Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik e përfundoi fjalimin skandaloz në teatrin e Shkupit, me rastin e kremtimit të festës nacionale serbe “Shën Spasi”duke e lëvdoi presidentin rus, Putin.
“Putin dhe udhëheqësia bënë gjithçka që të mbrojnë interesat nacionale dhe shtetërore ruse në kohën e duhur”, u shpreh Millorad Dodik – kryetar i Republikës Srpska. “Të jetojë Maqedonia, të jetojë Serbia, të jetojë Republika Sërbska dhe të jetojë Rusia vëllazërore”, tha Milorad Dodik.
Më pas mohoi gjenocidin në Srebrenicë dhe dërgoi porosi anti NATO dhe Anti BE.
“Çfarë mbeti nga Europa? Ndonjë vlerë? Cilat vlera? Ku janë? – shtoi Millorad Dodik – kryetar i Republikës Sërbska.
Për gjithë këtë, nga rendi i parë dëshmuan kryeministri Hristijan Mickoski, më shumë funksionarë, si dhe lideri i opozitës Venko Filipçe. Një ditë më pas, Mickoski e kritikoi Dodik.
“Absolutisht nuk pajtohem dhe me të vërtet nuk kam pritur se do ta keqpërdorë atë ngjarje me dërgimin e porosive të tilla, për shkak se megjithatë ishte akademi solemne, e jo vend ku dërgohen lloj i tillë i porosive politike”, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Në mënyrë flagrante reaguan nga partia e Boshnjakëve në vend. Ata rikujtuan se Dodik është në listën e zezë të SHBA-ve për shkak të, siç shtojnë, politikave të gjenocidit.
“Dodik e vizitoi Maqedoninë e Veriut që t’i “ndihmojë” në procesin eurointegrues, siç i “ndihmoi” Bosnjës dhe Hercegovinës”, thonë nga Lidhja Demokratike Boshnjake.
Nga BDI theksuan se pushteti po i tejkalon linjat e kuqe, duke pritur një person i cili shpërndan urrejtje dhe ndarje edhe atë në objektin që e simbolizon Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike.
“Ky akt është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit. Prania e Dodikut aty është një shuplakë për viktimat e Srebrenicës, për shqiptarët dhe për çdo qytetar që beson në lirinë dhe barazinë”, potencojnë nga BDI.
Përndryshe, ngjarja u organizua nga Organizata joqeveritare serbe, por mysafirët i priti ministri për raporte mes komuniteteve, Ivan Stoillkoviq. Të pranishëm ishin krerët e KOM-itdhe KOS-it, Stefan dhe Porfirij./tv21.tv