Dokumenti/ Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, protestë para ambasadës italiane

Pensionistët shqiptarë që jetojnë në Itali janë ngritur në protestë për ngadalësimin e procedurave për njohjen e pensioneve.

Pensionistët protestojnë para ambasadës italiane në Tiranë, ku do të marshojnë edhe tek kryeministria.


Një qytetar shprehet se kontributet shoqërore të shqiptarëve që kanë punuar në Itali nuk derdhen në llogaritë e tyre, gjë që është e turpshme sepse vetëm me pensionin e pjesshëm në Shqipëri, e ka të pamundur jetesën.

“Më kanë dhënë 10 mijë lekë pension, ndërkohë që për vete rritën rrogat. Po është turp more. Ne jemi të diskriminuar nga shteti ynë në radhë të parë dhe nga politikat e huaja. Jam Fatmir Shkoza. Jetoj në Gjermani te fëmijët tani, u bie më qafë se s’kam mundësi të jetoj këtu.”- thotë pensionisti.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top