“Doni të luani në Europë? Plotësoni këto 6 kritere”: FSHF ‘mëson’ klubet shqiptare

Financat dhe infrastruktura mbetet delikate për klubet shqiptare. E sikur të mos mjaftojë, edhe mënyra e administridimit të resurseve të një klubi, ka krijuar jo pak mangësi. Për këtë arsye, Departamenti Ligjor dhe i Licencimit në FSHF zhvilloi një ëorkshop me klubet shqiptare aplikante për një licencë për pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s dhe FSHF-së.

Në këtë ëorkshop ishin të pranishëm përfaqësues të klubeve të Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë, të cilët morën informacionet e nevojshme lidhur me mënyrat e plotësimit të kritereve në rregulloren e licencimit. Punimet u udhëhoqën nga Menaxheri i Licensimit, Eduard Gjini, teksa të pranishëm ishin edhe Administrata e Licensimit të klubeve (ekspertët e të gjitha kritereve).

Sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2024 dhe gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur 6 kriteret që kërkohen: kriteri sportiv, ai i qëndrueshmërisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit, i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriteri financiar.

Ashtu sikurse çdo vit tjetër, Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve do të organizojë takime bilaterale dhe trajnuese me të gjitha klubet, për t’i asistuar në plotësimin e dokumentacionit dhe për të përfituar licencën për sezonin 2025-2026. Pa këtë licencë, klubet nuk mund të bëhen pjesë e kompeticioneve të UEFA-s dhe FSHF-së.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top