ekstreme varfërie e që e donte partinë. Kjo është një dramë pa akte,- tha me vete ky. -Si ka mundësi, që ai njeri nuk foli asnjë fjalë për mjerimin e tij dhe të fëmijëve të tij, por e lavdëroi partinë dhe pushtetin. Ai ishte shumë i gëzuar që do hante bukë gruri. Shikoje absurdin dhe kërkesat ekonomike të një njeriu sot…E festa nuk ishte vetëm e tija, por dhe e gjithë fshatit .
Fshati gëzohej që s’do ketë ma bukë misri Dhe se dita e punës do shkonte në njëzet lekë të reja. Edhe kështu do kishin mundësi jetese ma të mirë. Kjo ishte festa e fermës së re. Ai shkroi shumë faqe, por nuk i bashkoi sepse do i jepte dorën e fundit në darkë. As bukë nuk kishte ngrënë e tensioni i kishtë rënë dhe trupi filloi t`i dridhej nga lodhja, dhe nga të mos ushqyerit. Atij s’iu kujtua të merrte ndonjë byrek të dyqani, që e kishte afër, ngjitur me konviktin e Zdrales, por iku me trishtimin e tij në mendje dhe sy, saqë dhe motorit po i jepte në mënyrë instiktive.

Flamur BUÇPAPAJ

Motori dhe rruga me të ishte i vetmi gëzim i jetës së tij. Edhe ndeshjet në stadium i përjetonte si gëzim, ndërsa jeta tjetër ishte krejt monotone; pa asnjë kuptim filozofik të të qënit jetë normale. Natyrisht, në bulevard jetohej. Në rrugë kishte të fortë, që ishin spiun sigurimi edhe që persekutonin të tjerët. Dhe hiqeshin sikur bënin ligjin. Por vërtet sulmonin ata me biografi të keqe. Edhe pedagogët përuleshin para fëmijëve të byrosë politike, ndërsa bëheshin bishë para nesh, me lloj -lloj pyetjesh dhe tezash gjoja shkencore, por, që në të vertëtë, ishin hakmarrje për ne me biografi të keqe që të na zinin dikund keq dhe të na ngelnin ose të
na përjashtonin nga shkolla.
Çfarë shkolle e lartë kjo këtu në Shkodër!- tallej Ardjani.- Këtu si gjimnaz duket. Ka ca si pedagogë, që i ka caktuar partia. Janë njerëz me biografi të mirë, por s’janë shkencëtarë. Edhe na çajnë trapin neve. Vetë ata, me ba me i pyt, asgja nuk dinë, sepse gjithë leksionet vetëm i lexojnë. Edhe asgjë nuk thonë nga vetja, me pak fjalë kopjojnë leksionet e të tjerëve. Hahaha,- qeshi ai me vete. Arsimi i ketyre pabuksave! Është vetëm një mjerim dhe mashtrim kolektiv. Mendoj që ortodoksia dhe bizanti, me mënyrat e veta të pabesisë dhe të djallëzisë, ka përqafuar këtë qytet. Pabesia ka rënë në këtë qytet dhe e ka mbulura komplet. Komunizmi është bizanti i dytë. Bashkë me pabesinë, renditen edhe shpikja e masonikëve ortodoksë, me komplotet kundër mbretërve dhe mbretërive e kudo kanë përmbysur të djathtën e pronën private. Këto shoqëri satanike, të mbeshtetur mbi djallin, sepse zotin e mohojnë, pushtuan globin dhe erdhën në pushtet ngado, por unë u mendoj një fund të shpejtë. Fundi i tyre do të jetë si ai i Bizantit; Do të jetë shumë negativ, sepse ka një zot që do i fundosë si çdo regjim gjakatar dhe shtypës.
Ai s’do hante sonte asgjë. Do ta mbaronte shkrimin dhe të stamponte fotot sa më shpejt e nesër ditë e re nafakë e re! Nesër, do ngrihej herët e do ikte në Tiranë. Se pari do botonte shkrimin; Do mbante fjalën që shkrimi i tij të dilte i pari nga të gjitha gazetat. Dhe, së dyti, do takonte Donën, vajzën me violinë. Titullin ia kishte vënë vetë në tren .Ti je Dona, vajza me violinë,- i tha asaj. Kështu të thirra vetëm unë, apo-jo. Joo,- tha ajo. Njësoj me the

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

ti, ose më quajte siç më thërrasin dhe në “Institutin e Arteve”. Në fakt, ata na thonë “Vajzat e bukura” me violinë,- pati bërë ironi Dona, gjatë bisedës në tren. E Ashtu duke punuar, koha kaloi shpejt. Ishte rreth orës njëzet e dy. Nata kishte rënë mbi qytet dhe askush nuk e dinte si do dilte dita e re. Dita e re në qytetin e vjetër.
Ai mbushi njëzet faqe format, i shkroi bukur me dorë dhe ashtu i lodhur ra mbi batanije e fjeti gjumë. Mungesa e ushqimit dhe lodhja bënë që ky të flinte shpejt.
Lodhja e pat stërmunduar, pasi bëri gjitha ato punë brenda një dite, që askush s`i bënte dot i vetëm. Nga montazhi i fotove deri të skicimi dhë përgatitja për gazetë. Është e pamundur t`i bëjë një njeri, por ja që ja që ka një njeri, që i bën të gjitha. Super njeri mund t`i themi sepse realizimi i këtij reportazhi ishte pikë suksesi për shefin e tij dhe redaksinë e tij. Sepse byroja e partisë ia kishin besuar si shkrim e si gazetë, gazetës së tyre. E shefi i gazetës ia pat besuar këtij. Shërbimi ose detyrimi i punës ishte vertikal, nga partia e deri në bazë. I fundit e hante ky, meritat i merrte redaksia.
Ndërsa dënimin, po qe i tillë, e hante ky. Kështu funksionon: i pambrojturi në fund e han edhe bëhet shembull dënimi për të tjerët.
Si kudo, edhe këtu kishte mundësi për burgosje dhe internim, po të shkau fjala ashtu dhe të gëzoheshe për fjalët e bukura dhe ledhatimet nga shefi , kur ky kryente shërbime serioze si sot dhe ia rriste tirazhin gazetës së tyre. Ajo gazetë është pronë shtetërore, por këtyre u dukejj si e tyre, pasi gjithë kohën e kalonin aty. Dhe lufta për ta nxjerrë atë në botim çdo herë qe stërmundim dhe angazhim total i të gjithëve. Jeta, pa atë gazetë u dukej kot. Ata, ditët festive shkonin në gazetë dhe shikonin çdo gjë që mund të kishin harruar ose që, padashje, e kishin lënë pas dore, dhe rregullonin e sistemonin deri në detaj çdo gjë. Gazeta qe më e mira e kohës. Jo vetëm që ishte pak opozitare, por dhe penat që shkruanin në të qenë shumë të sakta. E vetmja gazetë që botohej pa shumë lavdërime për partinë.
Shefi do kënaqej nga puna e tij. Ai, i lodhur, filloi të gërhijë

Flamur BUÇPAPAJ

mbi batanije, ashtu i pambuluar dhe i pazhevshur kishte rënë në gjumë. Si i thonë ra mbi krevat për pak kohë sa të çlodhej. Edhe gjumi e mori atë si një lumë që, kur bie shi, del nga shtrati dhe rrëmben çdo gjë, që i del pëprpara. Ashtu e rrëmbeu dhe atë gjumi i ëmbël i lodhjes dhe i rraskapitjes njerëzore. Për të arritur suksesin ai s’vinte asgjë përpara. Mbi punën dhe suksesin që donte të arrinte me çdo kusht, ai nuk përtonte të punonte ditë dhe natë. Gjumi fytyrën ia kishte mbuluar, ama punën e kreu me sukses, e ashtu mbi ëndrra udhëtonte i lirë mbi botën e lirë, pa luftë klasash e në demokraci.
Ai, shpesh pat dashur të arratisej. Sa herë shkonte në Vermosh me shërbim, e mendonte një gjë të tillë, pastaj s’di pse hiqte dorë në fund. S´e dinte as vetë se sa herë që i është dhënë rasti me u arratis, i dilte një problem ose një nga të kufirit i qepej pas. Gjoja donte të rrinte me të, se na qenka njeri i famshëm. Ai s`i ikte asnjë minutë nga shoqërimi, por e shoqëronte kudo, mbase edhe për qejf dhe mikpritje. Mbase ua kishin dhënë si detyrë të gjithëve, që ta survejonin shkrimtarin e madh, por me biografi të keqe. Në fakt, sigurimi survejonte këdo që mendohej se del kundër apo ka pikëpamje të tjera nga ata të komunistëve. Ai, e sigurtë që survejohej. S`ka asnjë shpjegim tjetër. Kjo i dha fund dhe hamendjes dhe pyetjes retorike, që e shoqëronte kudo Ardjanin. Gjatë gjithë jetës së tij ai ka qënë dhe ishte kundër. Thjesht kishte pritur mundësinë e hakmarrjes ndaj sistemit dhe këtyre cofëtinave të kuqe. E nuhaste në ajër fundin e djallëzuar të tyre.
Ai ndiente se ora hakmarrjes po vinte. Me vonesë, por do vinte. Demokracia do rregullonte çdo gjë,- thoshte me vete ai. -Do ketë kaos, pabarazi edhe përplasje, por ajo që rregullon tregun, ekonominë dhe jetën është “Demokracia”. Ajo është rregullatori i mirë i së mirës dhe së keqes. Demokracia e lë njeriun e lirë të gjejë veten, ku jep ma shumë dhe shton shanset me konkurrencën e tregut të sjellë zhvillim. Ashtu mendonte përherë. Ai ishte partzan i ekonomisë së tregut të kontrolluar. Pra, në periudha ciklike krize, të ndërhynte shteti.
Lindja e diellit e gjeti në këmbë atë. U bë gati shumë shpejt

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dhe doli për të ngrënë disa byrekë, sepse ajo byrektore dilte në punë shpejt edhe, sepse aty kalonin konviktorët në mëngjes e i përlanin byrëkt përnjëherë. Dhe shteti e kishte kuptuar këtë gjë e ua shiste prodhimin atyre. Çdo ditë dhe natë, kjo byrektore kishte punë. Konvikti i Zdrales ishte afër e kjo i mundësonte gjithmonë punë. Konvikti sa vinte e rrënohej. Bëhej ma i keq dhe i ftohtë. Aq ma shumë rritej numri i studentëve që jetonin në të. S’dihej pse s´e rregullonin, por di që aty mushkëritë të bëheshin copë nga të ftohtit. Prapë s’e di se pse nuk lejohej ngrohja as gatimi brenda atij tip konvikti. Studentët, në shumicën e rasteve, ishin me biografi të mirë dhe nuk ankoheshin. Kishte pak si unë, që ishim me biografi të keqe dhe nuk ndiheshim. Ai konvikt qe si burg, si emri i tij, njësoj. Zdrale ma thonin shkodranët.
-Ahaha,- qeshte ky. -Shkolla e lartë e ketij qyteti më ngjan si shkolla e natës nëpër kantiere hecesh. Atje bëhej shkollë nate për të kualifikuar punonjësit, që ata të realizonin sa më mirë normat edhe të merrnin vesh nga energjia dhe prodhimi i saj. Shteti harxhonte lekë shumë për ndërtimin e tyre e aty nuk shikohej shumë biografia. Ishte si një mundësi e mirë për klasën tonë. Kush punonte në atë punë, të bënte lekë për vete dhe familjen e tij. Në përgjithësi, për ndërtimin e një heci, shkonin vullnetarë nga i gjithë vendi edhe kualifikoheshin, edhe punonin. Ashtu më duket edhe kjo shkollë mua. S’më ngjan si shkollë e lartë dhe as s´i ngjet fare Universitetit të Tiranës . Atje me kanë thënë se ka më shumë liri dhe shkencë. Njeriu i ri i këtyre është njeri i shkolluar fals; njeri i edukuar keq; spiun i familjes dhe i shoqërisë. Aq dëm ju ka shkaktuar shqiptarëve ky regjim, saqë duhen dhjetëra vite për ta rregulluar këtë katrahurë, sidomos përzierjen racore dhe njeriun e ri si vegël në duart e partisë. Këta e prishën racën e pastër shqiptare. Partia e këtyre solli lindjen e një brezi, që është fekondim i racës së ulët punëtore me kë të mundet, veç me një njeri të zgjuar jo e të djathtë jo. Shkecërisht, nga klasa punëtore, harrojnë këta që do u dalin punëtorë e kështu me radhë do trashëgohet brezi i tyre. Këta duan budallenjtë e jo njeriuin me shkollë dhe genin e zgjedhur në shekuj me udhëheq. Ky regjim i vrau dhe i internoi ata. Ai iku me hap të shpejtë te byrektorja,

Flamur BUÇPAPAJ

mori pesë byrekë dhe u kthye përsëri në dhomë. U ul mbi tavolinë dhe i hëngri, si i pangopur që ishte i mbaroi shpejt, ndërsa mbi tavolinë mbetën vetëm copat e tyre që i kishin shpëtuar gëlltitjes së tij të pamëshirshme, edhe disa letra të bëra me vaj, të cilat do i përdorte me u fshi pas ngrënies. Byrekët i bëjnë të mirë këta të kësaj byrektoreje. Mbase nuk vjedhin ata që i gatuajnë, se s’ka shpjegim tjetër për këtë çështje,- qeshi ai. Pasi mbaroi së ngrëni, fshiu dhe lau buzët, dhe duart. Doli jashtë, ndezi motorin, e furnizoi me benzinë te pika e tyre e furnizimit edhe u nis për Tiranë. Sot s´i pritej, donte rë shkonte sa më shpejt. Jo ma shumë për të çuar reportazhin, sesa për të takuar Donën dhe Mozën. Sinonimi i tij i dashurisë së perjetshme e kishte emrin Dona. E shoqja e saj simpatike e forconte atë mendim. Ajo ishte e bukur dhe shkencëtare, saqë po të kisha vëlla, do ta merrja për kunatë. D.m.th. për nuse vëllai. Moza ylli,- i thërriste ky. Edhe ajo ishte si e pikturuar me dorë. Zoti i kishte derdhur linjat më të bukra fëmërore mbi të.
Zgjuarsia, bukuria dhe humori ishin komponentët që kishin formuar trupin e së quajturës Moza shkodranja, violinçelistja ma e mirë e Institutit të Arteve, që e bashkuar me Donën bënin dyshen ma fisnike dhe ma simpatike të dy qyteteve: Shkodër dhe Tiranë. Kur ato të dyja përshkonin rrugën e trenit drejt stacionit të trenit, të gjithë habiteshin dhe ndalnin ecjet. Njerëzit ndalnin shikimin duke bërë: YYy, sa të bukura! -Ku ushqehen këto?- thoshte dikush tjetër. Ndonjëri mundohej t´u binte në sy.
Ato vazhdonin rrugën pa kokëçarje, sikur të mos ekzistonte askush rreth tyre, si dy anije, që lundronin në detin e qetë. Ato nuk shikonin askënd dhe dukej , që s’donin asnjë njeri. Ishin rreth i mbyllur në vetvete. Askush s´e pat hapur atë rreth vicioz që rrotullohej rreth atyre si mburojë, si ozoni që na mbron nga rrezet e diellit ne që të jetojmë.
Të gjithë janë kuroiozë: me kë janë të lidhura? Me siguri, me ndonjë të Byrosë Politike,- thoshin njerëzit nën zë, se vajzat ma të bukura në atë kohë i merrnin fëmijët e Byrosë Politike. Qe bërë zakon ose rend, që ata zgjidhnin ma të mirat.
Ata, raca inferiore dhe e paditur, bënin ligjin. Ju erdhi dita, të

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

merrnin me forcë ose me shtet femrat ma të bukura në atë qytetet. Gjithkujt i vjen dita të bluajë në mulli!- thotë populli,- por këta e paskan pasur radhën gjatë. Ky zollum zgjati shumë,- përsëriste përditë Ardjani me vete. Ai iku me shpejtësi me motor në Tiranë. Dorëzoi shkrimin dhe pasdite shkoi te konvikit i Mozës, ku shpresonte që aty të gjente dhe Donën.
Dita ishte pa diell, e vranët. Ca re shtëllungore rrinin mbi Dajt, si dele të veçuara që shkonin pas barit të njomë. Ai parkoi motorin para hyrjes së konviktit, godinës numër njëmbëdhjetë. Pasi e lidhi me çelës, trokiti te dera e xhamtë e vendit, ku rrinte roja i ditës së konviktit të vajzave. -Mirëdita!- tha ky.- Jam Ardjan …-Po po, të njoh,- tha tjetri. -Jeni shkrimtari i njohur. S’ka nevojë për prezantim. Kë kërkoni shoku Ardjan?- tha ai. -Kërkoj Mozën, Moza Bunën nga Shkodra. -Ëë, po Mozën, thuj violinisten. -Po, fiks atë,- tha ky, ndërsa ngriti kokën dhe shikoi në sy kujdestarin dhe instiktivisht hoqi duart nga xhepat e pantallonave, dhe iu drejtua atij. -Moza, është ajo shkodranja ore! -Po po, taman shkodrane është!- tha kujdestari, pak me ironi. -Po po,- përsëriti ai pas pak,- po shkoj ta njoftoj. Kujdestari, iku me vrap shkallëve të katit të dytë të ndërtesës e pas la disa si zëra të vegjël ose të shuar thashethemesh. “Pupupu, shpejt t’ia gjejmë Mozën këtij, se është person i rëndësishëm”.
Pas një minute, në shkallë u duk Moza. -Hello mister,- tha ajo. -Tjeta!- iu përgjigj shqip Ardjani. Ajo shpejtoi hapin dhe, siç ishte me pantofla, tuta dhe bluzë, e përqafoi Ardjanin. Ku je vëllaçko?- i tha ajo. -Dona të ka pritur përditë. Ka ardhur dhe këtu, sepse e dinim që do na kërkoje në konvikt, po ti s’u duke fare. -Si je? A je mirë zonjushe?- i tha ky, pasi e puthi në faqe. Ajo iu përgjigj: Mirë jam unë, po ti zotëri?- ia ktheu ajo. -Unë mirë, por shumë i zënë me punë. Pothuajse të gjitha punët në redaksi i bëj unë edhe, ju kërkoj ndjesë. Po, ku është ajo tashi?- e shpejtoi radhën e pytjeve ky. -Ajo ka ikur në shtëpi. Bravo!- tha Moza që pyete direkt për Donën. Interesohu dhe pak për mua, more njeri i mirë,- qeshi kjo dhe sytë i hodhi përtokë. Ajo gjithmonë bënte shaka, por, pasi bëri rolin e vet të humoristes, shtoi me seriozitet:
-Para dy orësh ishte te unë. Ka qarë për ty. Edhe s´e besonte

Flamur BUÇPAPAJ

se ti do të vije vërtet, sepse iu duke aq i bukur dhe aq figurë publike sa mendoi se s´mund të ktheheshe më. Ajo vazhdimisht thoshte fjalë të tilla si: „Ku ma var ai mua!“ – Ahaha,- qeshi ky .
-Vërtet, kështu është shprehur për mua?! -Po,- tha Moza. -Njeriu me shkallë të lartë zhvillimi trunor merr parasysh të gjitha rastet, sidomos ato negative.
-E vërtetë është kjo,- tha ky, -por unë e dua shumë Donën
.Ty të kam si motër edhe dua të të shtoj si një motër bukuroshe në familjen time të ardhshme. -Hahaha,- qeshi ajo. -Edhe ti je i bukur shumë! S’kam pse gënjej. Dona duhet të jetë e lumtur me ty. Këtë ia kam thënë përditë asaj. Ajo po e përjeton seriozisht këtë. Dridhet sa herë që të përmend ty. Kjo është dashuri platonike dhe uroj mos ta zhgënjesh motrën time. Ëëë shkrimtar!? -Jooo, kurrë!- tha ky. -Unë e dua atë. Është hera e parë që bie në dashuri, por dhe e fundit me aq sa e njoh veten unë. Unë tek ajo shoh nënën e fëmijëve të mi. Po po, ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi. Zoti deshi ashtu që kur na e mundësoi e na takoi!- tha ky.- Kështu do të bëhet .S’ka asnjë mundësi të ndodhë ndryshe. Ajo është si zoti për mua! Unë s´e kam njohur dashurinë kurrë. Ti e di si jam rritur Moza. Ta kam thënë… Nëna më ka braktisur dhe s´i kam shumë qejf femrat, në atë kuptim që jam braktisur prej tyre që foshnjë.
-E di,- tha Moza, e veshur me njëfarë ndjesie keqardhjeje,- por ne s’kemi faj që femrat të kanë dalë të pabesa ty!- dhe qeshi ajo si për ta çdramatizuar situatën. -Jo s`e kam me ju,- tha ky. -E kam me veten time. Pastaj ndërroi muhabet si për të thënë: „ Nejse , kaloje dhe këtë faqe se u teprua muhabeti!“. -Si ta gjejmë Donën? Pyeti paksa si i zënë në faj, meqë ajo ishte mërzitur shumë që ky s´i kishte shkuar në takim dhe ajo na paska kujtuar që çdo gjë mori fund. – Ashtu siç nisi furishëm,- kishte thënë Dona,- ashtu mori fund dashuria jonë e trenit. Apo jo Moza?!- ishte shprehur përditë ajo. -Po po! Kështu më ka thënë Dona përditë Ardjan. Edhe më beso që është e shqetësuar shumë se në fakt mendja ku nuk të shkon,- shtoi prapë ajo. -Po po,- shtoi Ardjani, -Ka disi të drejtë! Do ta shlyej gabimin tim sot, mendoj. Sonte nuk do të iki askund, pa e takuar atë njeri të mirë! -Edhe të bukur!- shtoi Moza. – Po pra, yll bote,- shtoi ky.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Atëherë nisemi!- tha Ardjani. -Ti, ia di shtëpinë Donës, të mos humbim kohë! Nisemi te ajo! – Po, patjetër që ia di. Thuajse çdo ditë jemi bashkë në shtëpinë e saj. Jemi si një familje dhe nënën e saj e kam si nënën time. Ajo është një grua e fortë dhe shumë dinjitoze. Burri e la të re me një femijë, me Donën. Ajo s’u martua kurrë, por rriti vajzën e saj, ashtu krejt e vetme dhe pa mbështetjen e askujt. Është sakrificë në kushte tona Zoti Ardjan,- tha Moza.- Një femër e vetme kundër të gjithëve! -Po po, e vërtetë, por të lutem, duhet të nisemi!- e ndërpreu ky fjalën e asaj. Moza shkoi lart, ndërroi rrobat. Veshi vetëm një bluzë pak më të bukur se ajo që pati veshur. Ashtu, me tuta sporti, erdhi dhe hipi në motor. Ata të dy ranë rrugicës poshtë, që të çon në rrugën e Elbasanit e pastaj u nisën rrugës për në ‘’Ali Dem’’, për të ndaluar tek pallatet parafabrikate, të ndërtuara para pesë vitesh, në fund të rrugës, afër Shkozës. Motori ecte me shpjetësi, ndërsa Moza ishte kapur fort pas Ardjanit dhe nuk foli thuajse asnjë fjalë, gjatë gjithë rrugës. Ardjani e pyteti se cili ishte pallati i Donës.
Ata pas pesë minutash ndaluan në oborrin, pranë shkollës tetëvjeçare. Pallati i saj ishte pallat i ri me tulla të kuqe, por me shumë baltë e gropa uji. Asgjë nuk ishte urbanizuar. As sheshi, as rrugicat. Dhe uji i ndotur binte erë. -S’është pastruar kurrë,- tha Moza.
-Ka rrezik infeksioni, por ç’t´i bëjmë ne! Partia e këtyre kështu
vepron, ndërton me aksion sa për formë dhe për realizim plani.
Dona kishte një dhomë e një kuzhinë në katin e pestë. Shyqyr që e morën dhe atë se rrezikonin të ishin fare pa shtëpi. Nëna e saj dhe ajo u gëzuan shumë se nuk do u bëhej barrë më vëllezërve të saj as familjes, e cila çdo herë e kishte ndihmuar e kurrë s´e kishte lënë vetëm.
-Motra është gjëja më e shtrenjtë pas nënës!- thoshin të gjithë vëllezërit e saj. Në fakt motra s´e tradhton kurrë vëllanë. Dhe s’ka dashuri më të pastër se dashuria e motrës për vëllanë. Si Doruntina në legjendën popullore “ Kush e solli Doruntinën”!- u kujtua thellë, Ardjani. -Shqiptarët që në zanafillën e tyre të stërlashtë e kanë shpirtëzuar dhe hyjnizuar, përmes rrëfenjave ndër breza,

Flamur BUÇPAPAJ

lidhjen e motrës me vëllanë. Lidhja e tyre s´është veç lidhje gjaku dhe shpirti, por mbi të gjitha është dhënie bese e mbajtje fjale në të dyja botët. Besë që s´e tret as dheu e që e ngre të gjallin nga varri. E zakoni
e do, që motra martohet e shkon në derë të huaj dhe ka mbetë e thuhet se shkon në shtëpinë e saj. Motrat, edhe pse largohen nga shtëpia, nuk na harrojnë kurrë. Njësoj është dashuria për vëllezërit dhe fisin e tyre edhe pse larg. Motrat martohen, por kurrë s´e harrojnë nga vijnë dhe kurrë s´e harrojnë se vazhdimësia e jetës për mbiemrin e tyre, pra të truallit të babait, është shumë e rëndësishme, pra mbiemri i tyre natyral apo mbiemri i trashëguar nga babai te vëllai për to mbetet më i rëndësishmi. Taman si në legjendë. Zoti sjell vëllanë dhe merr Doruntinën sipas besës së dhënë. Ashtu edhe ata, morën nënën e Donës dhe e sollën në Tiranë, e mbajtën në shtëpi, deri sa ajo mori shtëpinë e vet. Edhe babai i saj, qe vlonjat i pasur. Familje e madhe nga Vlora, i shkolluar në perëndim, si gjithë fisi i tyre.
Njerëz nacionalistë që bënë shumë për Shqipërinë dhe morën pjesë ne ngritjen e Falmurit e të Pavarësisë në Vlorë. Kështu, pa e kuptuar shumë, u dëgjua Moza: Arritëm! Ajo zbriti e para. -Rri këtu,- i tha ajo.- Do të shkoj ta marr Donën tënde.
-Dakord!- iu bind urdhrit ky. E dinte që do e priste një rrebesh fjalësh nga Dona, por do i bënte ballë, duke mos folur shumë, duke e puthur direkt në buzë. Gjithë ato ditë, që nga takimi i parë, ai kishte hamendësuar për ato që do të bënte kur ta takonte Donën. Dhe përfundimi i gjithë mendimeve ishte: „Puthe atë vajzë në buzë dhe lej teoritë e dashurisë!“ Pra, ai kishte ardhur me plan të saktë në këtë takim. S’do bënte llafe shumë dhe teori, por do dilte direkt në temë.
S’vonoi shumë dhe para syve të tij erdhi ajo, Dona . E veshur sportive. Bluza e saj sa nuk çahej nga gjoksi i madh dhe flokët e arta derdheshin sipër tij, a thua se donin t´ia fshihnin ose , ndoshta t´ia shtonin bukurinë bukurisë. Atij, instiktivisht i shkoi mendja te Odisea me Çirçean, shtrigën e bukur me flokë të gjata.
Ajo i ngjante nga pamja, si të them, si e punuar me dorë ose si një kopje e freskët e saj. Aq e bukur ishte Dona, sa s´u besonte

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

syve, nëse ishte në realitet apo në ëndrrat që s´realizohen kurrë. Bukuri e cila po i vinte vetëtimthi përpara syve, a thua se ishin stuhitë që i paraprijnë stinës së pranverës. Ai tundi kokën se mos është në ëndërr. Eh, ëndrrat e bukura mbarojnë shpejte! Por, pasi pickoi veten e pa se është në realitet. E bukur, shumë e bukur!- tha ky me zë. -Puu pu çfarë bukurie!- përsëriti prapë ky. Ajo erdhi me vrap dhe iu hodh në krahë Ardjanit.
Ajo as e shau, as i mbajti qëndrim. Vetëm i tha: Ku ishe Ardjan?! Kam disa ditë që të pres. – dhe, pa folur asnjë fjalë tjetër, iu hodh në përqafim. -Të dua!- tha ajo. -Të dua ma shumë unë!- tha ky. Dhe u puthën në buzë për një kohë, sa harruan se ishin në oborrin e pallatit të saj. Ardjani po ia lëmonte flokët e po e shikonte me shumë habi, por akoma s´po e besonte nëse ishte e vërtetë që ai ishte duke e puthur Donën, apo?… ndoshta jo?
-Pooo!- tha ajo.- Jam këtu! Jemi këtu! Jemi bashkë përgjithmonë! Mos u tremb o njeri!- shtoi Dona.
-Unë të dua,- tha Ardjani. -Ti je dashuria e parë dhe e fundit e jetës sime. Mbase edhe shtrigë ose amazonë lumi se si shumë e bukur je për të qenë reale! S’ka mundësi të jesh njeri ti!-dhe e shikonte me habi atë. -A ka një njeri në tokë që të jetë kaq i bukur sa ti?!- i tha ky ? Po,- tha ajo,- jam unë.- Edhe Jooo!- tha kjo,- s’jam shtrigë, e qeshi: Ahaha, Jam njeri i dashuruar me ty. Edhe ti je shumë i bukur o njeri imirë!- i tha ajo. -Si aktor Hollivudi dukesh! Dy metra i gjatë po, trupin si boksier po… Ardjani vetëm shikonte me habi, ndërkohë që e kishte mbështjellë me të dyja duart Donën, a thua se ajo do t´ i ikte apo po ia merrte njeri. Do fluturonte në qiellin e pafundmë, drejt asgjësë. Dhe se kaq ishte takimi me një krijesë mitike, të cilën e solli treni për Tiranë. A je e vërtetë?!- e pyeti ai prapë, ndërsa e prekte kudo. Në fakt ai ishte hutuar. Së pari: nga pamja e Donës, e cila ishte rregulluar ma bukur se herë tjetër; së dyti, dashuria që kishte për të, ia mori krejt mendjen; dhe e treta, në qiellin blu të pasdites së vonë të atij shtatori kishte rënë një meteor, me emrin Donika.
Në fakt vjeshta do vijë shpejt dhe gjethet do të bien një e nga një. Edhe ata ose zoti së bashku me ta, zgjodhën dashurinë në fund vjeshte. Në të vërtetë, s´e zgjodhën ata. Duket si një përrallë

Flamur BUÇPAPAJ

që ka ndodhur shumë vite larg e këtyre ua solli zoti historinë e përsëritur të një dashurie kaq të zjarrtë. Te kush e di çfarë planeti të pazbuluar dhe „çfarë sjell zoti, s´e mund dot robi!“. E gjethet le të bien si përherë,- tha Ardjani me vete. – Ky është rituali i kohës së përjetshme, që po ikën në askund. Koha mbaron, ne mplakemi dhe mbesim të harruar në kujtesën e natyrës ose të gjetheve që dalin gjithmonë në pranverë, prandaj të nxitojmë.
Ata të tre ikën së bashku me motorin që e mbanin për dore. Shkuan në një ëmbëltore aty pranë dhe porositën nga një pastë dhe nga një gotë ujë për person. Në bllokun e pallateve të reja ishte ndërtuar një tip pastiçerie e vogël, por që të gjithë blinin pasta dhe gjëra të vogla, të prodhuara në vend. Ishte e bukur, por e vogël, e mbuluar me llamarinë të zezë. Ngjasonte ma shumë me një ngrehinë të braktisur, por brenda kishte disa tavolina të vjetra dhe karrige hekuri, të punuara bukur. Ata zgjodhën cepin e ëmbëltores e u ulën bashkë. Të tre si në përralla. Një dashuri në mes dhe një gazetar, i cili kërkon të dashurë, tamam si në përralla, ku në fund, fiton e mira ndaj së keqes.
-Hajde gëzuar!- tha ky,- ndërsa ngriti gotën me ujë për ta pirë.
– Gëzuar!- thanë vajzat. Ata cakërruan gotat me ujë dhe thanë:
„Për të mira u mbledhshim gjithmonë!“- Gëzuar!- tha Ardjani dhe vuri dorën mbi dorën e Donës. -Erdhe më në fund!-tha ajo, ndërsa bashkoi duart me të tijat. -Do vija se s’ban!- tha ky. -E di që s’të kam hequr asnjë moment nga mendja??! -tha ai. -Fytyra jote dhe ti ke qenë gjithë kohën me mua,- psherëtiu Ardjani. -Vërtet?!- iu kthye ajo?- Po-po-po! S’ka si të jetë ndryshe,-foli prapë ky. Dona po e shikonte me habi dhe dashuri shkrimtarin e saj të dashur.- Unë të dua,- e ndërpreu heshtjen dhe habinë ky. -S’kam pse ta mbaj të fshehur më. Ti je bota ime dhe me ty do të shkoj deri në fund të jetës sime. Ai e puthi përsëri Donën. -Unë të dua!- tha ajo. Asgjë s’më ndan nga ti më! Dashurinë tonë e bekoi zoti!- tha ky. -Po po, zoti ,- e pranoi,- tha ajo, duke tundur kokën në shenjë pohimi. -Ne jemi veç aktorë të asaj që zoti ka menduar për ne.
Amin!- thanë të tre. Pas pak erdhën edhe pastat. Ekipi i të treve po hante nga pak pastë dhe mbizotëroi më shumë muhabeti dhe dashuria e ndërsjellë.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Jashtë po binte mbrëmja. Ishte fund shtatori dhe në mbrëmje frynte pak erë nga Dajti, sepse lagjja e kësaj e shihte direkt malin, e toka e parë që përplasej ishte lagjja e tyre. Edhe lumi i Erzenit, që kalonte në perëndim , do të shtonte ujin dhe valët për të ndihmuar këtë dashuri të re dhe të.
Uji do shkojë në det, për të çuar mesazhin e dashurisë së tyre. Nga deti në oqean do e çonte vala e lumit të bardhë në emër të Erzenit. E kështu lajmi do bashkonte gjithë oqeanet e dashurisë botërore. Këtu te ne ka lindur një dashuri,- do thonin valët e lumit. -Dëgjojeni ritmin e zemrës së të dashuruarve. Është tingulli më i bukur tokësor. S’ka tingull ma të bukur!-do thonin edhe yjet, që së shpejti do mbulonin qytetin e Tiranës. Në Tiranë nuk bie shumë shi, si në Shkodër,- tha Ardjani. Në Tiranë jetojnë engjëjt e dashurisë ,-shtoi ai. Dona po e shikonte si e habitur nga ritmi i fjalëve të bukura që tha ai në një minutë. Ajo tundi kokën. Ishte e habitur nga magjia e tij dhe përsëriti dhe një herë dhe më fort: „Ardjan, Të dua! Dhe s’dua të ndahem kurrë nga ti. Zoti të ruajtë dhe të mbroftë!“- mbaroi ajo.
-Edhe unë të dua sybukura ime! Çfarë engjëlli!- tha ky. -Vërtet ka disa momente, që më dukesh mbitokësore ti Dona, -e përsëriti prapë ky fjalën. – S`e kam me shaka. Dakord?! Ajo hapte sytë nga habia dhe teksti i fjalëve të bukra, të thëna plot dashuri nga Ardjani. Pasi mbaruan së ngrëni, ata u ngritën. Dona do të shkonte brenda në shtëpi dhe ata të dy do iknin në Qytetin Studenti. Aty do linte Mozën e do nisej për në Shkodër. E ashtu u bë. Ardjani e përcolli atë deri në konvikt. Ajo dhe ai ishin shumë të lumtur për këtë dashuri të shoqes së vet. -Shiko Ardjan,- tha Moza,- jam e lumtur që u bashkuat. Dona është shumë e mirë. Si një engjëll që jeton në tokë ose me ne. Mundou mos ta mërzitësh! Ajo s’ka dashuruar kurrë. Ti je i pari dhe i fundit. Unë e njoh atë ma mirë se askush. Ajo, deri sot, askujt s’ia ka hedhur sytë, ama tashi ajo të shikon veç ty. Ti je mëngjesi, mbrëmja dhe dreka e saj. Ajo është rritur e vetme, pa përkrahje. Çdo gjë e ka fituar vetë, me talentin dhe ndershmërinë e saj. Tashi është e jotja. E gëzofsh, gazetar!- tha ajo, dhe u bë gati t´i jepte dorën dhe të ikte në dhomë lart në konvikt.

Flamur BUÇPAPAJ

-Në këtë konvikt, në këtë kohë lindin dhe do lindin dashuri
të reja dhe përmbysje politike!- Ishalla,- tha ajo. Atëherë ika
,-tha Moza. -Mirupafshim në Shqipërinë e lirë!- përsëriti fjalët e një filmi ajo. Ajo e puthi në faqe Ardjanin dhe u largua me nxitim shkallëve. Ishte si një flutur, që po shkonte në fole, ose si një dallëndyshe që kishte humbur rrugën në xhunglën e pyllit komunist. Moza ishte shumë e bukur! Një talente e re e orkestrës simfonike të Shqipërisë!- Do zoti, edhe këta tanët i vlerësojnë talentet e reja! Kjo vajzë ose të dyja, po të konkurronin, do të bëheshin pjesë e orkestrës së teatrove më të mëdha të botës. Bile dhe La ‘’Scala’’ e Milanos, do i pranonte direkt, sa t`i dëgjonte se si intepretojnë. Të dyja janë talente shumë te zonjat. Duket sikur zoti i ka sjellë në tokë, për të na shpëtuar ne.
Janë një çift shoqesh i përkryer, të cilat do mbesin gjatë në regjistrat e Institutit të Arteve. Bukuria e tyre dhe intepretimi që realizojnë ato, bëjnë që të mbushen sallat, kudo që ata shkojnë.
Ai iku duke lënë zemrën në Tiranë. Do shkonte shpejt në Shkodër, se tjetër punë ia caktuan përsëri. Dha ashtu u bë. Mori motorin e u nis direkt. Tashmë s’po e dëgjonte rrugën fare. Kishte realizuar një dashuri. Tashmë ai kishte një të dashur, e cila ishte nusja e tij e ardhshme, Dona- vajza me violinë; ylli i kinemasë së ardhshme botërore!- tha ai.
Ai iku me shpejtësi dhe pas la dashurnë e tij. Tani s’i ikej ma në Shkodër. Shkodra ka qenë si shtëpia e tij, por vlonjatja e bukur, por nga nëna, shkodrane, ia mori mendjen dhe zemrën. Dashuria Jug- Veri ka qenë gjithmonë e madhe. Vajzat e Jugut janë shumë të mira,- tha ky. Mbase janë më të sjellshëm dhe ma shumë qytetarë, ngaqë kanë ikur në perëndim prindërit dhe gjyshërit e tyre e kanë marrë kulturë perëndimore. Mbase e kanë gjenetike mirësjelljen apo ku ta di unë,- tha ai. -Di që u dashurova me jugoren, bëra bashkim kombëtar. Haha,- qeshi ky. Dona e ka për mburrje, që është vlonjate. E thotë shpeshherë dhe kudo që shkon dashurinë për babin, të cilin s`e njohu, e këtë e shpreh duke thënë: „Jam nga Vlora!“ Ajo të jetë nga të dojë,- tha me vete ai.
-Unë e dua dhe ajo është engjëlli im. Jeta ime kurrë s’ka për të qenë e plotë pa të. Unë dhe ajo kemi lindur për njëri -tjetrin.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Dashuria jonë ka lindur bashkë me ne. Dita kur ajo ka lindur ka qenë e shkruar si dashuria ime. Jeta ime u plotësua më në fund. Tashi do të krijoj familje dhe do jem dhe unë si gjithë të tjerët, se, siç e kam thënë gjithmonë, jetimit nuk i prihet lehtë mbarë. Është pa fat. Ai e nis jetën keq, por i duhet shumë punë e sakrifica ta rregullojë atë, sepse forcat negative ia përmbysin gjithmonë ekuilibrin e jetës. Forcat negative janë shumë të fuqishme kudo: në jetë,në shoqëri, në ajër ,në qiell. Negativja ose vrima e zezë përpijnë çdo gjë. Fatkeqësia e njeriut është relative me fatin e tij.
Të gjithë duhet të luftojmë me anët tona negative. Negativiteti është kudo. Kudo na përcjell dhe na sulmon. Edhe forcat që na godasin përditë janë negative. Edhe graviteti mundet në lartësi nga vrimat e zeza. S’ka më peshë, sa ngjitemi lart shumë, sa kalojmë stratosferën, bie poshtë froca e rëndesës. S’ka dhe kohë. Ajo pushon së ekzistuari, në lartësi të shkëputura nga toka. Largësinë, galaktika e shumëzon me zero edhe peshën edhe kohën, sa shkëputesh nga galaktika jonë. Përballë ka vrima të zeza dhe antimaterie . Ajo që bën ligjin dhe që do e bëjë përgjithmonë është antimateria e zezë. Ne jemi relativisht të përkohshëm. Ashtu si toka dhe planetet e tjera do marrin fund shumë shpejt. Ma shpejt sa kujtojmë ne dhe shkencëtarët. Në fakt, kjo botë u njollos nga imoralët dhe raca e keqe që mbizotëron planetin, por të gjithë do të ikin. Meraku për këtë s´duhet të ekzistojë.
Çdo gjë është e përkohshme. Edhe vdekja vjen ma shpejt, sepse jemi në fund jete e po përjetojmë fundin e galaktikës sonë. Ne hutohemi me jetën, kujtojmë që jemi të përhershëm, saqë ne kujtojmë që s’vdesim kurrë. Mbushemi me vrer, me lavdi. Bëjmë keq ,vrasim dhe sulmojmë duke mos ditur se mbi të gjithë bie vdekja. Të gjitha ikin! Asgjë s’mbetet.
Në fund, kur jemi duke vdekur, kujtohemi që jemi kalimtarë dhe se dashuria duhet ta mbulonte planetin. Por s’ka gjë, kështu jemi gatuar. Kështu na ka bërë zoti, -qeshi me vete ai, ndërsa po kalonte Lezhën dhe po i afrohej Shkodrës. Po ecte aq shpejte, saqë, po të kishte kontroll rrugor, da ia hiqnin patentën, pavarësisht që ishte gazetar me emër dhe shumë i dëgjuar.

Flamur BUÇPAPAJ

I marrosur nga dashuria, sot ai harronte të gjitha rregullat, të cilat ishin të njëjta si çdo ditë dhe natë. S’ka përjashtim rregullash për të dashuruarit. Ata duhet t`u nënshtroheshin vuajtjeve dhe ligjeve, të shkruara dhe të pashkruara të shoqërisë komuniste dhe staliniste të Tiranës. Ai vraponte sepse, duhej të flinte gjumë sonte sa më shpejt dhe nesër të ikte përsëri te miniera, në Koman. Do të bënte rolin e telekronistit të Pukës për të folur drejtpërdrejt në Radio-Tirana dhe TV-të shtetërore për inaugurimin e minierës së re.
Ai kishte marrë urdhër dhe duhej patjetër që të bënte lidhjen telefonike në radio, në një transmetim direkt, ndërsa, në darkë do e çonte të gatshëm edhe të montuar kronikën në TV-në shtetërore. Ata kishin detyrë të punonin së bashku me telekronistin e Shkodrës e ta mbaronin në kohë dhe pa gabime detyrën e ngarkuar. Kjo nuk diskutohej nga ky, veç zbatohej. S’ka vend për diskutim, urdhri i partisë! Koha ishte e shkurtër dhe s’lejoheshin gabime.
Kohë e poshtër e mashtrimit mbi maj,- thoshte ai, duke qeshur. Në pranverë ka ma shumë mashtrime, – i ishte fiksuar atij. Pikërisht, në muajin Maj që ndërron gjaku, ndërron dhe zakoni,
-thoshte duke qeshur ai.- Por mashtimet i hante populli i vet, që mashtrohej çdo ditë, në të gjitha lajmet dhe kronikat televizive të aparatit shtetëror komunist. Jeta reale dhe varfëria ekstreme fshiheshin, sidomos në Veri mbulohej me kronika njerëzish të lumtur, të cilët ndërtonin socializmin mbi mal dhe larg qyteteve. Në fakt, aty ishte mesjetë, varfëri dhe skamje. Ishte realisht fytyra e socializmit me fytyrë njeriu, i cili varfëronte, burgoste dhe pinte gjak të pafajshmish përditë.
Që nga Qafë-Bari e deri në Spaç, kjo ishte panorama e vërtetë e sundimit në Shqipëri. Ai arriti pas dy orësh në qytet. Shkodra dukej e zbehtë nën dritat e pakëta të rrugëve kryesore dhe lagështirës së përhershme të tyre. Këtu lagështira është e përjetshme. Gjithmonë ka qenë prezent shiu në këtë qytet.
Ai që themeloi qytetin, jo më kot e bëri afër kalasë dhe afër kodrave që e rrethonin atë, por ndër vite ai u hap e u zgjerua duke morrë përmasat që ka sot. Shkodra është qyteti im, por sonte e dua Tiranën. S`di pse, por meqë atje është Dona, prandaj m´u shtua

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dashuria për Tiranën. Ai qytet është gjithçka për mua. Sonte dua të jem në Tiranë, gjithë natën me atë. Të shëtisim rrugëve dhe të shijojmë ardhjen e mëngjesit dhe rrezet e diellit mbi Dajt. Pastaj, ngadalë, ato bien kudo mbi qytet në mënyrë të njëtrajtshme, duke mbushur gjithë hapësirat me dashurinë e dritës kundër errësirës. Drita sjell jetë dhe dashuri, por dhe qytetërim. Pa dritë, ne s’do shikonim, mbase as s´do ngjizeshim në fillim të jetës, se dhe fotosinteza do dritë përpos të tjerash. Jeta në Tiranë nis së bashku me dritën e diellit. Sa njerëz që ngrihen herët, sa të tjerë bien në gjumë. S´i dihet kurrë se sa është numri. Si krijesa me ndërgjegje që jemi, ne e bëjmë dritën e diellit burim jete, energji voltaike. Bile dhe e prodhojmë atë së bashku me hidrocentralet tona, që punojnë me ujë. Do bëheshim superfuqi energjie. Jeta i dedikohet dritës së diellit dhe përthyerjes së saj në kënd të gjerë. Ajo shfaqet kudo, pavarësisht pjerrësisë dhe relievit malor ose fushor. Drita në kënd të thyer përhapet si tufë fotonesh, që ecin shumë shpejt, ma shpejt se zëri e na japin energjinë e dritës, se në fund, kur zoti krijoi njeriun ta shfrytëzojë natyrën, ai ia përshtati dhe ambientin përreth. I dha ujë, dritë dhe lëndë organike për të vazhduar jeta. Pa këto, s’ka jetë normale, por të gjitha i rregulloi zoti saktësisht. Pa të, do të shfaqeshin forma të tjera të egra ose të pashpirta. Do mbulohej toka me krijesa të çuditshme, pa shpirt, se shpirti është kryesorja e asaj që ka sjellë zoti në tokë. Gjithçka lëviz nga energjia e quajtur shpirt. Ajo na mban gjallë, sepse kur s´ka më energji, s’ka më as shpirt. Jemi trupa të vdekur, të ftohtë si guri dhe druri. Është shpirti, motori ynë i lëvizjes dhe i të gjithë krijesave tokësore. Energjia jonë kinetike bën që zemra të funksionojë sepse, sa më shumë lëvizim, aq ma mirë punon dhe pompon zemra. Pra, ajo do lëvizje dhe lëvizjet sjellin energji. Ne prodhojmë energji në vetvete. Energjia, kur ne vdesim, ikën në hapësirë. Çdo gjë që shpërbëhet, pra dhe trupi ynë s’ka më energji, d.m.th. vdes, dekompozohet e kthehet në një formë tjetër, e përshtatur për tokën. Pra, prapë shërben për mirë. Rikthimit s´i dihet a do të ndodhë, por me siguri shfaqemi në trupa të tjerë dhe forma të tjera jete. Ne s’përsëritemi ma, shumë shpejt harrohemi. Jeta ecën, vijnë njerëz të tjerë e mbi tokë shfaqen dashuri të reja

Flamur BUÇPAPAJ

që rrugëtojnë ndryshe, por destinacioni i të gjitha është i njëjtë. Po po, ne harrohemi! Në fillim, familja mërzitet për ne, pastaj, dalngadalë, s’vjinë të na vizitojnë shpesh te varri, deri sa s’vijnë ma fare.
Quhemi ish-njerëz d.m.th. të vdekur. Askush s’na përmend ma. Kjo tokë është e pamëshirshme. Na përpin, na kalb e në fund të serialit, na harron. As qielli s’do t`ia dijë, që ne ishim dhe morëm frymë nga ai. Qielli qëndron i përhershëm. Ai s’ka ndjenja, as shpirt. Ai rri njësoj si në vdekje, si në dasmë dhe si në përmbysje. Ne ikim… Ish-banorë quhemi! Hiqemi nga regjistrat e gjendjes civile dhe s´figurojmë më askund. Të mos them se dhe regjistrat digjen një ditë e kështu as në regjistra s´ka më emrat tanë.
Toka dhe shtëpia ku jetuam rrafshohet. Mbesin pak rrënoja ose vetëm kockat tona nëpër varre. Bile, as varre s’do ketë ma, se toka po mbaron sipërfaqen e saj. Do digjemi ose do kalbemi në rrugë. Zoti e di, se ne jemi krijesa shumë të liga dhe se nuk meritojmë një fund të lumtur dhe ai, duke na njohur, na e ka limituar jetën. Na ka sjellë vdekjen me qëllim që mos ta ndotim planetin. Fjalët e mia duhet t`i lexojnë të gjithë!- qeshi më vete ai. Unë vetëm lajmëroj…?
Ai mbaroi rrugën dhe ndaloi para dhomës së tij. Harroi ta çojë motorin në garazh, te hotel ‘’Rozafa’’. -Besoj që s’janë mbyllur ata të hotelit. Ishalla s’kanë ikur se me mbetet motori jashtë dhe ma vjedhin. Këtu vjedhja e biçikletave është e zakonshme. Çdo ditë vidhet nga një. Kjo vjen edhe nga varfëria, por dhe ka shumë hajdutë profesionistë, që janë pa punë dhe na copëtojnë ne. S’kanë mundësi me vjedh shtetin e u janë qepur njerëzve të thjeshtë. S’kanë aspak shpirt këta njerëz. Ne jemi të varfër, s’kemi asgjë e ne na vjedhin,- nënqeshi me vete ai, ndërsa hapi derën e dhomës dhe u mundua ta fuste aty motorin. Pasi e pa që s`e fut dot, doli. -Këtu s’ka vend, që ta lësh. S’ka hapësirë për ta lënë për zotin. U mundova kot. Kjo dhomë as mua vetëm s’më zë, jo ma me gjithë motor. Mori motorin me vete e u drejtua për në hotel ‘’Rozafa’’.
Për fat ata s’kishin ikur. Hoteli ose garazhi qe hapur e në

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

turn ishte gazetari sportiv, miku tij. Ai ia mbante motorin dhe ia riparonte te shokët e tij pa lekë, se mirëmbajtja e tij kushtonte shumë edhe se gazeta s’kishte fonde t`i jepte atij për riparim. Ajo, redaksia donte veç punë dhe fakte. Veç reportazhe pa pushim. Kaq!
Askush s’donte t´ia dinte për vështirësitë që ai haste gjatë punës; si ikën e vjen nëpër punëra të ndryshme. S’duan t´ia dinë jo!
Si e len motori në mes të rrugës, njerëzit dhe e qeshin, por ka dhe herë që njerëz të mirë e ndihmojnë vazhdimisht. Varfëri dhe socializëm bashkë. Kjo është çështja!
Shumë pjesë të reja ia kanë falur atij, si shok. Edhe gomat e reja ia ka siguruar gazetari sportiv i qytetit. Pra, të mos jetë shoqëria, gazeta e tij përfundon pa punë, se fondet shtetërore janë shumë të vogla dhe s’del hesapi, si i thonë një fjale, me bë punë të mëdha.
Ai la motorin te garazhi. Ishte shumë i lodhur, por njëkohësisht dhe shumë i lumtur. Hera e parë që e shikonte realtetin ndryshe në gjithë dimensionet spektrale. Çdo gjë i dukej se kishte kuptim sonte. Kjo është sëmundja e dashurisë ose veprimi planetar i tërheqjes nga personi i dashur, i cili të bën të jetosh si në ëndrra, për shkak të lidhjes me të. Lidhja e dashurisë është lidhja më e mirë që ka ky planet!- tha me vete ai. -Kjo quhet lidhje kimike e mineraleve me të njëjtën valencë, d.m.th. e dy njerëzve që shkrihen në një. Asnjë shkencëtar s´e ka studiuar këtë lidhje dhe energjinë që ajo prodhon.
Asgjë s’të lumturon sa dashuria e parë. Edhe toka, rrugët dhe njerëzit të duken ndryshe. Të gjithë duket sikur ndiejnë lumturinë tënde në rrugën pa kthim të dashurisë së parë.
Ai u shtri mbi krevat dhe mbylli sytë. Përpara i shfaqej fytyra e bukur e Donës dhe plani se si do të shkonte te nëna e saj e t´ia kërkonte dorën. Kjo skenë i përsëritej çdo minutë në mendjen e tij. Ai bëri disa skenare parapregatitore se si do ta kërkonte dorën e Donës, te nëna e saj dhe, duke mos i pëlqyer asnjëri, vendosi ta pyeste vetë Donën. Ndoshta, ajo do ta orientonte atë se si të veprojë. Ajo mbase di më shumë nga zakonet tona ose zakonet e

Flamur BUÇPAPAJ

vjetra shqiptare. Nata kaloi shpejt dhe Ardjani u zgjua herët, dhe e u nisën për në Tiranë. Ishte i njëjti person, e njëjta punë dhe e njëjta ngarkesë si çdo herë.
Ai bënte reportazhe, kronika dhe gjithçka kërkohej për gazetën e vet në Tiranë. Mëngjesi e gjeti rrugës për në dalje të Shkodrës. Ai sot nuk ecte dhe aq shpejt, pavarësisht se duhej dërguar sa më parë shkrimi për fermën e re. Do zoti të tjerët s`e kanë botuar para, se shefi do bënte naming. Do ulërinte dhe do ta shante atë, sepse ai donte përherë të ishte i pari kudo.
Shefi e donte shumë atë, por dhe e ngarkonte shumë me punë. Thuajse gjithçka ia ngarkonte atij, pavarësisht se ajo gazetë e vogël kishte dhe shumë gazetarë të tjerë. Atyre s´u besonte shumë. Lidhja e tij me shefin ishte e tillë: si djali me babanë. Edhe lidhje e fortë dashurie, por dhe me tone të rrepta, kur bëhej fjalë për punën. Ai s`linte vend për keqkuptim ose lidhje nepotike me Ardjanin. Ata pas pune ishin bashkë çdo herë, ndërsa në punë shefi urdhëronte e ai zbatonte. Disa thonin: Si ka mundësi që Ardjani e duron aq shumë shefin plak?! Të tjerë thoshin se askush në botë s`e don ma shumë Ardjanin sesa shefi ynë. Dashuri prindërore me pak fjalë. S’ka kuptim tjetër. Ardjani i dha gaz motorit dhe shtoi shpejtësinë, kur iu kujtua që e priste shefi. Trupi iu dridh pak. Mbase edhe nga rëndësia e detyrës, por edhe pse ishte pa ngrënë. Kishte ngrënë shumë pak në shtëpinë e sekretarit të partisë së fermës dhe ashtu ngeli deri tani. S’mundi të shkonte as për byrekë te dyqani i konviktorëve, siç dhe e quanin dyqanin e byrekëve, në qosh të Zdrales. Asgjë s’bëri. Ai ishte lodhur shumë. Bënte punën e tre vetave dhe asnjëherë nuk fliste. Reportazhin e kishte mbaruar dhe fotot po ashtu, veç e brente meraku për të arritur në kohë në redaksi, në mënyrë që ta publikonin lajmin të parët ata.
Motori fluturonte. I ksihin bërë servis shokët e gazetarit të sportit, shokut të tij të fisëm. Ai e ndihmonte kudo. I ishte bërë krahu i djathtë i tij, kudo në qytetin e Shkodrës. Ai ecte dhe mendjen e kishte te Dona, ylli i bukur i natës pa re. Donte të shkonte dhe ta puthte në mes të rrugës ose para të gjithëve dhe të bërtiste fort: „Kjo është e dashura ime oooo-re ooo-re -heeej!“

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Ndërsa mendonte ashtu, filloi të qeshte. – Mbase s’jam mirë! Bën vaki, të më çmendë dashuria. Edhe ndodh! Truri, një cipë e hollë është dhe ti, pa e kuptuar fare, rrëshqet e kthehesh në kafshë. Truri, gja e madhe!- thotë populli. Motori po gjarpëronte kthesave të Torovicës. Edhe pak do kalonte rrugën e do i afrohej më shumë Tiranës. Gëzimi sot ishte dyfish: edhe do dorëzonte i pari reportazhin; edhe do të takonte Donën, së cilës do i jepte lajmin se ky kishte vendosur t`i kërkonte dorën e fejesës asaj. E kishtë bërë planin dhe do shkonte së bashku me Mozën e do kërkonin dorën e fejesës të nëna e saj. Edhe ajo, me zor po priste të shikonte dhëndrin e saj të famshëm, të cilin e kishte parë vetëm në gazeta dhe lajme, ndërsa nga afër, jo. Dashuri prindërore ndiente në ajër nëna e saj, por s’fliste. Kishte një si brengë brenda vetes ajo, që s´e linte të gëzohej shumë. S´e dinte përse, por do priste ta shikonte dhëndrin …dhe vazhdimin e historisë së tyre.
Natyrisht, të gjithëve do u binte në sy gjithë ai burrë i madh dhe personalitet ndërkombëtar i cili do u vinte dhëndër në lagjen e tyre. Dhe, kur ai vinte te pallati i saj, mblidheshin shumë njerëz. Ashtu ndodhi dhe herës tjetër, kur erdhi me Mozën. U mblodhën shumë njerëz për ta parë nga afër njeriun e famshëm të letërsisë dhe gazetarisë shqiptare. Kjo s’ishte pak për atë lagje të harruar dhe të paurbanizuar, nga të fundit lagje të Tiranës. Këtu, zakonisht merrnin shtëpi punëtorët dhe njerëzit pa ndonjë status të veçantë në komunitet.
Balta dhe puset e ujit shoqëronin kudo tufën e vogël të pallateve me tulla të kuqe, bërë me punë vullnetare. Kishte shumë pallate që bëheshin me punë vullnetare, sepse partia kursente ditët e punës. Një metodë e çmendur, që askutj s`i kishte shkuar në mendje, veç Shqipërisë tonë po.
Ne jemi të fundit në shkencë, teknikë dhe kudo, por në parulla për partinë dhe në shpikje idiote ne jemi të parët. Prapambetja në të gjitha fushat ndeshej kudo. Njerëzit u mësuan me varfërinë dhe komunizmi kishte zënë rehat mbi fshatin tonë socialist, që quhej Shqipëri. Edhe kryeqyteti kishte pak rrugë të asfaltuara.
Qytet bolshevik, tipik i prapambetur. Asgjë nuk e krahason me qytetet evropiane.

Flamur BUÇPAPAJ

Është thjesht propagandë. Ai shkoi në redaksi, la reportazhin gati dhe fotot e lara e të bëra gati për në gazetë, pastaj iku tek Instituti, për t´i takuar vajzat me violinë. Aty rreth drekës, ai shkoi në Institut, parkoi motorin para klubit, në anësore të ndërtesës dhe priti në kafe, sa mbaroi ora akademike. Gjithë studentët u shfaqën në korridore dhe në oborrin e brendshëm të Institutit të Arteve. Në kafe, rastësisht, erdhën ato të dyja, si gjithmonë bashkë. Të dyja të gjata dhe të bukura. Asnjë krahasim nuk u përngjante atyre dy krijesave qiellore, të zbritura në Tiranë,- mendoi ai. -Ee!- tundi kokën në shenjë pakënaqësie,- S´di si zoti i ka lindur ato këtu, në këtë shkretëtirë të eksperimentit socialist. Me një kupolë udhëheqëse që ia kalon dhe iluminatit dhe masonëve. Këta janë grup kriminal turkofag, që shërbejnë në emër të komunizmit. Ato u afruan edhe pak në qendër të lokalit dhe kur po bëheshin gati të zinin një tavolinë, e panë Ardjanin, i cili ishte ulur afër banakut dhe po sodiste nga dritarja e lokalit. Si duket, ai ose s´i vuri re, ose ishte hutuar duke parë peizazhin e bukur me piktura që ishte varur mureve të Institutit të Arteve. Kur ktheu shikimin, ai përnjëherë i dalloi ato. -Donaa! Jam këtu!- ngriti pak zërin, në mënyrë që ta dëgjonin sepse ishte shumë rrëmujë. Sa herë që dilnin studentët në pushim, kështu mbushej plot ai lokal i vogël vetëshërbimi, në brendësi të ambientit të Institutit të Arteve.
-Tjeta!- ua bëri ky vajzave. Ato u shtangën pak, pastaj gëzimi i tyre erdhi te ai me disa thirrje: “Uaa! Ardjani! Paska ardhur tek ne Ardjan!!! Prit se po vijmë aty”. Ishte pak rrëmujë, por pothuajse për gjysmë minute, ato u ulën në tavolinën e tij.
-Përshëndetje!- tha ky. U ngrit në këmbë dhe i përqafoi të dyja. Pastaj Donën e përqafoi më gjatë, sa gati e puthi në buzë. Iu kujtua që ishte në publik dhe po e shikonin të gjithë, sepse në fakt, ai njihej pothuajse kudo dhe, kështu iu desh të mbante qëndrim serioz edhe këtu në Institut. -Ulemi vajza!- tha ky.
-Pooo!-thanë ato dhe lëvizën karriget e drunjta për t`u ulur.
Ishte vjeshtë. Pothuajse në fillimet e saja dhe natyra ishte një përzierje e bukur e peizazhit të verës me gjelbërim me vjeshtën që po vinte që t`i merrte gjethet e gjithçka, për të nisur kështu dimrin. Ritual i padatueshëm, shekullor e i pavetëdijshëm, por i

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

bukur. Gjithçka vjen, ikën e anasjelltas. Ne vdesim, harrohemi. Në vendin tonë vijnë të tjera krijesa, të cilat as e kanë në mend atë për të cilën kemi luftuar dhe punuar. Gjithçka harrohet. Në varr s’ka lumturi,- mendoi ky me vete. Aty harrohesh përgjithmonë dhe toka të merr me vete dhe të shndërron në humus ose në asgjë.
Si jeni vajza?- u dëgjua zëri tij. -A jeni mirë? A keni mësuar apo ç´të reja kemi?-
foli ky, ndërsa mori pak qëndrim të drejtë në karrige. Kish veshur pantallona të zinj, terital dhe një bluzë të zezë me jakë po ashtu të zezë, e çelur te gryka. Vajzat ishin veshur të dyja me të bardha, me fustane dhe bluza, thuajse unifromë.
-Ju shkon shumë ngjyra e bardhë,- tha ky, ndërsa hapi sytë ma shumë për t`i parë.
Siç kemi zemrën e bardhë, ashtu jemi veshur sot,- thanë ato.
-Ahaha,- qeshën të tre. -Ndërsa ti, qenke veshur me ngjyrën tënde të preferuar. – Poo,- tha ky.- Po të kisha më shumë rroba të zeza, gjithmonë me të zeza do të vishesha, -Ahaha- qeshën ato. Pak si ngjyrë fashiste ngjan kjo ngjyra e zezë , apo jo? Ëë?- e ngacmoi Moza.- Dhe mos na thuaj pastaj, që të pëlqen muzika simfonike e Vagnerit. Riçard Vagnerin kam shumë kohë që e dëgjoj, si e gjetët?! Magnetofoni im vetëm atë kasetë ka nga muzika e huaj operistike.
-Mos na thuaj që je i djathtë në bindje! Kështu?! – pyetën të
habitura ato.
-Po, i djathtë jam, Zonjush Donika. Përse habitesh?! Jam, dhe me origjinë duhet të jam i djathtë,- ndërroi muhabetin ky e shikimin e drejtoi te Dona.
Shpresoj të dish historinë e Vagnerit,- i thanë ato. – Ishte i preferuari i Niçes dhe i Hitlerit! -Pooo!-tha ky.- Pikërisht, për atë e dua! Hahaha,- qeshën të tre së bashku.
-E vërteta është,- tha ky,- se më pëlqen konservatorizmi dhe e djathta historike. Si të them: familja, prona dhe atdheu më pëlqejnë. A ka parulla më të bukura se këto?! Taman si në bibël. Zoti në qiell e familja jote në tokë. -Poo,- ndërhyri Dona,- e vërtetë kjo. Është dhe shkencore. Pas zotit, familja vjen. Ti kur po e krijon familjen tënde zotëri?- e ngacmoi ajo. -Po, për këtë kam

Flamur BUÇPAPAJ

ardhur zonjushe e bukur,- tha ky. -E po na shpjego pra,- ndërhyri Moza.
-Si të them…!- tha ky, pasi porositi në banak shpejt e shpejt dy
birra dhe një teke raki për vete.
Ai s’pinte kurrë, por e porositi atë, që ta forconte në fjalimin e tij para vajzave dhe sepse ai kishte shumë emocione. Gjatë gjithë rrugës e kishte formuluar disa herë atë çfarë do të fliste me vajzat dhe me nënën e Donës, kur të shkonte ta kërkonte për nuse. Ai e mësoi përmendsh fjalimin, sepse e përsëriti disa herë rrugës për Tiranë. Aq e përsëriti, saqë tashi e dinte çdo germë që do thoshte. Ai ishte shkrimtar dhe shkrimtarët dinë të shkruajnë dhe jo të flasin bukur. E çuditshme kjo, por e vërtetë. Atëherë, unë do ju them edhe se pse kam ardhur sot. Sonte do fle në Tiranë. Kam zënë hotel te’’Drini’’. .Aaaa,-thanë ato,- sa mirë, qenkemi bashkë sot dhe sonte. -Po,- tha ai, ndërsa piu një gllënjkë raki kumbulle, që e porositi në banak, edhe pastaj foli: -Hajt, gëzuar goca! Edhe të tre ngritën gotat për urimin e përbashkët. Gëzuar!- thanë dhe ato.- Zoti deshi që ne të jemi një treshe konkurruese. -Hahaha,- qeshën të tre.- Po ashtu është dhe jemi ma të mirët ama,- shtoi Dona duke e parë në sy Ardjanin. -Ee,- i bëri me shenjë ky, -se do të puth në buzë dhe do të të kafshoj. Ahaha,- qeshi ky si për të fshehur sinjalin që i dha. -Mirë do jetë që të jemi të tre, por çfarë thotë Dona?- e pyeti ky Mozën. -Ehaa,- tha ajo.- Dona me zor po pret të jetë me ty. Ajo asnjë sekondë s’të heq nga goja. Më ka lënë fare mua. Jam pak xheloze, por s’ka gja. Për mirë do jetë kjo punë,- dhe filloi të qeshte me fjalën “xheloze”, por shtoi ajo se kjo punë ishte nisur dhe do të mbaronte për mirë. -Ne jemi të rritur dhe marrim vendime të drejta dhe të sakta. -Patjetër!- tha Ardjani.- Ne pretendojmë dhe t´u japim mendime të tjerëve, jo ma për vete.
-Ashtu është,- tha Dona, që deri tashi nuk kishte folur shumë. Vetëm rrinte e vështronte të dashurin e saj me një shikim mjaft të qartë dashurie, i cili ishte shikimi ma i ëmbël në botë për Ardjanin. Shikim dashurie që binte në sy edhe një kilometër larg. -Unë e dua Donën!- tha ky.- Kjo punë është e pakthyeshme ma. Ne do të fejohemi dhe martohemi. S`e di, a je dakord,- iu kthye ai Donës, e

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

cila u habit nga fjalimi dhe nuk tha asnjë fjalë për momentin, por pas një pauze, ktheu kokën rrotull e pa Mozën, si për t`u bindur që ishte i vërtetë propozimi i tij. -Uaa! Çfarë suprize për mua dhe për ne! Patjetër që po!- tha Dona. -Unë të dua dhe s’ka kthim kurrë më. Ti je jeta ime!- ndërkohë ia vuri dorën mbi dorën e tij dhe e puthi lehtë në buzë.
Ardjanit i rrahu zemra ma shumë. As ai s’po e besonte që kjo krijesë e bukur përrallore do të ishte e tija apo që vërtet ai është duke e puthur atë bukuri, të cilën çdo mashkull do e kishte zili.
-Poo,- tha ky,- jam vërtet i lumtur me ty zonjushe. Je dhe e bukur dhe e talentuar. S’ka lënë asgjë zoti mangut te ti. T`i ka falë të gjitha, o yll bote!- tha ky, ndërsa ia vuri dorën mbi flokë dhe ia lëmoi lehtë. –Të dua!- tha ajo. -Edhe unë të dua,- ia ktheu ky.- Hajt, gëzuar!- e i takuan gotat përsëri ata. Moza u hutua pak nga ngjarja e shpejtë, por asgja nuk shtoi ma shumë, veçse tha me të shpejtë: „ Jemi të lumtur më në fund! Zoti ju bekoftë ju dhe dashurinë tuaj!“ – Amin!- shtuan ata dhe ngritën duart nga qielli.
Ishte qiell vjeshte, me pak re dhe pak zogj që cicëronin mbi plepat e Institutit.
Asgjë nuk lëvizte. Në qiell kishte pak erë dhe ma shumë ishte zagushi. Fund vere me i thanë. Asgjë nuk lëvizte. Në Shkodër shpesh vijnë sorrat,- u kujtua ai,- ashtu siç ka dhe në Rrafshin e Dukagjinit, Kosovë. Prapë iu kujtuan leximet që kishte bërë për vendlindjen e babait të tij. Sorrat janë shpend që përshtaten në rrafshnalta dhe në lartësi të nivelit të detit. Po, përse m´u kujtuan sorrat?! E çuditshme, pupu! Uli shikimin, që kishte pingulosur në një kënd të lokalit dhe foli: „ Gëzuar vajza! Zoti ua priftë mbarë kudo në jetë, se jeta po vështirësohet çdo ditë e ma shumë, po ne do ia dalim!“- tha ky duke qeshur.
-Jeta veç ndarje ka. Ikim të gjithë në varreza shumë shpejt si nëna ,babai e me radhë, ne pastaj. Shpresoj të ketë botë të përtejme, t`i takoj prindërit e mi,- tha ky, ndërsa uli kokën ose e vari pak mbi qafë edhe la fjalimin. -Zoti është i madh!- tha Dona, si për ta hequr melankolinë tek Ardjani. -Ja p.sh.: na takoi ne të dy, a s’është kjo meritë e tij?! Ëëë?!
-Po po,- tha Ardjani. Edhe unë, në emër të zotit, do ta krijoj

Flamur BUÇPAPAJ

familjen time. Do jem dhe unë si gjithë të tjerët. Do kem një shtëpi, një nuse e cila do më presë dhe do më përcjellë. Do jetojmë bashkë taman si në kohën e kulturës dhe zhvillimit. Unë, deri sot jetoj në konvikte. S’jam gëzuar kurrë me një shtëpi të re. As të vjetër s’kam pasur kurrë shtëpi. Kurrë d.m.th…! Hahaha,- qeshi pak me ironi therëse Ardjani.
Më saktë jam fëmijë konviktesh. Më i fundit ka qenë konvikti i Zdrales, një tip burgu i ftohtë dhe pa ndriçim dhe ngrohje, me një shërbim që bëhej aty si në burgje. S’jemi ngopur kurrë me ushqim, sepse të gjithë vidhnin dhe shkruanin sikur na i jepnin neve. Akoma më kujtohet marmalata dhe çaji në atë vend. Shikoni çaj dhe supë unë s’do ha kurrë ma. Kaq herë kam hangër saqë kurrë mos ua pafsha më bojën!
– Hahaha,- qeshën vajzat. Edhe të ne,- tha Moza,- është e njëjta situatë. Njësoj ore tha ajo, por unë marr ushqime nga shtëpia ime dhe ha këtu. Pastaj, dhe Dona më merr në shtëpinë e saj, pothuajse përditë e kështu e kaloj javën. -Aa, shumë mirë,- tha Ardjani. Konviktet janë njësoj kudo. Po pra.- thanë ato.
– Megjithëse ty ta ka shpifur,- shtuan vajzat,- sepse ia ke nisur që i vogël fare në jetimore. Ashtu është,- tundi kokën ai, pasi i miratoi krejt thëniet e tyre të sakta. Jeta kalon shpejt vajza,-tha ky.- Shpejt mplakemi dhe rrudhosemi. Duhet t`i jetojmë këto ditë të rinisë, që na i ka dhënë zoti.
Por zoti, ka bërë mirë për mua,- tha Ardjani,- sepse do bashkohem me njeriun që dua. Dhe kjo është një shenjë, që zoti po më shikon në optikën e tij, se, siç e kam thënë unë, janë shtatë miliardë njerëz dhe si bie radha të bëjë mirë për mua. Jemi shumë dhe jemi të gjithë të poshtër e të pabesë. Kështu i bie të merret me shumë veta njëherazi, e kështu, radha ime bie vonë.
-Hahaha,- qeshën ato.- Sa bukur e radhit fjalën, Ardjan. Ti bën sikur ke folur me zotin edhe ai të ka thënë ashtu. – Hahaha qeshi ky. Unë imagjinoj, por thellë- thellë ashtu është. Ai bëri botën, bëri galaktikën tonë, na përshtati në një planet miqësor me njeriun. Deri tashi të paktën. Llogariti me saktësi edhe shkencën, edhe mjekësinë. Ua çoi në mendje njerëzve t`i zbulojnë, sepse çdo zbulim është vepër e zotit, i cili ua dërgon mes mesazheve

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

të panjohura njerëzve që të veprojnë. Ja p.sh.: zoti të jep fjalë dhe frymëzim të shkruash një roman. S’është e lehtë të gjesh gjithë ato fjalë dhe përshkrime për romanin që shkruan, se po ta krahasosh, gjithkujt i mbarojnë fjalët ose historitë. Edhe s’flet ma, apo jo? -Vërtetë?!- thanë ato. Shumë fjalë dhe vepra që shkruhen kanë një kuptim. Ne njerëzit, mendimet i marrim nga zoti. Ai na mëson çdo gjë. Ne jemi në konstrukt si kafshët dhe vetëm truri na ndan nga ato. E këtë tru na e çoi zoti, na bëri me ndërgjegje.
-Shumë e vërtetë!- tha ky.- Të gjitha na i mundëson zoti. Zoti është ai që na tregon dhe na mundëson çdo gjë. Ai ka dërguar fenë krishtere në fillim edhe pastaj fenë myslymane e plot të tjera si reformim të sjelljes sonë të shthurur. Gjithçka që ai ka sjellë në tokë ka qenë dhe është edukative për ne, d.m.th. na mëson që të gjithë t`i lutemi zotit, të gjithë të përfitojmë nga anët edukative të tij. Pra, zoti i çoi fetë e ndryshme të na mësojnë dhe të na edukojnë, për të mos na goditur me zjarr dhe ferr. Ai i çon ato me mësime biblike dhe kuranore për të na shpëtuar dhe pastruar. Ai planifikon gjithçka. Të gjitha fetë kanë ardhur në kohë të caktuar për ta mësuar njeriun si të sillet dhe të edukohet me mësimet e zotit.
Vetëm këta komunistët, janë të pafe, janë përjashtime
galaktike; janë darvinistë! -Haha,- qeshën ato.
Darvini dhe socialistët e kanë prejardhjen nga majmuni, që me punë u bënë njerëz. -Si s’ndodhi për dy mijë vjet,- tha Dona,- që duke punuar një majmun, të bëhet njeri. -Hahaha,- qeshën ata. -Ne marrim leksione idiote, po varja. Jemi të detyruar t`i mësojmë se na ngelin në klasë. Për kaq gjë, i mësojmë se e dimë, se askund s’na duhen në jetë. Jemi të detyruar. Po, -tha Ardjani. Unë e dija që s’do isha mësues kurrë, por isha i detyruar të mësoja idiotësitë e tyre. Historia dhe gjeografia janë të bukura, por ne s`u kemi dhënë rëndësi kurrë apo jo? Në gjimnaz ishin lëndë që s`i hapnim fare. Ishin lëndë koti. Dhe mësuesit e dinin që kryesoret janë: matematika, gjuha, letërsia, vizatimi teknik etj. Marksizmi dhe historia janë kot për medimin tim,- tha ky. -Vajzat qeshën.- Marksizmi do bjerë shpejt,- thanë ato,- ndërsa historinë, pak e kemi bërë ne të profilit artistik, sepse ne dhe shkollën e

Flamur BUÇPAPAJ

mesme e kemi bërë artistike. A kupton? -Ëë,- tha ky,- s’keni mbaruar gjimnaz. -Joo, thanë ato. -Ëë, mirë, s’jeni lodhur sa unë. Ne na kanë mbytur në gjimnaz, sepse dhe ne kemi patur garë, kush del ma i miri. Konkurrenca ka qenë e madhe se mësuesit mbanin me hatër nxënësit e tyre dhe ata me biografi të mirë. Doemos, kështu duhet të jetë dhe te ju,- tha Ardjani. -Joo, te ne ka më pak politikë,- shtuan vajzat.
Këtu s’para vijnë fëmijët e byrosë, as të partisë së rrethit.
S’janë të talentuar, s’ua mban të vijnë këtu.
-D.m.th. këtu s’ua mban, se qeshin të gjithë me ta. -Poo,- thanë ato.- Këtu, po s’di, ikën për lesh, ngelesh në klasë. -Aaa, bravo,- tha ky.- Tek ne, djali i sekretarit të parë merrte gjithmonë dhjeta dhe të gjithë i sërviloseshin, por ai ishte një që s’meritonte asgjë. Ishte i mbajtur mire, me rroba të blear jashtë dhe me të gjitha të mirat që mund të ketë një njeri. Ai kishte shërbëtorë në shtëpi dhe çdo lloj ushqimi, ndërsa ne hanim supë konvikti edhe ai na qeshte vazhdimisht. Ushqeheni me supë,- thoshte ai .-S`ua kap truri këto gjëra. Mbaj mend pedagogët tanë, si i serviloseshin atij. Si muta rrinin para tij, ndërsa neve… Mua më bënin të fortin. Thashë, meqë s’kisha mik dhe isha me biografi të keqe, përfundova në Institut Pedagogjik .Po varja! E kam harruar atë shkollë. Askujt s`i tregoj që kam mbaruar aty.
Shpresoj, të hapet Shqipëria dhe të studioj jashtë Juridikun ose fizikë, njërën dua. -Ahaha qeshën ato. -Fizikën e ke si ajrin që thith, dukesh se flet me terma shkencorë. Po,- tha ky.- Lidhja ime me fizikën ka ardhur nga lufta që më bënte mësuesi i fizikës, një fshatar nga Malësia e Madhe, që ishte spiun sigurimi dhe thoshte se ishte shkodran. Ndërkohë, kur e mësuam ku jetonte dhe nga ishte, qeshëm me ditë të tëra, por sa mirë që e hoqën, se ishte me arsim trevjeçar instituti dhe e çuan dikund në një fshat të Shkodrës. Tani e kam harruar. Vdektë !-tha ky.- Njeri pis dhe negativ. -Hahaha,- qeshën ato.- Të paska mërzitur shumë. -Poo po. S’është lehtë të dalësh i pari, kur je me biografi të keqe ose jetim. Të gjithë të shohin si pre ose plaçkë që duhet rrëmbyer. Kur s’ke vëllezër dhe përkrahje, kështu është dhe do të jetë. Njerëzit janë tufa kafshësh që i binden vetëm forcës dhe të fortit. Ata

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

s’kanë asnjë mëshirë për të dobëtit dhe të pamundurit. S’kanë asnjë mëshirë! Ee të shohin si të të hanë përnjëherë. Mjafton që të realizojnë qëllimet e tyre.
Njerëzit janë ligësira dhe ashtu do ta kenë përfundimin,- tha ky. -Thashë, që po të mos të ishte zoti, njerëzit e ligj, të pafetë dhe psikopatët do të mbizotëronin globin, por Zoti ka bërë dy gjëra,- tha ky. Ato hapën sytë duke dëgjuar si një leksion plot shkencë, që s`e kishin dëgjuar kurrë. -Poo,- thanë ato. Pastaj, ai shtoi: E para, të këqinjëve u jep fund të trishtë dhe të shpejtë dhe e dyta, ka sjellë vdekjen si një ndëshkim për mëkatarët. Po të mos ishte vdekja, njerëzit e ligj do të jetonin mijëra vite dhe do të shumoheshin me miliona. Seleksionimi natyror është pjesë e jetës,- shtoi ai.
-Hahaha- qeshën ato. D.m.th. zoti solli seleksionim natyral. – Poo,- tha ky.- Edhe ashtu merreni. Njerëzit, prandaj nuk jetojnë gjatë, se janë të poshtër. Krijesat, që mbase i kanë dalë dorës zotit, por zoti ka bërë dhe raca të mira njerëzish, që të mbijetojnë dhe të shumohen.
Seleksionimi i racave është i domosdoshëm,- shtoi ai.- S’mund të jetë racë sunduese një i pashkollë, një mekanik dhe një sekretar byroje, se po të vazhdojë gjatë, i bie që kryqëzimi racial yni të ulet në nivel bagëtish ose të ulet në nivel gjimnazi, se punëtori pjell po fëmijë punëtorë ose pashkollsa. Ata, raca e tyre, është bërë për të punuar, jo për të sunduar . Dhe, duke qenë inferiorë, këta morën pushtetin me dhunë dhe konfiskuan gjithë pasurinë e atyre. Sollën dëme qindra vjeçare në përparimin tonë kombëtar. Ua rrëmbyen pronën pronarëve. U bënë zot shpie në pronë të huaj. Zaptuan eleminin racor. P.sh.: një shkencëtar që ka mbaruar në Austri e zhdukën, s`e lanë askund. Në vend të tij, u vu një sekretar partie për të drejtuar ekonominë ose një anëtar i komitetit qëndror, i pashkolluar. Drejtimi i vendit, nga këta të besuarit e partisë, solli stanjacion dhe mashtrim për gjithçka. Asgjë nuk është bërë. Ekonomi primitive mesjetare, e pabazuar në kërkesë-ofertë, me tregje bosh, sepse kolektivizimi i bujqësisë dhe blegtorisë i dha fund çdo gjëje në Shqipëri,- tha ai. -Por kjo, ka një të mirë. -Çfarë?- hapën sytë vajzat. Këto veprime, pa

Flamur BUÇPAPAJ

logjikë, u sollën fundin këtyre të pafeve. Fundi i partisë së punës
është afër!
-Po a është e mundur kjo? – pyetën vajzat. -Po,- tha ky,- Ata që zaptuan këtë reformë të tyre, njëkohësisht e rrëzuan partinë e tyre. P.sh.: asnjë komunist s`i bie dot në të, se janë pashkollsa. Po të kishin një shkencëtar, ai komunisti me shkollë s’do t`i lejonte të bënin veprime të tilla. -Vajza,- tha ky,- Hapini sytë, se s’ju tregoj përditë gjëra të tilla. -Hahaha,- qeshën ato. -Ne që kemi studiuar fort dhe jemi të aftë, s’na afron kush në drejtim,- tha ky.
-E mirë bëjnë, sepse unë i urrej. Ee, vetëm po s’më erdhi dita ime, vaj medet për këta pisa. -Ja për shembull,- foli Dona. -Unë, jo vetëm kam studiuar fort, por dhe po mbaroj shkollën e lartë për këtë vegël. Jam ma e mira e gjithë viteve. Është e sigurt që, kur të mbaroj, mësuese muzike do të më çojnë. Këtu emërohen në detyra të mira e poste drejtuese vetëm komunistët dhe ata me biografi të mirë.
S’mund të jesh mbi të tjerët, kur s’ke shkollë dhe titull shkencor!- tha ajo. -E titulli shkencor duhet të jetë i fituar në shkencë bashkëkohore dhe jo me mësimet e partisë për fizikën dhe historinë, siç bëjnë pedagogët tanë. Edhe në orën e fizikës, flasin sipas mësimeve të partisë dhe jo të shkencës, p.sh. Njutonit p.sh. që shpiku forcën e rëndesës osë gravitetin. Hahahaha, sa shaka të tilla bëhen në shkollat tona. Partia jonë s’është as komuniste,- vazhdoi ky. -Është një parti, grup pleqsh gangsterë, që kanë një vulë shteti në dorë dhe na dërgojnë letra shfarosëse dhe genociste neve. Ne dhe shumicës së popullsisë. Ata, përmes sigurimit, bëjnë vrasje dhe tortura nga më të ndryshmet ndaj nesh, ndaj njerëzve kundërshtarë.
-Poo,- thanë vajzat.- Të gjitha, të vërteta janë. Është koha e hakmarrjes,- tha Dona. -Hahaha,- qeshi ky. Sa shkoj ora? Se kam një orë që vetëm unë flas, por shyqyr që gjeta njerëz që më dëgjojnë dhe që u besoj,- shtoi ky. -Më vjen keq, se ju mërzita me leksione edhe këtu në kafe!- Jo,- thanë ato,- ne u kënaqëm me fjalët e tua, se ato s`i ndeshim shpesh. S’ka askund leksione të tilla,- përfunduan ato. Hahaha,- qeshi ky.- Shpresoj, që s’ju kam mërzitur -Jo pra,- tha Dona. -Ti je shkrimtari dhe shkencëtari

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

im. Të dua!- tha ajo. -Të dua dhe unë, sybukra ime! Sytë tuaj i kanë zili dhe drenushat në pyll. Ke sy si qielli ose mavi,- tha ky. S`kam ndeshur kurrë sy të tillë. Ai u afrua pak dhe e puthi Donën në sy. Ajo nuk lëvizi, por e miratoi puthjen, pavarësisht se ishte aty në shkollën e saj dhe mund ta shikonin shokët e shoqet apo pedagogët. -Të dua!- tha ajo. – Je ylli im dhe njeriu ma i mirë dhe më i zgjuar që kam takuar ndonjëherë! -Faleminderit!- tha ky, i prekur nga fjalimi i nuses së ardhshme të tij.
Ata ishin të lumtur së bashku. Ora shkoi katërmbëdhjetë dhe ishte koha për t`u kthyer në shtëpi. Ai u çua pak në këmbë, pastaj tha: „Ne u harruam në muhabete vajza, por unë kam ardhur sot herët, se mbarova shkrimin. E bëra gati që në dhomën time çdo gjë, edhe erdha këtu në Tiranë, veç për ta dorëzuar. E dorëzova dhe erdha te ju. E dija që Donën e ka marrë malli për mua, ndaj erdha direkt.“-Hahaha,- qeshi ky. -E dyta, kam një suprizë për ty,- i tha Donës ai. U ngrit pak mbi karrige dhe vazhdoi: Dona, të lutem më dëgjo! Dëgjomë me vëmendje!- i tha prapë ky.
-Urdhëro ore njeri i mirë! Fol pra,- i tha kjo, ndërsa çoi dorën
te buza, sepse e kapi e qeshura. -Fol pra,- përsërititi prapë ajo.
-Dakord,- tha ky.- Qëllimi i ardhjes sime sot është se dua të takoj nënën tënde dhe t’ia kërkoj dorën tënde për nuse. Nga xhepi nxori një unazë të artë, të bërë në punishte private, po shumë të bukur, jo si këto të artizanatit shtetëror.
-Uaaa!-thanë gocat.-Sa e bukur qenka. Jam shumë e emocionuar!- tha Dona dhe e puthi në faqe Ardjanin. -Je njeriu ma i mirë në botë! E di, apo jo?! – e pyeti ajo.
Moza, u habit dhe nuk foli fare, veç e ndoqi skenën nga afër si i thonë.
-Sot ose sonte, do të vij te ju, te nëna jote dhe dua t`i them se e dua vajzën e saj për nuse. -Po si t`ia bëjmë?- tha Dona.
-Jemi të papregatitura. S`e dinim një gjë të tillë. Të kishim blerë ndonjë gjë ose ku ta di unë,- tha ajo. -Jooo,- tha ky,- Asgjë. Unë jam njeri i thjeshtë. Kam jetuar gjithmonë thjesht dhe me pak. Mos u merakos për mua, as nga emri im. Asgjë s’ka më shumë rëndësi, sesa ajo që do të them atje. Edhe jam në merak se a do të na besojë nëna jote, d.m.th. a do i dukem dhëndër i mirë apo jo?

Flamur BUÇPAPAJ

-Hahaha,- qeshën vajzat.- Aty do mblidhet gjithë lagjja sonte, se ata të kanë parë veç në televizor e do u vijë habi që një njeri kaq i lartë në Shqipëri të vijë dhe të kërkojë për nuse Donën e tyre, të cilën janë mësuar ta shikojnë që femjë te rritet dhe tashi nuse. Do jetë habi e madhe që ajo paska qenë lidhur me njeriun ma të famshëm të kombit. -Unë them, të vij në darkë!- tha ky.- S’e di çfarë mendimi ke ti Dona?! Ajo lëvizi kokën në shenjë dakordësie dhe nuk foli, vetëm pa Mozën për miratim. Pas një heshtjeje jo shumë të gjatë, fjalën e mori Moza. -Unë, jam dakord që të vijmë sonte si krushq. Mendoj të vijmë në darkë unë dhe Ardjani bashkë. Si pala e dhëndrit, ndërsa ti Dona ke kohë të përgatitesh deri në orën tetë të darkës. Atëherë ne do vijmë. Ti gëzohu që do vijmë ne, d.m.th. familja e dhëndrit,- qeshi Moza me ironi. Se e përfshiu veten tek dhëndri. -Tamam familja ime jeni!- tha ky. -Ty, të kam motër. E di apo jo? -E di,- tha Moza,- dhe unë të kam vëlla dhe ia dha dorën, duke ia shtrënguar fort.
-Sonte vëlla, do marrim nuse,- tha ajo me shaka. -Urraa!- e mbylli fjalën ajo. – Hajde për hajër Dona!- qeshi ajo. -Mos u tall!- tha Dona. -Është shumë e vështirë për mua sonte. Kam emocione… S`e kupton ti, se s’je në rolin tim. -Poo, e di moj vajzë,- tha Moza.- Po të vjen njeriu ma i famshëm i Shqipërisë në shtëpi. -Ahahaha,- qeshën të dy, Moza dhe Ardjani. Pastaj ky tha: „Lëre, mos e emociono ma shumë Donën!“ -Dakord,- tha Moza,- por pak duhet ta ngacmojmë. Paska qenë vajzë më fat kjo vajzë!- tha ajo. -Sapo u dashurua dhe u njoh me njeriun e zemrës, direkt në fejesë. Ka dy faktorë,- tha ajo,- dhe u bë serioze. – E para, Dona është njeriu i zotit dhe e dyta, ka gjetur njeriun e duhur. Pra, fati i trokitit te dera, edhe kjo si vajzë me shkollë diti të bëjë përzgjedhjen. -Hahaha,- qeshi Dona. –
Mendoj ta bësh temë shkencore në psikologji, ti shoqja Moza. Kur ta mbarosh fakultetin e dytë që ke ëndërruar, përveç muzikës, do mbarosh dhe psikologji,- Ahahaha,- qeshi Moza, ndërsa çoi dorën mbi supin e Donës. -Ti e di, që unë, çdo gjë që them, e bëj apo jo motër? -Poo,- ia ktheu Dona. -Je dhe pak rrem njeriu i mirë ti, parashikuese falli dhe fati. Sonte, do na i shikosh filxhanat apo jo?

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Po moj,- tha ajo,- veç me lekë, kuptohet. -Hahaha,- qeshën të tre. -Patjetër me lekë,- thanë Dona dhe Ardjani. -Parashikoj që tashi dasmë dhe njerëz të lumtur,- tha Moza. D.m.th. me fund të lumtur,- shtoi ajo. Ata hapën sytë dhe nuk folën për pak. -Mirë Moza,- tha Ardjani.- Ti do na hedhësh fall sonte dhe na parashiko fatin saktë se qenke orakull.
-Po pra jam, ç ’të duash, por dije se kam bërë shumë punë bindëse në favorin tënd me shoqen time Dona! -Poo,faleminderit,- tha ky,- dhe puthi në kokë.- Të kam motër shumë të bukur dhe të mirë. Pastaj, shtoi me seriozitet: “Ti do jesh motra ime sepse unë s’kam motër. E kam ëndërruar një motër, se motra e do vëllanë shumë“.
Pastaj e pyeti përsëri Mozën: Si thua? -Poo!- tha ajo.- Është kënaqësi të kesh vëlla një njeri të tillë edhe shumë të bukur.Fjalët e fundit i thanë të dyja njëherazi. -Ëëë, kështu ti Dona, tash e mbrapa rri mirë, ok…se unë do jem në anën e vëllait tim. -Ahaha,- qeshën ato. -Mirë Moza, më tradhëtove pak,- shtoi Dona. -Joo pak, por shumë,- shtoi ajo me shaka, -se jam para një ngjarjeje të madhe. Jo çdokush e ka këtë fat shoqja Dona,- tha Moza.- Ti je aktore e ngjarjes dhe s’e kupton rolin tënd, por, për mua që e shikoj nga jashtë, kjo është dashuri që ndodh shumë rrallë
Dashuria jote është taman për temë dipolome goce, -shtoi ajo.
-Me vuajtjet e nënës sate, me vdekjen e babit tënd, shpërnguljen në Tiranë, takimin në tren me Ardjanin dhe shumë të tjera që s’po më kujtohen për momentin. Ka shumë vuajtje brenda tregimi për ty saqë as një roman s´e përmbush dot. Por ti, dole në breg dhe fitove. Fitove edhe emrin e mirë dhe shumë të talentuar. Dona, vajza me violinë. Vajza që askund nuk shkon pa violinën e saj, me vete. Edhe në gjumë, e mban afër vetes dhe fle me të. Hahaha, si do ia bësh kur të martohesh moj vajzë, se në vend të violinës, do kesh Ardjanin. -Ahaha,- qeshi Dona.- Ja pra, zoti mendoi që ta zëvendësoj me njeriun e bukur dhe shumë të dashur timin, Ardjanin. Zgjedhje fantastike!- tha ajo.-Kam thënë që zoti bën llogari të sakta në kohë dhe hapësirë. Kur ti mendon, që ke humbur çdo gjë, ai t`i kthen të gjitha ato, së bashku me lumturinë.
-Ashtu është zonja filozofe,- ia ktheu Dona asaj.- S’jam

Flamur BUÇPAPAJ

filozofe, por jam njeri që studioj fenomenet që kam kaluar deri më sot,- shtoi ajo. -Si fillim, kam parë se njerëzit janë të poshtër dhe të këqinj. Krijesa me ADN-në negative. Sidomos sigurimi dhe komunistët s’kanë lidhje fare me AND-në tonë iliro –shqiptare. Mbase janë pasardhës të turqve ose të grekëve apo sllavëve, se asnjë shqiptar s`ia bën kështu atdheut të vet,- tha Moza.- Kam studiuar se njerëzit janë vetëm eksperimente të këqija të studimit komunist dhe të përplasjes brenda llojit, ku më i forti fiton. Në bazë të ADN-së sonë,- vazhdoi ajo,- kam kuptuar se Zoti, së bashku me ambientin, d.m.th. Tokën, që të jetojmë solli edhe ADN-në e parë tonën në tokë, pra, genin themelues e lindën njerëzit e parë. Natyrisht, dhe fara e ligë që u trashëgua në breza. Po s`e kuptoj pse zoti i solli këta të ligjtë dhe sot këta shkatërrojnë njerëzit dhe natyrën tonë e që sot s’kemi ku jetojmë. Janë dy faktorë themelues: natyra që është shumë e dashur dhe njeriu i lig që e prishi atë. Njeriu i lig po shkatërron natyrën, por edhe njeriu komunist, që së bashku do t`i japin fund kësaj toke ose po i japin fund këtyre bukurive tokësore që na ka sjellë zoti në tokë.
-Bravo!- tha Ardjani,- kemi pikëpamje të njëjta. Racat inferiore nuk mund të udhëheqin askënd, vetëm të shkatërrojnë dinë. Racat inferiore kanë lindur për të shërbyer dhe jo për të udhëhequr. Zoti ka sjellë racën e pastër dhe me shkollë. D.m.th. racën superiore pa vese, pa mbeturina sllave dhe greke në mendje, jo të pabesë, dhe jo vëllavrasës,- përfundoi ai. -Shpjegimi i këtyre fenomenve,- tha Ardjani, -është i vështirë, se në fakt askush s’ia bën tokës së vet dhe njeriut të vet kështu si këta. Këta sillen ma keq se pushtuesit e shumtë që na kanë pushtuar. E dini apo jo?
-Hahaha, për zotin ti Ardjan duhet të ishe pedagog filozofie ose astrofizike, se shumë gjëra që thua me lënë gojëhapur. S`i kam lexuar askund. Bravo, për zotin!- shtoi Moza. -Nejse,- tha ky,- jemi mbledhur për hallin tonë. Si do t’ia bëj sonte, se po më duket vetja si në provim, si dikur në provim me ata farë pedagogësh në Institut. Unë kam mbrojtur gjeografinë Moza, se ata ishin më pak komunistë dhe më pak moralistë që reklamonin sistemin. Historia, si katedër, ishte komplet komunistë. Unë s´i

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

honepsja dot. Edhe ata mua më urrenin në distancë. Edhe në dosjen time të kuadrit ma kishin nxirë me rrena.Aq të pabesë ishin, d.m.th. si gjithë komunistët, që të godasin pas shpine. Racë kurvash ruso -sllave.
-Hahaha,- qeshën ato të dyja. -Si ia ke bërë me ta, si ia ke dalë se po na habit. – Hajt varja,- tha ky. -Shkurt puna s’u kam rënë në dorë kurrë. Ata ishin servilë të partisë dhe bisha për ne. Gjithmonë i kam kujtuar për keq. S’meritojnë asnjë kujtesë dhe asnjë përmendje. Janë disa cofëtina fatkeqe që i shërbyen sigurimit me devotshmëri, së bashku edhe me studentët spiuna konviktorë, të cilëve u bëheshin privilegje, duke u vënë dhjeta dhe të tjera përfitime që s`ia vlen me i përmend. Formuan sistemin spiuno-survejues në shkollë. Ata ishin policia sekrete në konvikte që keqtrajtonin studentët e tjerë. Gjoja, të fortët e konviktit, që ma vonë më thanë të ruhesha se ishin krejt spiuna sigurimi. Nejse, histori e gjatë kjo imja. Varja,- tha ai. -Kur të shkruaj roman do t`i përmend, d.m.th. kur të jemi të lirë, do i rendis të gjitha vuajtjet e studentëve konviktorë në regjimin komunist.
Në përgjithësi, studentët që s’kanë përkrahje vijnë në Shkodër. P.sh. njerëz me biografi të keqe që kanë mësuar mirë edhe kanë fituar të drejtën e studimit për në fakultet, i përsekutojnë. Asnjëherë s`i çojnë në Tiranë. Pra, në Shkodër nuk sjellin ekselencën. Ata çojnë vetëm studentë e studente me njolla në biografi d.m.th. njerëz të dorës së dytë, sipas mendimit të komunistëve. E gjitha kjo, meriton një studim, por më vonë,- tha Ardjani. Sot, kemi punë tjetër.
-Poo,- thanë ato. -U hutuam fare dhe harruam se për çfarë jemi mbledhur ose më mirë të dalim në temë,- tha Ardjani, pasi kruajti pak zërin. Vuri dorën e djathtë mbi tavolinë, e mblodhi pak grusht dhe pastaj, kur u duk sikur u çlirua, tha: „Unë sot, d.m.th. sonte, dua të vij te shtëpia jote!“- iu drejtua Donës ai. Dona hapi sytë dhe u habit, por nuk foli. -Po,- tha ajo,- vazhdo fol. Ardjani, pasi uli pak kokën dhe iu duk sikur mori një ndihmë nga dikush, vazhdoi: “Dua të më prezantosh me nënën tënde sonte. Dmth do kërkoj dorën tënde sipas traditave tona.” – Bravo!- shpërtheu Moza. -Kjo ishte!- shtoi ajo në shenjë gëzimi dhe lumturie për

Flamur BUÇPAPAJ

shoqen e saj të ngushtë. -D.m.th. dasmë së shpejte
,- shtoi ajo .duke qeshur e pak me ironi. Dona ishte stepur dhe nuk fliste fare për momentin. Pastaj u kujtua dhe shtoi: “Je i sigurtë Ardjan që më do dhe do që të martohemi bashkë?” Ajo ishte skuqur në fytyrë dhe s`i dilnin fjalët mirë, por arriti t´i shqiptojë ato. D.m.th,- tha ajo,- do të martohemi bashkë? E ke vendosur?
-Nëse ti je dakord,- shtoi Ardjani,- dhe ke dashuri reciproke, atëherë, në emër të nëntëdhjetë e nëntë emrave të zotit dhe të dashurisë sonë, unë jam gati të martohem me ty zonjë e bukur!- shtoi ky. – Uaau!- shtoi Moza,- çfarë propozimi! Si në filma më duket vetja. -Jooo,- tha Dona. S’është film. Është reale shoqe. Edhe unë e dua Ardjanin dhe në emër të zotit dua ta kurorëzojmë këtë dashuri me martesë, sepse une e dua shumë këtë njeri. Askush s`e kupton sa e dua. -Unë jap jetën për ty Ardjan!- tha ajo dhe e puthi në buzë në mes te lokalit të Institutit të Arteve. Studentët thuajse kishin ikur dhe pak njerëz kishte aty, e kjo s’u vu re shumë, përndryshe do ishte hap thashethemi direkt. “Dona ka puthur shkrimtarin e madh Ardjan Vusho!” -Ahahaha,- qeshi Moza. – Për zotin s`e kisha besuar se do të ndodhte kaq shpejt kjo punë. Si deshi zoti e u takuam në tren. E shikon,- tha ajo. -E tashi, po lind një familje e re. -Po,- tha Ardjani,- nëse zoti na lejon, quaje familje të re. Dmth do kem dhe unë familjen time, gruan time dhe femijët e mi. Çdo herë kam qenë vetëm. Askush s’më ka thënë vëlla as bir. Jetimët e vuajnë shumë mungesën e familjes, sidomos të nënës së vet. Jo si çdo fëmijë i vogël, por në përmasa shumë më të mëdha, aq sa vjen koha dhe të bëhet fiksim ardhja e saj. Nejse. Jeta konviktore do qindra orë të shpjegohet se çfarë ndodh dhe si t`i përballosh gjithë të këqijat e asaj jete në komunitet, për më tepër kur je nën syrin e sigurimit dhe të spiunëve. Fatkeqësisht kemi shumë spiunë dhe njerëz dashakqinj me njëri – tjetrin. -Po, ashtu është,- thanë vajzat, por këtu tek ne ka ma pak kontroll. Kjo dhe për faktin se pedagogët tanë janë artista dhe s`e vënë re shumë luftën e klasave. Pra, si me thënë, jemi ma liberal këtu se askund tjetër. -Ashtu?- tha Ardjani,- duke hapur gojën nga habia. – Poo!- thanë ato.- Ka ma pak luftë klasash

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

tek ne se kudo tjetër. – Të kisha studiuar dhe unë këtu,- qeshi Ardjani …
Poo,- thanë ato,-por këtu vihet me konkurs dhe jo me bursë shteti. – E dyta, duhet të kesh vesh muzike dhe shumë gjëra të tjera. Aaa,- tha ky,- Unë asnjë nga këto s`i plotësoj, as nuk di të këndoj bile. Kurrë s’kam ditur në muzikë, por çudia është se dhe aty, në muzikë, kam marrë dhjetë. Me mik dmth. Jo vetëm në muzikë, por dhe në vizatim. Ahaha,- qeshën ata të gjithë. Mirë që pranove pikat e tua të dobëta. -Joo,- tha ky.- S’di as të këndoj, as të vizatoj. Veglat muzikore i dua. Do të doja të mësoja kitaren, por s’kam talent, ndaj kam frikë të filloj kurs .Ta mësoj unë,- tha Dona. -Kjo ka për të mësuar dhe vallen dyshe,- qeshi Moza me ironi, në kuptimin “prit se ta tregon qejfin kjo”. S’ka gja,- tha Ardjani,- Unë mirëpres çdo gjë që vjen nga Dona. Aq shumë e dua, saqë shumë herë hap sytë mos jam në ëndërr dhe s’kam nuse një njeri kaq të bukur. E di,- iu kthye ai Mozës,-kjo më duket si jashtëtokësore mua. Ka raste që them që kjo s’është e vërtetë. Kaq bukur ka punuar zoti në ty,- iu kthye ai Donës, -saqë as me dorë skulptori s’të kishte gdhendur kaq bukur. Dona hapi sytë dhe tundi kokën në kuptimin që a është i vërtetë fjalimi i Ardjanit apo është në ëndërr. -Ardjan,- tha ajo,- A po flet me të vërtetë apo me metafora, se s’po i bie në të. -Jooo!- tha ky.- Ky jam unë i vërteti. I dashuruar me ty deri në vdekje. A e kupton se bëj luftë për ty që tashi, po qe nevoja,- shtoi ai. Ajo s’foli. Puliti sytë dhe po mendohej për fjalët që ai tha.
Vetëm i hodhi dorën në qafë dhe e përqafoi prapë. -Avash,- shtoi Moza,- mos na bëni seks këtu ore. Hahaha,- qeshi ajo.
– Jo,- tha Dona. S’do bëjmë seks këtu. Ne na lidh dashuria. Edhe dashuria është më e fortë se çdo gjë. S’është seksi. dashuri shoqe,- tha Donika.
Dashuria është lidhja shpirtërore dhe fizike e dy personave, që kanë kahje qiellore të njëjta si: bukuri, mendim të njëjtë, durim të njëjtë dhe mirëkuptim për çdo gjë që ndodh në jetën tokësore. Uaaa,- çfarë përkufizimi,- shtoi Moza. Duhet të ma përsëritësh ta shkruaj se e harroj. Edhe ti je poete,- shtoi pas pak Moza .
Unë jam poete, por këtë e nxora nga zemra,,- shtoi Dona,-

Flamur BUÇPAPAJ

Zemra që dashuron është e lumutur dhe pas lumuturisë vjen edhe frymëzimi. Vjen kontakti me qiellin. Jo si qënie inferiore, por siç ka thënë dhe zoti: Unë ju krijova burrë dhe grua, që të dashuroheni dhe të ripërtërini njerëzimin.
Sot u bë orë filozofie,- shtoi Moza me të qeshur .Ahaha,- qeshën të tre. Zoti na takoi dhe na frymëzon të bëjmë vepra të bukura,- shtoi Ardjani. Zoti na çoi frymën, shpirtin dhe trupin e përbashkët. Mua dhe Donës,- tha Ardjani,- Zoti të ngarkoi dhe ty Mozë e dashur të thuash: Të trashëgoheni shokët e mi! Edhe se tre engjëj ranë nga qielli atë ditë në tren: Një që tregon, dmth ty; Njëri që dëgjon, dmth mua; dhe njëri që jeton, dmth ne të dyve. Ti je e ngarkuara e zotit të tregosh historinë tonë. – A thua,- tha Moza,- ndodh vërtetë kjo?! -Poo,- thanë ata dy.- Ti je dëshmitarja e perëndisë, në dashurinë tonë qiellore. Moza tundi kokën dhe hapi sytë. Ishte hera e parë që nuk qeshte. -Ore,- tha kjo,- po më bëni vërtet të besoj në këto që thoni. Mbase unë do jem ajo që do shkruaj roman për ju,- qeshi ajo. – Mbase,- thanë ato. -Ti je engjëlli kryesor. Dmth ai që tregon. Aaa,- tha ajo.- Mirë do tregoj gjithçka siç ka ndodhur. Pa merak Ju dy Personazhe kryesor do ju kem Veç pak vrejtje do bëj Mos t`ju vijë keq Çfarë vërejtje thanë ata, të dy njëzëri. Kjo le të ngelet sekret. Pastaj s’do e lexoni librin ju, po të mësoni çdo gjë që tani. Meqë jam engjëlli tregues, më lini të bëj punën time, e pavarur dhe pa ndërhryje. Ahaha,- qeshën ata. -Fillove ankesat, pa filluar procesi zgjedhor. -Po,- tha kjo. -Unë jam OSBE-ja S`e di a e keni lexuar,- shtoi ,-Është një organizatë që monitoron zgjedhjet në botën kapitaliste. E kam parë te Rai Tv- Italian, por dhe kam lexuar s’di se ku. – Bravo!- tha Ardjan. -E shikoj që je shumë e pregatitur. Bile ma kalon edhe mua për informacione politike. Ty s’ta kaloj,-ndërhyri Moza.- Se e di që po bën modestin..
Asgjë s’të kalon ty pa e lexuar dhe mësuar. Këte e di Ardjan. Ti je një komjuter i gjallë. Sa di ti, askush në Shqipëri nuk di. Vërtet më ke habitur me informacionin që ke edhe për muzikën. P.sh.: Pak veta e njohin Vagnerin, kompozitorin gjerman dmth. veç ne të artit, ndërsa ti thua që ke në magnetofon gjithë uverutrat e tij.
-Të gjitha jo,- tha ky,- por kam shumë prej tyre. Sidomos ato që

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

u kushtohen Alpeve dhe natyrës. -Bravo!- thanë vajzat. -Tek ne është i ndaluar se ka qenë fashist, por dhe ne njohim pak,- shtuan të dyja. Ti na ke habitur si I ke gjetur ato disqe. -Në Shkodër çfarë s’ka moj vajza! Aty ka qenë kultura perëndimore e ngulitur dhe tani, njerëzit i ruajnë fshehurazi gjërat, meqenëse sigurimi është ngado, s’kanë çfarë bëjnë tjetër veçse t`i ruajnë e t`i dëgjojnë në fshehtësi. E do të presin për kur të vijë dita e çlirimit nga okupatori i kuq Ruso –sllav e t`i nxjerrë përsëri. -Poo,-thanë ato,- e vërtetë! Njerëzit i ruajnë ato dhe kujtimin për kishën dhe xhaminë. Festat fetare i festojnë fshehurazi dhe në heshtje. Por, ama i festojnë,- tha Ardjani. – E vërtetë!- thanë vajzat. Edhe nëna ime feston krishtëlindjen. Ashtu?- tha Ardjani.- Poo,- tha Dona. Aaa,- Juve jeni katolikë?- e pyeti Ardjani Donën.- Poo! Katolikë jemi nga nëna. Babai ka qenë myslyman nga Vlora. Ata janë bashkuar me dashuri. S’kanë pyetur fare për fenë. Hahaha,- qeshën të tre. -Unë s`e dija që jemi katolikë,- tha Dona.
E kam kuptuar nga nëna, se i ngjyros vezët e lutet te Kisha te Laçit. Ka shkuar fshehurazi disa herë. Ka shkuar të rrënojat e saj, sepse kisha është rrënuar me kohë. Ai vend mbetet i bekuar!- shtoi Dona,- pavarësisht se është rrënuar kisha. S`e di mirë historinë e kësaj kishe, por ka bërë shumë shërime, sipas gojëdhënave që qarkullojnë. -Mbase,- tha Ardjani,- edhe shkencërisht vërtetohet që aty, dmth në ato vende ku s’ka peshë graviteti, Ka shërim Dmth nga mungesa e forcës së rëndesës. Sëmundjet shërohen Dmth.- tha Dona. Graviteti jo vetëm që na mplak , por dhe na sëmurka. -Po po,- tha Ardjani.- Hahaha qeshën të tre. Atëherë ç’do bëjmë? Si ta organizojmë ardhjen tek shtëpia jote?- tha Ardjani me ton ma serioz pasi ndërroi temë.
-S’kemi ç’organizojmë,- tha Dona. Edhe ajo mori ton serioz. U ngrit në këmbë, fshiu fustanin sikur i ishte bërë pis dhe tha: Do vish me Mozën tek unë në orën tetë, dmth njëzet me orën e këtyre. Trokit në derë, unë ta hap dhe kaq.
Dal unë, të përqafoj e të puth dhe hajde mirë se erdhe,- themi
ne.
Hahaha,- qeshi Ardjani.- Këtë pjesë e di, por si t`i themi nënës
tënde? Çfarë gjuhe të përdor? – të flas si dikur apo si tashi, t`i bie

Flamur BUÇPAPAJ

shkurt: Unë e dua Donën dhe dua të martohemi bashkë! -Dona qeshi dhe pastaj foli përsëri: Unë mendoj që të flasësh si të të vijë më mirë. Në atë çast, mos shiko rastet nga e kaluara as nga e tashmja.
Mirë e ke,- tha Moza.- Ne jemi njerëz modernë dhe futemi direkt në temë. – Ee,- ashtu mendoj tha Ardjani, por, kur vjen puna ngecim. Kam emocione shumë dhe me ngatërrohen fjalët. Ti je gjithë ai shkrimtar!- thanë vajzat pothuajse njëherazi.
-Pooo,- jam, por ne shkrimtarëve s’na jepet me mbajt fjalime. Veç të shkruajmë dimë, jo të flasim. -Ahaha,- qeshën ato dhe njëkosisht u habitën.
Si ka mundësi kjo?- tha Moza. -Ka pra,- tha Ardjani.- Të jetë temë politike, unë mbaj fjalim një orë. Ose temë sociale, e këpus në mes, por kjo, për të kërkuar nuse, është hera e parë.
Normal, e para,- ndërpreu Dona,- Se ndryshe s’do ishim bashkë. Taman!- tha ky,- ia futa kot pra. Nejse mos e vra mendjen,- thanë vajzat,- se do të ndihmojmë dhe ne.
Po ngele në fjalim, jam unë që do të të hidhem sipër dhe do të të puth, dhe kështu nëna s’ka ku shko pa na martuar bashkë.
-Hahaha,- qeshën të tre. Normal që do të pranojë se jam unë ajo që po martohem jo ajo. E dyta, ajo është qytetare dhe vetë ka dashuruar babanë tim, dhe e di se ç’do të thotë të dashurosh me zëmer dikë. Janë të rralla dashuritë e tilla,- tha Moza.- Ju dukeni bukur, si motër e vëlla dhe ngjasoni shumë. Duhet pyetur nënë jote se mos ka pas dashnor babën e ketij ore,- qeshi ajo.-Jo,- tha Dona,- nuk mendoj.- Babai im s`i ka lënë kujt radhë. Ahaha,- qeshën të tre. -S’jemi asgja ore. Shyqyr që sjemi. Mos ndill keq Mozë!- i tha Dona. Ta kpus gjuhën, po fole ma ashtu.- Dakord,- tha kjo ,-boll shaka bana.
Mirë, ndërro temë shoqe,- i tha Dona. -Mos u tremb Donë, se Ardjani s’është vëllai yt dhe të siguroj që do martoheni bashkë.
-Të lumtë goja! Tashi fole bukur!- thanë të dy, burrë –grua. – Ne do jemi familja e bukur me sy blu,- thanë ata. -Si ka mundësi,- tha Moza,- që jeni të dy kaq të bukur, të gjatë dhe sy blu?! A mos vallë? -Mbylle gojën!- tha Dona.- mos ndill keq! Asgjë s’jemi. Vetëm të dashuruar.- Po këtë e di- tha Moza,-por a e ke

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dëgjuar këngën e dhimbshme ku vëllai u martua me motrën pa e ditur. Atë këngën,- shtoi Moza,- O mami mami moj, O mami ç`më bëre ti, që unë po vajtoj ?! Më bëre vëllain tim të dashuroj? Histori koti!- tha Dona.
Ç’lidhje kemi ne me atë këngë?!-Jo s’keni, por s`e di as unë pse m`u kujtua kjo këngë. Sot gjithë ditën e kam kënduar refrenin e saj ..Moza!- tha Dona,- Mos ndill keq! Këndo këngë tjetër. Dhe e dyta, sot e gjete të na frymëzosh për keq?!
Kërkoj ndjesë,- tha Moza.- S`e bëra me qëllim, por historia kështu është.
Histori materniteti. Nëna ka lindur fëmijën dhe ka dorëzuar në maternitet.
Është martuar përsëri dhe ka lindur vajzë me një tjetër burrë. E kështu deri te rasti, që vëllai nga nëna u martua me motrën nga nëna. -Po, e di,- tha Ardjani,- e di këtë këngë.
Edhe mua me ka braktisur nënë në rrugë. Edhe mua më dhemb ajo histori.
S`e di kush është autori i tekstit as i muzikës, por unë do bëja një poezi të bukur sikur të kisha një kompozitor e bashkë ta bënim këngë. -Ta kompozoj unë,- tha Dona, -por mendoj të ndërrojmë temë, se s’ka ç’na duhet për momentin ajo këngë. Pastaj, na studiojmë muzikë klasike jo popullore,- tha Dona.
-E di,- tha Ardjani , -e di ore!- shtoi prapë. – Por është temë sociale shumë e prekur këtu tek ne. Thashë, partia e Punës ka marrë shumë fëmijë të tillë dhe i përdor për punët e veta ma vonë. Janë monstra këta sigurimit. Çfarë s’mendojnë dhe sajojnë. Natyrisht, kopjojnë Kgb-në , s’janë aq të zgjuar këta. Nxënësit ma të dobët të shkollave të mesme shkojnë në sigurim. S’kanë si të bëhen të zgjuar ata, por të djallëzuar po. Edhe janë shumë të pabesë si partia e tyre. Ahaha,- qeshën ata. – Iku ora,- tha Ardjani. Mbetëm këtu.- Po,- thanë vajzat. -Do ikim dhe ne s’kemi mësim ma për sot se në vit të tretë bëhet ma shumë praktikë,- thanë vajzat. Ne do caktohemi në Shkodër mendoj,- tha Moza.- E jemi afër njëri –tjetrit,- tha Dona me shaka. -Eee, harrova,- tha Moza,- që do jemi afër njëri –tjetrit. Pastaj unë jam vetëm. Ç’punë kam me ju?- ironizoi ajo.- Apo do më prezantojë Ardjani me ndonjë

Flamur BUÇPAPAJ

shok të vetin gazetar?!
Ahaha,- qeshi Ardjani.- Ju ejani se edhe atë punë e kryejmë.- Toke!- tha me ironi Moza.- E gjeta dhe unë burrin. Sa mirë,- shtoi ajo me ironi. Kjo shkodrania gjithmonë qesh. Ardjan,- tha Dona.- Mos u mërzit më këtë. Moza për çdo gjë gjen të meta, kritika dhe ironi,- tha ajo. -Taman, shkodran që s’di të bëjë humor nuk ka,- shtoi Ardjani.
Ti na do ne shkodranëve,- qeshi Moza.- Normal që ju dua,- Ia ktheu ky.- Jam rritur atje. E mbase edhe lindur, ku i dihet. Po pse s`e flet gjuhën si ne?- shtoi Moza. -Po pra,- iu përgjigj ky.
Duke qenë se kam qenë gjithmonë i bindur që do të bëhem shkrimtar dhe gazetar. Kam mësuar me të gjitha dhjeta. Gjithmonë kam folur gjuhë letrare standarde.
Kjo edhe mësuesit e mi të gjuhë-letrsisë sepse s’më donin. Që nga tetëvjeçarja dhe në gjimnaz. Ju kam thënë që me vinin nënta për shkak të shenjave të pikësimit dhe gjuhës letrare sepse akoma s`e flisja dhe shkruaja mirë . Duke qenë verior, flisja dialektin gegë dhe kështu që mësova gjuhë letrare që nga ato vite e deri sot.
Mirë kanë bërë,-tha Dona.- Janë nisur për keq e sot të ka dalë mirë. Nuk qëndron mbrapa askund. Bile, ti ke zë fonik, mund të bëheshe dhe prezantues i mirë koncertesh e folës lajmesh,- shtoi ajo.- Po më llaston Donikë,- i tha ky.- Joo, s’po të llastoj biri im,- shtoi Dona. -Ti s`e vëren veten, por ke zë fonik shumë melodioz dhe të pastër dhe e flet shumë mirë shqipen zotëri,- i tha ajo. A thua?- iu drejtua ky edhe Mozës.- Prandaj më vinin prezantues në shkollë të mesme edhe në të lartën. Unë i drejtoja gjithë mbrëmjet e dëfrimt që organizonte fakulteti dhe shokët e mi bashkë me shoqet. I gjithë grupi ynë ka qenë kundër komunizmit në atë klasë. Asnjë s`e donte komunizmin, i ironizonim shumë keq pedagogët. Bile ata s’kishin asnjë dëshirë me dhënë mësim tek ne.E quanin si dënim, kur vinin me dhënë mësim tek ne. Ankoheshin në katedër çdo ditë kundër nesh, si grup i shthurur dhe me tipare të theksuara kundër pushtetit. Bile mua me kishin piketuar për të më ngelur e burgosur, por s’ia dolën krejt të realizonin planin. Qëndrova pak në burg dhe dola. Pastaj botova

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

libra dhe u stepën pak, se po të vazhdoja ma shumë, ata ma kishin bërë benë për të më dënuar me çdo kusht. Do sajonin ndonjë gjë, siç bënë me shum ë të tjerë e i groposën përgjithmonë. Mund ta quaj fat që ika shpejt nga ai vend. E pata edhe fat se u organizua një konkurs për gazetar të rinj në atë kohë E unë shkova dhe fitova bindshëm me pikë larg të tjerëve. E pastaj edhe Tvsh-ja më bëri shumë njohur duke me dhënë një emision në javë. Ishte emision Për kokursin me poetë ose njerëz që kanë lexuar shumë letërsi. Edhe aty bëra bujë të madhe se emsioni shkoi pothuajse një vit i gjatë e u bëra shumë i njohur.
Pastaj, në Tiranë, pata fatin që gjeta kryeredaktor një burrë të mirë që e dua si baba. Ai është çelësi i suksesit tim dhe i botimeve të mia. Gjithçka e kam nga ai njeri që quhet shef. Haha,- qeshën ato paska dhe një njëri të mirë në këtë botë. Po, ka,- tha ai.
Unë e kam si baba atë. Çdo sukses e çmim që kam marrë ia dedikoj atij. Jo vetëm shpirtërisht, por dhe si redaktor personal. Po e kaloi ai një shkrim çfarëdo qoftë, askush s`e hedh poshtë më. Ai ka mbaruar ne Rusi dikur. Ka qenë dhe partizan e tashi është i zhgënjyer me realitetin Por ka frikë burgun dhe më ruan dhe mua kudo se e di se këtu te ne çdo tre vetë, njëri është spiun dege ose sigurimi. Pupupupu!- shfrynë vajzat.- Prite zot, larg nesh!- tha Moza shkodrania.
Atëherë, ngrihemi vajza! Bëmë dy orë muhabet. Unë po iki të
ha ndonjë gja. E vish dhe kostum. E ke të hekurosur,- thanë vajzat
? Nëse se ke, e hekuros Moza,- tha Dona. Po,- tha ajo,- sille në konvikt. Jooo!- shtoi Ardjani. E kam gati. E kam marrë në kuti mbrapa në motor. E kam. Ma ka bërë shefi dhuratë. Edhe e ka hekurosur gruaja e tij. -E mirë,- thanë vajzat,- qenka gati pra çdo gjë. Shyqyr që ke atë njeri!- qeshën ato.- Pooo, shyqyr pra që e kam. Kam gjetur një njeri që më do si djalin e vet dhe s’më spiunon. Se do isha i harruar në Spaç me këto mend që kam unë. Pooo, taman,- shtuan vajzat. Edhe në tren na habite që shave regjimin.
Në fillim, të morëm për provokator. Pastaj, kur të njohëm, hapëm sytë, sepse veç në televizor të kemi parë e kurrë nga afër. Je shkrimtari më i madh në Shqipëri e ma shumë edhe ma

Flamur BUÇPAPAJ

i shituri,- shtoi Moza. Na thanë që je përkthyer dhe në shumë gjuhë të huaja,- shtuan vajzat.- Poo po,- tha ky,- është e vërtetë. Kam marrë përmasa ndërkombëtare. Shumë televizione italiane dhe franceze kanë bërë emisione për mua.
Por asnjëherë s’kam qenë jashtë shtetit, se përzotin nuk isha kthyer kurrë ma këtu.
Në këtë ferr komunist Në burgun e lumtur komunist të këtyre psikopatëve të byrosë politike dhe të sigurimit të shtetit. -Si?! Asnjëherë s’të kanë lënë me dalë jashtë? Jooo,- tha ky,- asnjëherë. Kam shumë ftesa, por asnjë leje. Mendojeni Vetëm nga shitja e librave të mi, shteti fiton miliona e mua s’më japin asgjë. As honorare jo. As shtëpi nuk kam. Asgjë, veç propangandë. Për këtë janë shumë të zotët socialistat kudo në botë. Dmth me rrejt, më mashtru dhe me vra, janë parti terroriste për zotin. Taman si Robespiri,- qeshi ky. -Po, janë parti terroriste.-Miratuan vajzat. Mbase ashtu do shpallen kur të fitojë demokracia. Mbase ,- tha ky. -Por komunistat janë shumë të paparashikueshëm. Janë kameleonë. Këto do na e hedhin ne dhe do na e marrin pushtetin prapë. Mbaje mend se jemi pothujse e njëjta moshë edhe kemi për ta jetuar këtë që po them. Këta zvarranikë dhe gungaçë do na e marrin prapë çdo gjë. Shqipërinë e kanë copëtuar e s’do e lënë rehat kurrë. Edhe duhet shumë vite për ta kthyer në rrugën e zotiti dhe të demokracisë. Sepse këta kanë zhdukur klasën nacionaliste të shkolluar. Jo vetëm ata,por dhe pasardhësit e tyre. Dmth kanë bërë genocid dhe krime kundër njerëzimit Duhen gjetur eshtrat e të vrarëve dhe të pushkatuarve pa gjyq e me gjyq të montuar. Kemi shumë punë, por le të vijë demokracia njëherë dhe pastaj flasim,- thanë të tre ata. Mirë,- tha Ardjani,- sot mbaruam mësimin. Ahaha,- qeshën vajzat .–Të kishim ty porfesor, ne s’do bënim zhurmë fare, vetëm do të dëgjonim ato çfarë thua ti. A thua?! -tha ky. -Po për besë,- thanë vajzat. Ato që dëgjuam nga ti sot, s`i kemi hasur askund deri më tani. Kemi mangësi filozofike dhe shkencore, bile edhe praktike. Te ne çdo gjë bëhet vetëm teorikisht.
Po, tha Ardjani.- Kjo është shkolla ruse. S`i jep rëndësi praktikës, veç teorisë.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Këta janë mësuar të raportojnë realizime për çdo gjë e s`e vrasin trurin për cilësinë. Se në fakt, mirë bëjnë, se dalja e kuadrave të paaftë sjell fundin e tyre.
Se ata me paaftësin e tyre e përmbysin vetë regjimin e tyre.
Taman,- thanë vajzat. -Shkolla jonë asgjë s’na mëson. Vetëm teori dhe marksizëm
Se çfarë na duhet ne marksizmi në muzikë, këtë s`e kuptojmë.
Ahaha,- qeshën ato.
Kështu janë dogmat e këtyre. S’kemi ç’t`i bëjmë,- shtoi Ardjani. Vetëm ti rrëzojmë duhet, kaq. Duhet t`i ndalojmë me çdo mënyrë, që të shpëtojë Shqipëria e kombi ynë i shpërndarë në shumë shtete. Këta e shitën atdheun dhe mohuan pjesët të tjera tonat Janë servilë dhe shërbëtorë të sllavëve dhe grekëve. Mbajeni mend kur të dalin fjalët e mia, -tha Ardjani. Hjade gëzuar!- trokitën gotat për herë të fundit dhe u ngritën e dolën nga dera kryesore në bulevard. Kishin ikur dy orë si mos me qenë fare. Asnjëri s`e kuptoi si iku koha aq shpejt. Sikur të ishin dhejtë minuta,- tha Dona. Si ka mundësi?- tha Moza. Ky është relativiteti,- tha Ardjani. -Kur rri me dikë që e do, s`e ndien kohën fare. Provoje të kundërtën dhe shikoje. Hahahaha,- qeshën ato. Do ta provojmë këtë eksperiment.
Ata dolën jashtë, të tre njëri pas tjetrit. Në klubin e vogël të Institutit të Arteve u vëndos për dashurinë e madhe të Donës, vajzës me violinë dhe Ardjanit, shkrimtarit më të dëgjuar të Shqipërisë. Dona dhe Moza ikën në shtëpinë e Donës dhe morën masat për t`u bërë gati për darkën, ku ai do i kërkonte dorën e fejesës të dashurës së vet simpatike dhe të talentuar. Në simbolikën e institutit ishte shtuar dhe një tjetër emër: Dona, Vajza me violinë. Të gjithë e njihnin dhe e donin jo vetëm për bukurinë, por dhe për talentin e paparë deri më sot në atë shkollë të lartë muzike. Ne që s’ia dimë vlerat muzikës, themi që është shkollë shumë e lehtë, por po ta provosh del që është shkolla më e vështirë. E pra të gjithë themi shkollë muzike, varja. Merret lehtë, por mua si gazetar, ashtu më duket. Lehtë , thotë shpesh Ardjani, por nëse futem aty në atë shkollë, ngeli përgjithmonë në vit të parë. S’marr dot asnjë provim. Dhe nuk qeshte ma me

Flamur BUÇPAPAJ

zanatin e mësuesit të muzikës, nga dita që njohi violinistet e deri më sot. Ai ndërroi mendim për muzikën si zanat. E kuptoi, që edhe ajo, do mund dhe punë për të arritur majat. Si çdo profesion, do ushtrim të përditshëm dhe durim, se jo çdokush në një orkestër është në nivel të mirë. Sidomos tani që futen në punë me biografi të mirë dhe jo me talent.
Në shkollat evropiane s’ka shans të futet dikush me biografi të mirë dhe që s’ka talent. Prandaj ka nxjerrë kaq shumë muzikantë me emër perëndimi edhe që dhe sot janë të kërkuar. Është socializmi ai që prishi njeriun shqiptar. E barazoi me sllavet e pakulturë dhe pa emër. Në asnjë shkencë ne s’duhet të imitojmë të tjerët. Sidomos sllavët e jugut që Hitleri i ka quajtur njerëz kafshë. Haha,- qeshi më vete Ardjani. Të gjitha këto mendime i erdhën përnjëherë para se të vinte te vajzat kur po hante drekën dhe mëngjesin bashkë në mencën e re përballë godinave të studentëve. Zgjodhi këtë, jo përfaktin që janë ushqimet lirë, por që gatuajnë mirë edhe lirë, kuptohet kjo. Ky akoma s’është shkëputur nga jeta studentore. Akoma i duket vetja student edhe tashi që do martohet. Akoma s`i besohet që po krijon familjen e vet e do marrë shtëpinë e vet. Dhe aty do lindin fëmijët e tij dhe të Donës. Do krijohet familja që ai s`e kishte pasur kurrë. Në të gjitha aspektet ishte i lumtur për momentin, sepse zoti po e plotësonte me çdo gjë pas vuajtjeve të mëdha që kishte hequr deri sot. Jetimit,- thotë populli,- zor se i prihet mbarë. Do mund dhe sakrificë për të ndërruar fatin e keq , se nuk thonë kot: fat jetimi. Dmth fat i zi. Ai tundi kokën në shenjë mohimi. Fatin do e krijoj vetë. Dmth fatin e mirë do e firmos unë me veprimet e mia dhe me guximin tim. Mjegullat e fatit do i shpërndaj unë kudo. Emri im do ngjitet në qiell tek zoti e do marrë leje për jetën e mirë që do bëj tash e tutje.- Atëherë vajza,- tha ky,- siç e lamë, shpërndahemi dhe në orë 19-të unë do takoj Mozën dhe do vijmë te shtëpia jote Dona. Dakord? Më kuptove? Do marrim taksi, mos u merakos sepse s’ka autobus në atë orë për tek uzina’’Traktori’’. Dakord!- e ndërpreu Dona, por Moza më duhet dhe mua për ndihmë. Shiko,- tha Ardjani.- S’ka nevojë për përgatitje. Një darkë të thjeshtë pa shpenzime ta bëjmë sepse edhe unë do vij thejsht.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

S’do bëj zhurmë apo ku ta di unë. Dua të mbetet gjithçka larg medias edhe njerëzve. Ti e di si janë njerëzit. Sot të buzëqeshin nesër të vrasin. Po,- tha Dona.- Është e vërtetë. Po një ceromoni të thjeshtë do e bëjmë sepse është dhe hera e parë që po vjen tek shtëpia ime modeste. S’ka gjë,- tha Ardjani.- Ajo shtëpi mban brenda ty. Dmth është shtëpia më e bukur në botë. A kupton zonja Donikë? S’dua shpenzime! Asgjë s’dua! Thejsht sa më thjesht. Do vij të kërkoj dorën tënde me Mozën. S’do i them as shefit. Atë do e lëmë për në fund, kur të kurorëzohemi përfundimisht me unaza fejese. E, mirë e ke menduar,- tha Dona. Dua ta njoh atë njeri, se ti e përshkruan shumë bukur përherë atë. Dua ta shikoj a është ashtu siç thua ti. Me të gjitha karekteristika e një njeriu të mirë dhe të lexuar. Shikoje,- tha Ardjani,- dhe më jep të drejtë. Unë s’gaboj kurrë, por dhe e kam si baba atë njeri të mirë. Mirë,- tha Dona.- Ai qenka vjehrri im pra. Ta quaj baba dhe unë. Po unë i thërras shef,- tha Ardjani.- Sepse më ka vartës në punë, por ama e dua si baba dhe s’lejoj kurrë t`i ndodhë gjë e keqe atij. Jam gati të bëj dhe burg për të.
Çdo gjë e kam nga ai. Pa atë do isha i burgosur në Spaç apo ku ta di unë. Mendja e tij e hollë dhe shumë dinake më ka shpëtuar mua nga këta plehërat komunistë.
Unë s’do nguroja t`i baltosja kudo këtanë të gjitha rrugët dhe foltoret e Shqipërisë. Edhe në stacionet e huaja televizive. Po, do i demaskoja. Prandaj s’të kanë lënë me ik jashtë,- qeshi Dona. Po mirë kanë bërë,- tha Ardjani.- Do i njollosja shumë keq me fakte dhe foto. Në aparatin tim fotografik ka mijëra foto që tregojnë se si jetojmë dhe ushqehemi ne në socializëm. Puna më ka bërë të ruaj mijëra filma nga fotot që kam bërë nëpër Shqipëri. Sidomos veriu është katastrofë. S’di si jetohet atje edhe në këto momente. Mirë,- tha Dona,- mos bërtit se të dëgjojnë e të fusin në burg, e unë ngeli pa burrë. Ahaha,- qeshën të dy. Do të vija prapë kudo,edhe në ferr,- tha Dona,- por le të jemi të kujdesshëm para fejesës. Dakord,- tha Ardjani dhe përplasi dorën me dorën e Donës. -U kry bacë,- tha ky me dialektin e vet verior. Taman! Atëherë ikim. Unë ju pres në shtëpi me nënën time. Vetëm ne të dyja. S’do thërrasim askënd. Dakord ,- tha ky. Sa më pak njerëz ta marrin

Flamur BUÇPAPAJ

vesh, aq më mirë, se prania ime aty direkt i thërret njerëzit në miting. Hahahaha,- qeshën të tre. Vërtet njerëzit të duan. Mbase të shikojnë si shpëtim. Mbase si kryetari i ardhshëm i opozitës,- tha Moza. -Ee,- tha Ardjani,- edhe kjo mund të ndodhë. E dua atë pozicion, t`i fëlliq këta njerëz pa atdhe e pa fe.
Ishalla, do zoti e vjen ajo ditë!- u lutën të tre. Amin!- tha
Ardjani në fund të lutjes.
Lutja jonë në vesh të perëndisë!- përfundoi Moza fjalimin.
Atëherë u kuptuam mirë,- tha ai.- Dhe unë po iki në qytet studenti edhe ha darkë, le të themi, edhe bëhem gati te një shoku im konviktor, Dmth te dhoma e tij. Pastaj bie në qendër, te sahati ku rrinë taksitë, e marr një edhe vi tek shtëpia jote Dona. Moza, po të duash, vjen në qytet studenti edhe të merr ty e vini bashkë,- tha Dona. -Joo,- tha ky. -Tek hyrja e shtëpisë sate të më presë. Ma mirë aty, se vij vetë unë. Të mos e lodhim kot Mozën.
Ose të presë tek shkolla tetëvjeçare aty. Si thua ti?- iu drejtua Donikës. -E mirë,- tha kjo. Të mos vijë kot deri lart në qytet studenti. Të presë te shkolla dhe për dy minuta vini tek shtepia ime. Pooo, në rregull,- thanë të tre të dakordësuar me planin e bërë nga Ardjani. Atëherë, mirupafshim ose bye -bye për momentin!- tha ai anglisht.
Edhe ato ia bënë me dorë dhe u nisën secili në drejtim të vet. Ato të dya shkuan në qendër për të hipur në autobus për te uzina Traktori. Ai u nis në këmbë për Qytet Studenti, për tek dhoma e shokut të vet student. Aty do të bëhej gati për të shkuar tek shtëpia e Donës ose e nuses. Pra dhëndër së pari, si i thonë. Pra do shkonte sonte për ta inaguruar këtë titull.
Ai unis me hap të ngadaltë. Edhe ato vajzat njëkohësisht u nisën në këmbë për në qendër. Pa fjalë. S’flisnin farë veç mendonin. Secili ishte zhytur në mjegullën e mendimeve të veta. Secili fantazonte një dasmë të bukur dhe plot me njerëz dasmorë. Sidomos familja e Donës do festonte ma shumë sepse do martonte vajzën dhe mbesën e tyre të vetme. Një perzierje jug –veri, por një krijesë shumë e bukur dhe etalentuar siç ishte Dona. Krenaria e dajave! Mendoj që njerëzit duhet ta gjejnë njëri -tjetrin. Të mos martohen me shkuesi as me para. Asgjë s`i

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

mban njerëzit bashkë. Vetëm dashuria. S’ka para as pasuri, që e bën një çift të dashurohet dhe të mos e tradhtojnë njëri –tjetrin. Vetëm dashuria,ajo mban bashkë këdo. Edhe planetet dashurojnë diellin,- qeshi Ardjani,- sepse nuk shkëputen asnjëherë prej tij. Edhe dielli i mban ato në të njëjtën trajektore me miliarada vjet. Kjo është dashuri aplatonike,- tha me vete Ardjani,- sepse ata njihen dhe duan njëri –tjetrin. S’i bashkoi partia apo lagjja. As s`i bleu babai me lekë, si dikur që bliheshin nuset. Dashuria na mban në lidhje për gjithë jetën. Edhe një martesë me dashuri është gjithçka. E ajo do të thotë dhe një familje e mirë
sot dhe e konsiloduar nesër. Dashuria është formula kimike që bashkon dhe shkrin si një metal dy anët e njerëzimit, burrin dhe gruan. Ajo grua që dua unë, është si një meteor. Ose s’di ta them më mirë,- tha Ardjani me vete. – Mbase është jashtëtokësore. Ka ardhur me makinën e kohës nga e ardhmja. Ose ajo, ose adn –ja e saj. S’ngjason hiç me toksorët kjo grua. Ajo është njeriu që rrezaton ëmbëlsi, dashuri dhe zgjuarsi. Në vetëdijen time atomike dhe nën atomike ajo është drita dhe vala e panjohur që deri tash ka ra nga universi ose që bie në tokë dhe ne as s`e njofim e as s`e dimë. E askush s`e ka studiuar. As Ajnshtajni s`e ka gjetur një valë jashtëtokësore me emrin Donika. As fizikantët e sotëm s`e kanë studiuar. Janë shumë larg gjetjes që jeton bashkë me njerëzit. Ajo është e pakapshme. Quhet Dona. Është dimensioni i katërt ose koha që unë të jetoj, ose tetë dimensionet e tjera të pashikueshme. Ajo është pjesëza e zotit që bashkoi dritën me atomet e tjera të zbërthyera në ajrin kozmik. Ajo është përplasja atomike e njëllojtë me atë që solli jetën më vonë. Ajo është dashuria ime e parë dhe e fundit. Planetët ia dhuruan tokës një fenomen të tillë, edhe ajo e mban krenare atë. Ajo është dashuria ime e parë dhe e fundit. Quhet
magjikja Dona.
S`e di, ka një lidhje jashtëtokësore kjo punë. Zoti ka ndërhyrë te ne me magji, që e duam kaq shumë njëri-tjetrin sikur të ishim vëlla dhe motër jo dy njerëz të dy skajeve të atdheut që u takuan në tren dhe u dashuruan. Mbase jemi vëlla dhe motër,- tha Ardjani. Ç‘po them dhe unë. Njeri ters!- shau veten ai. Gjithmonë

Flamur BUÇPAPAJ

ndjelli keq. S’dihet kujt i kam ngjarë kështu, kaq pesimist për jetën. Haha,- qeshi ky, ndërsa ecte ngadalë për në qytet studenti. Normal s`e di kujt i kam ngjarë sepse nuk i njoh prindërit e mij. Po ti njihja, sot do isha me babin tim bashkë dhe do kërkonim dorën e Donës për fejesë. Kurrë s’kam qenë dy unë. Gjithmonë kam qenë një. Vetëm dmth. Tashi, do zoti do bëhemi dy. Unë dhe Dona. Dhe engjulli që do tregojë historinë tonë Moza. Ajo është pjesa e tretë e jona. Ne jemi ata që do të jetojmë ndërsa fëmijët tanë do jenë ata që do e dëgjojnë historinë tonë. E mbase Moza do shkruaj një roman për ne. Do dilte bukur historia jonë besoj. A thua s’jam mirë,- shtoi ky me vete. Ku s’më shkon mendja mua, pupupupu,- shau veten ai. Sot duhet të jem pozitiv. S’ka si më ndodh keq sot. Do marr gjithë masat. Do ulem në vendin mbrapa të taksisë. Do lahem dhe do rruhem. Do vesh kostumin e zi dhe këmishën e bardhë. S’do ha shumë. Edhe do kontrolloj gjellën sot në klubin përballë qytetit studenti. Mos të më ndodh gjë sepse në thelb akoma student jam. S’kam ndryshuar shumë apo hiç. Kujtoj që jam prapë student. Mbase edhe pse rri në qytet studenti sa herë vij nëTiranë. Edhe në Shkodër përballë dhomës sime është shkolla pedagogjike. E ku ta di unë. Gjithçka e kam të lidhur me studimet e, me konviktet. Në fund të fundit aty gjeta dhe njeriun e zëmrës, dmth një studente të bukur dhe të talentuar.
Ka një shpjegim kozmik kjo punë,- tha më vete ai.
Por, prapë do ruhem se mua më ndodh si Fantocit gjithmonë, më prishet çdo gjë që kam në dorë. Ahaha. Këtë herë do ruhem pra. Mbaroi koha e tersit. Sot e mbrapa do kem familje. S’do jem jetim ma. Mbase jeta do tregohet e mirë me mua tash e mbrapa. E për mua do bëjë përjashtim nga gjithë jetimët e tjerë. Për çudi, ai filloi të këndojë me të vogël këngën e dëgjuar shumë ato ditë, nëpër trena dhe lokale. O mami – mami -moj. Ç’më bërë ti. Më bërë vëllain tim të dashuroj…Larg qoftë nga unë kjo këngë! S’po e këndoj ma,- tha ai,- sepse sot do i ruhem tersit. Ahaha,- qeshi përsëri me veten ai.
Ardjani shkoi te dhoma e shokut të vet. Qëndroi vetëm atje deri në orën 18:30 e pastaj ai zbriti ngadalë në qendër, te sahati ose mbrapa tij, ku rrinin taksitë shtetërore. Pas rreth njëzet

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

minutash ai ishte në qendër dhe hapi sytë për një taksi. Të gjitha ishin të lira çuditërisht. Shenjë e mirë,- tha me vete ky,-
sepse Fantocit gjithmonë i ndodh e keqja nga makina e tij e vogël dhe e lirë.
Tjeta,- foli ky.- A jeni i lirë shok?- Iu drejtua njërit ky. Ishte me një pezho 68 –ta. E vjetër, por e mbajtur mirë dhe nga pamja dukej si e re. Po, i lirë jam shok,- tha tjetri.
Për ku do shkojmë?- tha taksixhiu. -Te uzina traktori,- tha ky.
-Po ore, patjetër, hipni!- urdhëroi taksisti. Ardjani s’foli. U ul mbas dhe tufën me lule e vuri në mes vetit dhe pjesës boshe të taksisë. Po shkoni në ditëlindje shef?- tha ai.
Poo po, ditëlindje. Një shoqja ime e shkollës e ka. Aaa,- tha
tjetri.- Bukur! Nisemi!- tha taksisti.
Sa kushton? Ta di përpara,- tha Ardjani. -Po shok, ja tarifat.
-Vetëm shkuarje apo edhe ardhje? -Shkuarje,- tha ky.- Por, nëse do, hajde më merr pas dy orësh, te Uzina Traktori.
Mirë,- tha ai. Vajtje- ardhje dhe pritje.- Kushton njëzet e pesë lek të reja.
Dakord,- tha ky.- kemi zënë. Jam dakord! -Nisemi atëherë! Shoferi ishte një burrë llafazan. Si gjithë taksistët. Shiko shef,- tha ai,- diku të kam parë ty. Ose në televizor, ose në ndonjë instuticion. Mos je gjë shef sigurimi?- tha ai.- Pupupu,- iu përgjigj Ardjani. Tashi e fëlliqe. S’kam lidhje me sigurimin fare shofer,- tha ai. -Jepi mendou se ti e gjen,- tha Ardjani përsëri. -Unë të kam parë dikund. Dukesh fytyrë e njohur, sepse ti ke dalë në televizor, e di unë, por s’po kujtohem për emrin. Kujtohu pra,- tha ky. -Po tashi je saktë, kam lidhje me kulturën. Ëëë,- tha shoferi,- ti je gazetar? Ose shkrimtari i madh Ardjan Vusho. Ap o gaboj??? Unë i kam lexuar librat e tua. Të gjeta ore!- u gëzua shoferi. Ne taksi, kur s’kemi punë, lexojmë romane. -Ashtu?- tha ky. -Mua më ke lexuar? -Poo ore. Të gjitha librat,- tha taksisti. Është një nder i madh për mua të të shërbej ty sot. Jam me fat! Dua një autograf në fund të punës. S’të lë pa ta marrë. Dakord shef?- tha taksisti. -Varet si do shërbesh,- e ngacmoi ky. -Mirë, ashtu e lamë. Po shërbeva mirë, do marr autografin. Jam i sigurtë që do e marr e do ju mburrem krejt shokëve, bile edhe fëmijëve, që sot

Flamur BUÇPAPAJ

të takova ty. -Hahaha,- qeshi Ardjani. -S’është ndonjë ngjarje aq e madhe shef,- i tha ky taksistit.
Atë e di unë,- tha taksisti. Dakord pra,- iu përgjigj Ardjani,- veç më ço mirë. S’dua të këtë asnjë gabim, se shoqja ime ka ditëlindjen dhe dua të jem sa më mirë dhe serioz. -Shoqe,- tha taksisti, -apo të dashur?!- Ëëë shef?! Të dyja shef,- i tha Ardjani. Më atë do martohem. S’ka shaka më të . Dmth është njeriu më i rëndësishëm i jetës sime. A kupton shef?- iu drejtua ai taksisitit? -Po si të quajnë ore shef shtoi prapë Ardjani. -Agron quhem ose Goni Vlonjat jam . -Aaa,- qeshi ky. – S’m`u ndanë vlonjatët mua. Haha,- qeshi.- Pse shef, s’jemi të këqinj ne ore. Jo,- tha Ardjani. Nusja ime është nga Vlora. Dmth origjinën nga babai. Se ka lindur këtu. Aaa,- bravo të paskam dhëndër pra,- qeshi taksisti. Po,- tha Ardjani,- kandidat për dhëndër, sepse sot do t’ia kërkoj dorën e saj në shtëpi. – Aaa, suksese dhe ishalla me fitore! Po s’do mend. Ku do të marrë ajo patriotja ime ma mirë se ty ore?! Ti dukesh si aktor hollivudi. Gjithë ky burrë i pashëm e i fuqishëm! -Ahaha,- qeshi Ardjani. -Ajo është më e bukur se unë ore. Se ka ma bukur se ti,- ironizoi shoferi? Po po shef ka,- iu përgjigj ai. – Epo mirë, nxitojmë pra se po na e marrin,- dhe filloi të qeshë. -Se, si thotë populli: gjënë e mirë s`e lënë në tokë, e marrin direkt. Taman ashtu është, ikim shpejt,- qeshi ky. -Pooo ore,- tha shoferi dhe shtoi marrshet dhe gazin pezhosë së vjetër, por që ishte mirëmbajtur. Është e vjetër,- tha ky, -por e bukur. Si gocë e kam këtë makinë. U bënë shumë vjet me të. Asnjëherë s’më ka lënë në baltë -E dua si fëmijën tim,- shtoi shoferi. Taman,- iu përgjigj Ardjani. -Nëse punon mirë, e meriton kjo një dashuri të tillë. Edhe makinat duan dashuri dhe mirëmbajtje,- shtoi shoferi.- E flas me të përditë. Më duket sikur më dëgjon, se kur e marr me të mira dhe e lavdëroj, ajo kurrë s’bën difekt. Ahaha,- qeshën të dy.- Sa është ora?- pyeti Ardjani. Kjo imja po shkon shtatë e njëzet shef,- iu përgjigj shoferi. -E mirë, jemi në kohë shef,- tha ky si për të ndërruar muhabet. Sepse, gjatë gjithë historisë me taksi, krejt shoferat janë njësoj. Krejt spiuna sigurimi ose të fiksuar pas muhabetit të tyre. Duke marrë nëpër gojë krejt dhe këdo. -Gjithë lajmet te ne vijnë të parat shef,- tha shoferi.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Ne jemi gazeta e përditshme. Këtu vijnë lloj- lloj njerëzish me pushtet, pa pushtet. Krejt çfarë ndodh, ne e dimë. Dakord shef. Vetëm ti s`e zgjat shumë muhabetin. Dukesh shumë serioz dhe se s’keni besim tek njerëzit. Tek e fundmja, mirë bëni,- tha shoferi.
-Krejt me të futme e kanë. Janë si piranjat, po u dhe shteg, të hanë. Copë- copë të bëjnë. Janë të pamëshirë shef,- iu drejtua ai Ardjanit. E di ore shef,- iu përgjigj ky atij. Se fjala shef ishte fjalori më i përzgjedhur nga shoferi. Si gjithë shoferat, edhe ky donte të informohej për klientin e vet. Kjo e mbetur si atavizëm shekullor për taksitët. Gjithmonë flasin, marrin nëpër gojë këdo edhe s’kursejnë askënd që nuk është aty. Dmth shajnë pas shpine, si i thonë.
Mirë pra shef, erdhëm,- tha më në fund ai. Taksisti hapi krah dhe e ftoj Ardjanin të dilte. -Ec deri të oborri i shkollës,- i tha ky
. -Më lër pas kangjellave të hekurta, në drejtim të pallateve me tulla të kuqe. -Dakord,- tha shoferi dhe, me marsh të ulur, eci dhe pak metra dhe ndaloi. -Mirë e ke këtu shef?- tha ai. -Po, mirë ore shef,- ia ktheu Ardjani. Mirë është se s’dua të ndaloj në baltë. Kam veshur këpucët e lustruara, prandaj,- tha Ardjani.
-Aha,- qeshi shoferi. -Ja këtu është tokë e tharë shef,- tha ai. – Mirë, këtu ndalo,- iu përgjigj Ardjani. Ai hapi derën dhe mori lulet në dorë e doli nga makina. Pasi bëri disa hapa, u kthye përsëri te shoferi. Më prit këtu siç e lamë! Pagesën do ta bëj në fund, pa merak. Po po,- tha shoferi. -Po parkoj para shkolle dhe po shkoj në klub të pi një raki me kafe, ndërsa ty të uroj fat dhe mbarësi! -i tha ai Ardjanit. Flm shef,- i tha ky. Ec tashi se të ka dalë nusja para,- ironizoi shoferi. Jo shef,- tha ky.- Kjo është shoqja e saj dhe shoqëruesja ime ore shef,- i tha Ardjani, ndërsa iku në drejtim të Mozës. Po këto qenkan krejt të bukura ore,- shtoi shoferi, si me habi dhe çudi. Kur shoqja është kaq e bukur, merre me mend si është nusja,- tha me vete ai. Pupupupu,- përplasi duart ai nga inati ose nga fati i keq i veti. Kismetit s`i dihet. Hahahaha,- qeshi Ardjani. -Shofer ma llafazan s’kam pa kurrë. Pas një minute, ai iku te Moza. U përqafuan dhe u bënë gati me u nis. -Shumë i bukur je bërë Ardjan,- tha ajo. -Na e zbukurove shkallën! Si aktor hollivudi dukesh ore zotëri,- i tha

Flamur BUÇPAPAJ

Moza. Po po Moza,- tha ky.- Kam shumë emocione përzotin. Unë zakonisht jam ters si Fantoci. Ahaha,- qeshi Moza.- Pa merak se më ke mua motër. Sonte do shkojë shumë mirë. Ke për ta parë. Hajde pra,- tha Ardjani,- në emër të zotit: Bismilah!- Dhe ngjiti shkallët e katit të parë të ndërtesë së Donës. Këto ishin pallate të bëra me punë vullnetare. Pallate pa cilësi, që ua jepnin njerëzve të parëndësishëm. Kështu ishte ndërtuar pothuajse gjithë Shqipëria, e këta e nxirrnin në lajme si suksesi i partisë së tyre. Gjithçka fallso, vetëm publicitet. Asgjë reale! Ne jemi populli ma i varfër dhe më i shtypur i Evropës,- tha Ardjani me vete. Ai ngjiti shkallët. Kishte emocion, sepse ai ishte një jetim pa njeri. E kishin braktisur nëna dhe babai. Ai njihte vetëm konviktet gjatë gjithë jetës. S’kishte askënd, s’kishte as festa, as takime me të afërm. Të gjithëve u vinin në takim, kur ishte në jetimore, vetëm këtij askush. Ngushëllohej me faktin që shkruante dhe lexonte pa fund. Kjo ishte dashuria e vetme e tij. Leximi, shkrimi dhe mësuarja e gjuhëve të huaja kanë qenë shoqëruese e gjithë jetës së tij. Ai kurrë s`u dashurua me asnjë femër e as nuk i shkoi në mendje gjë e tillë. Nisur nga fakti që e ëma e la në rrugë, ai nuk kishte ma respket për femrat. I ishte krijuar bindja që të gjitha janë të pabesa dhe të gjitha janë krijuar për të lënduar krijesat e tjera. Ai nuk besonte te dashuria e pastër, deri në takimin me Donën. Të gjitha dashuritë më përpara i shikonte si ndërmarrje bisnesi mes dy personash. Bile, ai mendonte se partnerët duhet të bëjnë kontratë martesore me kohëzgjatje ose riformulim çdo pesë vjet. Duke parë natyrën e pabesë të njeriu dhe përvojat negative në jetimore, ai pat arritur në atë përfundim.
Ai dënonte të gjithë prindërit që kanë lindur krijesa të pafajshme, edhe pastaj i kanë braktisur në mëshirë të fatit dhe të të këqinjëve. Njeriu është qenie e poshtër si derri,- mendonte ai. -Edhe derri ha çdo gjë, si njeriu njësoj, s’kanë parime derrat. Janë të pisët dhe u vjen era ma shumë se të gjitha krijesave të tjera. Edhe njeriu s’ka parime. Lind dhe len në rrugë krijesat e veta. Këtë s`e bëjnë as qentë, as macet. Ato i ruajnë me kujdes krijesat e tyre, deri në momnetin që ato bëhen gati me ec vetë në natyrë. Parimi i kafshëve është më i drejtë dhe më fisnik.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Atë që lindin s`e braktisin kurrë, deri sa ai ecën vetë, gjuan vetë dhe ushqehet vetë në betejën për mbijetesë, ku ma i forti fiton. Ai s’do ishte martuar kurrë, po të mos ishte takuar me Donën. Takimi me të ia përmbysi gjithë antipatinë për femrat e ia ktheu besimin te dashuria. E pra,- tha me vete ai,- edhe unë iu ktheva rrugës së qiellit, hyjnores dashuri. Deri vonë dashurinë e quante të panevojshme edhe kishte idenë, që çiftet nuk dashurohen kurrë me njëri –tjetrin Vetëm bëjnë biznes. Kjo ishte e ngulitur thellë në mendjen e Ardjanit. E megjithatë, ai u gabua. Askush s’duhet të bëjë përkufizime strikte dhe për asgjë. Gjithmonë ka përjashtime. Zoti s’na ka bërë njësoj. Secili jemi ndryshe. As babait, as nënës s`i ngjasojmë. Jemi njerëz të tjerë. Zoti ka vendosur për ne, ku të lindim dhe si të lindim. Jemi krijesa zoti, që nga lindja e deri në vdekje. Përshkruajmë adn-në që ai na ka përcaktuar. Gjithçka është e vendosur në genet tona. Ashtu siç e kemi genin, ashtu bëjmë. Bëjmë pabesi, bëjmë dasmë. Vjedhim, vrasim etj. Të gjitha janë të caktuara në formimin tonë. E zoti na dënon për çdo gabim që bëjmë. Por zoti ka dhe amnisti për të penduarit. Ata që falin dhe falën. Në fund të pandreqshmit i dënon shumë rëndë, jo vetëm në këtë jetë, por dhe në jetën tjetër, ku shpirti shkon në ferr. Ai tundi kokën. Në një minutë iu shfaqën qindra mendime, qindra postulate të lexuara, por dhe të shkruara nga vetë ai. Megjithatë, ai vendosi se do të ishte gjithmonë për dashurinë e perjetshme, që e priste në katin e dytë të pallatit me tulla të kuqe, në Uzinën e Traktorëve, Tiranë. Kështu paska menduar zoti për mua,- tha ai.- Këtu ma paska caktuar fatin.
Jetimi nuk gëzohet kurrë në gjithë historinë me jetim. Pak jetimë kanë arritur të dalin nga rrethi vicioz i mallkimit të pashkruar, fatit të keq që e shoqëron nga lindja deri në varreza. Fat jetimi!- thotë populli. Eee,- tha ky.- Unë sonte do e thyej këtë fat të keq. Zoti më dha një mundëesi dhe s’do ta lëshoj kurrë. Hajde,- tha Moza,- ç’po mendon ? Mos je penduar zotëria juaj
? Se po mendon shumë në mes të shkallëve. Ka ndonjë problem apo çfarë?- tha ajo. Joo,- tha ky.- Po bëj një përmbledhje të jetës sime nga jetimorja këtu. Kujt i shkonte në mendje, që unë, një jetim i pavlerë, të mbërrija këtu.Të bëja atë që s`e kanë bërë

Flamur BUÇPAPAJ

asnjë nga soji im ma përpara. Hajde!- tha Moza. Fati bëhet, nuk pranohet. Fatin ti po e bën vetë, po e nënshkruan vetë. S’do jesh një njeri rruge ose burgaxhi si jetimët e tjerë. Ty zoti të zgjodhi të jesh ky që je. T`i mësosh të tjerët e t`i udhëheqësh. Librat e tu janë kudo. Të gjithë të citojnë dhe të duan. Je dhe njeri shumë i mirë dhe me parime të shenjta. Të themi je si një prift, që i është kushtuar grigjës së zotit. Dona është me fat me ty. Ia kam thënë përditë. Je me shumë fat që njohe një nejri të tillë. Edhe shumë i bukur. Si aktor dukesh vëllai im,- përfundoi ajo. – Ec tashi mos u vono,- shtoi ajo,- se kush merret vesh me Donën. Qindra fjalë i ha unë, nëse s’del mirë kjo punë. A kupton?
Hahaha,- qeshi Ardjani.- Ta paska bërë benë. Po ore,- tha ajo. Kur të fillojë s’di me u ndal ajo. Hahaha,- qeshën të dy.- Kujdes!- tha ajo,- mos të shohin fqinjët se mblidhen të gjithë për ty. S`e ke idenë sa të duan njerëzit zoti shkrimtar. Të gjithë votojnë për ty, po kandidove ndonjë ditë. – Ahaha,- qeshi ky. -Rëndësi ka që idetë e mia janë përcjellë në popull; Rëndësi ka që populli të kuptojë kush na udhëheq dhe se jemi ma të prapambeturit në botë.
Prandaj s`të lënë me ik jashtë ty,- qeshi Moza. -S’do ktheheshe ma dhe do i fëlliqje në çdo televizion të botës. Poo po, për zotin po do i demaskoja keq. Ama edhe tashi s’jam keq. Kudo që shkoj unë them fjalë me nënkuptime, fjalë që rrahin larg, por janë reale. Dmth, në mungesë të opozitës, jam unë ai që flas me nënkuptime për mizoritë e këtyre të pafeve. I vraftë kisha e Shna
–Ndout- Laçit!-
tha Moza e bëri duart lart në shenjë lutjeje. Ti je myslymane apo katolike?- i tha Ardjani asaj. -Jam katolike Ardjan. Ke ndonjë problem? -Jooo,- tha ky.- Unë ju dua juve apo jo? Donën katolike e kam apo jo? Gruan e zgjodha unë dhe ma dha zoti.- tha ky.- Katolike është pra. Feja pak rëndesi ka,- tha ai. -Ahaha,- qeshi Moza. -S’ta marr dot me fjalë ty, por kurseji për atje fjalët. Dakord ylli I hollivudit?- i tha ajo. Dakord!- tha ky.
Hajde, shkojmë pra! Bismilah!- u dëgjua zëri i Ardjanit.
Ndërsa Moza bëri kryq dhe iu lut zotit e Zojës së Shkodrës të

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

shkoj mbarë puna. Ajo trokiti në derën ngjyrë kafeje, të veshur me llamarinë xingato dhe të lyer me bojë kafeje. Edhe ashtu primitive si punë ngjante bukur. E ka bërë Dona,- tha Moza. Aaa,- u habit ky.- Bravo!- shtoi pastaj.
Është talente kudo nusja ime!- tha Ardjani duke qeshur.
Trokit ti,- i tha Mozës ky.
Moza s’foli për një moment. Iu afrua derës dhe pasi mati distancën dorë- derë i ra dy herë Tak –tak. Jam mama dhia,- qeshi kjo . Mos je ujku more i veshur si mama dhia?- iu përgjigj Dona e cila po priste te dera dhe e dinte se kush po vjen.
Varet,- tha ajo,- edhe ujku jam,- qeshi Moza. Po ka keca të mirë këtu. Them t’ju ha pak. Si thua ti keci i vogël- iu drejtua Donës. – Ahaha,- qeshën të tre, ndërsa Ardjanit iu pre pak zëri. Kishte emocion dhe s’foli fare. Mirëmbrëma,- tha Dona. Mirë se erdhët!- i përqafoi të dy dhe u tha të mos i hiqnin këpucët. Por të dy i hoqën sepse zakoni ynë e do t`i heqim, por dhe të mos fusim baltën brenda shtëpisë.
Se gjithë ambienti jashtë pallatit i ngjante një pusi uji ose kënete, ngaqë nuk ishte rregulluar fare infrastuktura e jashtme e tij. Mirë që ka ujë dhe drita,
sepse te ne çdo gjë është fallso dhe mashtrim,- shtoi Moza, pa u fut akoma në dhomën e pritjes. Mirëmbrëma!- u dëgjua zeri i mamasë së Donës. Jeta quhej ajo. Një shkodrane katolike rreth të pesëdhejtave, por ngjante shumë e bukur. Ardjani hapi sytë se iu duk si e njohur. -Ardjan Vusho!- iu prezantua ky. -S’ka nevojë për prezantim,- tha nëna e Donës .- Ti je çdo ditë e natë mes nesh. Ne s’bëjmë muhabet tjetër veç për ty. Ma ke magjepsur vajzën!- tha ajo si me ironi. -Për zotin,- tha ky,- edhe mua më ka magjepsur vajza jote. -E di , e di,- tha Jeta. Gjithë pallati jonë e ka marrë vesh për ju të dy. Bile dhe në punë më kanë ururar.- Hahaha,- qeshi Moza që s’kishte folur fare deri tashi. Jemi popull informator neve nënë,- tha kjo. Jemi për zotin,- shtoi Dona. Si ka mundësi që është përhapur kaq shpejt fjala?! E pra jetojmë në shoqërinë e këtyre,– tha Ardjani duke mos e zgjatur ma shumë, nga frika se nëna e Donës mund të ishte komuniste me ide. Jooo,- tha Dona,- flisni lirshëm. Ajo është nëna ime. Ajo ia lexoi

Flamur BUÇPAPAJ

mendimin në kokë, pa e shprehur ky. Ardjani u çudit dhe foli: Mirë se ju kam gjet pra!- dhe u ul në karrigen përballë Donës. Në tavolinën e mesit ngjyrë arre, tipike shkodrane, e punuar me dorë, Ardjani hapi sytë, kur pa një punim të tillë që s’para e gjeje në treg. -Ku e keni marrë këtë tavolinë dhe këto karrige? S’janë punime fabrike këto, -Tamam!- tha Dona. – Janë të nënës sime, që kur ia ka dhënë familja e vet në Shkodër. Janë prodhuar në Romë dikur dhe i ka blerë babai i saj, i cili ka studiuar atje. Ai ka blerë të gjitha mobiljet dhe kolltuqet e vilës sonë që kishim në Shkodër.
-Shumë e bukur qenka! Duket menjëherë që s’ka lidhje me prodhimet tona jashtë ciilësie,- shtoi Ardjani. Nëna e Donës u ul përballë dhe e shikonte më shumë vëmendje Ardjanin. Ai e kuptoi dhe u skuq në fytyrë e, për ta bërë takimin më të hapur, ndërhyri Moza: – Çfarë ke nëna Jeta? E ke dhëndrin e bukur apo jo?
-Poo, shumë i bukur qenka moj vajzë,- tha ajo. -Edhe i famshëm po. Të gjitha i ka ky djalë i mirë, por më ngjason me dikë që e kam njohur, pa njohur akoma babain e Donës. -Ke pasur të dashur ti?- iu drejtua Moza. -Joo jo,- e ndërpreu ajo si më gjysmë zëri dhe gjysmë habie, kur pa Ardjanin. -Ky djalë më ngjason me dike që para tridhjetë vitesh ose njëzet e tetë vitesh. S`e mbaj mend mirë,- tha kjo.- Ishim të rinj dhe unë u dashurova me një djalë që sapo kishte ikur nga Jugosllavia. Erdhi në Shkodër. Dmth ishte arratisur nga Mali i Zi dhe pas shumë verifikimesh që i ishin bërë nga policia jonë, e lanë të lirë të dilte në qytet dhe të jetonte një copë kohë në Shkodër. Ai kishte mbaruar shkollën e lartë në Gjakovë dhe ishte diplomuar për inxhinieri metalesh. Dmth si e kishin ata që përgatiteshin si kuadro për industrinë e tyre.
Sidomos industria nxjerrëse se në Kosovë ka shumë metale të çmuara. Apo më kuptoni fëmijë?- Iu drejtua të gjithëve nëna e Donës. Pastaj shtoi: -Sidomos plumb, zink e ari. Bile qymyri del në sipërfaqe. Ai djalë ishte kundër sistemit në vendin e tij dhe u arratis, duke ditur se këtu është mrekullia, por doli e kundërta. Ne u njohëm në një mbrëmje mes shokësh të përbashkët dhe s`u ndamë më deri sa … -Deri kur?- ndërhyri Dona.- Deri sa e mori

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

policia dhe s`u pamë më.- D.m.th. ka diçka këtu,- shtoi Moza.- Ndonjë dashuri e lënë përgjysmë. Ëë? Kështu i bie. – Jooo,- tha Jeta, nëna e Donës, por ky djalë më ngjason me atë njeri. Mbase rastësia e zotit apo ku ta di unë,- tha ajo, ndërsa uli kokën dhe ra në mendime. Ajo ishte e bukur shumë dhe pse ishte pak e moshuar. Fytyra e saj tregonte bukurinë dhe aristokracinë që kishte në gjak.
-Atëherë,- foli Moza, – Ardjanin s’është nevoja ta prezantojmë ma shumë, sepse kemi fol kaq shumë për të saqë s’ka ngelë asgjë për të shpjeguar ma shumë. Ai është djali që kemi folur dhe tashi e ke përballë, në tavolinë. -Po,- tha nëna.- E di, kur ju flisnit, më dukej e pabesuar që do vijë kjo ditë, që një njeri kaq i famshëm të vijë në shtëpinë tonë. E aq ma shumë të jetë dhëndri im. Fati ose zoti na solli dhe ditë të bukura,- shtoi ajo duke pasur kujdes në të folur, sepse Ardjani ishte gazetar dhe ia kishte frikën se mos ndonjëra nga fjalët do i merreshin si kundër partisë. -Thuaj shkurt,- tha Ardjani. -Zonjë!- iu drejtua asaj.- Zoti deshi që ne të takoheshim dhe të lidheshim bashkë. -Po,- tha Moza duke iu drejtuar nënës së Donës. -Fol hapur si me ne. Ardjani nuk është komunist. Bile i urren ma shumë se ne komunistët. -Aaa,- tundi kokën në shenjë gëzimi Jeta. – Qenkemi mbledhur taman grup,- qeshi ajo. -Unë do jem si djali juaj, zonja Jeta,- foli Ardjani.
-S’keni pse keni frikë nga unë. E gjithë Shqipëria është kundër këtyre maskarenjve, prandaj fol hapur dhe pa frikë. -E di, e di!- shtoi Jeta. -Gjendja është shumë e rëndë. S’ka më as ushqime në treg. Gjithçka ka mbaruar. Krizë ushqimore kudo. Bile do vijë dita as bukë s’do ketë e këta bëjnë paradë force. E bëjnë sikur ata i duan njerëzit e sikur ranë e vdiqën për popullin e sikur i ushqejnë mirë. Duan të fitojnë përsëri, por askush s`i do më këta qafira,- tha ajo.
-Mallkuar qofshin! Mallkuar!- tha Ardjani dhe takoi gotën e rakisë me nënën. -Gëzuar pra!- u dëgjua urimi njëzëri. Megjithse ai s`e pinte rakinë, e piu në këtë rast të madh gëzimi. Atëherë, ai u ngrit në këmbë dhe, pasi pa në sy Donën dhe Mozën, mori lejen e heshtur që të flasë. Mori drejtqëndrim dhe tha:” Si fillim jam krenar që jam njohur me një vajzë të bukur dhe të zgjuar si Dona; Së dyti krenaria shtohet kur mësoj se vjen nga një familje

Flamur BUÇPAPAJ

aristokrate vlonjato-shkodrane; Së treti, në emër te zotit dhe të gjithë pejgamerëve, unë sot, nënë, kam ardhur të kërkoj dorën e vajzës suaj për nuse.
Do thoni ju “ku i keni të afërmit apo të tjera pytje”. Unë ju shpjegoj që jam jetim. S’kam asnjë njeri të afërm, veç shefit tim të punës dhe Mozës. Këta janë njerëzit e mi, prandaj zgjodha Mozën të jetë dhe përfaqësuesja ime në këtë takim prezantimi. Pra, -shtoi duke qeshur ai, -Moza është motra ime e ajo ka marrë përsipër të jetë dëshmitarja dhe afërmja ime në këtë takim. Pra, unë sot kërkoj dorën e vajzës suaj, Donika, për nuse. Dhe u ul për pak. Piu pak raki si për të marrë veten nga emocioni dhe mori frymë lirshëm duke u lëshuar në kërrige. Pas një heshtjeje, pas pak minutash, fjalën e mori Moza, dëshmitarja dhe përfaqësuesja e dhëndrit, por dhe e nuses.- Hahaha,- qeshi ajo në fillim. Pastaj u ngrit në këmbë dhe foli: “Mirë, mjaft fole Ardjan. Tashi, dëgjoni!”-tha ajo.
-Sonte, jam shumë e lumtur që po marr pjesë në këtë gëzim të motrës sime Dona dhe vëllait tim Ardjan. Tashmë, unë jam motër për të dy. Isha për Donën. U bëra dhe për zotin Ardjan. T`i biem shkurt,- tha ajo,- se kush është ky djalë, ta kemi thënë qindra herë. E ke parë në telvizor, në vitrina librash etj. Sonte, ky është djali yt dhe vëllai im, prandaj kemi vendosur të të kërkojmë dorën e Donës për të. Pra, duam për nuse Donikën tënde. Rastësia solli gjithë këto punë, por mendoj që zoti, mbi gjithçka, ia ka sjellë këtë dhuratë familjes sate dhe Ardjanit. Mendoj që pas kësaj nate, vuajtjet do të marrin fund për të dyja palët. E para: do keni një djalë shumë të zotin dhe të mirë që do dijë të kujdeset për ju; E dyta: do bjerë kjo Partia e Punës e do jetojmë në demokraci. E ky zotria, sikur veç libra të botojë, merr miliona se është shumë i shitur dhe i botuar në gjithë Evropën e më gjerë. Ky s’është një shkrimtar oborri dhe as partie. Ky është një shkrimtar që çdo gjë e ka siguruar falë meritës së tij. Askush s`e ka ndihmuar dhe përkrahur. Ai është një djalë i mirë që ka studiuar shumë dhe ka punuar shumë, e tani është numër një. Ne, sot duhet të jemi të lumtur për të, për moralin e tij dhe për gjithçka që përfaqëson ai
.Prandaj s’po bëj shumë fushatë për të,- tha Moza,- se kam një

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

kandidat fitues të zgjedhjeve. -Hahaha,- qeshën të gjithë.- Po,- tha nëna.- Ke një kandidat të fortë shume, pa konkurrentë dhe qenka shumë i bukur e për këtë ky njeri më ngjason thuajse krejt me një njeri që ua thashë ma para. Mbase është ngjashmëri pa lidhje, por s’dua t´ua prish qetësinë ma shumë sepse sot është një ditë e bukur e vajzës sime të vetme. Unë, për atë jetoj dhe çdo gjë që asaj i ndodh, më ndodh dhe mua. -E di,- tha Moza, por unë jam garantuesi i dhëndrit. Jap jetën, po doli ndryshe nga sa them unë. Edhe ne të dyja, unë me Donën mbajmë çdo përgjegjësi. -E di,- tha nëna, – e di, por se ç´kam një ngushtim në zemër që s`e shpjegoj dot. Sot duhet të jesh e lumtur nënë,- tha Moza. -Shënoje në kalendar. Njeriu më i suksesshëm i Atdheut ka ardhur në shtëpinë tënde modeste dhe po kërkon të bëhet djali juaj. -Apo jo Ardjan?- iu drejtua atij Moza.- Poopo,- tha ky direkt, pa u menduar gjatë,- çdo gjë që ka lidhje me Donën, ka dhe me mua. Sidomos nëna e saj do jetë si nëna ime. Ai e tha më zë të sigurt fjalën “Nëna ime”. Një fjalë që deri dje s`i pëlqente kurrësesi ta shqiptonte.
Unë s’kam as nënë, as baba. Ju e dini. Jam jetim,por jam shumë i lumtur që u bëra me familje. U bëra me nuse. E fati deshi ta gjej një nuse kaq të bukur,- shtoi Ardjani. -Je me fat!- qeshi Moza. -Bravo për zotin Ardjan! S´të rren mendja ty. Direkt e në shenjë ke qëlluar. Ke pritur shumë dhe në monentin e parë ke qëlluar dhjetën.
-Ashtu them dhe unë,- u gëzua Ardjani. – Ne duhemi, kjo është jetësore. Jo vetëm duhemi, por ta dish nënë, japim dhe jetën për njëri-tjetrin. -Kjo s’është dashuri si të tjerat,-shpjegoi Moza.- Është një dashuri që e ka bekuar perëndia. Ta dish nënë, se kush u del kundër këtyre njerëzve të mirë, do ketë ndëshkimin e zotit.
-Po për zotin,- shtoi Ardjani. -S’do ketë asnjë njeri ose qënie tjetër të na ndajë.
Ne do të gjejmë njëri-tjetrin në çdo lloj përzierje dhe hedhje goglash bingoje.
-Hahahaha,-qeshën të tre. -Zoti ju ruajtë!- tha nëna, ndërsa u ngrit në këmbë dhe bëri kryq. -Ju ndihmoftë kisha e Laçit!- tha

Flamur BUÇPAPAJ

Moza.- Amin!- thanë ata. -Zoti të ka dërguar tek ne,- tha nëna.
-S’jam kundër teje, por dhe unë kam pasur një histori dashurie më një shqiptar Kosove. Ta thashë që në fillim, se ti më ngjason me të. Ngjasim i tillë, saqë mendoj sikur ti të ishe i biri apo ku ta di unë,- tha nëna. Dhe, nëse je i biri, i bie që …..-Jo!- tha Ardjani,- duhet të jetë ngjashmëri natyre nënë. S’kam lidhje besoj! Se sipas teje jam i yti,- dhe qeshi pak me ironi. -Hahaha,- qeshën të gjithë. I bie të jetë dashuruar vëllai me motrën. ´-Ëë… Jo ore,- tha Moza.
Lëri shakatë e tepërta! S’ka pse ndodh te ne kjo punë! Jooo!- tha Dona.- S`e besoj që do na ndodhë si në këngën popullore që dëgjoj rrugëve nepër magnetofona. -Joo ore!- tha Moza.- Nuk ndodh. Leni shakatë e tepërta! Mos na prishni humorin dhe atmosferën e takimit. -Ti nënë, gjithmonë ndjell keq!-i tha Dona asaj. – Pusho një herë! Mbase të ka rënë pija në kokë! E, pastaj, ma vonë ma sqaro këtë muhabet.
Jeta heshti, u ul në karrige dhe sytë ia drejtoi murit. Pastaj foli Dona : “Ti kurrë s’më ke thënë që ka ndodhur një gjë e tillë. Hera e parë që sot e dëgjoj këtë. Si histori dashurie e kaluar.“
-Ka ndodhur bijë!- tha ajo, ndërsa uli shikimin përtokë dhe sytë gati në vaj. Dhe ne duheshim si ju! Me shpirt si i thonë, por sigurimi e arrestoi dhe s`e pashë më kurrë. Këto kanë ndodhur dikur në shtëpinë time të vjetër, por ky djalë më ngjason shumë me të. Thashë mos është i atij. Pyetje bëra moj vajza. Mos kërceni kështu! Njeriu pyet e sqarohet. Vetëm budallai s’pyet askënd,- shtoi nëna si për ta humbur muhabetin. Është çështje truri pastaj,- tha ajo. – Njeriu pyet dhe sqarohet. Nuk bën gabime që kushtojnë shumë. Po qe budalla po, s’pyet. Çfarë s`i ndodh budallait pastaj, por duke qenë se jemi racë e zgjuar,- shtoi nëna, e cila u ngrit në këmbë dhe po fliste me zë të ngritur. -ne pyesim moj bijë. Nuk nxitojmë për asgje, pa qenë të sigurt.
Natyrisht, që unë jam dakord me këtë fejesë. Ardjani është djalë shumë i mirë. Ka shumë cilësi. Si thoni ju ka shumë popullaritet kudo. Lajmi është hapur dhe njerëzit po më urojnë ngado. Edhe unë jam krenare për të dhe për ju, por të bëjmë hapa të zgjuar. Flasim ma vonë d.m.th. Unë, absolutisht jam

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dakord që ju të fejoheni. S’kam asnjë pengesë. Çfarë jam unë qëtë pengoj një dashuri të tillë?! Por m`u kujtua që dhe unë dikur kam dashuruar si ju e s’kam përfunduar me të.
-Do të thuash e keni problem genetik,- qeshi Moza. -Nga nëna te bija. – Jooo,- s’besoj, por duke qenë se është një fakt i tillë, duhet të pyesim. Shkenca ka ecur përpara. Sqarohet çdo gjë për dy javë. Apo jo vajza?- iu drejtua atyre nëna.
-Pooo,- thanë të gjithë njëzëri. – Po ti po na fut në një dilemë shumë të madhe,- tha Moza. I bie, sipas teje, Ardjani dhe Dona të jenë vëlla e motër. Bile, me çfarë kuptoj unë janë të një nëne dhe babai. -Ahaha,- qeshën të gjithë.
-S’është për të qeshur,- tha Ardjani, që s’kishte folur deri tashi.
-I bie që na ka tërhequr gjaku dhe…, mos o zot pastaj, -shtoi Dona. -Jo ore, leni budallallëqet!- tha Moza dhe bëri kryq. -Zoti ju ndjeftë bijtë e mij, -qeshi ajo. -S’jeni pra vëlla e motër. -Ça na thua nënë!- tha ajo. -Mos na bëj çorape kot! Leshi,- shtoi pastaj ajo. -Joo,- tha nëna. -Unë tregova dhe ju s’keni pse trembeni. Thjesht ju dhashë informacion, që ta dini. -Do të të tregoj ma vonë bijë gjithçka,- iu drejtua ajo Donës. -Aaa,- tha ajo me habi.
-S`e dija që ke dashur një kosovar dikur. Ëë nënë, i bie që e kemi genetike lidhjen me ta apo jo? -Ahahaha,- qeshi Moza. -Po pra po.
-Jo ore!- tha Ardjani. S’ka pse të jemi vëlla e motër. Nejse, unë do shkoj në jetimore. Do marr rinformacione të sakta kush janë prindërit e mi biologjikë e besoj që ata kanë dokumente, sepse ata më thërrisnin gjithmonë maloku dhe se jam Kosovar. D.m.th. ata dinë shumë gjëra që do m`i tregojnë, se s’kanë ku shkojnë. Shpresoj të ketë kartela dhe dosje për mua, sepse ata nuk lënë askënd pa dosje dhe informacione të sakta. E, nëse dikush në botë i gjen, ai jam unë,- tha Ardjani.
-Po,- thanë vajzat njëzëri. -Sot, ti mund të bësh çdo gjë. Ata të tremben ty. Jo vetëm ata, por shumë njerëz. Sa përmendet emri yt, distancohen dhe thonë “me atë s’duhet të ngatërrohemi”. -Edhe në shkollë tashmë me rrinë gaditu,- tha Dona. -S’më urdhërojnë ma, si dikur, por më servilosen gjithë sjellje shembullore.
Thuajse s’janë ata që kanë qenë dikur. Më thonë që ti tashi je

Flamur BUÇPAPAJ

e rëndësishme. Je nusja e një njeriu, që do t´bëhet shumë i madh. Mund edhe të zgjidhet në Komitet Qendror e plot budallallëqe të tjera. -Hahahaha,- qeshi Ardjani. -Unë në Komitet Qëndror?! Sa kot ia paskan futur. Vdes e atë s`e pranoj!- tha prerë ai.
-As po të urdhëruan?!- shtoi Moza. -Jo ore,- tha ky. -Unë po pres demonstratat e para që kanë për të ndodhur se ra Muri i Berlinit. Gorbaçovi u dorëzua. Këta pleq i kanë ditët e numëruara. S’kanë çfarë të bëjnë. Janë në fund të rrugëtimit. Demagogjia komuniste s’u pi ujë më,- e u ngrit në këmbë. I ishte bërë zakon që sa herë që shante komunistat, ngrihej në këmbë. Pastronte zërin dhe pastaj nuk pushonte më. Gjendja katastrofike kërkon hakmarrje dhe shpagim për gjithçka kanë bërë këta pisa dhe për gjithçka do bëjnë deri sa ta lënë pushtetin. Nëna Jeta hapi sytë, kur e dëgjoi Ardjanin të fliste aq ashpër për regjimin. – Pupu!- tha ajo. -Ky qenka ma keq se vajza ime. Ruaji zot fëmijët e mi!- u lut ajo. – e iu afrua Mozës, që t´i jepte të kuptonte se çfarë donte të thoshte ajo.
-Po pra, të thashë unë që mos u tremb,- tha Moza. – Ardjani është antikomunist. Bile na e kalon të gjithë neve. -Pooo,- qeshën ato së bashku. -Ruaju bir!- tha Jeta,- se mos të arrestojnë dhe të dënojnë ose ma keq. Të vrasin pas shpine, se kështu janë këta plehëra.
-Janë grup kriminal me vulë në dorë,- tha Ardjani. Kujtojnë që janë pronarë të këtij vendi, s`e dinë çfarë i pret këta mizorë,
-përfundoi ai.
Ndërsa, për çështjen tonë, kam besim te zoti, se nuk jemi asgja. S’mund të më ndodhë mua gjithmonë keq. Jetim jam, por këtë herë fatin e keq do e shkelmoj. -Amin!- thanë vajzat dhe nëna. -Daltë si thua ti o bir!- tha nëna. -por ti ngjason shumë me Donën. Jeni si motër e vëlla: e njëjta bukuri; të njëjtët sy, vetulla, ngjyrë lëkurë; gjatësia, pothuajse njësoj…prandaj kam frikë.
Mos ma merrni për keq, unë thjesht fola. S`jam kundër jush, ju duajeni njëri -tjetrin sa ma shumë, por mirë do ishte të sqarohej një gjë e tillë. Kot, është një fiksimi im që është mirë të sqarohet, ama, ta dini që edhe shoqet e mia më kanë ngacmuar në punë. Më kanë thënë: „ Çfarë e ke pasur babain e Ardjanit, se si shumë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

ngjasojnë ata të dy. A mos e ke pasur të dashur?!“ Deri këtu kanë
shkuar shakatë e shoqeve të mia.
-Ato të paskan fiksuar,- thanë vajzat. -Poo, por jo vetëm ato. – Edhe tek po e shikoja sonte Ardjanin, më duket… A s’ju duket sikur e kam bërë unë?! -Leji shakatë nënë,- tha Moza
-Ne shqiptarët, sidomos veriorët, jemi racë e pastër arjane. Jemi shumë syblu e të gjatë. Edhe ngjajmë me njëri tjetrin, sepse, shkencërisht, gjithë ju syblutë e keni prejardhjen nga një njeri në Evropë. Pra, i bie që jeni vëllezër e motra krejt, -qeshi Moza.
-Çështja është të mos jemi ne,- qeshi Dona që s’kishte folur shumë deri tashi, veç dëgjonte. -A s’kam thënë që unë jam ters?!- tha Ardjani.- Si Fantoci,- qeshi Moza. -Taman si ai,- qeshi Ardjani. -Por këtë herë s’ka për të ndodhur keq!- foli qetë dhe i sigurtë me veten ai. -Mbajeni mend! S’do dalë që jemi vëlla e motër, por gjithësesi, prapë një familje do jemi,- shtoi ai. -Larg qoftë!- tha Dona. -Ti s’je vëllai im, ma ndjen zemra. S’ka për të ndodhur kurrë! Nëna foli budallallëqe, se ia paskan mbushur mendjen shoqet e kjo qenka fiksuar keq sonte. -Nënë!- tha Dona,-të lutem mos ma prish darkën. Ti gjithmonë thua fjalë që pendohesh ma vonë.
-Po,- tha nëna,- të kërkoj falje, por bëra mirë që fola. Një gjë e tillë s’mbahet dot e fshehur më. Unë më mirë flas sot se ma vonë, kur të ndodhë gjëma. Dashurohen vëlla dhe motër. -Larg qoftë!- tha Moza. – Na çmende sonte! Për zotin kot erdhëm këtu. Ta bënim fejesën diku në klub ose restorant dhe të mos na çmendje kështu ti tashi. Nëna s`foli më. Ajo rrinte si e kërrusur thellë në heshtjen e saj dhe s’foli më.
-Pupupu!- shtoi Moza.- Je dhe katolike e devotshme! -Po, jam. Pikërisht që jam e tillë, po flas përpara kohe se zoti do sqarojë çdo gjë!- shtoi nëna. – Mos kini merak! Por, për momentin, mos u nxitoni them unë. Se ju duheni dhe e di që s’ju ndan njeri më. Por kini kujdes, mos shkoni ma larg në dashuri … pa dalur mirë në shesh e vërteta! D.m.th. mos na bëni fëmijë,- tha Moza. -Po pra po. Se s’desha me fol kaq hapur,- tha nëna.
-E kuptojmë,- tha Ardjani, por të siguroj që do dalim të pastër. S’do jemi vëlla e motër, sepse fati s’ka pse më dënon më. Kam

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top