Dokumenti/ Si gënjeu Rama sot për Ilir Beqajn, shoku i tij i 2 metra po hetohet për korrupsion

Si në plot raste të tjera edhe sot Edi Rama është kapur duke gënjyer pasi gazetarët e pyetën për aferën e re të Ilir Beqajt.

I zënë ngushtë nga batuta që ka thënë vetë dikur për lidhjen mes gjatësisë së personit dhe hajdutërisë, Rama i tha gazetarit Osman Stafa se Ilir Beqaj nuk është nën hetim për korrupsion, por për shpërdorim detyre.

Kjo është e pavërtetë pasi në dosjen që ka siguruar Lapsi.al, ish shoku i tij basketbollist po hetohet për korrupsion. Më konkretisht janë 3 akuza penale siç mund të shihet edhe në faksimilen që sjell Lapsi.al.

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

Siç Lapsi.al ka raportuar ekskluzivisht një ditë më parë, Beqaj dhe njerëzit e tij të afërt kishin ngritur një skemë zhvatje përmes faturave fiktive nga projektet e BE. Sot ne raportuan një pjesë të përgjimeve të siguruara nga SPAK për personat nën hetim. Personi kyç i aferës është bashkëpunëtori i afërt i Beqajt, Ermal Kurtulaj. ©LAPSI.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top