Dobi pa busull: Vllaznia merr fitoren e pestë radhazi, thyen Teutën e kryeson e vetme

Vllaznia ka arritur sot fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mposhtur Teutën në transfertë. Shkodranët siguruan kështu kreun e tabelës, tashmë pa konkurrencë direkte.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini tregoi cinizëm dhe efektivitet. Pasi Malaj shënoi shpejt golin e avantazhit, shkodranët menaxhuan rezultatin dhe kontrolluan lojën. Shumë të pakta hapësirat për durrsakët, të cilët rrallë arritën të rrezikonin portierin Pohls.

Me këtë sukses, Vllaznia konsolidon kryesimin dhe fiton momentum për javët e ardhshme. Nga ana tjetër Teuta duket gjithnjë e më e rrezikuar nga skuadrat që e ndjekin në renditje.

Martini pas fitores: “Vuajtëm deri në sekondën e fundit”
Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, e cilësoi fitoren ndaj Teutës si një sukses të përgatitur në mënyrë perfekte, por të fituar me shumë sakrificë. Sipas tij, skuadra dominoi pjesën e parë. Ndërsa në të dytën, shtoi ai, u tërhoq më shumë dhe u vu nën presion deri në sekondën e fundit. Martini shpjegoi ndryshimet taktike gjatë ndeshjes. Ai tha se alternoi formacionet 3-5-2 dhe 4-3-3 për të befasuar kundërshtarin. Trajneri theksoi gjithashtu se Vllaznia po bëhet më pragmatike, duke u fokusuar te pikët dhe morali. Teksa shtoi se lojtarët treguan shpirt garues dhe disiplinë taktike për të siguruar tre pikët e rëndësishme.

Dobi: “Goli i pësuar ishte ndëshkimi për lojtarët”
Nga ana tjetër, trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, pranoi se humbja ndaj Vllaznisë ishte rezultat i një interpretimi të gabuar të minutave të para dhe mungesës së konkretizimit para portës kundërshtare. Sipas tij, ekipi ishte nervoz dhe nuk arriti të krijonte sinkronizim të duhur në lojë, duke humbur rastet e rëndësishme. Dobi theksoi se skuadra tentoi, prodhoi lojë dhe vrapoi, por mungoi vendosmëria dhe cilësia në 20 metrat e fundit. Ai shtoi se lojtarët e rinj kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur me automatikët e ekipit, por mbeti i bindur se Teuta ka cilësi për të reaguar në ndeshjet e ardhshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top