Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump në Nju Jork në fund të shtatorit, njoftoi ai në një konferencë për shtyp nga Kanadaja. Kohët e fundit, të dërguarit specialë të Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe Jared Kushner vizituan Moskën dhe Kievin me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë.
“Në fund të muajit do të kemi mundësinë të takohemi, mendoj, me ekipin amerikan në Nju Jork”, tha Zelensky, duke iu referuar një takimi me Presidentin Trump.
Megjithatë, presidenti ukrainas përjashtoi gjithashtu mundësinë e një samiti trepalësh për t’i dhënë fund luftës para zgjedhjeve në Rusi. Negociatorët ukrainas dhe amerikanë janë në kontakt të vazhdueshëm, vuri në dukje ai, duke shprehur shpresën se do të ketë njëfarë përparimi në bisedimet mbi çështjet e energjisë dhe drithërat në takimin e tij me Trump. Zgjedhjet parlamentare në Rusi janë planifikuar për 20 shtator.