Domatet me pesticide/ Lihen në burg eksportuesin e perimeve

Gjykata e Shkallës së Parë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Again”, ku në pranga u vunë tre persona për shkak të importit të 8 tonëve domate me pesticide në Kroaci.

Bëhet me dije se gjyqtarja Ardiola Çela pas seancës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme vendosi “Arrest në burg” për Mariglen Qorrin, 40 vjeç, pronar i kompanisë së eksportit të perimeve. Ndërsa për Griselda Doksanin, 25 vjeçe dhe Ronaldo Lika, 27 vjeç, të dy punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Berat është vendosur “Arrest në shtëpi”.

Sipas Prokurorisë së Beratit, Mariglen Qorri akuzohet për “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se inspektorët e AKU Berat, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani pas njoftimit nga sistemi Rasff kanë kryer inspektim me datë 29.08.2025 në subjektin “Era Fruit” dhe gjatë këtij inspektimi nuk kanë konstatuar sasinë e domateve të gjendur në magazinën e subjektit duke plotësuar praktiken sikur në magazinë nuk kishte asnjë sasi domate.

Ata dyshohen se nuk kanë bërë bllokimin dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt. Këta inspekto dyshohen se kanë marrë të mirëqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga shtetasi Mariglen Qorri, të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmueshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar kështu faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme.

Gjithashtu në kuadër të operacionit u sekuestruan dhe u morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara ne subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top