Do të jetë i pari italian në historinë e Seleçao: Brazili falenderon City për daljen e Real nga Champions

Carlo Ancelotti është më afër se kurrë kombëtares së Brazilit. Ai që shtyn teknikun italian drejt pankinës së Seleçao është eliminimi në Champions League nga Manchester City. Trajneri nga Reggiolo nuk ka dalë asnjëherë hapur (“do të qëndroj sa të më mbajnë”), por negociatat me federatën braziliane janë gati për të nisur. Presidenti Ednaldo Rodrigues në fakt përsëriti disa ditë më parë se Ancelotti është i preferuari.

Florentino Perez është gati të japë dritën jeshile pavarësisht përfundimit të kontratës aktuale për në qershor 2024. Numri një i Blancos po vlerëson shkarkimin, duke qenë se trajneri italian nuk arriti objektivat e tij në kampionat dhe Champions League. Në këtë pikë, triumfet në Superkupën e Europës, Kupa e Botës për Klube dhe Kupa e Mbretit nuk ngrenë peshë.

 

Ndërkohë, Fabio Capello ka këshilluar mikun e tij Ancelotti që të pranojë ofertën e Brazilit. Një mënyrë tjetër për të hyrë edhe më shumë në historinë e futbollit. Ancelotti në fakt do të ishte trajneri i parë italian i Seleçao. Duhet nxituar në fakt sepse Brazili duhet të grumbullojë kombëtaren për ndeshjet e qershorit më 25 maj. Megjithatë, nuk përjashtohet një zgjidhje e përkohshme, në pritje të fundit të sezonit. Ancelotti do të gjente sërish Vinicius, Rodrygo dhe Militao.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top