Dokumenti/ SPAK kërkoi arrestimin e Arben Ahmetajt të premten

Në shkresën ku është kërkuar arrestimi i Arben Ahmetajt, prokurorët e SPAK thonë se diskutimi për procedurat e heqjes së mandatit për deputetin e PS duhet të mbahen me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Kërkesa mban datën 7 Korrik, pra është depozituar në kuvend që ditën e premte. Procedimi penal është 277/1 dhe ka të bëjë me kontrollet e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në vilat ku banonte ish bashkëshortja e Ahmetajt në Palasë dhe në vilën në Hamallaj ku ai jetonte me bashkëshorten aktuale.

Ahmetaj i ka konsideruar të padrejta sekuestrimet e vilave por gjykata i ka rrëzuar kërkesat e tij në bazë të disa emaileve për prenotimin e hoteleve jashtë vendit, ku dilte edhe emri i Klodian Zotos. Nga hetimet e SPAK, Ahmetaj del në hetimin e inceneratorit të Elbasanit, por dosja për të u nda pas zbulimit të emaileve ku dilte emri i Klodian Zotos.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top