Dokumenti: Këshilli Bashkiak i përgjigjet ftohtë Erion Veliajt!

Në Tiranë është bërë fakt i kryer: Erion Veliajt i kanë mbetur vetëm pak orë në postin e kryebashkiakut, ndërsa ai duket se po bën lëvizjet e fundit nga qelia e Durrësit për të ruajtur diçka nga fuqia politike që administronte dikur. Një ditë përpara se Këshilli Bashkiak të vendosë për shkarkimin e tij, Veliaj ngulmon me kërkesën e tij për të pasur të “drejtën” e fjalës në sallë.

Por në raste të tilla, pasi të ka shpallur armik, partia nuk fal. Këshilli Bashkiak i ktheu një përgjigje të thatë e të ftohtë: mirë se të vish, nëse ke mundësi të vish; përndryshe, dërgo me shkrim “observacionet”. Me këto fjalë mund të përmblidhet mesazhi që i dërgohet Veliajt në shkresën më poshtë ku citohet: “Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”

Pra, ish-kryebashkiaku që deri dje komandonte Këshillin Bashkiak me një mesazh në ëhatsapp, sot duhet të lutet që t’i lexojnë letrën e shkruar nga burgu. Nga duartrokitjet e dikurshme për punët e bëra në Tiranë ka mbetur vetëm mundësia për të dërguar një pusullë. Një fund ironik për një pushtet që shfaqej gjithnjë mes pompozitetit të sukseseve të padiskutueshme, por që tani është reduktuar në disa rreshta të lexuar me zë monotoni në mbledhjen e Këshillit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top